{"id":92319,"date":"2026-06-21T09:48:18","date_gmt":"2026-06-21T09:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/21\/ne-fshatrat-e-bardhe-te-rivieres-blu-nga-dhermiu-ne-vuno\/"},"modified":"2026-06-21T09:48:18","modified_gmt":"2026-06-21T09:48:18","slug":"ne-fshatrat-e-bardhe-te-rivieres-blu-nga-dhermiu-ne-vuno","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/21\/ne-fshatrat-e-bardhe-te-rivieres-blu-nga-dhermiu-ne-vuno\/","title":{"rendered":"N\u00eb fshatrat e bardh\u00eb t\u00eb Rivier\u00ebs blu, nga Dh\u00ebrmiu n\u00eb Vuno"},"content":{"rendered":"<p>Tek \u00e7ezma n\u00eb rrug\u00ebn komb\u00ebtare q\u00eb kalon p\u00ebrmes fshatit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Dh\u00ebrmiut nis nj\u00eb nga shtigjet m\u00eb piktoreske k\u00ebmb\u00ebsore q\u00eb mund t\u2019ju d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb disa nga plazhet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Rivier\u00ebs.<\/p>\n<p>Dh\u00ebrmiu me sht\u00ebpit\u00eb e bardha dhe kambanoret e kaltra si deti q\u00eb ka p\u00ebrball\u00eb nuk ka si t\u00eb p\u00ebrshkruhet. Arom\u00eb deti, lirie dhe ndjesi autentike.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e sip\u00ebrme t\u00eb fshatit ekziston nj\u00eb burim i madh natyror uji q\u00eb zbret nga mali q\u00eb ka furnizuar historikisht mullinjt\u00eb e vjet\u00ebr t\u00eb ujit q\u00eb ndodhen p\u00ebrgjat\u00eb shtegut deri n\u00eb det.<\/p>\n<p>Itinerar historik dhe natyror prej 1.5 km q\u00eb lidh fshatin tradicional me bregun e detit, i shtruar me gur\u00eb dhe i pajisur me tabela orientuese, shtegu ofron zbritje piktoreske drejt plazhit ku rrug\u00ebs shihen rr\u00ebnojat e mullinjve t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb ujit.<\/p>\n<p>Dh\u00ebrmiu i posht\u00ebm tashm\u00eb jep ndjesin\u00eb e nj\u00eb qyteze t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb bregdetare nd\u00ebrsa plazhet jan\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb pritur sa m\u00eb shum\u00eb pushues.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb plazhit t\u00eb Dh\u00ebrmiut mes shk\u00ebmbinjve fshihet nisja e shtegut t\u00eb ngusht\u00eb q\u00eb ngjitet e gjarp\u00ebron mes gjelb\u00ebrimit t\u00eb shkurreve mesdhetare (pralli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej tyre nga gjethet me gjemba t\u00eb t\u00eb cilit duhet t\u00eb kesh shum\u00eb kujdes). Shtegu t\u00eb ngjit deri tek Manastiri i Sh\u00ebn Theodhorit.<\/p>\n<p>Manastiri dikur repart ushtarak tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb i rrethuar me mure guri nd\u00ebrsa sheshi p\u00ebrpara tij dhe rrugica jan\u00eb t\u00eb shtruara me kalldr\u00ebm.<\/p>\n<p>Der\u00ebn e gjejm\u00eb t\u00eb mbyllur por ka njer\u00ebz q\u00eb e mbajn\u00eb mend kur p\u00ebrdorej nga ushtria. Ndoshta asgj\u00eb s\u2019ka mbetur nga ky manastir si\u00e7 duhej t\u00eb ishte ruajtur, por vendndodhja e tij me nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb gjer\u00eb mbi detin e kalt\u00ebr t\u00eb jugut dhe mes gjelb\u00ebrimit e vlen nj\u00eb ndales\u00eb.<\/p>\n<p>Pas hijes s\u00eb rrapit n\u00eb sheshpushimin e manastirit nis zbritja drejt parkingut t\u00eb Gjipes\u00eb p\u00ebr t\u00eb vijuar rreth 30 deri n\u00eb 45 minuta (rreth 2 km) n\u00eb nj\u00eb shteg gurishtor dhe pa hije, por me pamje mahnit\u00ebse panoramike mbi det.<\/p>\n<p>Gjithkush q\u00eb e viziton k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Rivier\u00ebs Shqiptare mahnitet nga ngjyrat e saj, bluja e thell\u00eb e detit, qielli i kalt\u00ebr, dielli i fort\u00eb, gjelb\u00ebrimi i shpateve q\u00eb zbresin n\u00eb det.<\/p>\n<p>Gjipeja na pret me surpriza. Gjiri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplot me njer\u00ebz sa mezi gjendet nj\u00eb \u00e7ad\u00ebr n\u00eb radh\u00ebn e tret\u00eb.<\/p>\n<p>Uji i kthjell\u00ebt kristal freskon m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb pas diellit zhurit\u00ebs t\u00eb rrug\u00ebs. Plazhi \u00ebsht\u00eb i mbushur me turist\u00eb nga vende t\u00eb ndryshme nd\u00ebrsa edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb arrijn\u00eb me gomone. Nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs sjellin njer\u00ebz q\u00eb mbushin kampingun n\u00eb hyrje t\u00eb kanionit t\u00eb Gjipes\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kaluar pasditen dhe dark\u00ebn n\u00eb ritmet e muzik\u00ebs.<\/p>\n<p>Plazhi i Gjipes\u00eb nj\u00eb nga perlat e Rivier\u00ebs Shqiptare, i njohur m\u00eb par\u00eb p\u00ebr izolimin e tij, kanionin mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs dhe uj\u00ebrat kristal t\u00eb kaltra tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i aksesuesh\u00ebm. Edhe makinat e larta mund ta b\u00ebjn\u00eb rrug\u00ebn e \u00e7akullit deri te parkingu, por pjesa m\u00eb e madhe e turist\u00ebve q\u00eb nuk mb\u00ebrrijn\u00eb nga deti, zgjedhin ta b\u00ebjn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, pasi v\u00ebrtet panorama e bregut deri shum\u00eb larg vij\u00ebs shqiptare e ishujve grek\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u humbur.<\/p>\n<p>I ndodhur mes fshatrave Dh\u00ebrmi dhe Vuno, ky gji rrethohet nga shk\u00ebmbinj t\u00eb lart\u00eb q\u00eb kan\u00eb krijuar guva t\u00eb v\u00ebrteta pran\u00eb ujit q\u00eb ndryshon sipas t\u00eb gjitha reflekseve t\u00eb blus\u00eb dhe s\u00eb gjelbr\u00ebs. Sipas goj\u00ebdh\u00ebnave lokale, emri \u201cGjipe\u201d vjen nga bashkimi i fjal\u00ebve \u201cGjiri i Per\u00ebndis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Gjiri i Gjipes\u00eb kombinon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte plazhin me disa aktivitete q\u00eb t\u00ebrheqin p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb rinjt\u00eb, kampingun n\u00eb natyr\u00eb dhe zhytjen, ku snorkeling ofron pamje t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb pasur detare dhe shpellave n\u00ebnujore.<\/p>\n<p>Eksplorimi i kanionit ofron mund\u00ebsi fantastike p\u00ebr ngjitje dhe aventura mes shk\u00ebmbinjve nd\u00ebrsa hyn n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb shtratin e thar\u00eb t\u00eb lumit, me zhavorr dhe shk\u00ebmbinj madh\u00ebshtor\u00eb q\u00eb duken si t\u00eb hedhur vend e pa vend n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb gjigand\u00ebsh. M\u00eb aventurier\u00ebt mund t\u2019i shkojn\u00eb kanionit deri n\u00eb fund, me disa segmente ngjitjeje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me litar p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb fshatin Iljaz.<\/p>\n<p>Pas plazhit, preferojm\u00eb t\u00eb ndjekim itinerarin e p\u00ebrcaktuar drejt fshatit Vuno.<\/p>\n<p>Shtegu \u00ebsht\u00eb i ngusht\u00eb mes gjelb\u00ebrimit por shum\u00eb i bukur. Kalon n\u00eb disa ullishta t\u00eb mo\u00e7me me orkada, e lisa shekullor\u00eb me trungje q\u00eb nuk i p\u00ebrqafojm\u00eb dot as vet\u00eb i pest\u00eb.<\/p>\n<p>Fshati Vuno shfaqet n\u00eb shpatin e malit t\u00eb \u00c7ik\u00ebs, nd\u00ebr m\u00eb karakteristik\u00ebt e Rivier\u00ebs Shqiptare, n\u00eb form\u00eb amfiteatri me sht\u00ebpi guri dy ose trekat\u00ebshe, rrugica t\u00eb ngushta me kalldr\u00ebm dhe ballkone plot me lule, hardhi e pem\u00eb. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej sht\u00ebpive me mure t\u00eb bardha, limon\u00eb t\u00eb verdh\u00eb e jeshil\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb pem\u00eb nd\u00ebrsa hardhit\u00eb krijojn\u00eb tunel natyral.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpit\u00eb e gurta t\u00eb bardha me dritare t\u00eb vogla dhe porta t\u00eb harkuara nga larg n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tyre duken si k\u00ebshtjell\u00eb.<\/p>\n<p>Fshati mbart edhe pasuri t\u00eb madhe kulturore duke qen\u00eb nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb vjetrit e zon\u00ebs. Kishat m\u00eb t\u00eb njohura jan\u00eb ato t\u00eb Sh\u00ebn Spyridonit dhe Kisha e Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesodhis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ngjitesh nga lagjet e poshtme t\u00eb fshatit sheh nj\u00eb pamje q\u00eb pak e njohin nga ata q\u00eb nuk kan\u00eb lindur aty. Sapo shkall\u00ebt marrin fund del drejt e n\u00eb rrug\u00eb dhe p\u00ebrpara ke sheshin e Vunoit, me kafenet\u00eb e vogla, lapidarin kushtuar d\u00ebshmor\u00ebve, rrugicat q\u00eb ngjisin drejt lagjeve t\u00eb sip\u00ebrme dhe at\u00eb ndjesin\u00eb q\u00eb t\u00eb ndjek kudo si kur mbaron shkoll\u00ebn dhe p\u00ebrpara ke pushimet e ver\u00ebs. Ndjenj\u00eb lirie dhe qet\u00ebsie, aventure, aromash e shijesh.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit jan\u00eb mikprit\u00ebs dhe kafenet\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbushura me banor\u00eb q\u00eb shohin ndeshjen e kampionatit bot\u00ebror t\u00eb futbollit dhe turist\u00eb q\u00eb shijojn\u00eb nj\u00eb kafe apo nj\u00eb birr\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb vijojn\u00eb rrug\u00ebn drejt jugut t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>Para se t\u2019i drejtohemi Tiran\u00ebs nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb fundit nga parmaku i rrug\u00ebs drejt detit ku ngjyrat e per\u00ebndimit po b\u00ebhen t\u00eb dukshme edhe pse nuk shihet dielli q\u00eb zhytet n\u00eb det.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tek \u00e7ezma n\u00eb rrug\u00ebn komb\u00ebtare q\u00eb kalon p\u00ebrmes fshatit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Dh\u00ebrmiut nis nj\u00eb nga shtigjet m\u00eb piktoreske k\u00ebmb\u00ebsore q\u00eb mund t\u2019ju d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb disa nga plazhet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Rivier\u00ebs. Dh\u00ebrmiu me sht\u00ebpit\u00eb e bardha dhe kambanoret e kaltra si deti q\u00eb ka p\u00ebrball\u00eb nuk ka si t\u00eb p\u00ebrshkruhet. Arom\u00eb deti, lirie [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92319","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92319","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92319"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92319\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92319"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92319"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92319"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}