{"id":92231,"date":"2026-06-20T08:48:15","date_gmt":"2026-06-20T08:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/20\/pse-disa-ruse-presin-me-vite-per-shtetesine-serbe\/"},"modified":"2026-06-20T08:48:15","modified_gmt":"2026-06-20T08:48:15","slug":"pse-disa-ruse-presin-me-vite-per-shtetesine-serbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/20\/pse-disa-ruse-presin-me-vite-per-shtetesine-serbe\/","title":{"rendered":"Pse disa rus\u00eb presin me vite p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb serbe?"},"content":{"rendered":"<p>Kush n\u00eb Serbi e fiton shtet\u00ebsin\u00eb me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar, e kush pret me vite p\u00ebr ta marr\u00eb at\u00eb?<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb pyetje e parashtron rusja Olga Suslova, e cila po pret q\u00eb ta marr\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb serbe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy vjet.<\/p>\n<p>Ajo jeton n\u00eb Novi Sad me bashk\u00ebshortin dhe tre f\u00ebmij\u00ebt e saj q\u00eb nga viti 2013. An\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb saj kan\u00eb pasaport\u00eb serbe, nd\u00ebrsa Olga ende \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje.<\/p>\n<p>Shtet\u00ebsia e Serbis\u00eb mund t\u00eb fitohet n\u00eb dy m\u00ebnyra \u2013 p\u00ebrmes procedur\u00ebs s\u00eb rregullt ose n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Qeveris\u00eb, me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb analiz\u00eb e realizuar nga Radio Evropa e Lir\u00eb (REL) tregon se vet\u00ebm n\u00eb pes\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 2026, 44 shtetas rus\u00eb e kan\u00eb marr\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb serbe me vendim t\u00eb Qeveris\u00eb, nd\u00ebrsa q\u00eb nga fillimi i luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb n\u00eb vitin 2022, m\u00eb shum\u00eb se 300 persona e kan\u00eb fituar at\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Mes tyre, sipas analiz\u00ebs q\u00eb REL-i u b\u00ebri vendimeve qeveritare, ka pasur edhe individ\u00eb q\u00eb ndodhen n\u00ebn sanksione nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cNdihem shum\u00eb n\u00eb siklet. Sidomos kur lexoj se sa shum\u00eb rus\u00eb po marrin shtet\u00ebsin\u00eb serbe\u201d, thot\u00eb Olga Suslova n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL).<\/p>\n<p>Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Serbis\u00eb (MPB) nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes s\u00eb REL-it se sa k\u00ebrkesa t\u00eb pap\u00ebrpunuara t\u00eb shtetasve rus\u00eb p\u00ebr pajisje me pasaport\u00eb serbe ka aktualisht.<\/p>\n<p>\u2018Jeta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Serbi\u2019<\/p>\n<p>\u201cE gjith\u00eb jeta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu. Kemi banes\u00eb, vetur\u00eb dhe pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme. Gjith\u00e7ka e b\u00ebj sipas ligjit. Serbin\u00eb e konsideroj vendin tim\u201d, thot\u00eb Suslova.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin e saj, Stanislavin, ajo n\u00eb Serbi drejton shoqat\u00ebn humanitare \u201cP\u00ebllumbi i Paqes\u201d, e cila ndihmon refugjat\u00ebt nga Ukraina q\u00eb jan\u00eb larguar nga vendi i tyre p\u00ebr shkak t\u00eb pushtimit rus.<\/p>\n<p>Olga Suslova ka k\u00ebrkuar q\u00eb ta fitoj\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb p\u00ebrmes procedur\u00ebs s\u00eb rregullt, duke paraqitur k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb MPB-n\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Kjo ministri nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb REL-it lidhur me rastin e saj.<\/p>\n<p>\u201cDikush e merr shtet\u00ebsin\u00eb \u2018dhurat\u00eb\u2019, nd\u00ebrsa ne q\u00eb jetojm\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb k\u00ebtu, q\u00eb paguajm\u00eb taksa dhe kontribute k\u00ebtu dhe q\u00eb v\u00ebrtet e konsiderojm\u00eb Serbin\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, nuk mund t\u00eb marrim as p\u00ebrgjigje. \u00c7far\u00eb tjet\u00ebr duhet t\u00eb b\u00ebj q\u00eb ta meritoj shtet\u00ebsin\u00eb?\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>\u2018Mendoj se kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb afat i arsyesh\u00ebm\u2019<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti dhe f\u00ebmij\u00ebt e Olg\u00ebs aplikuan p\u00ebr shtet\u00ebsi n\u00eb vitin 2021 dhe e mor\u00ebn at\u00eb brenda pak muajsh.<\/p>\n<p>Ligji n\u00eb Serbi parashikon se nj\u00eb shtetas i huaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb i martuar me nj\u00eb shtetas t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn tre vjet mund ta fitoj\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb serbe, n\u00ebse paraqet nj\u00eb deklarat\u00eb me shkrim se e konsideron Serbin\u00eb shtetin e vet.<\/p>\n<p>Mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb, n\u00eb prill t\u00eb vitit 2024, Olga paraqiti k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr fitimin e shtet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb shkoj rregullisht n\u00eb MPB. Pyes se \u00e7far\u00eb po ndodh\u201d, tregon Olga.<\/p>\n<p>N\u00eb ligj nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb afati brenda t\u00eb cilit autoritetet kompetente duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjen nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr shtet\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam asnj\u00eb informacion se sa koh\u00eb duhet t\u00eb pres ende. N\u00eb ligj flitet p\u00ebr nj\u00eb afat t\u00eb arsyesh\u00ebm. Nuk e di, por mendoj se kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb koh\u00eb e arsyeshme pritjeje\u201d, shton ajo.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti i Olg\u00ebs, Stanislav Suslov, thot\u00eb se nuk mund t\u00eb ndihet i qet\u00eb derisa ajo t\u00eb marr\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht se Olga ka leje q\u00ebndrimi t\u00eb p\u00ebrhershme n\u00eb Serbi, kurr\u00eb nuk dihet se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb nes\u00ebr. Po sikur t\u00eb ndryshoj\u00eb ndonj\u00eb ligj? Ne, si shtetas t\u00eb Serbis\u00eb, jemi t\u00eb mbrojtur, nd\u00ebrsa bashk\u00ebshortja ime nuk \u00ebsht\u00eb\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 pasiguris\u00eb q\u00eb ndien p\u00ebr shkak se ende nuk ka shtet\u00ebsin\u00eb e vendit ku jeton, Olga thekson se kjo p\u00ebrb\u00ebn penges\u00eb p\u00ebr t\u00eb edhe n\u00eb aspektin profesional.<\/p>\n<p>\u201cKjo do t\u00eb thot\u00eb se p\u00ebr disa vende pune nuk mund as t\u00eb aplikoj. Disa licenca q\u00eb dua t\u2019i marr, nuk mund t\u2019i siguroj\u201d.<\/p>\n<p>Si shtetase ruse, Olga nuk mund t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb p\u00ebr pushime me familjen e saj n\u00eb vendet e Bashkimit Evropian, sepse p\u00ebr hyrje i nevojitet viz\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cF\u00ebmija im nuk mund t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb askund, sepse nuk d\u00ebshiron t\u00eb shkoj\u00eb pa maman\u00eb. \u00cbsht\u00eb ende e vog\u00ebl, i ka 10 vjet\u201d, shton Olga.<\/p>\n<p>\u2018Nuk kthehem m\u00eb n\u00eb Rusi\u2019<\/p>\n<p>Olga dhe bashk\u00ebshorti i saj u larguan nga Rusia n\u00eb vitin 2012. Ajo thot\u00eb se \u201ce fut\u00ebn gjith\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb n\u00eb bagazhin e nj\u00eb makine\u201d dhe u nis\u00ebn me f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cAt\u00ebher\u00eb askush nuk po largohej nga Rusia dhe t\u00eb gjith\u00ebve u dukej shum\u00eb e \u00e7uditshme pse po e b\u00ebnim k\u00ebt\u00eb, pasi kishim sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb dhe biznesin ton\u00eb. Megjithat\u00eb, bashk\u00ebshorti im q\u00eb at\u00ebher\u00eb kishte ndjesin\u00eb se atje do t\u00eb ndodhte di\u00e7ka e keqe dhe se duhej t\u00eb largoheshim nga Rusia\u201d, thot\u00eb Olga.<\/p>\n<p>Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, ajo ka qen\u00eb vet\u00ebm dy her\u00eb n\u00eb Rusi. Her\u00ebn e fundit e vizitoi Rusin\u00eb n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>\u201cNuk do t\u00eb kthehem n\u00eb Rusi. Kjo nuk vjen n\u00eb shprehje. Nuk kam nevoj\u00eb t\u00eb shkoj atje. Nuk kam asgj\u00eb m\u00eb atje\u201d, thekson Olga.<\/p>\n<p>Disa jan\u00eb \u2018interes i shtetit\u2019, t\u00eb tjer\u00eb \u2018rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb\u2019<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 rus\u00ebve t\u00eb cil\u00ebve Qeveria e Serbis\u00eb ua jep shtet\u00ebsin\u00eb duke vler\u00ebsuar se nj\u00eb vendim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cn\u00eb interes\u201d t\u00eb vendit, ka edhe t\u00eb till\u00eb t\u00eb cil\u00ebve shteti serb ua ka mohuar q\u00ebndrimin me arsyetimin se p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb \u201crrezik p\u00ebr sigurin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb s\u00eb shpeshti b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr aktivist\u00eb kund\u00ebr luft\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb ardhur n\u00eb Serbi pas fillimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb edhe Vladimir Volokhonski, disident rus dhe aktivist kund\u00ebr luft\u00ebs. Ai arriti n\u00eb Beograd n\u00eb maj t\u00eb vitit 2022, pas presioneve dhe p\u00ebrndjekjes n\u00eb vendin e tij.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me aktivist\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kund\u00ebr luft\u00ebs n\u00eb Serbi, ai ka themeluar organizat\u00ebn joqeveritare \u201cShoq\u00ebria Demokratike Ruse\u201d dhe ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb protestat kund\u00ebr agresionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kryeqytetin e Serbis\u00eb ai q\u00ebndroi deri n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2023, kur u detyrua ta largohej nga vendi, pasi MPB-ja serbe ia anuloi lejen e p\u00ebrkohshme t\u00eb q\u00ebndrimit.<\/p>\n<p>Volokhonski n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i tha REL-it se policia ishte mb\u00ebshtetur n\u00eb vler\u00ebsimet e Agjencis\u00eb p\u00ebr Informim t\u00eb Siguris\u00eb (BIA), sipas t\u00eb cilave q\u00ebndrimi i tij n\u00eb Serbi p\u00ebrb\u00ebnte \u201crrezik t\u00eb papranuesh\u00ebm p\u00ebr sigurin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, REL-i n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kishte marr\u00eb p\u00ebrgjigje nga BIA.<\/p>\n<p>Volokhonski i hodhi posht\u00eb akuzat, duke vler\u00ebsuar se vendimi p\u00ebr d\u00ebbimin e tij ishte \u201cpolitik\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb n\u00eb krye t\u00eb BIA-s ishte Aleksandar Vulin, politikan serb, partia e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e koalicionit qeveris\u00ebs n\u00eb Serbia.<\/p>\n<p>Serbia filloi t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa kund\u00ebr aktivist\u00ebve rus\u00eb kund\u00ebr luft\u00ebs pasi Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs vendos\u00ebn sanksione ndaj Vulinit n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2023, nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb tij me Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Volokhonski sot jeton n\u00eb Gjermani dhe n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me REL-in thot\u00eb se pavar\u00ebsisht t\u00eb gjitha, me \u201cngroht\u00ebsi\u201d e kujton koh\u00ebn q\u00eb ka kaluar n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, shton ai, nuk e g\u00ebzon fakti kur sheh se njer\u00ebz q\u00eb lidhen me regjimin e presidentit rus, Vladimir Putin, marrin shtet\u00ebsi serbe.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse do t\u00eb kthehej ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Serbi, ai thot\u00eb se do t\u00eb donte ta kalonte pleq\u00ebrin\u00eb atje.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr momentin, megjithat\u00eb, m\u00eb \u00ebsht\u00eb ndaluar hyrja n\u00eb vend\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u2018Mbyllja e dyerve\u2019 p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt e Putinit<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me Volokhonskin, Serbia ia ka mohuar q\u00ebndrimin edhe Yevgeny Irzhanskyt. Edhe p\u00ebr t\u00eb arsyetimi ishte se kishte \u201cpengesa t\u00eb siguris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Irzhansky kishte shkuar n\u00eb Serbi n\u00eb prill t\u00eb vitit 2022 dhe n\u00eb Beograd, nd\u00ebr t\u00eb tjera, merrej me organizimin e koncerteve t\u00eb bendeve kund\u00ebr luft\u00ebs nga Rusia, Bjellorusia dhe Ukraina.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mesazh t\u00eb ngjash\u00ebm mori edhe aktivisti kund\u00ebr luft\u00ebs Ilya Zernov, disa muaj m\u00eb von\u00eb. Atij, policia kufitare nuk i lejoi hyrjen n\u00eb Serbi, edhe pse po udh\u00ebtonte p\u00ebr n\u00eb Beograd nga Gjermania p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb gjykimin lidhur me sulmin ndaj tij q\u00eb kishte ndodhur m\u00eb par\u00eb n\u00eb kryeqytetin e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2024, Serbin\u00eb u detyrua ta l\u00ebr\u00eb edhe Irina Tereh me bashk\u00ebshortin dhe djalin e saj, pasi MPB-ja i refuzoi dh\u00ebnien e lejes s\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm. Edhe at\u00ebher\u00eb, arsyetimi ishte mbrojtja e siguris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb dhe qytetar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>REL ka raportuar s\u00eb fundi edhe p\u00ebr rastin e shtetasit rus Dmitrij Lagovski, p\u00ebr t\u00eb cilin Rusia k\u00ebrkon ekstradimin nga Serbia p\u00ebr shkak t\u00eb dyshimeve p\u00ebr krime ekonomike.<\/p>\n<p>Lagovski, i cili jeton n\u00eb Serbi q\u00eb nga viti 2022, mohon se ka kryer vep\u00ebr penale dhe thot\u00eb se arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb se Rusia d\u00ebshiron ta d\u00ebrgoj\u00eb at\u00eb n\u00eb vij\u00ebn e frontit n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykatat n\u00eb Serbi e kan\u00eb miratuar ekstradimin e tij drejt Rusis\u00eb, por prej rreth gjysm\u00eb viti po pritet vendimi p\u00ebrfundimtar q\u00eb e merr ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb. Megjithat\u00eb, nuk ekziston nj\u00eb afat ligjor brenda t\u00eb cilit ai duhet ta n\u00ebnshkruaj\u00eb ose ta refuzoj\u00eb vendimin.<\/p>\n<p>Serbia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet e pakta n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb agresionit ndaj Ukrain\u00ebs. Si kandidate p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, ajo ka detyrimin q\u00eb deri n\u00eb pranimin n\u00eb bllok t\u00eb harmonizoj\u00eb politik\u00ebn e saj t\u00eb jashtme me Brukselin. \/REL<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kush n\u00eb Serbi e fiton shtet\u00ebsin\u00eb me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar, e kush pret me vite p\u00ebr ta marr\u00eb at\u00eb? K\u00ebt\u00eb pyetje e parashtron rusja Olga Suslova, e cila po pret q\u00eb ta marr\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb serbe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy vjet. Ajo jeton n\u00eb Novi Sad me bashk\u00ebshortin dhe tre f\u00ebmij\u00ebt e saj q\u00eb nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92231","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92231","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92231"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92231\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92231"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92231"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92231"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}