{"id":92282,"date":"2026-06-20T14:48:15","date_gmt":"2026-06-20T14:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/20\/zverneci-investimi-qe-pritet-te-ndryshoje-historine-e-turizmit-shqiptar-2\/"},"modified":"2026-06-20T14:48:15","modified_gmt":"2026-06-20T14:48:15","slug":"zverneci-investimi-qe-pritet-te-ndryshoje-historine-e-turizmit-shqiptar-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/20\/zverneci-investimi-qe-pritet-te-ndryshoje-historine-e-turizmit-shqiptar-2\/","title":{"rendered":"Zv\u00ebrneci \u2013 investimi q\u00eb pritet t\u00eb ndryshoj\u00eb historin\u00eb e turizmit shqiptar"},"content":{"rendered":"<p>Nga Fatos \u00c7o\u00e7oli<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria ka qen\u00eb e fshehur n\u00ebn hund\u00ebn ton\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe\u201d, shkruan Tristan Rutherford, gazetari q\u00eb bashk\u00ebpunon me revista e media prestigjioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr udh\u00ebtimet, ushqimin dhe yahtet luksoze. V\u00ebzhgimin e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2018, kur erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri pasi d\u00ebgjoi ish ambasadorin ton\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr, Qirjako Qirko, q\u00eb kishte mbledhur disa biznesmen\u00eb dhe u fliste p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb e investimit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb vij\u00eb bregdetare dredha-dredha, e mbushur me plazhe me r\u00ebr\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, me gjire t\u00eb mbrojtura \u2013 dhe asnj\u00eb superjaht n\u00eb horizont\u201d, shkruan gazetari p\u00ebr t\u00eb treguar varf\u00ebrin\u00eb e turizmit elitar n\u00eb vendin ton\u00eb. \u201cDuke qen\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria, shum\u00eb gj\u00ebra jan\u00eb t\u00eb pag\u00ebrmuara, dhe t\u00eb mbytura n\u00ebn hardhit\u00eb, sheshe lojrash arkeologjike t\u00eb denja p\u00ebr Indiana Jones. Un\u00eb hedh nj\u00eb guralec n\u00eb nj\u00eb pus ende funksional q\u00eb ka nj\u00eb litar t\u00eb djegur n\u00eb gura nga dymij\u00eb vje\u00e7ar\u00eb q\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb p\u00ebrdorim. I etur p\u00ebr t\u00eb vizituar bregdetin e Butrintit, t\u00eb sp\u00ebrkatur nga dielli, marr me qira nj\u00eb motoskaf.<\/p>\n<p>\u00c7mimi prej 140 eurosh duket i lart\u00eb p\u00ebr k\u00ebto an\u00eb derisa kuptoj se kam shtuar nj\u00eb 0. Esht\u00eb vet\u00ebm 14 euro, gjysma e \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb kokteili n\u00eb Hotel de Paris n\u00eb Monako, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb me qira, si kapitenin, ashtu edhe vark\u00ebn. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb qart\u00eb nj\u00eb komb aq i lir\u00eb, sa \u00ebsht\u00eb i paeksploruar\u201d. Tristan Rutherford shkroi gjat\u00eb p\u00ebr vendin, p\u00ebr natyr\u00ebn, peizazhin, sitet arkeologjike, plazhet e virgjra, r\u00ebr\u00ebn e bardh\u00eb, e n\u00eb horizotin e ujrave t\u00eb thella blu t\u00eb Jonit, asnj\u00eb YAHT.<\/p>\n<p>Pas vitit 2015, qeveria ftoi shum\u00eb gazetar\u00eb t\u00eb huaj nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb shkruar p\u00ebr vendin, p\u00ebr t\u00eb hapur syt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pazbuluar t\u00eb bot\u00ebs, ku mund t\u00eb pushohej, mir\u00eb, lir\u00eb dhe virgj\u00ebr. Pretendohej boom-i turistik n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb nuk kishte akoma infrastruktur\u00eb rrugore, sepse p\u00ebr transport publik v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flitet sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p>Vit pas viti, mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare kthyen syt\u00eb drejt k\u00ebtij vendi t\u00eb vog\u00ebl. Me shkrime, raportime, reportazhe, v\u00ebzhgime, intervista, konstatime t\u00eb virgj\u00ebris\u00eb s\u00eb vendit t\u00eb paeksploruar. E \u00e7far\u00eb ndodhi? Kurioziteti u rrit, dhe investitor\u00ebt filluan t\u00eb interesohen e t\u00eb kthejn\u00eb syt\u00eb n\u00eb brigjet p\u00ebrball\u00eb Korfuzit. Aty ku dukej m\u00eb s\u00eb miri Sazani dhe bregdeti shqiptar.<\/p>\n<p>I pari q\u00eb provoi t\u00eb vinte n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb investuar, edhe p\u00ebrpara k\u00ebsaj deklarate t\u00eb gazetarit t\u00eb yahteve t\u00eb shtrenjta, ishte kanadezi me origjin\u00eb hungareze Peter Munk, q\u00eb u nda nga jeta n\u00eb 2018 n\u00eb mosh\u00ebn 90 vje\u00e7are. Ai erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 2006, me iden\u00eb p\u00ebr tu paraqitur autoriteteve interesin e tij p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb marine t\u00eb madhe n\u00eb portin e Durr\u00ebsit. Brenda saj, edhe nj\u00eb port p\u00ebr jahte luksoze. Nj\u00eb investim q\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn ishte sa suprizues, aq edhe i pakuptuesh\u00ebm sesi njeriu m\u00eb i madh q\u00eb kishte nj\u00eb perandori t\u00eb fuqishme financiare e ekonomike n\u00eb pasuri t\u00eb patundshme, industrin\u00eb e naft\u00ebs, farmaceutike e deri tek tregu i aksioneve, t\u00eb donte t\u00eb investonte n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nuk arriti t\u00eb gjente gjuh\u00ebn e bashk\u00ebpunimit me zyrtar\u00ebt e koh\u00ebs, ndaj \u201cia mbathi me t\u00eb katra\u201d nga Shqip\u00ebria. Por jo nga rajoni. Ndaloi direkt n\u00eb Malin e Zi, n\u00eb Tivat, ky zyrtar\u00ebt fqinj\u00eb e prit\u00ebn krah\u00eb hapur e nd\u00ebrtoi marin\u00ebn moderne me emrin \u201cPorto Montenegro\u201d, nj\u00eb motorr i fuqish\u00ebm ekonomik n\u00eb vendin fqinj\u00eb.<\/p>\n<p>Marina q\u00eb nd\u00ebrtoi p\u00ebrfshinte infrastruktur\u00eb p\u00ebr jahte luksoze, vila, hotele, resorte, club-e t\u00eb shtrenjta e superluksoze, ku turist\u00ebt e pasur nga e gjith\u00eb bota vinin e linin aty gjith\u00eb parat\u00eb e tyre. Marina n\u00eb Malin e Zi filloi t\u00eb nd\u00ebrtohej n\u00eb 2007, pasi qeveria e Malit t\u00eb Zi i ofroi miliarderit nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb ushtris\u00eb jugosllave, t\u00eb cil\u00ebn ai e transformoi n\u00eb nj\u00eb perl\u00eb n\u00eb rajonin e bukur t\u00eb Mesdheut.<\/p>\n<p>Kryeministri i Malit t\u00eb Zi, Gjukanovi\u00e7 e priti me nderime dhe e shoq\u00ebroi me helikopter t\u00eb shikonte nga lart ish-Institutin e Remontit Teknik Detar \u201cSava Kova\u00e7evi\u00e7\u201d, i njohur gjer\u00ebsisht nga malazez\u00ebt si \u201cArsenali\u201d. Peter Munk u ndje i respektuar, mori zem\u00ebr dhe investoi, s\u00eb bashku me nj\u00eb grup partner\u00ebsh t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Porto Montenegro sot, ose ish \u201cArsenali\u201d, pran\u00eb qytetit t\u00eb Tivat-it n\u00eb Mal t\u00eb Zi, p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga marinat m\u00eb luksoze n\u00eb Adriatik. Kompleksi p\u00ebrmban nj\u00eb marin\u00eb me 450 shtret\u00ebr-vende p\u00ebr jahte nga 12 deri n\u00eb 250 metra t\u00eb gjat\u00eb, rezidenca, ambiente biznesi, si dhe hotelin me 5 yje \u201cRegent Porto Montenegro\u201d. Porto Montenegro vijon t\u00eb zgjerohet edhe sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb histori suksesi t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi, pse u b\u00eb promotorri i rritjes eksponenciale turistike t\u00eb k\u00ebtij vendi n\u00eb vitet 2007-2019, duke kontribuar me t\u00eb pakt\u00ebn 5 miliard\u00eb euro n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit dhe duke e shnd\u00ebrruar turizmin n\u00eb shtetin fqinj n\u00eb industrin\u00eb num\u00ebr nj\u00eb, duke e kaluar me dhjet\u00eb her\u00eb industrin\u00eb e aluminit, q\u00eb mbizot\u00ebronte n\u00eb ekonomin\u00eb malazeze n\u00eb vitet 1990-2000.<\/p>\n<p>Historia e Peter Munk n\u00eb Durr\u00ebs dhe e Porto Montenegro-s n\u00eb Mal t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kujtes\u00eb se zhvillimi ekonomik shpesh varet nga aft\u00ebsia e drejtuesve p\u00ebr t\u00eb njohur dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur mund\u00ebsit\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e duhur. Ajo nuk duhet par\u00eb thjesht si nj\u00eb histori e nj\u00eb investimi t\u00eb humbur, por si nj\u00eb m\u00ebsim I vyer p\u00ebr sot. Marina e Porto Montenegro vazhdon e zgjerohet edhe sot e k\u00ebsaj dite, 18 vite pas fillimit t\u00eb punimeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fuqia pun\u00ebtore, nuk p\u00ebrfshin vet\u00ebm malazez\u00ebt. Ka shum\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb shkojn\u00eb atje punojn\u00eb sipas k\u00ebrkesave specifike.<\/p>\n<p>Julien Renaud Perret, ishte vet\u00ebm 38 vje\u00e7 kur erdhi n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb detyr\u00ebn e zv.presidentit t\u00eb Club Med p\u00ebr ti treguar kryeministrit t\u00eb koh\u00ebs Sali Berisha, n\u00eb vitin 2006, projektin e Club Med n\u00eb Kakome. P\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb zon\u00eb kishin nisur n\u00eb qeverin\u00eb paraardh\u00ebse t\u00eb Fatos Nanos q\u00eb n\u00eb 2003, e ku Club Med e Riviera kishin krijuar shoq\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb zhvilluar zon\u00ebn e Kakomes\u00eb. Do t\u00eb investoheshin gjithsej 38 milion\u00eb euro dhe n\u00eb projekt ishin p\u00ebrfshir\u00eb disa banka. Por asnj\u00eb nga zyrtar\u00ebt e kompanis\u00eb s\u00eb huaj private, nuk mund t\u00eb kishin imagjinuar skenat e fshatar\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs, me sfurqe, lopata, gur\u00eb e buldozer\u00eb, q\u00eb mor\u00ebn e hodh\u00ebn n\u00eb det \u00e7do lloj fillimi pune e investimi n\u00eb at\u00eb zon\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb bregdetit shqiptar.<\/p>\n<p>Arkitekti spanjoll Patric Genard kishte ide t\u00eb qarta. Mb\u00ebrriti bashk\u00eb me investitor\u00ebt p\u00ebr t\u00eb treguar projektin, q\u00eb integronte aq mir\u00eb pjes\u00ebn lokale t\u00eb fshatit, me zhvillimin n\u00eb zon\u00ebn e bregdetit. Club Med kishte ardhur nj\u00ebher\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1993, por nuk kishin gjetur as partner\u00ebt e duhur dhe as situat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb investonin n\u00eb Shqip\u00ebri. Kur erdh\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb von\u00eb, menduan se gjith\u00e7ka do t\u00eb ishte m\u00eb e leht\u00eb. Por jo. Problemet me pron\u00ebsin\u00eb e tok\u00ebs, me fshatar\u00eb q\u00eb nxorr\u00ebn \u201cferman\u00ebt\u201d e sulltanit q\u00eb n\u00eb vitin 1291, duket se ia b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundur investimin.<\/p>\n<p>Club Med, me pronar mazhoritar grupin miliarder Fosun Tourism, p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb prej markave m\u00eb t\u00eb njohura bot\u00ebrore n\u00eb turizmin e organizuar t\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe n\u00eb resortet turistike luksoze. Club Med, ka nd\u00ebrtuar 90 fshatra turistike luksoze kudo n\u00eb bot\u00eb dhe aktualisht operon n\u00eb SHBA, Meksik\u00eb, Karaibe, Amerik\u00ebn e Jugut, Evrop\u00eb, Azi dhe n\u00eb Australi. Sipas projektit t\u00eb vitit 2004, firma p\u00ebrfaq\u00ebsuese e Club Med n\u00eb Shqip\u00ebri \u201cClub Mediteranee\u2019 &amp; Riviera sh.p.k\u201d do t\u00eb ngrinte fshatin turistik n\u00eb Kakome, i konsideruar si nj\u00eb nga zhvillimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr infrastruktur\u00ebn e turizmit t\u00eb asaj kohe n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Zv\/Presidenti i Club Med i asaj kohe, Eduardo Silviero, kishte marr\u00eb edhe lejen ne 2006 nga kreu i qeveris\u00eb shqiptare t\u00eb asaj kohe, Sali Berisha, n\u00eb nj\u00eb takim kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb, t\u00eb zhvilluar n\u00eb selin\u00eb e kryeministris\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Rreth 70 ha tok\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Kakomes\u00eb iu dha firm\u00ebs \u201cClub Mediteranee\u2019 &amp; Riviera sh.p.k.\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sip\u00ebrfaqja e nd\u00ebrtimit do t\u00eb ishte 32,3 ha. Club Med provoi fort n\u00eb vitet 2010-2012 t\u00eb niste nd\u00ebrtimin, por banor\u00ebt e fshatit Nivic\u00eb q\u00eb pretendonin nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb sip\u00ebrfaqes prej 70 ha nuk e lejuan. P\u00ebrball\u00eb kombinimit t\u00eb konflikteve pron\u00ebsore, pasiguris\u00eb juridike, kund\u00ebrshtimeve publike dhe v\u00ebshtir\u00ebsive administrative, pas tet\u00eb vite p\u00ebrpjekjesh, Club Med largohet nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Kompani t\u00eb tjera investuese q\u00eb e shihnin me interes Shqip\u00ebrin\u00eb, pas d\u00ebshtimit t\u00eb gjigandit Club Med, u dekurajuan edhe ato. Skenat e fshatar\u00ebve q\u00eb p\u00ebrplaseshin me policin\u00eb dhe me rojat private t\u00eb kompanis\u00eb, u b\u00ebn\u00eb lajm i par\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb median shqiptare, por edhe n\u00eb ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare, m\u00eb s\u00eb shumti Greqia, p\u00ebrball\u00eb, ku investimi n\u00eb Kakome, n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb tilla dhe aq modern, do t\u00eb krijonte probleme p\u00ebr ishullin grek t\u00eb Korfuzit.<\/p>\n<p>Duke mos pasur asnj\u00eb zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme, duke par\u00eb refuzimin e banor\u00ebve q\u00eb nuk ishin kompensuar p\u00ebr pronat e tyre, zyrtar\u00ebt e Club Med dol\u00ebn me deklarat\u00eb publike ku deklaronin t\u00ebrheqjen nga projekti. Iku nj\u00eb shanc i art\u00eb p\u00ebr zhvillimin e turizmit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>ZV\u00cbRNECI, DHE PROJEKTI I TRET\u00cb<\/p>\n<p>Sot q\u00eb ky artikull po shkruhet jan\u00eb plot 187 milion\u00eb euro q\u00eb jan\u00eb derdhur n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb kompanis\u00eb investuese n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb tok\u00ebn private t\u00eb Zv\u00ebrnecit nga pronar\u00ebt real\u00eb t\u00eb tyre. Nj\u00eb nd\u00ebr miliarder\u00ebt m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb Katarit, Moutaz Al Khayyat, bashk\u00ebpronar i \u201cUrbanCon Trading and Contracting\u201d, kompania e 42-ta n\u00eb bot\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim, n\u00eb fillim t\u00eb majit depozitoi n\u00eb llogarit\u00eb shqiptare shum\u00ebn e 187 milion\u00eb eurove. Fondi i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion, u dha p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb 150 hektar\u00ebt ku pretendohet t\u00eb nd\u00ebrtohet kompleksi turistik n\u00eb Zv\u00ebrnec.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb veprim t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm, SPAK bllokoi parat\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e dy v\u00ebllez\u00ebrve Khayyat, por kjo zgjati ve\u00e7 24 or\u00eb, pasi, prokuror\u00ebt kuptuan gabimin, q\u00eb nuk mund tia bllokonin lek\u00ebt atij q\u00eb po investonte, por duhet t\u00eb hetonin se kush ishin p\u00ebrfituesit fundor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij fondi.<\/p>\n<p>Fondi q\u00eb \u00ebsht\u00eb liruar tanim\u00eb, pret p\u00ebrfituesit reale t\u00eb tij, q\u00eb duhet t\u00eb dalin me vendim gjyqi t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, pas t\u00eb drejtave \u201c\u00e7orap\u201d t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb rreth 20 p\u00ebrqind t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Zv\u00ebrnecit \u2013 Lagun\u00eb e Nart\u00ebs, ose 150 hektar\u00ebve ku do t\u00eb shtrihet investimi.<\/p>\n<p>Invesimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb propozuar t\u00eb zhvillohet n\u00eb zon\u00ebn e Zv\u00ebrnecit ka marr\u00eb v\u00ebmendjen p\u00ebr shifr\u00ebn marramend\u00ebse prej 4 miliard\u00eb eurosh, ndaj konsiderohet si nj\u00eb nga projektet m\u00eb ambicioze turistike dhe infrastrukturore n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim shum\u00eb i madh n\u00eb raport me madh\u00ebsin\u00eb e ekonomis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebr krahasim, kjo shum\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto t\u00eb vendit (rreth 14%), i cili sot kap shifr\u00ebn e 27 miliard\u00eb eurove. Projekti mund t\u00eb krijoj\u00eb efekte t\u00eb shumanshme n\u00eb ekonomi. Nj\u00eb nga p\u00ebrfitimet m\u00eb t\u00eb prekshme pritet t\u00eb jet\u00eb krijimi i vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs. Gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit do t\u00eb angazhohen mij\u00ebra punonj\u00ebs n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, nd\u00ebrsa pas p\u00ebrfundimit t\u00eb projektit do t\u00eb nevojiten punonj\u00ebs p\u00ebr hoteleri, turiz\u00ebm, transport, mir\u00ebmbajtje, siguri dhe sh\u00ebrbime t\u00eb tjera. Kjo mund t\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr komunitetin e Vlor\u00ebs dhe zonave p\u00ebrreth, duke rritur t\u00eb ardhurat familjare dhe aktivitetin ekonomik lokal. Shqip\u00ebria ka sh\u00ebnuar rritje t\u00eb ndjeshme t\u00eb numrit t\u00eb turist\u00ebve gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, por ende ka hap\u00ebsira p\u00ebr zhvillimin e turizmit me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtuar.<\/p>\n<p>Investime t\u00eb k\u00ebsaj natyre e pozicionojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb tregun e turizmit luksoz nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duke t\u00ebrhequr vizitor\u00eb me fuqi t\u00eb lart\u00eb shpenzuese dhe duke rritur t\u00eb ardhurat p\u00ebr ekonomin\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e investitor\u00ebve t\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, si kompania nd\u00ebrtuese UrbanCon Trading and Contracting, e investuesit miliarder Moutaz Al Khayyat, me interesimin e Jared Kushner, ka sjell\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb madhe mediatike globale, si dhe xhelozin\u00eb e Greqise fqinje, e cila prodhoi dhe lajm t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr gjoja kalimin e investimit t\u00eb Kushner n\u00eb ishullin grek Mykonos. K\u00ebta jan\u00eb investues q\u00eb t\u00ebrheqin fort investues t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb huaj, si dhe ndihmojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e perceptimit t\u00eb vendit si destinacion investimesh strategjike, si dhe n\u00eb zgjerimin e lidhjeve me tregjet amerikane dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb publike, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb procedurat qeveritare p\u00ebr miratimin e projektit n\u00eb Zv\u00ebrnec t\u00eb jen\u00eb transparente, si dhe t\u00eb realizohen vler\u00ebsime t\u00eb plota t\u00eb ndikimit n\u00eb mjedis. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb komunitetet lokale t\u00eb konsultohen. Dhuna mbi protestuesit m\u00eb 30 maj 2026, edhe pse u nd\u00ebshkua rrept\u00eb nga qeveria, nuk i b\u00ebn mir\u00eb imazhit t\u00eb projektit.<\/p>\n<p>N\u00ebse realizohet sipas standardeve m\u00eb t\u00eb mira nd\u00ebrkomb\u00ebtare, investimi prej 4 miliard\u00eb eurosh n\u00eb zon\u00ebn e Zv\u00ebrnecit mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb nga projektet m\u00eb transformuese p\u00ebr ekonomin\u00eb ton\u00eb. Por duhet t\u00eb sigurohemi se do t\u00eb kemi v\u00ebrtet nj\u00eb struktur\u00eb turistike q\u00eb do t\u00eb funksionoj\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb vitit, do t\u00eb krijoj\u00eb vende pune dhe do t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb vizitor\u00eb t\u00eb rinj. Nuk duhet m\u00eb t\u00eb shohim komplekse rezidenciale luksoze, ku pjesa m\u00eb e madhe e nj\u00ebsive do t\u00eb shiten si prona private dhe ndikimi turistik do t\u00eb mbetet minimal. Zverneci \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta natyrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Laguna e Nart\u00ebs, pylli bregdetar, ishulli dhe manastiri p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pasuri q\u00eb nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7do zhvillim duhet t\u00eb justifikohet me p\u00ebrfitime t\u00eb qarta dhe t\u00eb matshme p\u00ebr turizmin.<\/p>\n<p>Zv\u00ebrneci duhet t\u00eb jet\u00eb dashuria e mir\u00ebfillt\u00eb turistike e kombit ton\u00eb, v\u00ebrtet nj\u00eb \u201cmon amour\u201d. Sikurse, p\u00ebr fat t\u00eb keq, ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Durr\u00ebsi, apo Kakomeja. Turizmi nuk matet me metra katror\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar, por me net\u00eb q\u00ebndrimi, me shpenzimet e turist\u00ebve n\u00eb ekonomi, me pun\u00ebsimin lokal dhe me ndikimin afatgjat\u00eb n\u00eb destinacion. Nj\u00eb hotel me qindra dhoma q\u00eb operon gjat\u00eb sezonit dhe jasht\u00eb tij, krijon nj\u00eb efekt shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh ekonomik, sesa qindra vila private q\u00eb p\u00ebrdoren vet\u00ebm disa jav\u00eb n\u00eb vit nga pronar\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e investitor\u00ebve t\u00eb njohur si Jared Kushner apo v\u00ebllez\u00ebrit Al Khayyat, i jep projektit t\u00eb Zv\u00ebrnecit nj\u00eb profil t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Suksesi afatgjat\u00eb do t\u00eb varet nga transparenca, respektimi i ligjit, mbrojtja e mjedisit dhe p\u00ebrfitimet reale p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fatos \u00c7o\u00e7oli \u201cShqip\u00ebria ka qen\u00eb e fshehur n\u00ebn hund\u00ebn ton\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe\u201d, shkruan Tristan Rutherford, gazetari q\u00eb bashk\u00ebpunon me revista e media prestigjioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr udh\u00ebtimet, ushqimin dhe yahtet luksoze. V\u00ebzhgimin e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2018, kur erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri pasi d\u00ebgjoi ish ambasadorin ton\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr, Qirjako Qirko, q\u00eb kishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92282","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92282","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92282"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92282\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92282"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92282"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92282"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}