{"id":92267,"date":"2026-06-20T11:48:24","date_gmt":"2026-06-20T11:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/20\/nga-dublini-i-xhojsit-te-shoqeria-bashkekohore\/"},"modified":"2026-06-20T11:48:24","modified_gmt":"2026-06-20T11:48:24","slug":"nga-dublini-i-xhojsit-te-shoqeria-bashkekohore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/20\/nga-dublini-i-xhojsit-te-shoqeria-bashkekohore\/","title":{"rendered":"Nga Dublini i Xhojsit te shoq\u00ebria bashk\u00ebkohore"},"content":{"rendered":"<p>Nga Alda Bardhyli\/<\/p>\n<p>Luis Borghes nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi autor q\u00eb pranon se nuk e ka lexuar deri n\u00eb fund \u201cUliksin\u201d. Romani voluminoz i James Xhojs, nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb diskutuarit t\u00eb shekullit XX, vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb leximi p\u00ebr vet\u00eb epopen\u00eb njer\u00ebzore,q\u00eb mbart. K\u00ebto koh\u00eb i jam rikthyer s\u00ebrish k\u00ebsaj vepre e cila ka ardhur n\u00eb shqip n\u00eb dy variante p\u00ebrkthimi nga Idlir Azizaj dhe Krenar Hajd\u00ebri, dy p\u00ebrkthime me r\u00ebnd\u00ebsi sepse nuk jan\u00eb thjesht sjellja e nj\u00eb historie nga nj\u00eb gjuh\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn por nj\u00eb p\u00ebrballje e gjuh\u00ebs shqipe me nj\u00eb nga veprat m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore. Albert Kamy pranoi se e la mbi tryeze romanin, kur kuptoi se Franca e pasluft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore i gjente p\u00ebrgjigjet e saj tek kjo vep\u00ebr.<br \/>\nN\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme ky roman vjen tek un\u00eb si nj\u00eb form\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb treguar se let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb aty, e hapur p\u00ebr t\u00eb treguar hap\u00ebsira t\u00eb reja mendimi.<br \/>\nRomani vazhdon t\u00eb ket\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi edhe sot, sepse, pavar\u00ebsisht se zhvillohet n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme n\u00eb Dublin t\u00eb vitit 1904, ai trajton tema universale q\u00eb lidhen me p\u00ebrvoj\u00ebn njer\u00ebzore. Vepra nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb eksperiment letrar, por nj\u00eb reflektim i thell\u00eb mbi individin, shoq\u00ebrin\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si njeriu k\u00ebrkon kuptim n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\nK\u00ebto dit\u00eb u sh\u00ebnua Bloomsday, festa nd\u00ebrkomb\u00ebtare kushtuar shkrimtarit irlandez  dhe romanit t\u00eb tij.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvjetori i lindjes apo vdekjes s\u00eb Xhojsit, por p\u00ebrkujton dat\u00ebn 16 qershorin 1904,, dit\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn zhvillohet ngjarja e Uliksit dhe q\u00eb lidhet edhe me takimin e par\u00eb t\u00eb shkrimtarit me partneren e tij, Nora Barnacle. Po ta lexosh realitetin e k\u00ebsaj vepre p\u00ebrmes v\u00ebshtrimit t\u00eb Xhojsit, shoq\u00ebria e sotme t\u00eb shfaqet si Dublini,  hap\u00ebsir\u00eb ku qarkullojn\u00eb pafund mendime, shpresa dhe p\u00ebrplasje k\u00ebndv\u00ebshtrimesh. \u00c7do rrug\u00eb ka historin\u00eb e vet, \u00e7do grup njer\u00ebzish mbron t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e vet dhe \u00e7do z\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb z\u00ebr\u00eb vend n\u00eb rr\u00ebfim. Megjithat\u00eb, mes k\u00ebsaj shum\u00ebsi perceptimesh, qyteti nuk ndalet, ai vazhdon t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb, t\u00eb l\u00ebviz\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen.<br \/>\nNj\u00eb nga ndjesit\u00eb m\u00eb interesante t\u00eb \u201cUliksit\u201d \u00ebsht\u00eb se rr\u00ebmuja nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht shenj\u00eb dob\u00ebsie. P\u00ebrkundrazi, ajo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb mendon, debaton dhe p\u00ebrpiqet t\u00eb gjej\u00eb drejtimin e saj. Por Xhojs nuk e vendos kurr\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb vepr\u00ebs at\u00eb q\u00eb b\u00ebrtet m\u00eb fort. V\u00ebmendja e tij shkon te ata q\u00eb, mes zhurm\u00ebs s\u00eb \u00e7astit, vazhdojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb mbi supe barr\u00ebn e vazhdim\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nFigura e udh\u00ebtarit te Xhojsit mund t\u00eb lexohet si metafor\u00eb e kujtdo q\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e kursit. Nd\u00ebrsa rreth tij val\u00ebviten emocione, kund\u00ebrshti dhe gjykime t\u00eb p\u00ebrditshme, ai nuk mund t\u00eb jetoj\u00eb vet\u00ebm me ritmin e momentit.<br \/>\nAtij i duhet t\u00eb shoh\u00eb m\u00eb larg se dita e sotme, m\u00eb larg se reagimi i menj\u00ebhersh\u00ebm, m\u00eb larg se jehona e sheshit apo e rrjeteve.<br \/>\nDublini i \u201cUliksit\u201d \u00ebsht\u00eb plot me z\u00ebra q\u00eb vijn\u00eb e ikin, por qyteti mbetet. Pik\u00ebrisht aty q\u00ebndron forca e nj\u00eb vizioni afatgjate, te aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb mos e ngat\u00ebrruar l\u00ebvizjen e sip\u00ebrfaqes me drejtimin e thell\u00eb t\u00eb rrjedh\u00ebs. Sepse historia rrall\u00eb kujton kush foli m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb pasdite t\u00eb caktuar, m\u00eb shpesh kujton ata q\u00eb arrit\u00ebn ta \u00e7ojn\u00eb anijen p\u00ebrpara pavar\u00ebsisht dallg\u00ebve.<br \/>\nNdoshta kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja pse \u201cUliksi\u201d mbetet kaq aktual. Ai na kujton se shoq\u00ebrit\u00eb ecin p\u00ebrpara jo kur mungojn\u00eb kund\u00ebrshtit\u00eb, por kur ekziston aft\u00ebsia p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrthithur ato pa humbur orientimin. Dhe se, n\u00eb fund, rruga e nj\u00eb qyteti matet jo nga zhurma q\u00eb prodhon n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar, por nga destinacioni ku arrin.<br \/>\nN\u00eb aspektin kulturor, romani paraqet ende sot jet\u00ebn e zakonshme si nj\u00eb burim t\u00eb pashtersh\u00ebm kuptimesh. Heroi i vepr\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb mitike apo e jasht\u00ebzakonshme, por nj\u00eb njeri i zakonsh\u00ebm q\u00eb p\u00ebrballet me problemet e p\u00ebrditshme. Kjo qasje \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb kultur\u00ebn bashk\u00ebkohore, e cila i kushton v\u00ebmendje historive individuale dhe p\u00ebrvojave personale. Struktura e fragmentuar e romanit dhe l\u00ebvizja e lir\u00eb e mendimit pasqyrojn\u00eb kompleksitetin e bot\u00ebs moderne, t\u00eb dominuar nga informacioni dhe perspektivat e shumta.<br \/>\n\u201cUliksi\u201d revolucionarizoi form\u00ebn e romanit p\u00ebrmes teknik\u00ebs s\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb vet\u00ebdijes dhe eksperimentimit gjuh\u00ebsor. Ndikimi i tij ndihet ende n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb bashk\u00ebkohore, ve\u00e7an\u00ebrisht te autor\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb forma t\u00eb reja t\u00eb shprehjes artistike. Megjithat\u00eb, kompleksiteti i vepr\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe pika e saj m\u00eb e debatueshme. Shum\u00eb lexues e konsiderojn\u00eb romanin t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe elitist, \u00e7ka kufizon aksesin e publikut t\u00eb gjer\u00eb.<br \/>\nNdoshta n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst q\u00ebndron dhe bukuria e nj\u00eb vepre tek aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb nxitur interpretime t\u00eb reja dhe debate kritike. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht simbol i liris\u00eb krijuese dhe nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr lexuesin modern, duke d\u00ebshmuar se let\u00ebrsia e madhe nuk humbet vler\u00ebn e saj me kalimin e koh\u00ebs, por fiton kuptime t\u00eb reja n\u00eb \u00e7do epok\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Alda Bardhyli\/ Luis Borghes nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi autor q\u00eb pranon se nuk e ka lexuar deri n\u00eb fund \u201cUliksin\u201d. Romani voluminoz i James Xhojs, nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb diskutuarit t\u00eb shekullit XX, vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb leximi p\u00ebr vet\u00eb epopen\u00eb njer\u00ebzore,q\u00eb mbart. K\u00ebto koh\u00eb i jam rikthyer s\u00ebrish k\u00ebsaj vepre e cila [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92267","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92267","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92267"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92267\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92267"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92267"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92267"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}