{"id":92277,"date":"2026-06-20T13:48:16","date_gmt":"2026-06-20T13:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/20\/video-protesta-dhe-metamorfoza-e-qendrimit-te-berishes-nga-mbrojtesi-i-investimit-ne-zvernec-te-entuziasti-i-sheshit-qe-therret-berisha-ne-burg\/"},"modified":"2026-06-20T13:48:16","modified_gmt":"2026-06-20T13:48:16","slug":"video-protesta-dhe-metamorfoza-e-qendrimit-te-berishes-nga-mbrojtesi-i-investimit-ne-zvernec-te-entuziasti-i-sheshit-qe-therret-berisha-ne-burg","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/20\/video-protesta-dhe-metamorfoza-e-qendrimit-te-berishes-nga-mbrojtesi-i-investimit-ne-zvernec-te-entuziasti-i-sheshit-qe-therret-berisha-ne-burg\/","title":{"rendered":"Video\/ Protesta dhe metamorfoza e q\u00ebndrimit t\u00eb Berish\u00ebs: Nga mbrojt\u00ebsi i investimit n\u00eb Zvernec te entuziasti i sheshit q\u00eb th\u00ebrret \u201cBerisha n\u00eb burg\u201d"},"content":{"rendered":"<p>\u201cProtesta i ka marr\u00eb Berish\u00ebs trofeun e fundit q\u00eb i kishte mbetur: sheshin, thon\u00eb kritik\u00ebt e kreut t\u00eb PD-s\u00eb Sali Berisha. P\u00ebr vite me radh\u00eb, protesta ishte territori politik ku Berisha ndihej m\u00eb i fort\u00eb. Ishte mjeti p\u00ebrmes t\u00eb cilit mobilizonte mb\u00ebshtet\u00ebsit, impononte axhend\u00ebn dhe demonstronte force p\u00ebr t\u00eb mbajtur me nj\u00eb grusht mb\u00ebshtet\u00ebsish PD-n\u00eb e skllav\u00ebruar. Kur nisi kjo protest\u00eb, ndosha elita e PD-s\u00eb dhe vet\u00eb Berisha nuk e kishin parashikuar p\u00ebrmas\u00ebn q\u00eb do t\u00eb merrte. <\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e para, kur protesta nisi t\u00eb artikulonte kund\u00ebrshtimin ndaj projektit t\u00eb Zvernecit dhe akuzat p\u00ebr kapjen e shtetit nga politika e vjet\u00ebr, Sali Berisha zgjodhi t\u00eb mos ishte n\u00eb an\u00ebn e protestuesve. P\u00ebrkundrazi. Ai doli kund\u00ebr saj duke e justifikuar q\u00ebndrimin si mb\u00ebshtetje t\u00eb investimit amerikan n\u00eb Zvernec dhe u distancua qart\u00eb nga protesta. Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj e ka cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim si p\u00ebrpjekjen e nj\u00eb politikani q\u00eb, \u201cme sjelljen e nj\u00eb skllavi pa dinjitet\u201d, k\u00ebrkoi ta shiste veten si mbrojt\u00ebs t\u00eb Familjes Trump dhe t\u00eb investimit amerikan. Por shum\u00eb shpejt u b\u00eb e qart\u00eb se protesta nuk ishte ngritur kund\u00ebr investimeve t\u00eb huaja dhe as kund\u00ebr Amerik\u00ebs. Sheshi kishte nj\u00eb tjet\u00ebr adres\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do mbr\u00ebmje, pa pushim, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e protestuesve brohorasin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn parull\u00eb: \u201cRama n\u00eb burg, Berisha n\u00eb burg\u201d. Nj\u00eb slogan q\u00eb nuk kursen ask\u00ebnd nga establishmenti politik i tri dekadave t\u00eb fundit. Nj\u00eb thirrje q\u00eb nuk b\u00ebn dallim mes pushtetit dhe opozit\u00ebs, mes kryeministrit aktual dhe ish-kryeministrit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu nis edhe paradoksi. Si mund t\u00eb jet\u00eb Sali Berisha mb\u00ebshtet\u00ebs i nj\u00eb proteste q\u00eb e ka vendosur emrin e tij n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb akuz\u00ebs? Si mund t\u00eb ftoj\u00eb demokrat\u00ebt t\u2019i bashkohen nj\u00eb sheshi q\u00eb e konsideron pjes\u00eb t\u00eb problemit dhe jo pjes\u00eb t\u00eb zgjidhjes? Nd\u00ebrkoh\u00eb protesta vazhdon t\u00eb artikuloj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat k\u00ebrkesa dhe t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat slogane. Nuk ka hequr dor\u00eb nga thirrja \u201cRama n\u00eb burg, Berisha n\u00eb burg\u201d. Nuk ka z\u00ebvend\u00ebsuar kritik\u00ebn ndaj klas\u00ebs politike me mb\u00ebshtetje p\u00ebr opozit\u00ebn. P\u00ebrkundrazi, sa m\u00eb shum\u00eb kalojn\u00eb dit\u00ebt, aq m\u00eb e dukshme b\u00ebhet distanca e saj nga partit\u00eb tradicionale. K\u00ebt\u00eb e provoi edhe p\u00ebrplasja e fundit e protestuesve n\u00eb dyert e Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Por mesa duket p\u00ebrpjekjet do ti shkojn\u00eb kot sepse p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas shum\u00eb koh\u00ebsh, n\u00eb bulevard po zhvillohet nj\u00eb protest\u00eb q\u00eb nuk e kontrollon, nuk e organizon dhe nuk e drejton ai. Ndoshta pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye zgjedhja e tij \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: m\u00eb mir\u00eb t\u00eb deklarosh se je n\u00eb an\u00ebn e protest\u00ebs sesa t\u00eb pranosh se protesta po zhvillohet pa ty.<\/p>\n<p>Por dilema mbetet.<\/p>\n<p>N\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet protesta m\u00eb historike q\u00eb ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb Berisha, at\u00ebher\u00eb ai duhet t\u00eb pajtohet edhe me mesazhin e saj m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Dhe mesazhi q\u00eb d\u00ebgjohet \u00e7do mbr\u00ebmje nga sheshi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u201cRama n\u00eb burg\u201d. \u00cbsht\u00eb edhe \u201cBerisha n\u00eb burg\u201d.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cProtesta i ka marr\u00eb Berish\u00ebs trofeun e fundit q\u00eb i kishte mbetur: sheshin, thon\u00eb kritik\u00ebt e kreut t\u00eb PD-s\u00eb Sali Berisha. P\u00ebr vite me radh\u00eb, protesta ishte territori politik ku Berisha ndihej m\u00eb i fort\u00eb. Ishte mjeti p\u00ebrmes t\u00eb cilit mobilizonte mb\u00ebshtet\u00ebsit, impononte axhend\u00ebn dhe demonstronte force p\u00ebr t\u00eb mbajtur me nj\u00eb grusht mb\u00ebshtet\u00ebsish PD-n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92277","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92277","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92277"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92277\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92277"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92277"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92277"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}