{"id":92340,"date":"2026-06-21T12:48:14","date_gmt":"2026-06-21T12:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/21\/ami-kozeli-manipulon-super-tenderin-47-mln-euro-artan-sako-dhe-ram-geci-marrin-kontratat-nga-arrsh-nje-muaj-para-dates-se-prokurimit\/"},"modified":"2026-06-21T12:48:14","modified_gmt":"2026-06-21T12:48:14","slug":"ami-kozeli-manipulon-super-tenderin-47-mln-euro-artan-sako-dhe-ram-geci-marrin-kontratat-nga-arrsh-nje-muaj-para-dates-se-prokurimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/21\/ami-kozeli-manipulon-super-tenderin-47-mln-euro-artan-sako-dhe-ram-geci-marrin-kontratat-nga-arrsh-nje-muaj-para-dates-se-prokurimit\/","title":{"rendered":"Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO\/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH nj\u00eb muaj para dat\u00ebs s\u00eb prokurimit"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb gjith\u00eb drejtor\u00ebt paraardh\u00ebs t\u00eb Ami Kozelit n\u00eb Autoritetin Rrugor Shqiptar jan\u00eb n\u00eb burg, n\u00eb arrest sht\u00ebpiak, n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr korrupsion me tenderat. Por edhe ky duket nj\u00eb \u201ckamikaz\u201d i radh\u00ebs, q\u00eb zbaton urdhrat p\u00ebr t\u00eb firmosur deri n\u00eb sekond\u00ebn e fundit q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb drejtor. Nj\u00eb tender i dyshimt\u00eb, shum\u00eb i r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr supet e tij, i ka ngecur n\u00eb dor\u00eb k\u00ebto dit\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurimi 47 milion\u00eb EURO, u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb pa gar\u00eb formale 2 oligark\u00ebve. Ky dokument mund t\u00eb mos jet\u00eb fleta e par\u00eb n\u00eb dosjen p\u00ebr Ami Kozelin n\u00eb SPAK, por \u00ebsht\u00eb prov\u00eb flagrante.<\/p>\n\n<p>Objekti i kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u201cMir\u00ebmbajtje me performanc\u00eb e akseve kryesore t\u00eb kat\u00ebr rajoneve (4 lote)\u201d<\/p>\n<p>Fondi limit i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i ndar\u00eb nga buxheti i shtetit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim \u00ebsht\u00eb 4,47 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH, nd\u00ebrsa n\u00eb Euro: 46,7milion\u00eb EUR pa TVSH, sipas kursit zyrtar.<\/p>\n\n<p>Nuk e dim\u00eb, n\u00ebse kjo pun\u00eb nisi ters, apo komisioni i caktuar nga Ami Kozeli p\u00ebrdori nj\u00eb marifet p\u00ebr ta zhdukur tenderin nga radar\u00ebt e t\u00eb interesuarve. Procedura u shpall m\u00eb 7 prill 2026 dhe tenderi u caktua t\u00eb mbahej m\u00eb 8 maj 2026.<\/p>\n\n<p>Papritur m\u00eb 20 prill 2026, n\u00eb sistemin e prokurimeve elektronike statusi i tenderit kaloi n\u00eb \u201cAnuluar\u201d. Cfar\u00eb ndodhi? Afro nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb m\u00ebsojm\u00eb se Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH)<br \/>\n\u201ckonstaton se dokumentet e tenderit p\u00ebrmbajn\u00eb gabime ose mang\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb b\u00ebsh gabime n\u00eb nj\u00eb tender me vler\u00eb 47 milion\u00eb euro, q\u00eb kishte 1 vit q\u00eb p\u00ebrgatitej, \u00ebsht\u00eb e pabesueshme. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nuk \u00ebsht\u00eb publikuar akoma ndonj\u00eb dokument ku t\u00eb tregohen ndryshimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Paradoksalisht, t\u00eb kat\u00ebrta lotet jan\u00eb anuluar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb. Pra, gabimi dohet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha prokurimet e shpallura.<\/p>\n<p>Tenderi p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e rrug\u00ebve \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb n\u00eb 4 lote q\u00eb mbulojn\u00eb ka rajonet e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, Loti 1: Kontrata A \u201cMir\u00ebmbajtje me performanc\u00eb e akseve kryesore t\u00eb Rajonit Verior\u201d kushton 814,3 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH.<\/p>\n<p>Loti 2: Kontrata B \u201cMir\u00ebmbajtje me performanc\u00eb e akseve kryesore t\u00eb Rajonit Qendror dhe Verilindor\u201d, e ka vler\u00ebn vler\u00eb totale afro 1,1 miliard lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Loti 3: Kontrata C \u201cMir\u00ebmbajtje me performanc\u00eb e akseve kryesore t\u00eb Rajonit Qendror dhe Juglindor\u201d, kap vler\u00ebn 1,36 miliard lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Loti 4: Kontrata D \u201cMir\u00ebmbajtje me performanc\u00eb e akseve kryesore t\u00eb Rajonit Jugor\u201d, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur me fond limit afro 1,2 miliard lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Ami Kozeli do ta rishpallte tenderin pas ndreqi \u201cgabimet\u201d n\u00eb dokumentet standarde. K\u00ebshtu, procedura do t\u00eb kishte nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u2019u zhvilluar.<\/p>\n\n<p>Sipas dokumentit t\u00eb publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik, tenderi i njoftuar t\u00eb mbahej n\u00eb 8 maj 2026, u anulua.<\/p>\n\n<p>Pas rishpalljes prokurimi do t\u00eb duhet t\u00eb zhvillohej m\u00eb 11 qershor 2026. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender, ARRSH ka zgjedhur \u201cprocedur\u00ebn e kufizuar\u201d.<\/p>\n<p>Sipas nenti 31 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Prokurimet, pas mbarimit t\u00eb afatit kohor t\u00eb shpallur p\u00ebr paraqitjen e k\u00ebrkesave p\u00ebr pjes\u00ebmarrje, autoriteti kontraktor p\u00ebrzgjedh kandidat\u00ebt.<\/p>\n\n<p>M\u00eb pas autoriteti kontraktor d\u00ebrgon ftes\u00ebn p\u00ebr ofert\u00eb p\u00ebr kandidat\u00ebt e p\u00ebrzgjedhur, duke u k\u00ebrkuar atyre t\u00eb paraqesin ofertat.<\/p>\n<p>Pas mbarimit t\u00eb afatit kohor p\u00ebr dor\u00ebzimin e ofertave, autoriteti kontraktor hap ofertat dhe p\u00ebrcakton kontrat\u00ebn fituese.<\/p>\n<p>Por drejtori Ami Kozeli, me siguri n\u00ebn presionin e urdhrave, ka harruar q\u00eb tenderi \u00ebsht\u00eb rishpallur dhe ka nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u2019u zhvilluar, t\u00eb pakt\u00ebn formalisht.<\/p>\n<p>Kozeli e ka d\u00ebrguar shpalljen e fituesit n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik m\u00eb 18 maj 2026, kur edhe \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata me fituesin.<\/p>\n\n<p>Sipas k\u00ebtij dokumenti, data e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb ARRSH me kompanin\u00eb \u201c2T\u201d shpk t\u00eb oligarkut Artan Sako, \u00ebsht\u00eb m\u00eb 18 maj 2026. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr LOTI 3, q\u00eb i p\u00ebrket mir\u00ebmbajtjes s\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb rajonit Qendror dhe Juglindor.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se kjo kompani e ka pasur p\u00ebr detyr\u00eb mir\u00ebmbajtjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb dhe, p\u00ebr gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb rrug\u00ebt, nuk duhej t\u00eb p\u00ebrzgjidhej.<\/p>\n\n<p>N\u00eb vitin 2022, pa konkurrenc\u00eb, me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d korrupsioni, \u201c2T\u201d shpk do t\u00eb shp\u00ebrblehej nga \u201cRilindja\u201d me kontrat\u00ebn e mir\u00ebmbajtjes s\u00eb k\u00ebsaj zone.<\/p>\n<p>Sako, v\u00ebllai i kryebashkiakut t\u00eb Tepelen\u00ebs, do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrgjigjej penalisht p\u00ebr rrug\u00ebn q\u00eb u shemb n\u00eb Librazhd dhe bllokoi Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Ishte p\u00ebrgjegj\u00ebsia e kompanis\u00eb s\u00eb Sakos q\u00eb ta mir\u00ebmbante.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto \u201cmerita\u201d, Kozeli i firmos kompanis\u00eb \u201c2T\u201d shpk tenderin me fond limit 11.7 milion\u00eb euro. Po kur u b\u00eb tenderi, kush mori pjes\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb, cil\u00ebt u p\u00ebrzgjodh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ofert\u00eb?<\/p>\n<p>K\u00ebto hapa jan\u00eb kap\u00ebrcyer dhe publikut i tregohet vet\u00ebm nj\u00eb njoftim se kontrata \u00ebsht\u00eb firmosur m\u00eb 18 maj 2026. K\u00ebtu ka edhe nj\u00eb koordinim me Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik, e cila e ka publikuar njoftimin e fituesit nj\u00eb muaj m\u00eb pas, n\u00eb Buletinin e dat\u00ebs 15 qershor 2026.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta metod\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr procedur\u00ebn Loti 1.<\/p>\n\n<p>M\u00eb 20 prill 2026 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb anulimi i tenderit me objekt Loti 1: Kontrata A \u201cMir\u00ebmbajtje me performanc\u00eb e akseve kryesore t\u00eb Rajonit Verior\u201d.<\/p>\n<p>Fondi Limit i k\u00ebsaj procedure \u00ebsht\u00eb 883 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Pasi \u00ebsht\u00eb rishpallur tenderi, data e re e zhvillimit t\u00eb prokurimit \u00ebsht\u00eb caktuar m\u00eb 11 qershor 2026.<\/p>\n<p>Por gjithcka kishte mbaruar shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb zyr\u00ebn e Ami Kozelit dhe n\u00eb telefonat e shefave t\u00eb tij. Ndoshta merr akoma urdhra nga ish-z\u00ebvend\u00ebskryemnistrja Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Pra, vini re: Data e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb 20 maj 2026, ndersa mbajtja e tenderit me 11 qershor. Pra, mashtrohet sikur ka pasur tender. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kontrata u publikua n\u00eb Buletinin e APP m\u00eb 15 qershor 2026.<\/p>\n<p>Fituesi \u00ebsht\u00eb \u201cGECI\u201d SHPK e oligarkut Ram Geci, pronari i kull\u00ebs 40 kat\u00ebshe pas Hotel Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Geci p\u00ebrfiton n\u00eb tenderat n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Tashm\u00eb hetimet kan\u00eb nxjerr\u00eb edhe an\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb k\u00ebtyre pazareve.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb dosjen e SPAK p\u00ebr aferat me tenderat e rrug\u00ebve, n\u00eb 24 gusht 2021, zv\/kryeministrja Belinda Ballullu i shkruan kreut t\u00eb ARRSH-s\u00eb se i kishte k\u00ebrkuar kryeministri Edi Rama q\u00eb t\u00eb takonte oligarkun Ram Geci, i cili k\u00ebrkonte tenderin me vler\u00eb 12 milion\u00eb euro me objekt \u2018Nd\u00ebrtim rruga Porto Romano Durr\u00ebs loti 3\u2019.<\/p>\n<p>Evis Berberi i p\u00ebrgjigjet se e kishte takuar at\u00eb dit\u00eb Ram Geci kryeministrin. K\u00ebt\u00eb informacion Berberi e kishte marr\u00eb nga vet\u00eb Geci, pasi t\u00eb dy kishin b\u00ebr\u00eb nj\u00eb xhiro n\u00eb kantierin e Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>Tre jav\u00eb pas k\u00ebtyre bisedave dhe takimeve, n\u00eb 16 shtator 2021, ARRSH-ja me n\u00eb krye Evis Berberin njofton procedur\u00ebn e prokurimit me objekt \u201cNd\u00ebrtim rruga Porto Romano Durr\u00ebs, Loti 3 (vazhdimi)\u201d. N\u00eb 16 n\u00ebntor 2021, ARRSH-ja shpall fituese t\u00eb tenderit kompanin\u00eb Geci shpk me pronar Ram Gecin. \u2018Oferta fituese\u2019 e Ram\u00eb Gecit \u00ebsht\u00eb pothuajse sa fondi limit.<\/p>\n\n<p>Trek\u00ebnd\u00ebshi Rama-minist\u00ebr-drejtor q\u00eb vendos tenderat vazhdon funksionon, megjith\u00ebse SPAK merr n\u00ebn hetim, shkarkon, con n\u00eb qeli drejtor\u00ebt dhe ministrat.<\/p>\n\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet .nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-29\/\">Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO\/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH nj\u00eb muaj para dat\u00ebs s\u00eb prokurimit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb gjith\u00eb drejtor\u00ebt paraardh\u00ebs t\u00eb Ami Kozelit n\u00eb Autoritetin Rrugor Shqiptar jan\u00eb n\u00eb burg, n\u00eb arrest sht\u00ebpiak, n\u00ebn hetim nga SPAK p\u00ebr korrupsion me tenderat. Por edhe ky duket nj\u00eb \u201ckamikaz\u201d i radh\u00ebs, q\u00eb zbaton urdhrat p\u00ebr t\u00eb firmosur deri n\u00eb sekond\u00ebn e fundit q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb drejtor. Nj\u00eb tender i dyshimt\u00eb, shum\u00eb i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92340","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92340","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92340"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92340\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92340"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92340"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92340"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}