{"id":92318,"date":"2026-06-21T09:48:18","date_gmt":"2026-06-21T09:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/21\/mos-u-beni-peng-i-iluzioneve-rama-shume-protestues-mendojne-se-po-mbrojne-flamingot-por-po-i-sherbejne-interesave-te-tjera\/"},"modified":"2026-06-21T09:48:18","modified_gmt":"2026-06-21T09:48:18","slug":"mos-u-beni-peng-i-iluzioneve-rama-shume-protestues-mendojne-se-po-mbrojne-flamingot-por-po-i-sherbejne-interesave-te-tjera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/21\/mos-u-beni-peng-i-iluzioneve-rama-shume-protestues-mendojne-se-po-mbrojne-flamingot-por-po-i-sherbejne-interesave-te-tjera\/","title":{"rendered":"\u201cMos u b\u00ebni peng i iluzioneve\u201d, Rama: Shum\u00eb protestues mendojn\u00eb se po mbrojn\u00eb flamingot, por po i sh\u00ebrbejn\u00eb interesave t\u00eb tjera"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama komentoi n\u00eb podkastin \u201cFlasim\u201d debatet dhe protestat q\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar projektin e paralajm\u00ebruar n\u00eb zon\u00ebn e Zv\u00ebrnecit dhe Nart\u00ebs, duke i lidhur ato me rrezikun e zhg\u00ebnjimit q\u00eb vjen kur bindjet nd\u00ebrtohen mbi iluzione.<\/p>\n<p>Duke iu referuar personazhit Fabrice del Dongo nga romani i Stendalit, Rama tha se edhe sot njer\u00ebzit mund t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb me ideale t\u00eb sinqerta, por t\u00eb zbulojn\u00eb von\u00eb se ajo nuk ishte beteja q\u00eb kishin besuar.<\/p>\n<p>Sipas tij, rrjetet sociale, algoritmet dhe informacionet e pjesshme mund t\u2019i kthejn\u00eb kauzat e drejta n\u00eb instrumente t\u00eb interesave t\u00eb tjera. Rama shtoi se debati p\u00ebr projektin duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet mbi fakte t\u00eb verifikuara, pasi projekti \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb faz\u00eb p\u00ebrgatitore dhe diskutimi, sipas tij, duhet t\u00eb fokusohet te p\u00ebrmir\u00ebsimi i tij, jo te rr\u00ebzimi paraprak.<\/p>\n<p>Dua ta nis k\u00ebt\u00eb bllok sh\u00ebnimesh me nj\u00eb histori t\u00eb shkruar nga nj\u00eb prej ustallar\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore, Stendal, (Stendhal), i cili i dha nj\u00eb personazhi t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, Fabrice del Dongos, nj\u00eb nga zhg\u00ebnjimet m\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse dhe m\u00eb tragjike t\u00eb historis\u00eb s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb.<\/p>\n<p>Fabrice del Dongo ishte nj\u00eb i ri i dehur nga legjenda e Napoleonit, q\u00eb u nis drejt Waterloo-s\u00eb me zemr\u00ebn n\u00eb zjarr.<\/p>\n<p>N\u00eb imagjinat\u00ebn e tij, beteja ishte skena ku historia shkruan p\u00ebr heronjt\u00eb, ku nderi fitohet me guxim dhe ku njeriu ngrihet mbi vetveten dhe ai \u00ebnd\u00ebrron lavdin\u00eb, \u00ebnd\u00ebrron madh\u00ebshtin\u00eb, \u00ebnd\u00ebrron pjes\u00ebmarrjen n\u00eb nj\u00eb epope t\u00eb paharrueshme dhe natyrisht \u00ebnd\u00ebrron edhe shk\u00eblqimin e tij. Beson se do t\u00eb prek\u00eb me dor\u00eb at\u00eb q\u00eb deri at\u00ebher\u00eb ai e kishte vet\u00ebm \u00ebnd\u00ebrruar, por kur mb\u00ebrrin n\u00eb Waterloo, gjith\u00e7ka shembet. P\u00ebrball\u00eb tij nuk ka asgj\u00eb nga bukuria e \u00ebndrr\u00ebs. Ka balt\u00eb, tym, pluhur, ul\u00ebrima, er\u00eb gjaku, plag\u00eb t\u00eb hapura, k\u00ebmb\u00eb t\u00eb k\u00ebputura, koka t\u00eb shpartalluara, njer\u00ebz q\u00eb vriten dhe nuk kuptojn\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Ushtar\u00eb q\u00eb ikin po aq t\u00eb tmerruar sa ata q\u00eb sulmojn\u00eb dhe pse-ja humbet \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje. Nj\u00eb heroiz\u00ebm imagjinar tretet n\u00eb kaosin e realitetit brutal. \u00cbndrra romantike p\u00ebr historin\u00eb p\u00ebrplaset me historin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Dhe historia na kujton pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb. Jo sa e rrezikshme \u00ebsht\u00eb t\u00eb kesh ideale. T\u00eb kesh ideale \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, \u00ebsht\u00eb e sh\u00ebndetshme, \u00ebsht\u00eb energjia e mir\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7on p\u00ebrpara, por e rrezikshme \u00ebsht\u00eb q\u00eb idealet t\u2019i l\u00ebsh t\u00eb nd\u00ebrtohen mbi iluzione apo, m\u00eb keq akoma, t\u2019i l\u00ebsh n\u00eb duar q\u00eb mund t\u00eb kthehen n\u00eb pengmarr\u00ebset e tua. Sepse at\u00ebher\u00eb, kur \u00ebndrra nuk b\u00ebhet m\u00eb nj\u00eb drit\u00eb q\u00eb ndihmon t\u00eb kuptosh bot\u00ebn, por nj\u00eb perde q\u00eb t\u00eb pengon ta shoh\u00ebsh at\u00eb, ajo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb makth dhe ky \u00ebsht\u00eb edhe makthi dhe mallkimi i epok\u00ebs son\u00eb, ku iluzionet nuk prodhohen m\u00eb vet\u00ebm nga propaganda apo fanatizmi si dikur, por ato prodhohen edhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e liris\u00eb, me pakufishm\u00ebrin\u00eb e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrzgjedhur dhe shum\u00ebfishuar nga algoritmet, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb asnj\u00eb interes p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por vet\u00ebm p\u00ebr v\u00ebmendjen ton\u00eb, narrativa t\u00eb rreme, rrug\u00eb t\u00eb gabuara dhe shembje t\u00eb dhimbshme iluzionesh.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb zem\u00ebrim, sa m\u00eb shum\u00eb frik\u00eb, sa m\u00eb shum\u00eb tronditje, aq m\u00eb shum\u00eb shp\u00ebrndahet iluzioni se, pak nga pak, duke u shk\u00ebputur nga realiteti, njeriu, n\u00eb realitetin e kuruar nga algoritmi, mund t\u00eb ndryshoj\u00eb bot\u00ebn, mund t\u00eb shemb\u00eb at\u00eb q\u00eb e pengon t\u00eb jet\u00eb i lumtur. Mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb kap\u00ebrcim t\u00eb \u00ebnd\u00ebrrt pa gjykuar m\u00eb mbi faktet, por mbi nj\u00eb version faktesh q\u00eb i serviret pa pushim, e pa pushim, e pa pushim n\u00eb ekranin e celularit. Pa ndjekur domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb historie t\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb, t\u00eb montuar, t\u00eb amplifikuar dhe t\u00eb rrethuar me t\u00eb tjer\u00eb si pjes\u00eb e di\u00e7kaje q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh se ti po p\u00ebrjeton mish\u00ebrimin e bindjes t\u00ebnde t\u00eb ndar\u00eb me shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe papritur nuk je m\u00eb vet\u00ebm.<br \/>\nPrandaj edhe sot ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb dalin n\u00eb protesta me bindje t\u00eb sinqerta, si\u00e7 ka k\u00ebtu jo shum\u00eb larg nga ku po flas, njer\u00ebz q\u00eb mendojn\u00eb sinqerisht q\u00eb duke dal\u00eb n\u00eb protest\u00eb po mbrojn\u00eb natyr\u00ebn, po mbrojn\u00eb flamingot, po mbrojn\u00eb nj\u00eb pasuri q\u00eb i p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00ebve. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb fisnike dhe legjitime dhe meriton shum\u00eb respekt si q\u00ebllim, por po i mbrojn\u00eb nga kush? Po i mbrojn\u00eb nga un\u00eb, po i mbrojn\u00eb nga ne? Q\u00eb natyr\u00ebn, mbrojtjen e natyr\u00ebs, zonat e mbrojtura, ndalimin e gjuetis\u00eb s\u00eb paligjshme, ndalimin e prerjes s\u00eb pyjeve, i kemi pasur lajtmotiv dhe i kemi lajtmotiv t\u00eb pun\u00ebs son\u00eb. Dhe prandaj edhe thjesht, thirrja ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb, me respekt p\u00ebr motivin, nuk duhet p\u00ebrjashtuar detyrimi p\u00ebr t\u00eb verifikuar faktet. Sepse kur emocioni ushqehet nga gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, nga pamje t\u00eb shk\u00ebputura nga konteksti, nga sloganet q\u00eb qarkullojn\u00eb m\u00eb shpejt se provat, nga nj\u00eb algorit\u00ebm q\u00eb shp\u00ebrblen gjithmon\u00eb at\u00eb q\u00eb trondit, jo at\u00eb q\u00eb shpjegon, at\u00ebher\u00eb idealizmi, d\u00ebshira e sinqert\u00eb, nevoja p\u00ebr t\u2019u shprehur n\u00eb nj\u00eb komunitet, kthehet n\u00eb instrument, n\u00eb instrument n\u00eb duart e atyre q\u00eb kan\u00eb interesa krejt t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Njeriu mendon se po mbron flamingot, se po mbron Zv\u00ebrnecin, se po mbron Shqip\u00ebrin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po mbron interesat e dikujt tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb cilin interesat e Shqip\u00ebris\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p>Njeriu mendon se po lufton p\u00ebr di\u00e7ka shum\u00eb fisnike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ushtar n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb faktikisht nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e tija. Ashtu si Fabrice del Dongo, ai hyn n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs i t\u00ebrhequr nga magneti i nj\u00eb \u00ebndrre fisnike dhe dal\u00ebngadal\u00eb rrezikon t\u00eb zbuloj\u00eb shum\u00eb von\u00eb se beteja ku u p\u00ebrfshi nuk ishte ajo q\u00eb kishte besuar dhe m\u00ebsimi i Fabrice del Dongos nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb heq\u00ebsh dor\u00eb nga \u00ebndrrat, nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb heq\u00ebsh dor\u00eb nga d\u00ebshira fisnike q\u00eb t\u00eb jesh nj\u00eb ushtar i natyr\u00ebs, q\u00eb t\u00eb jesh nj\u00eb vullnetar n\u00eb mbrojtje t\u00eb biodiversitetit, q\u00eb t\u00eb jesh nj\u00eb z\u00eb, nj\u00eb aktivist n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb harmonie sa m\u00eb perfekte mes natyr\u00ebs dhe zhvillimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos lejosh q\u00eb \u00ebndrra t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e fort\u00eb se e v\u00ebrteta dhe q\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb fanatik, t\u00eb rr\u00ebzosh mund\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit me faktet dhe me t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ti nuk do ta shoh\u00ebsh se mendojn\u00eb si ti. Duan t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb q\u00eb do ti.<\/p>\n<p>Flamingot nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr turma t\u00eb rr\u00ebmbyera nga histeria e algoritmit dhe t\u00eb nxitura nga interesa t\u00eb tjera q\u00eb nuk jan\u00eb fare interesat tona, nuk jan\u00eb fare interesat e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb globalizuar, jo se bota papritur u zgjua e alarmuar p\u00ebr fatin e flamingove, por se bota spostoi n\u00eb Nart\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb madhe kund\u00ebr Presidentit t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr arsye q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fare me Nart\u00ebn dhe gjith\u00eb kjo urrejtje dhe ky mllef, dhe ky zem\u00ebrim q\u00eb ka natyr\u00eb politike, ideologjike, \u00e7far\u00eb t\u00eb doni, arsye q\u00eb s\u2019na interesojn\u00eb, krijoi kushtet q\u00eb t\u00eb hapej edhe nj\u00eb kanal, nj\u00eb revolucion imagjinar p\u00ebr ata q\u00eb menduan gabimisht se u b\u00eb deti kos p\u00ebr lug\u00ebn e ndryshkur t\u00eb karrierave t\u00eb tyre politike apo p\u00ebr parti\u00e7kat e tyre t\u00eb reja, q\u00eb u b\u00ebn\u00eb shum\u00eb shpejt t\u00eb vjetra, t\u00eb vogla, q\u00eb duan t\u00eb rriten duke hedhur gur\u00eb, duke fshehur duart, duke nxjerr\u00eb nj\u00eb dor\u00eb, duke mbuluar nj\u00eb dor\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam k\u00ebtu, ne jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb s\u00eb bashku m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr natyr\u00ebn, p\u00ebr Zv\u00ebrnecin, p\u00ebr flamingot, por ama p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me realitetin, jo jasht\u00eb realitetit. P\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb s\u00eb bashku faktet dhe jo p\u00ebr t\u00eb fluturuar n\u00eb nj\u00eb territor ku faktet nuk kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb. Dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr nj\u00eb projekt, i cili ende nuk \u00ebsht\u00eb gati dhe p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn se si projekti mund t\u00eb b\u00ebhet sa m\u00eb i shk\u00eblqyer dhe jo p\u00ebr ta rr\u00ebzuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb lindje e sip\u00ebr.<br \/>\nBesoj q\u00eb ky sh\u00ebnim, ose m\u00eb sakt\u00eb kjo hyrje n\u00eb k\u00ebt\u00eb bllok sh\u00ebnimesh, \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr ta quajtur bllokun t\u00eb mbyllur p\u00ebr sot, sepse \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr e keni m\u00ebsuar nga burimet e tjera t\u00eb lajmeve, n\u00ebse keni m\u00ebsuar, por edhe n\u00eb mos e pa\u00e7i m\u00ebsuar akoma, \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishme sesa prezantimi me Fabrice del Dongo.<br \/>\nShum\u00eb faleminderit!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama komentoi n\u00eb podkastin \u201cFlasim\u201d debatet dhe protestat q\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar projektin e paralajm\u00ebruar n\u00eb zon\u00ebn e Zv\u00ebrnecit dhe Nart\u00ebs, duke i lidhur ato me rrezikun e zhg\u00ebnjimit q\u00eb vjen kur bindjet nd\u00ebrtohen mbi iluzione. Duke iu referuar personazhit Fabrice del Dongo nga romani i Stendalit, Rama tha se edhe sot njer\u00ebzit mund [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92318","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92318","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92318"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92318\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92318"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92318"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92318"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}