{"id":92356,"date":"2026-06-21T14:48:22","date_gmt":"2026-06-21T14:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/21\/tenderi-i-pastrimit-te-plazheve-qe-mori-me-qafe-arlinda-pogajn-dhe-luan-kaprin-kush-eshte-peshku-i-madh-qe-hengri-drejtoreshen-e-obp-dhe-biznesmenin\/"},"modified":"2026-06-21T14:48:22","modified_gmt":"2026-06-21T14:48:22","slug":"tenderi-i-pastrimit-te-plazheve-qe-mori-me-qafe-arlinda-pogajn-dhe-luan-kaprin-kush-eshte-peshku-i-madh-qe-hengri-drejtoreshen-e-obp-dhe-biznesmenin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/21\/tenderi-i-pastrimit-te-plazheve-qe-mori-me-qafe-arlinda-pogajn-dhe-luan-kaprin-kush-eshte-peshku-i-madh-qe-hengri-drejtoreshen-e-obp-dhe-biznesmenin\/","title":{"rendered":"Tenderi i pastrimit t\u00eb plazheve q\u00eb mori m\u00eb qaf\u00eb Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin\/ Kush \u00ebsht\u00eb peshku i madh q\u00eb h\u00ebngri drejtoresh\u00ebn e OBP dhe biznesmenin"},"content":{"rendered":"<p>Thuhet se Arlinda Pogaj u detyrua t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje se i ka ardhur radha p\u00ebr t\u2019u arrestuar nga SPAK. Ish-drejtoresh\u00ebs s\u00eb Operatorit t\u00eb Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gati letrat p\u00ebr n\u00eb burg prej koh\u00ebsh, por nuk ka qen\u00eb ky shqet\u00ebsimi i kryeministrit Rama. Precedent\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm tregojn\u00eb se Rama i ka mbajtur n\u00eb detyr\u00eb drejtor\u00ebt e akuzuar nga SPAK deri n\u00eb fund, madje edhe n\u00eb arrest sht\u00ebpiak.<\/p>\n<p>Faktet flasin p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb madhe, e cila ka bllokuar tenderin e pastrimit t\u00eb bregdetit dhe, sipas burimeve, \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb kryeministri p\u00ebr ta zgjidhur. N\u00eb mes t\u00eb k\u00ebtij dueli, pala e padukshme \u00ebsht\u00eb oligarku Shk\u00eblqim Fusha, i cili \u00ebsht\u00eb fitues i p\u00ebrhersh\u00ebm i parave t\u00eb pastrimit t\u00eb plazheve.<\/p>\n<p>Fush\u00ebs i kan\u00eb dal\u00eb disa pengesa k\u00ebt\u00eb vit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb fondin 2.1 miliard\u00eb lek\u00eb. Kompania e tij nuk arriti as t\u00eb b\u00ebnte ofert\u00eb, pasi nj\u00eb konkurrent i fort\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb ndryshonte kriteret e tenderit.<\/p>\n\n<p>Pronari Luan Kapri i \u201cRej\u201d shpk, n\u00eb anekesat e tij n\u00eb KPP, linte t\u00eb kuptohej se kriteret ishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvec\u00ebm. \u201cNe kemi dyshime q\u00eb ky veprim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shmangur konkurenc\u00ebn e ndershme dhe operator\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb k\u00ebto sh\u00ebrbime\u2026\u201d, thekson Kapri n\u00eb denoncimin e tij n\u00eb KPP, n\u00eb 27 prill 2026.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebrplasjeve Edi Rama u mundua t\u00eb fitonte koh\u00eb duke organizuar aksionet e administrat\u00ebs dhe t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve bashkiake t\u00eb pastrimit q\u00eb mblidhnin mbeturinat dhe pastronin r\u00ebr\u00ebn n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, filloi sezoni turistik dhe tenderi i pastrimit mbeti i bllokuar. Sipas, burimeve konfidenciale, kjo situat\u00eb q\u00eb shoq\u00ebrohej me ankesa nga bashkit\u00eb, por ndoshta edhe nga oligarku Fusha, e detyroi Ram\u00ebn t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb \u201csopat\u00ebn\u201d e tij t\u00eb zakoshme p\u00ebr t\u00eb zgjidhur nyjen.<\/p>\n\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb e p\u00ebsuan drejtoresha e tenderave Arlinda Pogaj dhe biznesmeni Luan Kapri.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se biznesmeni Kapri \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai i ish-kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Pogradec, Eduard Kapri. Gjithashtu, Kapri \u00ebsht\u00eb ortak i G\u00ebzim Salillarit ose sic njihet \u201cG\u00ebzimi i Kasht\u00ebs\u201d, e dinte se nuk mund t\u00eb fitonte n\u00eb tenderin e pastrimit t\u00eb plazheve, por b\u00ebnte presion. N\u00eb k\u00ebmbim donte t\u00eb merrte ndonj\u00eb kontrat\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Kapri ia kishte v\u00ebn\u00eb syrin paralelisht edhe dy tenderave t\u00eb tjer\u00eb: Mir\u00ebmbajtja e Gjelb\u00ebrimi t\u00eb Spitalit Universitar t\u00eb Traum\u00ebs (SUT); Pastrimi i SUT.<\/p>\n<p>K\u00ebto i mbajti \u201cpeng\u201d me ankesa n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) p\u00ebr gati 9 muaj. \u00a0T\u00eb tre tenderat, pastrimin e plazheve dhe gjelb\u00ebrimin dhe pastrimin e SUT, i organizonte Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara, i drejtuar nga Arlinda Pogaj dhe n\u00eb var\u00ebsin\u00eb direkte t\u00eb ministrit t\u00eb Ekonomis\u00eb, Blendi Gonxhe.<\/p>\n\n<p>Si pasoj\u00eb e \u201crrufeve\u201d t\u00eb Ram\u00ebs, Luan Kapri, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk do t\u00eb merrte asnj\u00ebr\u00ebn kontrat\u00eb, por do t\u2019i vinte nj\u00eb nd\u00ebshkim m\u00eb i madh.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 11 qershor 2026, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) mori vendim ta p\u00ebrjashtonte konpanin\u00eb \u201cRej\u201d shpk p\u00ebr 6 muaj nga tenderat publik\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skualifikim me pasoja t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr Kaprin. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se \u201cRej\u201d nuk do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb nga torta e fondeve t\u00eb projekteve q\u00eb po ndahen para zgjedhjeve vendore t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n\n<p>APP kishte nisur procedimin administrativ p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e operatorit ekonomik \u201cRej\u201d Shpk, nga e drejta p\u00ebr t\u00eb fituar kontrata publike, p\u00ebr keqinformim p\u00ebr q\u00ebllime kualifikimi n\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit. M\u00eb konkretisht, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr\u00a0 tenderin me objekt: \u201cSh\u00ebrbim Pastrimi p\u00ebr Spitalin Universitar t\u00eb Traum\u00ebs\u201d, me<\/p>\n<p>fond limit 245 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa Tvsh. Kjo procedur\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 20 tetor 2025.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit,\u00a0 APP \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje nga Vendimi i dat\u00ebs 20 janar 2026, i d\u00ebrguar nga KPP, ku i \u00ebsht\u00eb propozuar APP nisja e hetimit administrativ p\u00ebr operatorin ekonomik \u201cRej\u201d Shpk.<\/p>\n\n<p>KPP dhe APP jan\u00eb dy institucione n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Kryeministrit Rama q\u00eb kontrollohen fort prej tij. Shkresa e KPP kishte humbur sirtar\u00ebve, por \u201cu gjet\u201d pas 5 muajve q\u00eb p\u00ebrkon me koh\u00ebn kur \u201cRej\u201d shpk po b\u00ebnte rr\u00ebmuj\u00eb p\u00ebr tenderin e pastrimit t\u00eb bregdetit.<\/p>\n<p>N\u00eb rrethana t\u00eb tjera, shkeljet e \u201cRej\u201d shpk do t\u00eb ishin toleruar dhe n\u00eb fakt ishin anashkaluar nga muaji janar deri n\u00eb qershor 2026.<\/p>\n<p>Referuar dokumentacionit fizik t\u00eb paraqitur rezulton se operatori ekonomik \u201cREJ SHPK\u201d sh.p.k., rezultonte se nj\u00eb autobot rezultonte me qera n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb Rej Shpk e kishte deklaruar n\u00eb mjetet e disponueshme. Po ashtu ngat\u00ebrresa kishte edhe lidhur me nje mjet p\u00ebr largimin e mbetjeve.<\/p>\n<p>Po ashtu, nj\u00eb punonj\u00ebs kopshtar, q\u00eb n\u00eb list\u00eb pages\u00eb ishte sh\u00ebnuar si shtrues pllakash.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto shkelje, APP ka vendosur t\u00eb p\u00ebrjashtoj\u00eb operatorin ekonomik \u201cRej\u201d Shpk, nga e drejta p\u00ebr t\u00eb fituar kontrata publike, p\u00ebr 6 muaj, duke nisur nga data 11 qershor 2026.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb APP b\u00ebnte \u201chetim administrativ\u201d, Luan Kapri luftonte n\u00eb KPP p\u00ebr 8 tendera nj\u00ebher\u00ebsh. Por m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit jan\u00eb dy lotet e pastrimit t\u00eb bregdetit.<\/p>\n\n<p>Tekstet e dy ankesave p\u00ebr t\u00eb dy lotet jan\u00eb si dy pika uji dhe k\u00ebrkojn\u00eb modifikimin e kritereve.<\/p>\n<p>Kontrata \u201cSh\u00ebrbimi i pastrimit t\u00eb zon\u00ebs bregdetare\u2026\u201d, \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy lote:<\/p>\n<p>Loti 1: Sh\u00ebrbimi i pastrimit t\u00eb zon\u00ebs bregdetare p\u00ebr Bashkit\u00eb Shkod\u00ebr, Lezh\u00eb, Durr\u00ebs, Kavaj\u00eb, Pogradec;<\/p>\n<p>Loti 2: Sh\u00ebrbimi i pastrimit t\u00eb zon\u00ebs bregdetare p\u00ebr Bashkit\u00eb Rrogozhin\u00eb, Divjak\u00eb, Fier, Vlor\u00eb, Himar\u00eb dhe Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Fondi limit i caktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb 207, 6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja, pa TVSH, i ndar\u00eb n\u00eb 108, 2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr Loti 1 dhe 99,4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr Loti 2.<\/p>\n<p>Tenderi ishte caktuar t\u00eb mbahej m\u00eb 18 maj 2026, por tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb pezulluar nga dy denoncimet e Luan Kaprit.<\/p>\n<p>\u201cRej\u201d shtron n\u00eb ankesat e tij 10 argumente p\u00ebrse kriteret jan\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit mbi prokurimin.<\/p>\n\n<p>Sipas ankuesit thuhet se disa k\u00ebrkesa jan\u00eb t\u00eb paplot\u00ebsueshme sepse nuk lidhen me objektin e tenderit.<\/p>\n<p>\u201cSikurse rezulton, n\u00eb Formularin e Specifikimeve Teknike, por dhe n\u00eb Formularin e Sh\u00ebrbimeve dhe Grafikut t\u00eb Ekzekutimit, nuk \u00ebsht\u00eb parashikuar asnj\u00eb z\u00eb sh\u00ebrbimesh q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vendosje t\u00eb jo m\u00eb pak se 20 tualete portative t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr instalimin dhe stacionimin n\u00eb zona bregdetare. Nga ana tjet\u00ebr, edhe sikur t\u00eb ishte parashikuar nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, enti prokurues duhej t\u00eb sigurohej dhe p\u00ebr marrjen e lejeve me q\u00ebllim vendosjen e tyre, n\u00eb vendin dhe n\u00eb koh\u00ebn e caktuar. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim i investitorit\u201d,-k\u00ebmb\u00ebngul denoncuesi.<\/p>\n\n<p>\u201cMos ndoshta, k\u00ebto kritere n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb cojn\u00eb tek ndonj\u00eb operator ekonomik i caktuar?\u201d pyet Luan Kapri. N\u00eb fakt t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se \u201coperatori i caktuar\u201d \u00ebsht\u00eb \u201cFusha\u201d shpk.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej vitit 2022 deri n\u00eb 2025, tenderat p\u00ebr pastrimin e bregdetit jan\u00eb zhvatur nga Fusha shpk. Fillimisht, kontratat jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Agjencia Komb\u00ebtare e Bregdetit, nd\u00ebrsa m\u00eb pas nga Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara. Nd\u00ebrsa vlera e k\u00ebtyre kontratave ka ardhur n\u00eb rritje nga viti n\u00eb vit. Nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebrs\u00ebritja e kontrat\u00ebs p\u00ebr Shk\u00eblqim Fush\u00ebn b\u00ebn kontrast me munges\u00ebn e past\u00ebrtis\u00eb n\u00eb plazhe, fakt i evidentuar nga vet\u00eb institucionet.<\/p>\n\n<p>E megjithat\u00eb, Luan Kapri nuk ka qen\u00eb i vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrplasjen e tij me pal\u00ebn tjet\u00ebr q\u00eb synon tenderin e pastrimit t\u00eb bregdetit. Brenda 6 muajve, \u201cRej\u201d shpk ka depozituar 20 ankesa p\u00ebr 8 tendera! Nuk ka humbur asnj\u00eb lek nga tarifa e ankimit n\u00eb KPP. Parapagimi i tarif\u00ebs nga operatori ekonomik ankimues ose operatori ekonomik i interesuar \u00ebsht\u00eb kusht i domosdosh\u00ebm p\u00ebr pranimin dhe shqyrtimin e ankes\u00ebs.\u00a0Kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb 04% dhe 0.5% sipas llojit.<\/p>\n\n<p>N\u00eb rastin konkret, tarifa q\u00eb i shkon ark\u00ebs s\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb dy lotet bashk\u00eb, \u00ebsht\u00eb afro 8 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb t\u00eb dy rastet, \u201cREJ\u201d shpk e ka marr\u00eb mbrapsht tarif\u00ebn sepse ka marr\u00eb vendime pozitive t\u00eb pjeshme n\u00eb KPP.<\/p>\n\n<p>Vendimet p\u00ebr Luan Kaprin kan\u00eb brenda nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb vecant\u00eb: Ngarkohet zyra e financ\u00ebs, q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb kthimin e tarif\u00ebs financiare t\u00eb paguar nga operatori ankimues \u201cRej\u201d shpk.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, KPP dhe Kapri kan\u00eb vazhduar s\u00eb bashku loj\u00ebn deri n\u00eb momentin kur shp\u00ebrthyen \u201crrufet\u00eb\u201d nga lart.<\/p>\n\n<p>M\u00eb 2 qershor 2026, me vendimin refuzues ndaj ankes\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Luan Kaprit, nis kronologjia e kthes\u00ebs n\u00eb favor t\u00eb pal\u00ebs s\u00eb padukshme, q\u00eb me shum\u00eb gjasa mund t\u00eb jet\u00eb Fusha. N\u00eb 11 qershor 2026, vjen nd\u00ebshkimi nga APP p\u00ebr Kaprin dhe po at\u00eb dit\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar dor\u00ebheqja drejtoresh\u00ebs s\u00eb OBP, Arlinda Pogaj.<\/p>\n<p>\u201cDetyrat kalojn\u00eb, por puna e ndershme, vlerat dhe kontributi mbeten\u201d, shkruan Pogaj n\u00eb rrjetet sociale, pasi dor\u00ebzoi zyr\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papritur.<\/p>\n\n<p>A \u00ebsht\u00eb Shk\u00eblqim Fusha \u201cpeshku i madh\u201d q\u00eb h\u00ebngri zyrtaren dhe biznesmenin? P\u00ebr momentin tenderi i pastrimit t\u00eb bregdetit akoma nuk ka nj\u00eb fitues. Nd\u00ebrkoh\u00eb Fusha \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr llogari t\u00eb dosjes s\u00eb Erion Veliajt. Ndoshta ka \u201cpeshqe\u201d t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb telenovel\u00eb korrupsioni, ku SPAK rri e v\u00ebshtron.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet .nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-30\/\">Tenderi i pastrimit t\u00eb plazheve q\u00eb mori m\u00eb qaf\u00eb Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin\/ Kush \u00ebsht\u00eb peshku i madh q\u00eb h\u00ebngri drejtoresh\u00ebn e OBP dhe biznesmenin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Thuhet se Arlinda Pogaj u detyrua t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje se i ka ardhur radha p\u00ebr t\u2019u arrestuar nga SPAK. Ish-drejtoresh\u00ebs s\u00eb Operatorit t\u00eb Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gati letrat p\u00ebr n\u00eb burg prej koh\u00ebsh, por nuk ka qen\u00eb ky shqet\u00ebsimi i kryeministrit Rama. Precedent\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm tregojn\u00eb se Rama i ka mbajtur n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92356","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92356","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92356"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92356\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92356"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92356"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92356"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}