{"id":92237,"date":"2026-06-20T09:48:22","date_gmt":"2026-06-20T09:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/20\/pd-nuk-arriti-te-poziciononte-veten-ne-kohe-pse-protesta-vuri-ne-prove-opoziten\/"},"modified":"2026-06-20T09:48:22","modified_gmt":"2026-06-20T09:48:22","slug":"pd-nuk-arriti-te-poziciononte-veten-ne-kohe-pse-protesta-vuri-ne-prove-opoziten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/20\/pd-nuk-arriti-te-poziciononte-veten-ne-kohe-pse-protesta-vuri-ne-prove-opoziten\/","title":{"rendered":"PD nuk arriti t\u00eb poziciononte veten n\u00eb koh\u00eb, pse protesta vuri n\u00eb prov\u00eb opozit\u00ebn?"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike u gjend n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb politike p\u00ebrball\u00eb protest\u00ebs qytetare kund\u00ebr nj\u00eb projekti turistik n\u00eb lagun\u00ebn e Nart\u00ebs n\u00eb Zv\u00ebrnec, pas t\u00eb cilit q\u00ebndron Jared Kushner, dh\u00ebndri Presidentit Trump.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb nisjes k\u00ebsaj proteste kryetari Sali Berisha deklaroi se ishte dakord me investimin dhe se Shqip\u00ebria duhej t\u00eb mir\u00ebpriste investimet e huaja dhe sulmoi ata q\u00eb po i drejtonin kritika opozit\u00ebs nga protesta, duke i cil\u00ebsuar si \u201copozita kund\u00ebr opozit\u00ebs\u201d dhe \u201cmjerimi i v\u00ebrtet\u00eb i politik\u00ebs dhe i qytetaris\u00eb shqiptare\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nj\u00eb eksponent i lart\u00eb i PD-s\u00eb, Flamur Noka shkoi edhe m\u00eb tej duke u b\u00ebr\u00eb thirrje protestuesve t\u00eb largonin \u201ckuajt e Troj\u00ebs\u201d, \u201cmercenar\u00ebt\u201d dhe \u201ckamikaz\u00ebt\u201d q\u00eb sipas tij po p\u00ebrpiqeshin t\u00eb devijonin l\u00ebvizjen.<\/p>\n<p>K\u00ebto q\u00ebndrime treguan nj\u00eb distanc\u00eb mes partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb opozit\u00ebs dhe nj\u00eb proteste q\u00eb u nxit nga aktivist\u00eb mjedisore dhe qytetar\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, duke krijuar menj\u00ebher\u00eb perceptimin se PD ishte kund\u00ebr k\u00ebsaj proteste, gj\u00eb q\u00eb sh\u00ebrbeu q\u00eb zem\u00ebrata e protestuesve p\u00ebrve\u00e7 qeveris\u00eb dhe Kryeministrit Edi Rama t\u00eb drejtohej dhe nga kreu i PD-s\u00eb, Sali Berisha, nj\u00eb protagonist n\u00eb politik\u00ebn shqiptare q\u00eb n\u00eb vitin 1990.<\/p>\n<p>Berisha doli me nj\u00eb q\u00ebndrim publik vet\u00ebm me 8 qershor, duke e vendosur PD-n\u00eb nga nj\u00eb pozicion mbrojt\u00ebs ndaj kritikave t\u00eb protestuesve n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb t\u00eb pes\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb tyre dhe t\u00eb vet\u00eb protest\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb treguar dhe me veprime k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje grupi parlamentar demokrat nd\u00ebrmori nj\u00eb nism\u00eb ligjore duke k\u00ebrkuar shfuqizimin e disa ligjeve kontraverse t\u00eb qeveris\u00eb \u201cRama\u201d q\u00eb lidhen drejp\u00ebrdrejt me investime q\u00eb rrezikojn\u00eb zonat e mborjtura, si ai p\u00ebr \u2018Investimet Strategjike\u2019, ligjin p\u00ebr \u2018Zonat e Mbrojtura\u2019, \u2018Paket\u00ebn e Maleve\u2019 dhe p\u00ebr \u2018Trash\u00ebgimin\u00eb Kulturore\u2019.<\/p>\n<p>Edhe t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb grupit parlamentar Berisha k\u00ebmb\u00ebnguli se opozita kishte qen\u00eb gjithmon\u00eb kund\u00ebr ligjeve q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsuar nd\u00ebrhyrjet n\u00eb zonat e mbrojtura dhe se protesta duhej mb\u00ebshtetur.<\/p>\n<p>Por slogani \u201cRama n\u2019burg, Berisha n\u2019burg\u201d \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb nga sloganet kryesore t\u00eb protest\u00ebs dhe vjen pas k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr dor\u00ebheqje t\u00eb Kryeministrit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb revolt\u00eb qytetare q\u00eb ka bashkuar individ\u00eb me bindje t\u00eb ndryshme politike dhe grupe t\u00eb ndryshme shoq\u00ebrore kund\u00ebr korrupsionit dhe modelit aktual t\u00eb qeverisjes, Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb pazakont\u00eb. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas shum\u00eb vitesh, forca m\u00eb e madhe opozitare jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka nj\u00eb rol protagonist n\u00eb protest\u00eb, por po akuzohet nga nj\u00eb pjes\u00eb e protestuesve si pjes\u00eb e establishmentit politik q\u00eb ata k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb sfidojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb PD nuk arriti t\u00eb poziciononte veten n\u00eb koh\u00eb pro k\u00ebsaj proteste q\u00eb sot ka marr\u00eb jehon\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare disa deputet\u00eb t\u00eb saj u treguan m\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimet e tyre publike e shum\u00eb prej tyre jan\u00eb k\u00ebto dit\u00eb dhe n\u00eb mes t\u00eb turm\u00ebs s\u00eb dhjetra-mij\u00ebra protestuesve q\u00eb marshojn\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra.<\/p>\n<p>Deputeti i Tiran\u00ebs, Belind K\u00eblli\u00e7i i tha BIRN-it se kishte mbajtur q\u00ebndrim publik q\u00eb dit\u00ebn q\u00eb ndodhi incidenti n\u00eb Zv\u00ebrnec gjat\u00eb nj\u00eb fjalimi n\u00eb\u00a0 Kuvendin Komb\u00ebtar t\u00eb PD dhe m\u00eb pas kishte denoncuar n\u00eb Parlament grabitjen e pronave n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb dhe n\u00eb zona t\u00eb tjera t\u00eb Jugut.<\/p>\n<p>Por ai pranoi se PD nuk kishte nj\u00eb q\u00ebndrim politik zyrtar n\u00eb fillim t\u00eb protest\u00ebs dhe \u00e7do reagim ka qen\u00eb n\u00eb linja personale.<\/p>\n<p>\u201cFamilja ime ka qen\u00eb \u00e7do dit\u00eb n\u00eb protest\u00eb, un\u00eb vet\u00eb kam dashur t\u2019u bashkohem, por kam respektuar thirrjen e protestuesve p\u00ebr t\u00eb mos krijuar ndonj\u00eb incident dhe kam marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb marshimet pas protest\u00ebs n\u00eb disa net\u00eb si qytetar,\u201d tha K\u00eblli\u00e7i, duke shtuar se pavar\u00ebsisht se nuk mb\u00ebshteste thirrjet kund\u00ebr liderit t\u00eb opozit\u00ebs, ai besonte se \u201cka m\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb na bashkojn\u00eb, se sa na ndajn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr deklarat\u00ebn e Berish\u00ebs n\u00eb 3 qershor ai beson se \u00ebsht\u00eb keqkuptuar dhe nuk ka qen\u00eb sulm ndaj protest\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKauza e protest\u00ebs \u00ebsht\u00eb madhore dhe k\u00ebrkesat e protestuesve jan\u00eb n\u00eb sintoni me q\u00ebndrimet tona q\u00eb kemi mbajtur edhe kund\u00ebr ligjeve q\u00eb ka miratuar kjo qeveri p\u00ebr zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike\u201d- theksoi K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Edhe Jorida Tabaku, nj\u00eb deputete q\u00eb ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb vijim\u00ebsi n\u00eb Kuvend ligjin p\u00ebr investimet strategjike, at\u00eb p\u00ebr zonat e mbrojtura e nisma t\u00eb tjera t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb i kan\u00eb hapur rrug\u00eb investimeve n\u00eb bregdet apo zona t\u00eb mbrojtura, i tha BIRN-it se as ajo dhe as PD nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr protest\u00ebs, por se e mb\u00ebshtesin at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb protest\u00ebs kam par\u00eb aty shum\u00eb demokrat\u00eb, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb strukturave t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe njer\u00ebz q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb baz\u00ebn e saj. Kam takuar gjithashtu qytetar\u00eb me bindje t\u00eb ndryshme politike, t\u00eb djatht\u00eb, ambientalist\u00eb, t\u00eb majt\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe njer\u00ebz q\u00eb m\u00eb kan\u00eb votuar personalisht,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nuk pranoi q\u00eb t\u00eb komentoj\u00eb q\u00ebndrimet e ndryshme t\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb saj demokrat\u00eb, Tabaku komenton protest\u00ebn si nj\u00eb frym\u00eb qytetare q\u00eb nuk i p\u00ebrket asnj\u00eb force politike por q\u00eb \u2018pasqyron nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb shkon p\u00ebrtej kufijve partiak\u00eb\u2019 dhe q\u00eb e bashkon \u201ckund\u00ebrshtimi ndaj sistemit politik dhe ekonomik q\u00eb po varf\u00ebron vendin dhe po p\u00ebrjashton shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Tabaku e konsideron protest\u00ebn si legjitime dhe kund\u00ebr nj\u00eb sistemi kund\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebs se si \u00ebsht\u00eb qeverisur Shqip\u00ebria gjat\u00eb k\u00ebtyre 13 viteve. \u201cDhe kur qytetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb ndryshim, opozita nuk mund t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr tyre; ajo duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj beteje p\u00ebr ta ndryshuar k\u00ebt\u00eb sistem\u201d- p\u00ebrfundoi ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr analist\u00eb t\u00eb politik\u00ebs, m\u00ebdyshja e PD-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur revolt\u00ebn qytetare tregoi se partia kryesore e opozit\u00ebs pati luhatje dhe pavendosm\u00ebri, nd\u00ebrsa kthimi i kursit konsiderohet si i vonuar.<\/p>\n<p>\u201cPD gaboi me q\u00ebndrimin fillestar ndaj protest\u00ebs\u201d- i tha BIRN-it Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike, q\u00ebndrim, q\u00eb sipas tij, tregoi \u201cluhatje dhe pavendosm\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>Por, gjithsesi, ai beson se q\u00ebndrimi fillestar i Berish\u00ebs m\u00eb shum\u00eb u keqinterpretua se sa ishte nj\u00eb sulm ndaj protest\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fakt nuk kund\u00ebshtoi protest\u00ebn, por mb\u00ebshteti p\u00ebrfshirjen amerikane t\u00eb investimit dhe sulmoi ata q\u00eb futen n\u00eb nj\u00eb thes Ram\u00ebn dhe opozit\u00ebn dhe kjo u interpretua si kund\u00ebrshtim\u201d- shtoi ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr Hasimen, slogani q\u00eb barazon Ram\u00ebn me Berish\u00ebn nuk i sh\u00ebrben kauz\u00ebs s\u00eb protest\u00ebs dhe duket sikur i p\u00ebrshtatet \u201cstrategjis\u00eb s\u00eb Rilindjes q\u00eb praktikisht ka qen\u00eb t\u00eb bind\u00eb elektoratin se t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb nj\u00ebsoj\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNjer\u00ebzit mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga e gjith\u00eb elita politike, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment barazimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsive heq fokusin nga p\u00ebrgjegje\u00ebsi real q\u00eb \u00ebsht\u00eb qeverisja socialiste,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>Edhe Rigels Xhemollari, drejtues i organizat\u00ebs \u201cQendresa Qytetare\u201d e konsideron t\u00eb vonuar reflektimin dhe p\u00ebrkrahjen e PD-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb protest\u00eb dhe e lidh k\u00ebt\u00eb me interesat politike t\u00eb vet\u00eb Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cInteresa t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me familjen Trump dhe projektin e Zv\u00ebrnecit prevaluan tek lideri i PD-s\u00eb mbi interesin e qytetar\u00ebve,\u201d i tha ai BIRN.<\/p>\n<p>Sipas Xhemollarit, protesta krijoi edhe p\u00ebr\u00e7arje brenda vet\u00eb partis\u00eb, mes atyre q\u00eb donin t\u00eb ishin n\u00eb protest\u00eb dhe atyre q\u00eb dol\u00ebn kund\u00ebr, si\u00e7 ishte sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, Flamur Noka. \u201cEdhe media e gazetar\u00eb pran\u00eb PD-s\u00eb ndoq\u00ebn linj\u00ebn e baltosjes dhe sulmit ndaj protest\u00ebs,\u201d shtoi ai p\u00ebr dit\u00ebt e para t\u00eb protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Xhemollarit, vet\u00ebm kur e pan\u00eb q\u00eb nuk ia dol\u00ebn t\u2019a zhb\u00ebjn\u00eb vendos\u00ebn ta mb\u00ebshtesin, por duke mbyllur vesh\u00ebt ndaj sloganit kryesor \u2018Rama n\u2019burg Berisha n\u2019Burg\u2019, slogan q\u00eb lidhet me sjelljen e k\u00ebsaj partie ndaj partis\u00eb n\u00eb pushtet apo n\u00eb qeverisjen e saj t\u00eb m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>\u201cQytetar\u00ebt n\u00eb protest\u00eb e b\u00ebjn\u00eb bashk\u00ebfajtore PD-n\u00eb p\u00ebr pazaret dhe marr\u00ebveshjet n\u00eb kurriz t\u00eb interesit komb\u00ebtar, ata e shohin nj\u00eblloj si armike t\u00eb SPAK-ut dhe drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re dhe nuk kan\u00eb besim se kjo opozit\u00eb ju ofron nj\u00eb sistem politiko-ekonomik t\u00eb drejt\u00eb,\u201d p\u00ebrfundon ai.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/pd-nuk-arriti-te-poziciononte-veten-ne-kohe-pse-protesta-vuri-ne-prove-opoziten\/\">PD nuk arriti t\u00eb poziciononte veten n\u00eb koh\u00eb, pse protesta vuri n\u00eb prov\u00eb opozit\u00ebn?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike u gjend n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb politike p\u00ebrball\u00eb protest\u00ebs qytetare kund\u00ebr nj\u00eb projekti turistik n\u00eb lagun\u00ebn e Nart\u00ebs n\u00eb Zv\u00ebrnec, pas t\u00eb cilit q\u00ebndron Jared Kushner, dh\u00ebndri Presidentit Trump. N\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb nisjes k\u00ebsaj proteste kryetari Sali Berisha deklaroi se ishte dakord me investimin dhe se Shqip\u00ebria duhej t\u00eb mir\u00ebpriste [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92237","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92237","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92237"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92237\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92237"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92237"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92237"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}