{"id":92332,"date":"2026-06-21T11:48:23","date_gmt":"2026-06-21T11:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/21\/perplasja-finale-trump-meloni-kryeministrja-italiane-mjaft-me-sulme-pa-kuptim\/"},"modified":"2026-06-21T11:48:23","modified_gmt":"2026-06-21T11:48:23","slug":"perplasja-finale-trump-meloni-kryeministrja-italiane-mjaft-me-sulme-pa-kuptim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/21\/perplasja-finale-trump-meloni-kryeministrja-italiane-mjaft-me-sulme-pa-kuptim\/","title":{"rendered":"P\u00ebrplasja finale Trump-Meloni, kryeministrja italiane: Mjaft me sulme pa kuptim"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr t\u00eb, \u00e7\u00ebshtja mbyllet k\u00ebtu. Giorgia Meloni u ka k\u00ebrkuar ministrave t\u00eb ulin tonet dhe bojkoti i madh q\u00eb ishte paralajm\u00ebruar p\u00ebr ceremonin\u00eb e 4 korrikut n\u00eb Ambasad\u00ebn Amerikane ka shum\u00eb gjasa t\u00eb mos ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Palazzo Chigi mbizot\u00ebron ideja se marr\u00ebdh\u00ebniet transatlantike, shk\u00ebmbimet tregtare q\u00eb i afrohen 100 miliard\u00eb eurove dhe interesat e p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr sigurin\u00eb dhe dosjet kryesore gjeopolitike duhet t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb se p\u00ebrplasjet personale mes lider\u00ebve.<\/p>\n<p>Ekziston edhe shqet\u00ebsimi n\u00ebse Donald Trump mund t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa hakmarr\u00ebse. N\u00eb Palazzo Chigi p\u00ebrgjigjen se askush nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb parashikoj\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb. Disa druhen p\u00ebr pasoja ndaj produkteve italiane, nga vera te vaji i ullirit, por sipas bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb kryeministres, Meloni \u00ebsht\u00eb e bindur se ka disa vija t\u00eb kuqe q\u00eb nuk mund t\u00eb kalohen dhe k\u00ebt\u00eb ia ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb edhe presidentit amerikan.<\/p>\n<p>Meloni \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb Rom\u00eb pas samitit t\u00eb G7, K\u00ebshillit Europian dhe pes\u00eb dit\u00ebve jasht\u00eb Italis\u00eb. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e saj n\u00eb Palazzo Chigi dhe besohet se po punon nga sht\u00ebpia, duke zhvilluar kontakte dhe diskutime me stafin p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb, sipas njer\u00ebzve pran\u00eb saj, e ka zhg\u00ebnjyer, por p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mbetet plot\u00ebsisht e bindur se ka vepruar drejt.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr arsye respekti, t\u00eb v\u00ebrtete dhe dinjiteti t\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb mbuloj\u201d, \u00ebsht\u00eb argumenti q\u00eb ajo ka ndar\u00eb me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb rrethin e saj \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar edhe reagimi i sekretares s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Elly Schlein. Bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e Melonit thon\u00eb se Schlein \u201cu soll si nj\u00eb figur\u00eb institucionesh\u201d dhe tregoi pjekuri politike edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ashtu si\u00e7 kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb her\u00ebt kur Papa ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb sulmeve politike.<\/p>\n<p>Sipas burimeve pran\u00eb qeveris\u00eb, nj\u00eb nga arsyet q\u00eb e shtyu Melonin t\u2019i p\u00ebrgjigjej p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb brenda dy dit\u00ebve Trump ishte edhe referimi i k\u00ebtij t\u00eb fundit te popullariteti i saj n\u00eb sondazhe. Kryeministrja italiane e konsideron k\u00ebt\u00eb pretendim t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb dhe ka argumentuar se imazhi i Trump n\u00eb Itali lidhet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb, kriz\u00ebn ekonomike dhe rritjen e \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb Palazzo Chigi theksojn\u00eb se Meloni nuk e k\u00ebrkoi p\u00ebrplasjen. Ajo reagoi ashp\u00ebr sepse e konsideroi t\u00eb nevojshme, por njer\u00ebzit e af\u00ebrt me t\u00eb besojn\u00eb se kjo nuk do t\u2019i kushtoj\u00eb mb\u00ebshtetje politike. P\u00ebrkundrazi, sipas tyre, mund t\u00eb forcoj\u00eb konsensusin ndaj saj.<\/p>\n<p>Qeveria po monitoron reagimet n\u00eb rrjetet sociale dhe vler\u00ebsimet e opinionit publik. Sipas bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb kryeministres, Meloni ka fituar m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje, mb\u00ebshtetje dhe miratim, jo vet\u00ebm n\u00eb Itali por edhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb qeveri mbizot\u00ebron gjithashtu bindja se marr\u00ebdh\u00ebniet mes Italis\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb forta se p\u00ebrplasja mes dy lider\u00ebve. Sipas tyre, lidhjet politike, ekonomike, tregtare, industriale dhe ushtarake mes dy vendeve nuk mund t\u00eb d\u00ebmtohen nga nj\u00eb konflikt personal, sado i madh dhe i pazakont\u00eb t\u00eb jet\u00eb ai.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk \u00ebsht\u00eb thirrur ambasadori amerikan n\u00eb Ministrin\u00eb e Jashtme italiane. Mjaftoi anulimi i forumit t\u00eb biznesit q\u00eb ishte planifikuar t\u00eb mbahej n\u00eb Florida, vendim q\u00eb u mor nga ministri i Jasht\u00ebm Antonio Tajani menj\u00ebher\u00eb pas shp\u00ebrthimit t\u00eb polemikave.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, n\u00eb qarqet qeveritare qarkullon edhe nj\u00eb pyetje tjet\u00ebr: a e ka lexuar v\u00ebrtet Trump p\u00ebrgjigjen e par\u00eb t\u00eb Melonit? Sipas tyre, presidenti amerikan nuk iu p\u00ebrgjigj n\u00eb thelb akuzave t\u00eb kryeministres italiane, p\u00ebrfshir\u00eb pretendimin se ai nuk po thoshte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe kritik\u00ebn se ishte m\u00eb pran\u00eb autokrat\u00ebve sesa demokracive europiane.\/CorrieredellaSera<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr t\u00eb, \u00e7\u00ebshtja mbyllet k\u00ebtu. Giorgia Meloni u ka k\u00ebrkuar ministrave t\u00eb ulin tonet dhe bojkoti i madh q\u00eb ishte paralajm\u00ebruar p\u00ebr ceremonin\u00eb e 4 korrikut n\u00eb Ambasad\u00ebn Amerikane ka shum\u00eb gjasa t\u00eb mos ndodh\u00eb. N\u00eb Palazzo Chigi mbizot\u00ebron ideja se marr\u00ebdh\u00ebniet transatlantike, shk\u00ebmbimet tregtare q\u00eb i afrohen 100 miliard\u00eb eurove dhe interesat e p\u00ebrbashk\u00ebta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92332","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92332","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92332"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92332\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92332"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92332"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92332"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}