{"id":92325,"date":"2026-06-21T10:48:20","date_gmt":"2026-06-21T10:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/21\/shqiperia-vazhdon-te-sillet-si-nje-vend-qe-ende-nuk-ka-kaluar-nga-fisi-tek-qyteti\/"},"modified":"2026-06-21T10:48:20","modified_gmt":"2026-06-21T10:48:20","slug":"shqiperia-vazhdon-te-sillet-si-nje-vend-qe-ende-nuk-ka-kaluar-nga-fisi-tek-qyteti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/21\/shqiperia-vazhdon-te-sillet-si-nje-vend-qe-ende-nuk-ka-kaluar-nga-fisi-tek-qyteti\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria vazhdon te sillet si nj\u00eb vend q\u00eb ende nuk ka kaluar nga fisi tek qyteti"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ilir Demalia<\/p>\n<p>Protesta e flamingove nuk \u00ebsht\u00eb protest\u00eb. \u00cbsht\u00eb performanc\u00eb kolektive e nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb ka humbur kuptimin e revolt\u00ebs dhe tani proteston si konsum kulturor, si selfie morale, si ritual provincial me filtra instagrami dhe qeleshe folklorike mbi nj\u00eb zbraz\u00ebti totale qytetare.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend normal, flamingoja do ishte simbol ekologjik, estetik, nj\u00eb metafor\u00eb p\u00ebr ekuilibrin e brisht\u00eb mes natyr\u00ebs dhe barbaris\u00eb urbane. N\u00eb Shqip\u00ebri gjith\u00e7ka degradohet n\u00eb folklor militant. Edhe flamingoja. Edhe protesta. Edhe revolta. Sepse k\u00ebtu \u00e7do gj\u00eb q\u00eb prek turma kthehet n\u00eb daulle, flamur dhe ul\u00ebrim\u00eb fisi.<\/p>\n<p>Dhe ja ku jemi s\u00ebrish: njer\u00ebz q\u00eb nuk lexojn\u00eb, nuk artikulojn\u00eb, nuk nd\u00ebrtojn\u00eb mendim kritik, por b\u00ebrtasin. Gjithmon\u00eb b\u00ebrtasin. Sot p\u00ebr flamingot, nes\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb parti tjet\u00ebr, pasnes\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb lider tjet\u00ebr provincial me kostum europian dhe mend\u00ebsi pazarxhiu oriental. Kjo \u00ebsht\u00eb tragjedia shqiptare: mungesa absolute e elit\u00ebs civilizuese q\u00eb ta transformoj\u00eb revolt\u00ebn n\u00eb vet\u00ebdije.<\/p>\n<p>Sepse protestat nuk ndryshojn\u00eb shoq\u00ebri kur shoq\u00ebria vet\u00eb mbetet e pandryshuar n\u00eb instinktet e saj m\u00eb primitive. Nuk ndryon asgj\u00eb kur gjuha publike \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb urrejtjeje, kur artikulimi \u00ebsht\u00eb histeri, kur estetika kolektive endet mes folklorit banal dhe propagand\u00ebs televizive. Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb sillet si nj\u00eb vend q\u00eb ende nuk ka kaluar nga fisi tek qyteti.<\/p>\n<p>Dhe qeveria k\u00ebt\u00eb e di shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria nuk ka frik\u00eb nga protesta e flamingove. P\u00ebrkundrazi. E pret me qet\u00ebsi cinike. Sepse sistemi shqiptar \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar pik\u00ebrisht mbi k\u00ebt\u00eb model shp\u00ebrthimi emocional pa struktur\u00eb, pa elit\u00eb, pa memorie historike dhe pa organizim qytetar real. Do t\u00eb lejojn\u00eb pak zhurm\u00eb, pak tension televiziv, ndonj\u00eb deklarat\u00eb morale p\u00ebr kamerat, ndoshta edhe ndonj\u00eb polic q\u00eb shtyn turm\u00ebn sa p\u00ebr spektak\u00ebl demokratik, dhe pastaj gjith\u00e7ka do t\u00eb tretet si \u00e7do her\u00eb n\u00eb lodhjen kolektive shqiptare.<\/p>\n<p>Sepse regjimi shqiptar nuk mbahet nga forca. Kjo \u00ebsht\u00eb keqkuptimi m\u00eb i madh. Ai mbahet nga provincializmi kulturor i vet\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Nga d\u00ebshira e turm\u00ebs p\u00ebr t\u2019u identifikuar me flamurin dhe jo me iden\u00eb. Nga urrejtja ndaj mendimit kritik. Nga triumfi i vulgaritetit mbi qytetarin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet \u201990 ekzistonte t\u00eb pakt\u00ebn iluzioni i nj\u00eb etike rebelimi. Nj\u00eb brez q\u00eb kishte lexuar fshehurazi, q\u00eb d\u00ebgjonte Pink Floyd, Beatles, Doors, q\u00eb e lidhte lirin\u00eb me kultur\u00ebn. Sot revolta vjen nga TikTok-u dhe financohet emocionalisht nga algoritmi. Nuk kemi m\u00eb kund\u00ebrkultur\u00eb. Kemi vet\u00ebm shp\u00ebrthime impulsive pa kujtes\u00eb dhe pa projekt.<\/p>\n<p>Prandaj protesta e flamingove do t\u00eb ndjek\u00eb fatin e \u00e7do proteste shqiptare: do t\u00eb nis\u00eb me entuziaz\u00ebm emocional, do t\u00eb degradoj\u00eb n\u00eb folklor politik, do t\u00eb p\u00ebr\u00e7ahet nga militant\u00ebt dhe sherb\u00ebtor\u00ebt mediatik\u00eb, dhe n\u00eb fund sistemi do ta p\u00ebrthith\u00eb si \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sepse Shqip\u00ebria nuk prodhon revolucion qytetar. Prodhon cikle histerie kolektive q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb gjithmon\u00eb duke ushqyer t\u00eb nj\u00ebjtin mekaniz\u00ebm pushteti.<\/p>\n<p>Haxhiqamilizmi nuk ka vdekur. Vet\u00ebm ka nd\u00ebrruar kostum, ka hapur profil n\u00eb rrjete sociale dhe val\u00ebvit flamurin europian mbi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn err\u00ebsir\u00eb mendore.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir Demalia Protesta e flamingove nuk \u00ebsht\u00eb protest\u00eb. \u00cbsht\u00eb performanc\u00eb kolektive e nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb ka humbur kuptimin e revolt\u00ebs dhe tani proteston si konsum kulturor, si selfie morale, si ritual provincial me filtra instagrami dhe qeleshe folklorike mbi nj\u00eb zbraz\u00ebti totale qytetare. N\u00eb nj\u00eb vend normal, flamingoja do ishte simbol ekologjik, estetik, nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92325","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92325","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92325"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92325\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92325"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92325"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92325"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}