{"id":92381,"date":"2026-06-21T19:48:14","date_gmt":"2026-06-21T19:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/21\/skandali-i-ilacit-per-semundjen-e-rralle-isuf-berberi-kap-2-2-miliarde-leke-pa-gare-oferta-vetem-39-leke-poshte-fondit-limit\/"},"modified":"2026-06-21T19:48:14","modified_gmt":"2026-06-21T19:48:14","slug":"skandali-i-ilacit-per-semundjen-e-rralle-isuf-berberi-kap-2-2-miliarde-leke-pa-gare-oferta-vetem-39-leke-poshte-fondit-limit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/21\/skandali-i-ilacit-per-semundjen-e-rralle-isuf-berberi-kap-2-2-miliarde-leke-pa-gare-oferta-vetem-39-leke-poshte-fondit-limit\/","title":{"rendered":"Skandali i ila\u00e7it p\u00ebr s\u00ebmundjen e rrall\u00eb\/ Isuf Berberi kap 2.2 miliard\u00eb lek\u00eb pa gar\u00eb, oferta vet\u00ebm 39 lek\u00eb posht\u00eb fondit limit"},"content":{"rendered":"<p>Rreth 2.2 miliard\u00eb lek\u00eb i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me tender t\u00eb dyshimt\u00eb biznesmenit t\u00eb njohur t\u00eb naft\u00ebs dhe gazit, Isuf Berberi. Fondi \u00ebsht\u00eb nga QSUNT p\u00ebr blerjen e medikamentit t\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundjeje t\u00eb rrall\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00ebmundja e Gaucher \u00ebsht\u00eb gjendje gjenetike e rrall\u00eb, ku trupi nuk mund t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebj\u00eb nj\u00eb lloj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb yndyre t\u00eb quajtur glukocerozid. Kjo ndodh sepse mungon ose ka shum\u00eb pak nga nj\u00eb enzim\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e quajtur glukocerozidaza.<\/p>\n<p>Kur kjo enzim\u00eb nuk funksionon si\u00e7 duhet, substancat yndyrore grumbullohen ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb shpretk\u00eb, m\u00ebl\u00e7i, mushk\u00ebri, palc\u00eb kockore dhe nganj\u00ebher\u00eb n\u00eb tru. K\u00ebto qeliza, t\u00eb quajtura \u201cGaucher\u201d, mund t\u00eb shkaktojn\u00eb simptoma t\u00eb ndryshme n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb vendit ku grumbullohen dhe sasis\u00eb.<\/p>\n<p>Qasja kryesore e trajtimit \u00ebsht\u00eb terapia e z\u00ebvend\u00ebsimit, e cila i jep trupit enzim\u00ebn q\u00eb i mungon.<\/p>\n<p>Sipas statistikave, n\u00eb Shqip\u00ebri cdo vit jan\u00eb 16 pacient\u00eb q\u00eb trajtohen n\u00eb pediatri. Vet\u00ebm nj\u00eb n\u00eb 100 mij\u00eb njer\u00ebz mund t\u00eb preket nga kjo s\u00ebmundje. Mbajtja e k\u00ebtij tenderi \u00ebsht\u00eb lajm i mir\u00eb, pasi shpesh k\u00ebto familje e blejn\u00eb k\u00ebt\u00eb bar n\u00eb farmacit\u00eb private kus cmimi arrin n\u00eb 200 dollar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shishe.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, s\u00ebmundja \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb sajuar nj\u00eb tender pa gar\u00eb, q\u00eb nuk ka arsye t\u00eb jet\u00eb i till\u00eb. Bari p\u00ebr trajtimin e Gaucher prodhohet n\u00eb shum\u00eb shtete dhe nuk ka pse tenderi t\u00eb zhvillohet me nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ka ndodhur n\u00eb prokurimin e organizuar nga Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara p\u00ebr llogari t\u00eb Qendr\u00ebs Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d (QSUNT). M\u00eb konkretisht, kontrata ka si objekt \u201cBlerje bari imiglucerase alfa, powder for solution for intravenous infusion (pluhur p\u00ebr tret\u00ebsir\u00eb infuzion intravenoz) 400 ui me afat 24 mujor p\u00ebr nevoja t\u00eb QSUNT.\u201d<\/p>\n<p>Fondi Limit i caktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb blerje \u00ebsht\u00eb 217.8 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH.<\/p>\n\n<p>Tenderi ka merituar \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d p\u00ebr riskun e korrupsionit, sipas vler\u00ebsimit t\u00eb Open Data Albania.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb fitonte oferta ekonomikisht m\u00eb e favorshme bazuar n\u00eb \u00e7mim, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender jepen 2.2 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb procedur\u00eb me nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Fituesi duket se ka qen\u00eb i paracaktuar. \u201cFUFARMA\u201d SH.A. me pronar Isuf Berberin \u00ebsht\u00eb ftuar m\u00eb 20 mars 2026 t\u00eb vazhdoj\u00eb procedurat e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Ironia \u00ebsht\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender diferenca e ofert\u00ebs s\u00eb Berberit me fondin limit \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 39 lek\u00eb. Arroganca q\u00eb fshihet pas k\u00ebsaj oferte nuk ka lidhje as me tregun (medikamenti gjendet n\u00eb cmime nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet) as me munges\u00ebn e operator\u00ebve. Korrupsioni q\u00eb zot\u00ebron n\u00eb tenderat e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb i ka kthyer n\u00eb normalitet k\u00ebto rezultate.<\/p>\n\n<p>Isuf Berberi \u00ebsht\u00eb biznesmen hidrokarburesh q\u00eb privatizoi depon shtet\u00ebrore t\u00eb barnave FUFARMA. K\u00ebshtu pika nevralgjike e furnizimit t\u00eb spitaleve i kaloi biznesmenit q\u00eb kishte fam\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr mashtrime. N\u00eb vitin 2020, Isuf Berberi u akuzua nga prokuroria se mashtroi p\u00ebr investimet n\u00eb puset e naft\u00ebs.<\/p>\n<p>Berberi, drejtues i kompanis\u00eb s\u00eb naft\u00ebs \u201cPhoenix Petrolium\u201d, akuzohej p\u00ebr \u2018mashtrim me pasoja t\u00eb r\u00ebnda\u2019. M\u00ebsohet se Berberi kishte marr\u00eb m\u00eb her\u00ebt n\u00eb munges\u00eb mas\u00ebn \u2018arrest n\u00eb burg\u2019. Gjykata do t\u00eb ngarkonte Prokurorin\u00eb q\u00eb t\u00eb ekzekutonte vendimin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Asaj kohe firma e tij \u201cPhoenix Petroleum\u201d, ishte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb skandalit financiar. Nga hetimet e prokuroris\u00eb, pas kall\u00ebzimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga drejtori i \u201cAlbpetrol\u201d, rezulton se kjo shoq\u00ebri me drejtues Naim Kas\u00ebn dhe Isuf Berberin, kishte marr\u00ebveshje p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e puseve t\u00eb naft\u00ebs me qeverin\u00eb shqiptare dhe ecuria e saj mbik\u00ebqyrej nga Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore (AKBN).<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 16 gusht 2013, me an\u00eb t\u00eb Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr.699, u miratua marr\u00ebveshja hidrokarbure nd\u00ebrmjet Albpetrol Sh.a. dhe Phoenix Petroleum Gas Sh.a., p\u00ebr zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve n\u00eb vendburimet e naft\u00ebs Amonic\u00eb, Drashovic\u00eb e Pekisht \u2013 Murriz si dhe n\u00eb vendburimet e gazit Panaja, Frakull, Povel\u00e7\u00eb, Divjak\u00eb, Ballaj-Kryevidh dhe Finiq-Karn\u00eb.<\/p>\n\n<p>Phoenix Petroleum Gas dhe kompania shtet\u00ebrore Albpetrol sh.a. kan\u00eb negociuar dhe lidhur me nj\u00eb marr\u00ebveshje mbi termat dhe kushtet e zhvillimit dhe prodhimit t\u00eb hidrokarbureve dhe gazit n\u00eb 5 fusha rezervash n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nga te gjitha k\u00ebto fusha nafte rezervat gjeologjike jan\u00eb vler\u00ebsuar nga ish- Instituti Shqiptar i Hidrokarbureve n\u00eb nj\u00eb total prej 6.3 milion ton naft\u00eb, nga t\u00eb cilat ishte shfryt\u00ebzuar vet\u00ebm 12.5% e tyre. P\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar k\u00ebto depozita n\u00eb total ishin shpuar 150 puse vler\u00ebsimi dhe prodhimi. P\u00ebr momentin, k\u00ebto fusha nafte ishin n\u00eb stadin e avancuar t\u00eb shfryt\u00ebzimit. Berberi u afrua t\u00eb investonte teknologji moderne, por n\u00eb vend t\u00eb saj b\u00ebri vet\u00ebm mashtrime me fatura.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 10 maj 2016, t\u00eb drejtat p\u00ebr zhvillim dhe prodhimin e hidrokarbureve n\u00eb vendburimimet e naft\u00ebs Pekisht-Murriz, Finiq-Kran\u00eb u transferuan tek FIN PEK PETROLEUM sh.a.<\/p>\n<p>Sipas kontrat\u00ebs, kompania kishte detyrimin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb investime n\u00eb puset e naft\u00ebs, t\u00eb cilat nuk i kishte realizuar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo kompani paraqiste pran\u00eb Agjencis\u00eb 8 fatura t\u00eb falsifikuara p\u00ebr sh\u00ebrbime q\u00eb realisht nuk i kishte p\u00ebrfituar nga kompania amerikane \u201cBlack Swan Energy Service\u201d. Falsiteti i k\u00ebtyre faturave \u2013 thuhet n\u00eb dosjen hetimore, \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga autoritetet gjyq\u00ebsore amerikane dhe vlera totale e tyre \u00ebsht\u00eb 1.3 milion dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj Beberit r\u00ebndonin dyshimet p\u00ebr mashtrim me pasoja t\u00eb r\u00ebnda, fshehje e t\u00eb ardhurave. Edhe p\u00ebr zyrtar\u00ebt e Agjencis\u00eb ishte ngritur akuza e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr tatimor\u00ebt, ajo e moskryerjes s\u00eb detyrave nga organet tatimore.<\/p>\n<p>Berberi ishte pjes\u00eb e zyrtar\u00ebve t\u00eb akuzuar p\u00ebr abuzim dhe shp\u00ebrdorim detyre, por m\u00eb von\u00eb e shp\u00ebtoi Gjykata e Apelit n\u00eb 2020, q\u00eb i hoqi mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201carrest me burg\u201d. Ai dyshohet se u favorizua p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb para nga shteti nga ish-drejtori i OST-s\u00eb, Klodian Gradeci, i cili ka qen\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh dhe kreu i hidrokarbureve n\u00eb Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Burimeve Natyrore (AKBN).<\/p>\n<p>Berberi mashtronte dhe nuk kryente investime n\u00eb puset e naft\u00ebs, ashtu si\u00e7 e k\u00ebrkonte marr\u00ebveshja.<\/p>\n<p>Isuf Berberi dhe Klodian Gradeci nuk u paraqit\u00ebn asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb, ndon\u00ebse ishin shpallur n\u00eb k\u00ebrkim, nd\u00ebrsa kishte dyshime se ata mund t\u00eb ishin njoftuar m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mund t\u2019i priste, pas hetimeve q\u00eb kishin nisur prej vitit 2016 dhe u fsheh\u00ebn.<\/p>\n<p>Naim Kasa dhe Klodian Gradeci cil\u00ebsohen si kryesor\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ku n\u00eb total rezultonin 1.3 milion\u00eb dollar\u00eb fatura t\u00eb falsifikuara dhe d\u00ebmi llogaritej diku tek 600 mij\u00eb dollar\u00eb. M\u00ebsohet se ka qen\u00eb firma PHOENIX PETROLEUM GAS, me pronar Berberin q\u00eb akuzohej se kishte falsifikuar fatura t\u00eb nj\u00eb firme tjet\u00ebr. Drejtori u detyrua t\u00eb jepte dor\u00ebheqje pas skandalit, nd\u00ebrsa Berberi vazhdon t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb tendera korruptiv.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet .nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-31\/\">Skandali i ila\u00e7it p\u00ebr s\u00ebmundjen e rrall\u00eb\/ Isuf Berberi kap 2.2 miliard\u00eb lek\u00eb pa gar\u00eb, oferta vet\u00ebm 39 lek\u00eb posht\u00eb fondit limit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rreth 2.2 miliard\u00eb lek\u00eb i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me tender t\u00eb dyshimt\u00eb biznesmenit t\u00eb njohur t\u00eb naft\u00ebs dhe gazit, Isuf Berberi. Fondi \u00ebsht\u00eb nga QSUNT p\u00ebr blerjen e medikamentit t\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundjeje t\u00eb rrall\u00eb. S\u00ebmundja e Gaucher \u00ebsht\u00eb gjendje gjenetike e rrall\u00eb, ku trupi nuk mund t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebj\u00eb nj\u00eb lloj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb yndyre t\u00eb quajtur glukocerozid. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92381","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92381","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92381"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92381\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92381"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92381"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92381"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}