{"id":92289,"date":"2026-06-20T17:48:22","date_gmt":"2026-06-20T17:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/20\/republika-e-dyshimit\/"},"modified":"2026-06-20T17:48:22","modified_gmt":"2026-06-20T17:48:22","slug":"republika-e-dyshimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/20\/republika-e-dyshimit\/","title":{"rendered":"Republika e dyshimit"},"content":{"rendered":"<p>Nga Plarent Ndreca<\/p>\n<p>Vladislav Surkov, ideologu kontravers i Kremlinit, shkroi dikur se: politika moderne nuk synon m\u00eb t\u2019i bind\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, por t\u2019i ekspozoj\u00eb ndaj kaq shum\u00eb versioneve t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, sa t\u00eb mos jen\u00eb m\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb dallojn\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga tjetra. N\u00eb \u201cdemokracin\u00eb e menaxhuar\u201d t\u00eb tij, censura nuk ishte zgjidhje. Zgjidhja ishte informacioni i bollsh\u00ebm, kontradiktor dhe i pand\u00ebrprer\u00eb, deri n\u00eb pik\u00ebn kur e v\u00ebrteta humbet ep\u00ebrsin\u00eb e saj ndaj perceptimit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb virtuale, ku v\u00ebmendja ndaj nj\u00eb fakti mezi i mbijeton tridhjet\u00eb sekondave, po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dallosh midis s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe asaj q\u00eb vet\u00ebm dyshohet, midis faktit dhe perceptimit, midis realitetit dhe virtualitetit. Sigurisht, ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen shqiptar. \u00cbsht\u00eb koha e mediave sociale. \u00cbsht\u00eb koha e suficitit informativ.<\/p>\n<p>Dyshimi, n\u00eb vetvete, nuk p\u00ebrb\u00ebn asnj\u00eb problem. P\u00ebrkundrazi. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument demokratik. Pa t\u00eb nuk do t\u00eb kishte media, protesta, opozit\u00eb apo hetime. \u00c7do nxitje demokratike ka nisur me dik\u00eb q\u00eb ka guxuar t\u00eb dyshoj\u00eb. Nj\u00eb protest\u00eb ngrihet sepse qytetar\u00ebt dyshojn\u00eb se po ndodh nj\u00eb padrejt\u00ebsi. Nj\u00eb gazetar heton sepse dyshon se dikush po fsheh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Nj\u00eb prokuror nis nj\u00eb hetim sepse dyshon se \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb vep\u00ebr penale. Dyshimi \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs shoq\u00ebria kontrollon pushtetin dhe k\u00ebrkon p\u00ebrgjigje prej tij. N\u00eb vetvete, ai nuk \u00ebsht\u00eb armiku i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, por pika nga e cila fillon k\u00ebrkimi i saj.<\/p>\n<p>Por problemi fillon kur dyshimi z\u00ebvend\u00ebson t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Kur pyetja kthehet n\u00eb p\u00ebrgjigje. N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike dhe t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, fillimisht lind dyshimi, m\u00eb pas k\u00ebrkohen faktet, analizohen provat dhe vet\u00ebm n\u00eb fund formohet bindja. Sot, gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh, ndodh e kund\u00ebrta: fillimisht krijohet bindja dhe m\u00eb pas luftohet p\u00ebr ta konfirmuar at\u00eb. Nuk k\u00ebrkohet m\u00eb e v\u00ebrteta, por konfirmimi i asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur paraprakisht t\u00eb besohet.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb shmangur k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbysje mes realitetit dhe virtualitetit ekzistojn\u00eb institucionet. N\u00eb \u00e7do shoq\u00ebri ka perceptime, emocione dhe narrativa. Dallimi q\u00ebndron tek aft\u00ebsia e shteteve p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar institucione serioze, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb verifikojn\u00eb faktet dhe t\u00eb vendosin mbi to. Sa m\u00eb t\u00eb forta dhe t\u00eb besueshme t\u00eb jen\u00eb institucionet, aq m\u00eb i qart\u00eb b\u00ebhet kufiri mes reales dhe virtuales.<\/p>\n<p>Bombardimi i pand\u00ebrprer\u00eb informativ i rrjeteve sociale dhe interneti n\u00eb xhepin e secilit e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb madhe. Aty ku institucionet g\u00ebzojn\u00eb autoritet t\u00eb lart\u00eb publik, p\u00ebrshtaten me ritmet teknologjike t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe mbeten t\u00eb paepura ndaj standardeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ato arrijn\u00eb ta ruajn\u00eb dallimin midis perceptimit dhe realitetit. Aty ku institucionet jan\u00eb t\u00eb dob\u00ebta, arkaike, populiste ose nuk g\u00ebzojn\u00eb besimin e qytetar\u00ebve, perceptimi fillon t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb realitetin. E v\u00ebrteta dhe e drejta humbin terren, duke e kthyer shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u201cBig Brother\u201d masiv, ku t\u00eb gjith\u00eb klithin p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por ve\u00e7 t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn nuk thon\u00eb.<\/p>\n<p>Kur ky triumf i perceptimit mbi faktin dep\u00ebrton n\u00eb drejt\u00ebsi, situata b\u00ebhet ve\u00e7an\u00ebrisht dramatike. Drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb hallka e fundit e shtetit. \u00cbsht\u00eb pushteti q\u00eb duhet t\u2019i imponohet shoq\u00ebris\u00eb me t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb bazuara n\u00eb prova dhe me standarde t\u00eb larta t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor. \u00cbsht\u00eb pushteti q\u00eb nuk duhet t\u00eb prodhoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta politike, t\u00eb konfirmoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta politike apo t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb terrene politike, p\u00ebrtej prov\u00ebs dhe vet\u00ebm prov\u00ebs s\u00eb marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme. Nuk duhet t\u2019u p\u00ebrgjigjet pritshm\u00ebrive, por provave. N\u00ebse perceptimi publik konfirmohet p\u00ebrtej prov\u00ebs dhe ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb procesit, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konfirmim politik, jo nj\u00eb konfirmim juridik.<\/p>\n<p>Forma moderne e drejt\u00ebsis\u00eb politike nuk lind kur gjyqtari merr urdh\u00ebr nga nj\u00eb politikan apo nga nj\u00eb pushtet politik. Ajo lind kur drejt\u00ebsia fillon t\u00eb zyrtarizoj\u00eb at\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria ka vendosur tashm\u00eb ta konsideroj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Kur misioni z\u00eb vendin e standardit. Kur gjyqtari humb ftoht\u00ebsin\u00eb dhe verb\u00ebrin\u00eb e Justicias dhe e ndjen veten pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb kauze, sado e drejt\u00eb t\u00eb duket ajo.<\/p>\n<p>Por kur qytetar\u00ebt humbin besimin edhe tek drejt\u00ebsia si arbitri i fundit i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs juridike, kufiri mes reales dhe virtuales b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb i paqart\u00eb. Kur vet\u00eb drejt\u00ebsia fillon t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb konfirmimin e pritshm\u00ebrive publike n\u00eb vend t\u00eb verifikimit rigoroz t\u00eb prov\u00ebs, ajo nuk e korrigjon m\u00eb k\u00ebt\u00eb fenomen. Ajo e ushqen, e legjitimon dhe e thellon at\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb paqart\u00eb dallimin midis perceptimit dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, drejt\u00ebsia pushon s\u00eb qeni kufiri q\u00eb ndan perceptimin nga e v\u00ebrteta dhe b\u00ebhet pjes\u00eb e mekanizmit q\u00eb i ngat\u00ebrron ato.<\/p>\n<p>Shteti i s\u00eb drejt\u00ebs nuk ekziston sepse shoq\u00ebria arrin gjithmon\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Ai ekziston sepse refuzon t\u00eb shpall\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb provuar.<\/p>\n<p>Dyshimi \u00ebsht\u00eb kriter i liris\u00eb, por prova \u00ebsht\u00eb kusht i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kur dyshimi fiton mbi prov\u00ebn, perceptimi mbi faktin dhe bindja mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, republika e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs pushon s\u00eb ekzistuari.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb konvertuar n\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb Republik\u00eb t\u00eb Dyshimit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Plarent Ndreca Vladislav Surkov, ideologu kontravers i Kremlinit, shkroi dikur se: politika moderne nuk synon m\u00eb t\u2019i bind\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, por t\u2019i ekspozoj\u00eb ndaj kaq shum\u00eb versioneve t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, sa t\u00eb mos jen\u00eb m\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb dallojn\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga tjetra. N\u00eb \u201cdemokracin\u00eb e menaxhuar\u201d t\u00eb tij, censura nuk ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92289","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92289","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92289"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92289\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92289"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92289"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92289"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}