{"id":92242,"date":"2026-06-20T09:48:26","date_gmt":"2026-06-20T09:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/20\/anatomia-e-nje-lindjeje-te-munguar-pse-ciftet-po-e-shtyjne-vendimin-per-femijen-e-pare\/"},"modified":"2026-06-20T09:48:26","modified_gmt":"2026-06-20T09:48:26","slug":"anatomia-e-nje-lindjeje-te-munguar-pse-ciftet-po-e-shtyjne-vendimin-per-femijen-e-pare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/20\/anatomia-e-nje-lindjeje-te-munguar-pse-ciftet-po-e-shtyjne-vendimin-per-femijen-e-pare\/","title":{"rendered":"Anatomia e nj\u00eb lindjeje t\u00eb munguar, pse \u00e7iftet po e shtyjn\u00eb vendimin p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e par\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme, familja nuk fillon m\u00eb me nj\u00eb dasm\u00eb apo me nj\u00eb bebe. Fillon me nj\u00eb kalkulim. Dy paga, nj\u00eb qira, nj\u00eb makin\u00eb, nj\u00eb kredi e mundshme, \u00e7mimet e supermarketit, kostoja e \u00e7erdhes, ndonj\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr prind\u00ebrit dhe, n\u00eb fund, pyetja q\u00eb dikur ishte intime, tani \u00ebsht\u00eb financiare: a na del p\u00ebr nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebr, shum\u00eb \u00e7ifte t\u00eb reja ende e duan familjen tradicionale me dy f\u00ebmij\u00eb. N\u00eb praktik\u00eb, ekonomia ua zhvendos vazhdimisht vij\u00ebn e nisjes.<\/p>\n<p>Fillimisht duhet stabiliteti n\u00eb pun\u00eb. Pastaj nj\u00eb sht\u00ebpi m\u00eb e madhe. Pastaj kursimet p\u00ebr mobilimin. M\u00eb pas vjen llogaria e \u00e7erdhes, e pampersave, e pediatrit, e formul\u00ebs, e transportit. Deri at\u00ebher\u00eb, mosha biologjike ka ecur m\u00eb shpejt se rritja e pag\u00ebs.<\/p>\n<p>Si\u00e7 argumenton eksperti Selami Xhepa, \u201ckur kostot fikse t\u00eb jet\u00ebs rriten m\u00eb shpejt se pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurat, familja kthehet nga projekt emocional n\u00eb projekt financiar\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, shtyrja e lindjeve nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm zgjedhje kulturore, por nj\u00eb reagim racional ndaj pasiguris\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>N\u00ebse do ta konsideronim si transformim, do t\u00eb pohonim q\u00eb lindjet nuk po shtyhen vet\u00ebm nga ndryshimi i kultur\u00ebs, por nga rritja e kostove fikse t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, nuk \u00ebsht\u00eb se brezi i ri nuk do f\u00ebmij\u00eb. Shpesh nuk arrin dot t\u2019i p\u00ebrballoj\u00eb pa rr\u00ebshqitur n\u00eb pasiguri financiare. Sipas z. Xhepa, \u201cn\u00eb ekonomi, familjet reagojn\u00eb ndaj kostos margjinale t\u00eb \u00e7do vendimi t\u00eb madh, dhe sot f\u00ebmija i par\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb vendimin me barr\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb financiare p\u00ebr \u00e7iftet e reja\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025, Shqip\u00ebria regjistroi vet\u00ebm 21,425 lindje, niveli m\u00eb i ul\u00ebt n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se tri dekada, nd\u00ebrsa fertiliteti ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb 1.21 f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr grua. Pas emigracionit dhe plakjes, nj\u00eb pjes\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e madhe e shpjegimit lidhet me koston e jetes\u00ebs s\u00eb familjeve t\u00eb reja. N\u00eb krahasim me fillimin e viteve \u201990, kur kishte rreth 80 mij\u00eb lindje n\u00eb vit, aktualisht numri i tyre \u00ebsht\u00eb kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt (shiko grafikun).<\/p>\n<p>Dikur hyrja n\u00eb jet\u00ebn e rritur kishte nj\u00eb kronologji pothuajse lineare: mbaroje shkoll\u00ebn, gjeje nj\u00eb pun\u00eb, martoheshe, merrje nj\u00eb sht\u00ebpi dhe m\u00eb pas vinin f\u00ebmij\u00ebt. Sot, p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb, kjo renditje \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb seri pengesash ekonomike q\u00eb duhen kaluar nj\u00eb nga nj\u00eb, shpesh me vite vones\u00eb.<\/p>\n<p>Pragu i par\u00eb \u00ebsht\u00eb strehimi. N\u00eb Tiran\u00eb dhe qytetet kryesore, qiraja p\u00ebr nj\u00eb apartament modest konsumon nj\u00eb pjes\u00eb disproporcionale t\u00eb t\u00eb ardhurave mujore.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb \u00e7ifte, pagesa e sht\u00ebpis\u00eb, bashk\u00eb me faturat, internetin, energjin\u00eb dhe kostot e transportit, e \u00e7on menj\u00ebher\u00eb buxhetin familjar n\u00eb kufijt\u00eb e mbijetes\u00ebs. Rreth 24.2% e familjeve shqiptare rezultojn\u00eb me detyrime t\u00eb prapambetura p\u00ebr qira, fatura apo k\u00ebste prone, nj\u00eb tregues i qart\u00eb i brisht\u00ebsis\u00eb financiare edhe p\u00ebr kostot baz\u00eb t\u00eb banes\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKur aksesi n\u00eb strehim b\u00ebhet vet\u00eb nj\u00eb barr\u00eb afatgjat\u00eb financiare, \u00e7do hap tjet\u00ebr i ciklit familjar shtyhet automatikisht\u201d, v\u00ebren z. Xhepa. Kjo e b\u00ebn strehimin jo vet\u00ebm koston e par\u00eb t\u00eb jet\u00ebs adulte, por edhe filtrin kryesor q\u00eb p\u00ebrcakton n\u00ebse nj\u00eb \u00e7ift mund t\u00eb avancoj\u00eb drejt prind\u00ebrimit.<\/p>\n<p>Por kostoja e hyrjes n\u00eb jet\u00ebn e rritur nuk mbaron te \u00e7el\u00ebsi i sht\u00ebpis\u00eb. Ajo vazhdon me mobilimin, elektrosht\u00ebpiaket, makin\u00ebn ose shpenzimet e transportit urban, me nj\u00eb supermarket q\u00eb z\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb buxhet dhe me nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb fond minimal sigurie. Nj\u00eb familje e re sot nuk blen vet\u00ebm nj\u00eb apartament ose paguan nj\u00eb qira. Ajo duhet t\u00eb financoj\u00eb nj\u00eb infrastruktur\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb jetese.<\/p>\n<p>Rriten familjet pa f\u00ebmij\u00eb<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga ndryshimet m\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb struktur\u00ebn familjare pas viteve \u201990 nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm r\u00ebnia e lindshm\u00ebris\u00eb, por zgjerimi i faz\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs n\u00eb \u00e7ift pa f\u00ebmij\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat e Censit 2023 tregojn\u00eb se n\u00eb Tiran\u00eb num\u00ebrohen rreth 99 mij\u00eb \u00e7ifte pa f\u00ebmij\u00eb p\u00ebrball\u00eb 350 mij\u00eb me f\u00ebmij\u00eb, nj\u00eb raport af\u00ebrsisht 1 me 3.5, q\u00eb e vendos kryeqytetin n\u00eb nj\u00eb profil m\u00eb urban dhe m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt me modelet europiane, ku krijimi i familjes nuk p\u00ebrkthehet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb lindje.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta prirje shfaqet edhe n\u00eb Durr\u00ebs dhe Vlor\u00eb, duke sugjeruar se ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i izoluar, por i lidhur me struktur\u00ebn ekonomike t\u00eb zonave m\u00eb dinamike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto qarqe, vendimmarrja p\u00ebr t\u00eb pasur f\u00ebmij\u00eb po shtyhet n\u00eb koh\u00eb, jo domosdoshm\u00ebrisht duke u refuzuar, por duke u kusht\u00ebzuar nga faktor\u00eb konkret\u00eb ekonomik\u00eb. Kostoja e banimit, sidomos n\u00eb tregje t\u00eb shtrenjta si Tirana, pasiguria n\u00eb tregun e pun\u00ebs dhe investimi m\u00eb i gjat\u00eb n\u00eb arsim dhe karrier\u00eb e zgjatin periudh\u00ebn e jet\u00ebs pa f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj sociolog\u00ebt argumentojn\u00eb se rritja e \u00e7ifteve pa f\u00ebmij\u00eb nuk lidhet vet\u00ebm me preferenca kulturore, por me nj\u00eb riorganizim t\u00eb prioriteteve ekonomike t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Shifrat n\u00eb nivel komb\u00ebtar e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb ndryshim edhe m\u00eb t\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, familjet e martuara ose n\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb pa f\u00ebmij\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb 264,882, nga rreth 105 mij\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb vitin 2011, nj\u00eb rritje prej 152%. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb, numri total i familjeve \u00ebsht\u00eb rritur vet\u00ebm me rreth 33 mij\u00eb, ose 4.5%. Pra, rritja e \u00e7ifteve pa f\u00ebmij\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht pasoj\u00eb e zgjerimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb popullsis\u00eb apo familjeve, por nj\u00eb ndryshim strukturor brenda vet\u00eb modelit familjar.<\/p>\n<p>Kjo diferenc\u00eb tregon se pesha e \u00e7ifteve pa f\u00ebmij\u00eb n\u00eb totalin e familjeve po rritet me ritme shum\u00eb m\u00eb t\u00eb shpejta se vet\u00eb familjet, duke krijuar nj\u00eb realitet t\u00eb ri demografik.<\/p>\n<p>Kur f\u00ebmija i par\u00eb b\u00ebhet vendim financiar<\/p>\n<p>N\u00eb ekonomin\u00eb urbane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, f\u00ebmija i par\u00eb po humbet gradualisht statusin e tij si vazhdim\u00ebsi \u201cnatyrale\u201d e \u00e7iftit. Ai po hyn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kategori me blerjen e nj\u00eb apartamenti, me marrjen e nj\u00eb kredie apo me hapjen e nj\u00eb biznesi t\u00eb vog\u00ebl: nj\u00eb vendim q\u00eb k\u00ebrkon kapital fillestar, fluks financiar t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe nj\u00eb toleranc\u00eb t\u00eb lart\u00eb ndaj riskut.<\/p>\n<p>Dikur pyetja ishte n\u00ebse \u00e7ifti ndihej emocionalisht gati. Sot pyetja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ftoht\u00eb, a e p\u00ebrballon buxheti?<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bebe, \u00e7iftet kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb seri llogaritjesh t\u00eb heshtura: qiraja ose k\u00ebsti i sht\u00ebpis\u00eb, shpenzimet n\u00eb supermarket, karburanti, k\u00ebsti i makin\u00ebs, nj\u00eb fond emergjence, ndonj\u00eb pages\u00eb kursi apo specializimi, dhe vet\u00ebm pas k\u00ebsaj vjen hap\u00ebsira mendore p\u00ebr t\u00eb pyetur n\u00ebse ka vend edhe p\u00ebr nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Ajo \u00e7far\u00eb po ndodh konsiderohet si zhvendosje e struktur\u00ebs s\u00eb riskut ekonomik. Nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00ebnkupton jo vet\u00ebm shpenzime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, por nj\u00eb rritje t\u00eb menj\u00ebhershme t\u00eb kostove fikse t\u00eb familjes: nj\u00eb sht\u00ebpi m\u00eb t\u00eb madhe, mobilim shtes\u00eb, shpenzime mujore p\u00ebr higjien\u00eb dhe ushqim, vizita pediatrike, \u00e7erdhe apo kujdes privat, si dhe humbje t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb t\u00eb ardhurave gjat\u00eb lejes s\u00eb lindjes. N\u00eb terma ekonomik\u00eb, ai b\u00ebhet investimi m\u00eb i madh afatgjat\u00eb q\u00eb merr nj\u00eb familje e re.<\/p>\n<p>Prandaj edhe vendimi shtyhet. Jo domosdoshm\u00ebrisht sepse d\u00ebshira mungon, por sepse rritet pragu i siguris\u00eb q\u00eb duhet kaluar p\u00ebrpara se \u00e7ifti t\u00eb ndihet \u201cgati\u201d. N\u00eb shum\u00eb raste, f\u00ebmija i par\u00eb shtyhet derisa t\u00eb mbyllet kredia e makin\u00ebs, t\u00eb stabilizohet kontrata e pun\u00ebs, t\u00eb gjendet nj\u00eb sht\u00ebpi me nj\u00eb dhom\u00eb m\u00eb shum\u00eb ose derisa nj\u00ebri prej gjysh\u00ebrve t\u00eb mund t\u00eb ndihmoj\u00eb me kujdesin. K\u00ebshtu biologjia fillon t\u00eb pres\u00eb ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas sociologut G\u00ebzim Tushi, \u201cfamilja shqiptare po largohet nga modeli i dikursh\u00ebm ku f\u00ebmija vinte si vazhdim\u00ebsi e natyrshme e martes\u00ebs; sot ai hyn vet\u00ebm pasi \u00e7ifti ka krijuar nj\u00eb minimum sigurie ekonomike dhe psikologjike\u201d.<\/p>\n<p>Ky transformim, sipas tij, lidhet drejtp\u00ebrdrejt me jet\u00ebn urbane, rritjen e kostove dhe ndryshimin e prioriteteve t\u00eb brezave t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ai e lexon k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb ndryshim t\u00eb vet\u00eb raportit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb me t\u00eb ardhmen: \u201cnuk kemi m\u00eb frik\u00eb nga sakrifica e rritjes s\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije, por nga pasiguria q\u00eb sjell mungesa e t\u00eb ardhurave t\u00eb q\u00ebndrueshme, strehimit dhe mb\u00ebshtetjes sociale\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, vendimi p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb prind nuk shtyhet nga mungesa e d\u00ebshir\u00ebs, por nga rritja e standardit t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb \u00e7iftet i vendosin vetes p\u00ebrpara se t\u00eb hedhin k\u00ebt\u00eb hap.<\/p>\n<p>Shifrat e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb duksh\u00ebm. N\u00eb vitin 2025, Shqip\u00ebria regjistroi vet\u00ebm 21,425 lindje, 8.1% m\u00eb pak se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa ekspert\u00ebt po e lidhin r\u00ebnien jo vet\u00ebm me emigracionin, por edhe me kostot e larta t\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr familjet e reja.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm numri i \u00e7ifteve q\u00eb po zvog\u00eblohet, por edhe numri i \u00e7ifteve q\u00eb ndihen financiarisht t\u00eb afta p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb prind\u00ebrim.<\/p>\n<p>Nga dy f\u00ebmij\u00eb te nj\u00eb i vet\u00ebm<\/p>\n<p>Tkurrja e lindjeve n\u00eb Shqip\u00ebri nuk po ndodh gjithmon\u00eb si refuzim i ides\u00eb s\u00eb familjes. M\u00eb shpesh po ndodh si tkurrje graduale e vet\u00eb projektit familjar. N\u00ebse dikur modeli i d\u00ebshiruar ishte i qart\u00eb, martes\u00eb, nj\u00eb sht\u00ebpi dhe dy f\u00ebmij\u00eb, sot p\u00ebr shum\u00eb \u00e7ifte urbane kjo formul\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Presioni nuk vjen nga nj\u00eb faktor i vet\u00ebm. Ai nd\u00ebrtohet nga nj\u00eb seri kostosh q\u00eb nuk e ndalin rritjen: qiraja ose k\u00ebsti i sht\u00ebpis\u00eb, ushqimet, \u00e7erdhja, transporti, kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor, aktivitetet pas shkolle, si dhe nevoja p\u00ebr t\u00eb ruajtur nj\u00eb standard minimal jetese n\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Pas lindjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb par\u00eb, familja p\u00ebrballet me nj\u00eb realitet t\u00eb ri: \u00e7do shpenzim i dyt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb linear, por shum\u00ebfishon nevojat p\u00ebr hap\u00ebsir\u00eb, koh\u00eb dhe para.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb logjik\u00eb e p\u00ebrmbledh edhe rasti i I.J., 35 vje\u00e7e, banuese n\u00eb Tiran\u00eb, e cila thot\u00eb se ka vendosur t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb mos krijuar kufizime t\u00eb forta as n\u00eb jet\u00ebn e saj dhe as n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb mund t\u2019i ofroj\u00eb f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDua t\u00eb jem e lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb investuar te rritja e tij, tek aktivitetet, udh\u00ebtimet, shkollimi dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb mos heq dor\u00eb plot\u00ebsisht nga jeta ime profesionale dhe personale\u201d, shprehet ajo. P\u00ebr shum\u00eb gra urbane n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn grupmosh\u00eb, kjo nuk shihet si m\u00ebnyra m\u00eb racionale p\u00ebr t\u00eb ruajtur cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse f\u00ebmija i dyt\u00eb po b\u00ebhet vendimi m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb ekonomik i familjes s\u00eb re shqiptare. N\u00eb terma praktik\u00eb, ai k\u00ebrkon nj\u00eb sht\u00ebpi m\u00eb t\u00eb madhe, m\u00eb shum\u00eb kujdes t\u00eb paguar dhe nj\u00eb rezerv\u00eb financiare q\u00eb shum\u00eb \u00e7ifte nuk e kan\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb heqin dor\u00eb nga ideja e familjes, ata e tkurrin at\u00eb deri n\u00eb kufirin q\u00eb mund t\u00eb menaxhojn\u00eb pa rrezikuar stabilitetin financiar.<\/p>\n<p>Ky tranzicion po reflektohet gradualisht edhe n\u00eb kultur\u00ebn e pritshm\u00ebrive. Nj\u00eb brez q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur me iden\u00eb e familjes me disa f\u00ebmij\u00eb, sot po e normalizon modelin e \u201cnj\u00eb t\u00eb vetmi\u201d, jo si zgjedhje ideologjike, por si kompromis ekonomik.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb raste, f\u00ebmija i dyt\u00eb mbetet n\u00eb kategorin\u00eb e planeve q\u00eb shtyhen pafund: pas rritjes s\u00eb pag\u00ebs, pas blerjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, pas stabilizimit n\u00eb pun\u00ebs, pas ndonj\u00eb emigrimi t\u00eb mundsh\u00ebm. Deri at\u00ebher\u00eb, koha biologjike e mbyll vet\u00eb dritaren.<\/p>\n<p>Statistikat e fundit e p\u00ebrforcojn\u00eb k\u00ebt\u00eb zhvendosje. Me fertilitetin q\u00eb ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb rreth 1.12 f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr grua n\u00eb vitin 2025 dhe lindjet n\u00eb minimum historik, Shqip\u00ebria po i afrohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb modelit t\u00eb vendeve ku familja e vog\u00ebl nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb zgjedhje kulturore, por rezultat i kostos s\u00eb lart\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, bazuar n\u00eb Cesin 2023, n\u00eb vend kishte 161 mij\u00eb \u00e7ifte t\u00eb martuar pa f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb jetonin m\u00eb vete. Numri i tyre po arrin me shpejt\u00ebsi \u00e7iftet e martuar me f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb jetonin vet\u00ebm, q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb 2023-t ishin rreth 230 mij\u00eb.<\/p>\n<p>Incentiva t\u00eb munguara<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb kostos n\u00eb rritje t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb familjeve t\u00eb reja, p\u00ebrgjigjja publike n\u00eb Shqip\u00ebri ka mbetur kryesisht simbolike. Bonusi i bebes, i konceptuar fillimisht si \u00e7ek i menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb lindje, ishte m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb gjest fiskal sesa nj\u00eb instrument q\u00eb ndryshon sjelljen ekonomike t\u00eb \u00e7ifteve. P\u00ebr nj\u00eb familje q\u00eb p\u00ebrballet me qira, ushqime, \u00e7erdhe dhe humbje t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb t\u00eb ardhurave, nj\u00eb pages\u00eb e vetme shuhet brenda jav\u00ebve t\u00eb para.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, premtimi p\u00ebr skem\u00ebn e re, kalimi nga nj\u00eb bonus i vet\u00ebm te nj\u00eb mb\u00ebshtetje mujore deri n\u00eb mosh\u00ebn 5 vje\u00e7, u lexua si nj\u00eb l\u00ebvizje m\u00eb serioze drejt nxitjes s\u00eb lindjeve. Sipas modelit t\u00eb prezantuar publikisht nga kryeministri Rama gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb shkuar, mb\u00ebshtetja do t\u00eb ishte 5 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e par\u00eb, 7 mij\u00eb p\u00ebr t\u00eb dytin dhe 10 mij\u00eb p\u00ebr t\u00eb tretin, nj\u00eb ndryshim q\u00eb teorikisht e kthen ndihm\u00ebn nga simbolike n\u00eb nj\u00eb fluks t\u00eb vazhduesh\u00ebm cash p\u00ebr familjen.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, hendeku mes premtimit dhe zbatimit mbetet vet\u00eb pjes\u00eb e problemit. Edhe pse viti 2026 u shpall si momenti kur skema do t\u00eb hynte n\u00eb fuqi, familjet ende nuk e ndiejn\u00eb k\u00ebt\u00eb ndryshim si mekaniz\u00ebm t\u00eb konsoliduar, nd\u00ebrsa v\u00ebmendja \u00ebsht\u00eb zhvendosur te masa tjet\u00ebr, kompensimi tatimor prej 48 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn 18 vje\u00e7, q\u00eb nis nga deklarimi i marsit 2026.<\/p>\n<p>Nga informacionet e marra nga Sh\u00ebrbimi Shtet\u00ebror Social, vendimi nuk \u00ebsht\u00eb gati dhe nuk ka ende nj\u00eb ligj. Nga kjo skem\u00eb e re pritet t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb edhe f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb nuk kan\u00eb mbushur ende 5 vje\u00e7 kur kjo skem\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Sipas sociologut Tushi, pagesa mujore, edhe n\u00ebse nis t\u00eb zbatohet, mbetet vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e ekuacionit. \u201cAjo mund t\u00eb ndihmoj\u00eb konsumin afatshkurt\u00ebr t\u00eb familjes, por v\u00ebshtir\u00eb se ndryshon vendimin p\u00ebr lindje n\u00ebse kostot strukturore t\u00eb jet\u00ebs urbane vazhdojn\u00eb t\u00eb rriten m\u00eb shpejt se t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, drama demografike shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje \u201csa para jep shteti p\u00ebr nj\u00eb bebe\u201d, por sa i ul shteti kostot fikse t\u00eb jet\u00ebs q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb bebe t\u00eb duket si luks. Derisa kjo t\u00eb ndodh\u00eb, incentivat do t\u00eb mbeten m\u00eb shum\u00eb tituj politik\u00eb sesa mekanizma real\u00eb q\u00eb ndryshojn\u00eb matematik\u00ebn e familjes\u201d- p\u00ebrfundon z. Tushi.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm apartamentet, edhe qirat\u00eb po b\u00ebhen t\u00eb pap\u00ebrballueshme p\u00ebr vendasit e familjet e reja<\/p>\n<p>Elona dhe Sokoli jan\u00eb nj\u00eb \u00e7ift i ri 24 dhe 26 vje\u00e7, q\u00eb kan\u00eb vendosur t\u00eb fillojn\u00eb jetes\u00ebn s\u00eb bashku. Paga mujore bruto e Sokolit \u00ebsht\u00eb 100 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj (gati 80 mij\u00eb lek\u00eb neto) dhe e Elon\u00ebs 90 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj bruto, ose 72 mij\u00eb lek\u00eb. T\u00eb ardhurat e tyre mujore neto jan\u00eb rreth 152 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht menduan t\u00eb blinin nj\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb relativisht t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kursyer kostot e makin\u00ebs, karburantit e parkimit. Me t\u00eb ardhurat q\u00eb kan\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb blejn\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi, q\u00eb mesatarisht kushton 1800 \u2013 2000 euro p\u00ebr met\u00ebr katror, pra u duhen 160-180 mij\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb hyrje prej 90 metra katror. Banka u financon deri n\u00eb 70% t\u00eb vler\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb prej 110 \u2013 120 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Sipas Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb n\u00ebntor, norma mesatare e interesit p\u00ebr kredit\u00eb e reja ishte 3.84% n\u00eb Lek dhe 4.6% n\u00eb Euro. P\u00ebr nj\u00eb kredi prej 120 mij\u00eb eurosh, ose ekuivalentin n\u00eb Lek, k\u00ebsti mesatar mujor i nj\u00eb huaje prej 20 vitesh, sipas kalkulatorit t\u00eb kredis\u00eb, do t\u00eb ishte p\u00ebrkat\u00ebsisht 770 euro, ose 70 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Por, sipas kritereve t\u00eb vendosura nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, kredimarr\u00ebsit duhet t\u00eb \u00e7ojn\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsteve 40% t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e par\u00eb dhe 35% p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e dyt\u00eb. N\u00eb valut\u00eb, financohen p\u00ebrkat\u00ebsisht 35% dhe 30%.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtyre kushteve, k\u00ebsti maksimal q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb Elona dhe Sokoli \u00ebsht\u00eb rreth 60 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Krahas k\u00ebsaj, ata do t\u00eb duhet t\u00eb kishin edhe kursime prej rreth 50 mij\u00eb eurosh, q\u00eb do t\u2019u duhej p\u00ebr t\u00eb mbuluar 30% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb apartamentit, shum\u00eb e pamundur t\u00eb kursehej me kostot aktuale t\u00eb jetes\u00ebs e pagat reale.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, ata vendos\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkonin nj\u00eb sht\u00ebpi me qira af\u00ebr zonave t\u00eb qendr\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb af\u00ebrsis\u00eb me vendin e pun\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrdorimin e makin\u00ebs. Por dhe qirat\u00eb n\u00eb lagje t\u00eb mira nuk ishin m\u00eb t\u00eb lira se 700 euro n\u00eb muaj, duke u marr\u00eb atyre gati gjysm\u00ebn e t\u00eb ardhurave mujore (46%).<\/p>\n<p>Ky nivel i kalon ndjesh\u00ebm kufijt\u00eb e p\u00ebrballueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb pranuar gjer\u00ebsisht nga standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku qiraja nuk duhet t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrtej 30% t\u00eb buxhetit familjar.<\/p>\n<p>N\u00eb terma praktik\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb financiare t\u00eb q\u00ebndrueshme, ata do t\u00eb duhej t\u00eb paguanin jo m\u00eb shum\u00eb se rreth 450 euro n\u00eb muaj p\u00ebr strehim, nd\u00ebrsa diferenca prej mbi 250 eurosh n\u00eb muaj q\u00eb u k\u00ebrkohet sot p\u00ebrkthehet drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb m\u00eb pak para p\u00ebr ushqim, sh\u00ebrbime, transport dhe kursime.<\/p>\n<p>Pas pages\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb, atyre u mbeten rreth 82 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar t\u00eb gjitha shpenzimet e tjera t\u00eb jetes\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur \u00e7mimet e energjis\u00eb, ushqimeve dhe sh\u00ebrbimeve po rriten, duke e b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb nisjen e nj\u00eb jete t\u00eb pavarur n\u00eb kryeqytet pa hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb vazhduesh\u00ebm presioni financiar dhe sidomos t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtuar familjen.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkesa e lart\u00eb p\u00ebr qira vjen kryesisht si pasoj\u00eb e pamund\u00ebsis\u00eb financiare t\u00eb shum\u00eb familjeve t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe \u00e7mimet e shitjes jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm. K\u00ebta dy faktor\u00eb kryesor\u00eb po ndikojn\u00eb vazhdimisht n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb qirave.<\/p>\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zona si Liqeni i That\u00eb, pran\u00eb Dig\u00ebs dhe pran\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme \u2018Petro Nini Luarasi\u2019, ku k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb, qirat\u00eb jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Tiran\u00ebn, \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nj\u00eb tendenc\u00eb n\u00eb rritje e \u00e7mimeve t\u00eb qiras\u00eb dhe nuk pritet ndonj\u00eb ulje n\u00eb periudh\u00ebn e af\u00ebrt\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr \u201cMonitor\u201d, Dritan Leka, nj\u00eb drejtues agjencie imobiliare.<\/p>\n<p>\u201cQirat\u00eb dhe apartamentet e shtrenjta jan\u00eb nj\u00eb nga arsyet se pse t\u00eb rinjt\u00eb po ikin n\u00eb emigracion\u201d, thot\u00eb Stela Dhami, duke shtuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb t\u00eb ket\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb p\u00ebrballueshme p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe popullat\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb p\u00ebrvojat nd\u00ebrkomb\u00ebtar, znj. Dhami rekomandon q\u00eb shteti mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb politika sociale, si t\u00eb ofroj\u00eb kredi me norma interesi t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr familjet e reja, t\u00eb ofroj\u00eb garanci p\u00ebr kolateralin, t\u00eb garantoj\u00eb riskun me bankat.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhet regjistruar stoku i apartamenteve t\u00eb pashitura. Pas regjistrimit t\u00eb k\u00ebtij stoku, institucionet mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb marr\u00ebveshje me nd\u00ebrtuesit dhe t\u2019 ofrojn\u00eb apartamentet si partneritet me privatin\u201d, sugjeron ajo. \/Monitor<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme, familja nuk fillon m\u00eb me nj\u00eb dasm\u00eb apo me nj\u00eb bebe. Fillon me nj\u00eb kalkulim. Dy paga, nj\u00eb qira, nj\u00eb makin\u00eb, nj\u00eb kredi e mundshme, \u00e7mimet e supermarketit, kostoja e \u00e7erdhes, ndonj\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr prind\u00ebrit dhe, n\u00eb fund, pyetja q\u00eb dikur ishte intime, tani \u00ebsht\u00eb financiare: a na del p\u00ebr nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92242","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92242","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92242"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92242\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92242"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92242"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92242"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}