{"id":92215,"date":"2026-06-20T06:48:18","date_gmt":"2026-06-20T06:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/20\/e-katerta-ne-bote-shqiperia-pritet-te-humbase-afro-45-te-grupmoshes-15-24-vjec-deri-ne-2050\/"},"modified":"2026-06-20T06:48:18","modified_gmt":"2026-06-20T06:48:18","slug":"e-katerta-ne-bote-shqiperia-pritet-te-humbase-afro-45-te-grupmoshes-15-24-vjec-deri-ne-2050","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/20\/e-katerta-ne-bote-shqiperia-pritet-te-humbase-afro-45-te-grupmoshes-15-24-vjec-deri-ne-2050\/","title":{"rendered":"E kat\u00ebrta n\u00eb bot\u00eb! Shqip\u00ebria pritet t\u00eb humbas\u00eb afro 45% t\u00eb grupmosh\u00ebs 15-24 vje\u00e7 deri n\u00eb 2050"},"content":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb zhvillimeve demografike, duke u renditur n\u00eb kat\u00ebr vendet e para n\u00eb bot\u00eb sa i takon tkurrjes s\u00eb numrit t\u00eb t\u00eb rinjve, s\u00eb paku deri n\u00eb vitin 2050.<\/p>\n<p>Situata alarmante u pasqyra n\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb nga Divizioni i Popullsis\u00eb n\u00eb Kombet e Bashkuara, n\u00eb t\u00eb cilin thuhet se Shqip\u00ebria pritet t\u00eb humbas\u00eb pothuajse 43% t\u00eb grupmosh\u00ebs 15-24 vje\u00e7 nga 2025-2050.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2000, Shqip\u00ebria num\u00ebronte mbi gjysm\u00eb milion t\u00eb rinj (544 mij\u00eb), nd\u00ebrsa pas dy dekadash e gjysm\u00eb, kjo shif\u00ebr do t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb vet\u00ebm 195 mij\u00eb, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dilem\u00eb ekzistenc\u00ebn ekonomike dhe shoq\u00ebrore t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Kombet e Bashkuara v\u00ebrejn\u00eb se n\u00eb 225 vende t\u00eb bot\u00ebs, Shqip\u00ebria klasifikohet e treta pas Kin\u00ebs dhe Ukrain\u00ebs p\u00ebr tkurrjen e numrit t\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb tri dekadat n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Krahasimi global e nxjerr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb se edhe Japonia apo Italia, simbolet bot\u00ebrore t\u00eb plakjes. Nd\u00ebrsa Japonia po humbet vet\u00ebm 28% t\u00eb rinis\u00eb s\u00eb saj, Shqip\u00ebria po e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb me nj\u00eb rit\u00ebm pothuajse dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, duke djegur etapa demografike q\u00eb kombeve t\u00eb tjera u kan\u00eb marr\u00eb shekuj, sipas t\u00eb dh\u00ebnave OKB-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkeq\u00ebsimi b\u00ebhet edhe m\u00eb agresiv p\u00ebr shkak se t\u00eb rinjt\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen nj\u00eb grup shum\u00eb i vog\u00ebl n\u00eb raport me popullsin\u00eb totale. N\u00eb vitin 2000, Shqip\u00ebria kryesonte Europ\u00ebn p\u00ebr popullsin\u00eb e re n\u00eb mosh\u00eb, ku 15-24-vje\u00e7ar\u00ebt zinin 17.2% t\u00eb popullsis\u00eb totale.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025, ata zun\u00eb vet\u00ebm 13,6%, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2050 pritet t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm 11.3%, sipas projeksioneve t\u00eb OKB-s\u00eb. Kjo r\u00ebnie e vendos Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e kuqe t\u00eb vendeve q\u00eb po konsumojn\u00eb t\u00eb ardhmen p\u00ebrpara se ajo t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb.<\/p>\n<p>Studimet komb\u00ebtare kan\u00eb verifikuar se tkurrja e numrit t\u00eb t\u00eb rinjve ka emigrimin si faktor themelor, q\u00eb m\u00eb pas ngushton baz\u00ebn e lindjeve p\u00ebr dekadat n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Profesor Ilir G\u00ebdeshi, i cili prej vitesh studion fenomenet demografike dhe emigrimin n\u00eb vendin ton\u00eb, k\u00ebto dit\u00eb publikoi nj\u00eb k\u00ebrkim rreth prirjeve aktuale t\u00eb emigrimit.<\/p>\n<p>Z. G\u00ebdeshi thot\u00eb se tendencat e reja tregojn\u00eb se, Shqip\u00ebria ka kaluar, nga nj\u00eb emigrim masiv i motivuar nga mbijetesa drejt nj\u00eb emigrimi gjithnj\u00eb e m\u00eb selektiv dhe strukturor, i cili po prek n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disproporcionale t\u00eb rinjt\u00eb dhe shtresat m\u00eb t\u00eb arsimuara t\u00eb popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>Pasojat e k\u00ebtij modeli t\u00eb ri emigrimi, tha ai, po reflektohen n\u00eb tkurrjen dhe plakjen e popullsis\u00eb, n\u00eb mungesat n\u00eb rritje t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore, ve\u00e7an\u00ebrisht asaj t\u00eb kualifikuar, n\u00eb frenimin e konsumit dhe n\u00eb thellimin e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh sociale.<\/p>\n<p>\u201cEmigrojn\u00eb kryesisht t\u00eb rinjt\u00eb. Jan\u00eb dy grupe. Jan\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb q\u00eb sapo p\u00ebrfundojn\u00eb shkoll\u00ebn e mesme, shkojn\u00eb p\u00ebr studime. Ata shkojn\u00eb n\u00eb Gjermani dhe Itali.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ata q\u00eb mbarojn\u00eb universitetin shkojn\u00eb n\u00eb Gjermani. K\u00ebta q\u00eb jan\u00eb 18 vje\u00e7 e sip\u00ebr shkojn\u00eb p\u00ebr studime universitare dhe p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer, nd\u00ebrsa k\u00ebta q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb universitetin k\u00ebtu marrin diplomat dhe ikin. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen\u201d, \u2013 \u00ebsht\u00eb shprehur te \u201cStudimi i prirjeve aktuale t\u00eb migrimit n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d t\u00eb zotit G\u00ebdeshi, Mirela, pedagoge n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shum\u00eb vende n\u00eb Europ\u00eb po mbajn\u00eb balanc\u00ebn p\u00ebrmes politikave t\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb emigrant\u00ebve, Shqip\u00ebria po luan ende rolin e donatorit t\u00eb burimeve njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi q\u00eb shtrohet nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb se si do t\u00eb rritet ekonomia, por si do t\u00eb mbijetoj\u00eb vendi yn\u00eb, i cili deri n\u00eb vitin 2050 do t\u00eb ket\u00eb humbur gjysm\u00ebn e t\u00eb rinjve t\u00eb sot\u00ebm, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb p\u00ebrballet me prov\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb saj moderne.<\/p>\n<p>N\u00ebse trendi nuk p\u00ebrmbyset me masa urgjente, viti 2050 do ta gjej\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me shkolla t\u00eb zbrazura, biznese pa pun\u00ebtor\u00eb dhe nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb num\u00ebron dit\u00ebt e fundit t\u00eb vitalitetit t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb keq se rajoni dhe Europa<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria kryeson list\u00ebn globale p\u00ebr r\u00ebnien e numrit t\u00eb t\u00eb rinjve, por edhe vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor si Bosnja, Kosova dhe Maqedonia e Veriut po tkurren me shpejt\u00ebsi, ndon\u00ebse m\u00eb pak se Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb OKB-s\u00eb, Kosova do t\u00eb ket\u00eb tkurrjen m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb rajon pas Shqip\u00ebris\u00eb, me rreth 40% nd\u00ebrmjet 2025 dhe 2050, Bosnja me 35%, Maqedonia e Veriut me 34% dhe Serbia, me nj\u00eb rit\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt 23%.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria po p\u00ebson nj\u00eb lloj shkretimi t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb re q\u00eb nuk gjen paralele n\u00eb rajon. Nd\u00ebrsa vende si Serbia apo Bosnja kan\u00eb nisur t\u00eb plaken dekada m\u00eb par\u00eb, ritmi me t\u00eb cilin rinia shqiptare po tkurret \u00ebsht\u00eb unik. Ne po humbasim avantazhin ton\u00eb konkurrues m\u00eb t\u00eb madh, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb po zbrazet m\u00eb shpejt se Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi.<\/p>\n<p>N\u00eb raport me Europ\u00ebn, kontrasti b\u00ebhet edhe m\u00eb i dhimbsh\u00ebm, pasi Shqip\u00ebria po plaket me shpejt\u00ebsin\u00eb e vendeve m\u00eb t\u00eb pasura t\u00eb kontinentit, por pa pasur baz\u00ebn e tyre ekonomike apo sistemet e tyre t\u00eb mbrojtjes sociale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa vendet europiane po arrijn\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb demografike fal\u00eb politikave t\u00eb mir\u00ebfillta sociale dhe t\u00ebrheqjes s\u00eb emigrant\u00ebve, Shqip\u00ebria ka hyr\u00eb n\u00eb dekad\u00ebn e kat\u00ebrt q\u00eb po sh\u00ebrben si furnizuesi kryesor i k\u00ebtyre vendeve me emigrant\u00eb t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Krahasimi tregon se ne jemi n\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb kund\u00ebrt me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb zhvilluar; nd\u00ebrsa ata po menaxhojn\u00eb tranzicionin, Shqip\u00ebria po p\u00ebrballet me nj\u00eb kolaps t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs 15-24 vje\u00e7.<\/p>\n<p>N\u00ebse e shohim k\u00ebt\u00eb ecuri n\u00eb hart\u00ebn e Europ\u00ebs Lindore, Shqip\u00ebria po ndjek skenarin m\u00eb dramatik, pasi ndryshe nga vende t\u00eb tilla si Polonia, ne nuk po arrijm\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb kushtet q\u00eb ky brez t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb apo t\u00eb kthehet.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb rinj ka, por zgjedhin t\u00eb emigrojn\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Z. G\u00ebdeshi tha se hulumtimi i fundit ka treguar se, gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb tret\u00eb dhe t\u00eb kat\u00ebrt t\u00eb tranzicionit, krahas faktor\u00ebve ekonomik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb zbutur, jan\u00eb shfaqur edhe dy grupe t\u00eb reja motivesh, faktor\u00ebt arsimor\u00eb, t\u00eb lidhur si me arsimimin e f\u00ebmij\u00ebve ashtu edhe me vet\u00ebzhvillimin e t\u00eb rriturve, dhe perceptimi i p\u00ebrhapur i \u201cmunges\u00ebs s\u00eb perspektiv\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>Eksperti v\u00ebrejti se \u00ebsht\u00eb rritur pak\u00ebnaq\u00ebsia ndaj korrupsionit, zhg\u00ebnjimi nga mungesa e meritokracis\u00eb dhe transparenc\u00ebs, besimi tek institucionet \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivele t\u00eb ul\u00ebta, cil\u00ebsia e sh\u00ebrbimeve dhe infrastruktur\u00ebs \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt, si dhe faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e fundit zyrtare tregojn\u00eb se 49.7% e shtetasve shqiptar\u00eb n\u00eb gjendjen civile jetonin jasht\u00eb vendit duke u dominuar nga moshat e reja. T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare referojn\u00eb se grupmosha 0-14 vje\u00e7 \u00ebsht\u00eb rreth 18% e diaspor\u00ebs, t\u00eb rinjt\u00eb ose grupmosha 15-29 vje\u00e7 p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb rreth 24%, grupmosha aktive (15-64 vje\u00e7) p\u00ebrfaq\u00ebson rreth 77% dhe grupmosha mbi 65 vje\u00e7 \u00ebsht\u00eb rreth 5%.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa popullsia vendase paraqet zhvillime krejt t\u00eb kund\u00ebrta, ku dominon mosha mbi 55 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Z. G\u00ebdeshi tha se studimet tregojn\u00eb p\u00ebr emigrim t\u00eb vazhduesh\u00ebm edhe n\u00eb vijim, pasi prirjet jan\u00eb t\u00eb larta. Ai tha se emigrimi, kryesisht i t\u00eb rinjve t\u00eb arsimuar dhe t\u00eb kualifikuar drejt vendeve t\u00eb zhvilluara t\u00eb Bashkimit Europian pritet t\u00eb vijoj\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij kombinimi i intensitetit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb emigrimit gjat\u00eb 35 vjet\u00ebve, kthimi i pak\u00ebt i emigrant\u00ebve dhe norma aktuale e ul\u00ebt e fertilitetit kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb zvog\u00eblim absolut t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare dhe sidomos t\u00eb grupmoshave t\u00eb reja.<\/p>\n<p>N\u00eb Censin e 2011, grupmosha 15 deri n\u00eb 29 vje\u00e7 p\u00ebrfaq\u00ebsonte 25.2% t\u00eb popullsis\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb Censin e 2023 arriti n\u00eb 17.9% ose 7.3 pik\u00eb p\u00ebrqindje m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, edhe n\u00eb kushtet e nj\u00eb emigrimi potencial t\u00eb lart\u00eb (d.m.th. nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve q\u00eb deklarojn\u00eb synimin p\u00ebr t\u00eb emigruar), kapaciteti demografik i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb prodhuar emigrant\u00eb do t\u00eb zvog\u00eblohet n\u00eb perspektiv\u00eb nga reduktimi i popullsis\u00eb.<\/p>\n<p>G\u00ebzimi, pedagog n\u00eb Universitetin e Elbasanit, thot\u00eb p\u00ebr studimin e zotit G\u00ebdeshi se \u201ckur largohet nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e popullsis\u00eb, pjesa q\u00eb mbetet \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ose nuk ka mund\u00ebsi ose nuk do t\u00eb emigroj\u00eb.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht emigrimi fillon t\u00eb pak\u00ebsohet, por jo t\u00eb shmanget. P\u00ebr shembull, kur i pyet student\u00ebt n\u00eb auditor ose nx\u00ebn\u00ebsit e shkollave t\u00eb mesme, n\u00ebse duan t\u00eb emigrojn\u00eb, ata e shprehin k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n<p><strong>Arsyet e largimit pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga e kaluara, kur emigrimi nxitej kryesisht nga varf\u00ebria dhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr mbijetes\u00eb, sot emigrimi \u00ebsht\u00eb rezultat i nd\u00ebrveprimit t\u00eb shum\u00eb faktor\u00ebve, thot\u00eb z. G\u00ebdeshi.<\/p>\n<p>Faktori arsimor lidhet me student\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb arsim universitar m\u00eb cil\u00ebsor jasht\u00eb vendit, profesionist\u00ebt, si mjek\u00ebt e rinj, q\u00eb shkojn\u00eb jasht\u00eb p\u00ebr specializim, si dhe prind\u00ebrit e shqet\u00ebsuar p\u00ebr arsimimin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cVe\u00e7an\u00ebrisht dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb intervista ishin rr\u00ebfimet q\u00eb zgjeronin kategorin\u00eb \u2018t\u00eb tjera\u2019, pak\u00ebnaq\u00ebsia ndaj korrupsionit, mungesa e meritokracis\u00eb dhe transparenc\u00ebs, niveli i ul\u00ebt i besimit te qeveria dhe institucionet, cil\u00ebsia e dob\u00ebt e sh\u00ebrbimeve dhe infrastruktur\u00ebs, si dhe faktor\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm\u201d q\u00eb po largojn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb nga vendi.<\/p>\n<p>Besmiri, nj\u00eb i ri 26-vje\u00e7ar me arsim t\u00eb mes\u00ebm nga Tropoja, vendosi t\u00eb largohej vitin e kaluar drejt Gjermanis\u00eb. Me arsim t\u00eb mes\u00ebm dhe me kualifikime n\u00eb agjencit\u00eb shtet\u00ebrore profesionale, ai nuk mund t\u00eb sistemohej n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Me pag\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb 50 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, ai nuk mundi t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb qiran\u00eb e lart\u00eb dhe kostot e jetes\u00ebs n\u00eb kryeqytet. Tani ka siguruar nj\u00eb kontrat\u00eb pune dhe po mendon t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb drejt Gjermanis\u00eb edhe dy bashk\u00ebmoshatar\u00eb q\u00eb ende jetojn\u00eb n\u00eb Tropoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShkaku kryesor i emigrimit \u00ebsht\u00eb mungesa e perspektiv\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ekonomike dhe sociale; t\u00eb rinjt\u00eb nuk ndihen mir\u00eb sepse sistemi nuk funksionon si duhet. Mungesa e perspektiv\u00ebs \u00ebsht\u00eb faktor vendimtar.<\/p>\n<p>K\u00ebtu mungesa e meritokracis\u00eb ka rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. P\u00ebr mendimin tim, aspekti ekonomik lidhet ngusht\u00eb me munges\u00ebn e meritokracis\u00eb dhe me korrupsionin. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrthurura: \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb fillosh di\u00e7ka n\u00ebse nuk ke lidhje partiake. \u00cbsht\u00eb pothuajse e pamundur\u201d, shprehet p\u00ebr studimin e zotit G\u00ebdeshi, Altini, student n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse m\u00eb par\u00eb faktor\u00ebt shtyt\u00ebs t\u00eb emigrimit kan\u00eb qen\u00eb kryesisht ekonomik\u00eb, sot e shoh mentalitetin si arsye kryesore. Po rritemi me iden\u00eb se \u2018k\u00ebtu nuk b\u00ebhet\u2019 dhe se duhet t\u00eb largohemi jasht\u00eb, sepse atje i kemi gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb lehta\u201d, shprehet Flora, studente n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb kan\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb arsimor dhe duan t\u00eb integrohen n\u00eb tregun e pun\u00ebs nuk munden sepse nuk kan\u00eb profesionet e lidhura me pretendimet e tyre ose me shkoll\u00ebn q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Pun\u00ebt jan\u00eb shofer, kamerier, pastrues, shofer p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb ushqimet, kuzhinier, etj., u shpreh, Majlinda, eksperte ekonomie n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cStruktura e ekonomis\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi. Ku do t\u00eb punojn\u00eb inxhinier\u00ebt. Nuk ka nj\u00eb raport midis zhvillimit t\u00eb tyre dhe pritshm\u00ebrive. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb raport i zhdrejt\u00eb. Dhe kjo b\u00ebn q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb ikin\u201d, tha Teuta, pedagoge n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Gjirokast\u00ebr ka shum\u00eb vende pune, por kryesisht n\u00eb sh\u00ebrbime. N\u00eb sh\u00ebrbime, vendet e pun\u00ebs jan\u00eb p\u00ebr recepsionist, kamerier, banakier, etj. Por t\u00eb rinjt\u00eb duan pun\u00eb sipas profesionit\u201d, tha p\u00ebr studimin e zotit G\u00ebdeshi, Fredi, biznesmen n\u00eb Gjirokast\u00ebr.<\/p>\n<p>Anketa t\u00eb realizuara nga Regional Cooperation Council (RCC) p\u00ebr periudh\u00ebn 2021-2023 tregojn\u00eb se emigrimi potencial n\u00eb Shqip\u00ebri luhatet nd\u00ebrmjet 42 dhe 49%, duke e renditur vendin t\u00eb dytin n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nj\u00eb anket\u00eb e realizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert n\u00eb vitin 2024 tregon se 35.5% e t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb shprehin nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb \u201ct\u00eb fort\u00eb\u201d ose \u201cshum\u00eb t\u00eb fort\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb emigruar.<\/p>\n<p>Genti, nj\u00eb student nga Elbasani, shprehet se, \u201cTet\u00eb n\u00eb dhjet\u00eb nga shok\u00ebt e mi mendojn\u00eb si un\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb t\u00eb emigrojn\u00eb. Disa mendojn\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb shkollimin jasht\u00eb, si un\u00eb q\u00eb dua t\u00eb shkoj p\u00ebr studime masteri, dhe pastaj t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb. T\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb profesione, si infermier\u00eb dhe mund t\u00eb fillojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb pun\u00ebn jasht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshimi i profilit t\u00eb emigrant\u00ebve, drejt t\u00eb rinjve dhe individ\u00ebve me nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb arsimimi, mb\u00ebshtetet nga nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm anketimesh dhe studimesh t\u00eb realizuara gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p><strong>Pasojat<\/strong><\/p>\n<p>Pasoja m\u00eb e menj\u00ebhershme dhe m\u00eb d\u00ebrrmuese \u00ebsht\u00eb thyerja e skem\u00ebs s\u00eb pensioneve, ku pak\u00ebsimi i t\u00eb rinjve nga 544 mij\u00eb n\u00eb vet\u00ebm 195 mij\u00eb n\u00eb 2050 do t\u00eb thot\u00eb se barra p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb moshuarit do t\u00eb bjer\u00eb mbi supet e nj\u00eb numri gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl pun\u00ebtor\u00ebsh.<\/p>\n<p>Ky raport i p\u00ebrmbysur do t\u00eb detyroj\u00eb shtetin, ose t\u00eb rris\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike taksat mbi pun\u00ebn, duke dekurajuar edhe m\u00eb tej ata pak t\u00eb rinj q\u00eb mbeten, ose t\u00eb shkurtoj\u00eb p\u00ebrfitimet p\u00ebr t\u00eb moshuarit, duke rritur varf\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb treg pune q\u00eb po tkurret me shpejt\u00ebsi, sektor\u00ebt strategjik\u00eb si turizmi, bujq\u00ebsia dhe teknologjia do t\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb kriz\u00eb akute p\u00ebr krah pune dhe inovacion, pasi energjia dhe idet\u00eb e reja q\u00eb sjell grupmosha 15-24 vje\u00e7 do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb deficit kritik.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e ekonomis\u00eb lajm\u00ebrojn\u00eb se bizneset shqiptare do t\u00eb gjenden p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb zgjedhjeje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. T\u00eb rrisin pagat n\u00eb nivele t\u00eb pap\u00ebrballueshme p\u00ebr t\u00eb mbajtur punonj\u00ebsit, ose t\u00eb mbyllin aktivitetet p\u00ebr munges\u00eb stafi, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb stanjacion ekonomik afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Vakumi do t\u00eb detyroj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb politikat e saj t\u00eb migracionit, duke u kthyer nga nj\u00eb vend q\u00eb eksporton njer\u00ebz n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb duhet t\u00eb importoj\u00eb pun\u00ebtor\u00eb nga kultura t\u00eb larg\u00ebta p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb sh\u00ebrbimet baz\u00eb, fenomen q\u00eb tashm\u00eb ka nisur.<\/p>\n<p>Ky ndryshim do t\u00eb sjell\u00eb sfida t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb integrimit social dhe do t\u00eb tjet\u00ebrsoj\u00eb struktur\u00ebn tradicionale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb. Mungesa e t\u00eb rinjve do t\u00eb sjell\u00eb m\u00eb pak konsum, m\u00eb pak investime n\u00eb arsim, duke e kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb ekonomi statike q\u00eb nuk ka forc\u00ebn e brendshme p\u00ebr t\u2019u rritur apo p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me zhvillimet globale.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pasoja sociale e k\u00ebtij procesi \u00ebsht\u00eb zbrazja e zonave rurale dhe periferike, ku shkollat do t\u00eb mbyllen dhe qytetet e vogla po kthehen n\u00eb bujtina ku jetojn\u00eb vet\u00ebm t\u00eb moshuarit.<\/p>\n<p>Ky \u00e7ekuilib\u00ebr do t\u00eb rris\u00eb presionin mbi kryeqytetin, por edhe Tirana do ta ndiej\u00eb pesh\u00ebn e nj\u00eb popullsie q\u00eb plaket, ku kostot e sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor do t\u00eb trefishohen p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjeve kronike q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb mosh\u00ebn e thyer.<\/p>\n<p>Investimet e Huaja Direkte do t\u00eb shmangen, pasi asnj\u00eb korporat\u00eb e madhe nuk investon n\u00eb nj\u00eb vend ku nuk ka nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb rinjsh t\u00eb trajnuar dhe ku tregu i brendsh\u00ebm po zvog\u00eblohet \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb planin politik, pesha e votuesve t\u00eb moshuar do t\u00eb diktoj\u00eb agjendat komb\u00ebtare, duke u fokusuar m\u00eb shum\u00eb te mbrojtja sociale sesa te zhvillimi dhe e ardhmja, gj\u00eb q\u00eb do ta mbaj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb rreth vicioz t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb progresit.<\/p>\n<p>Pa nj\u00eb brez t\u00eb ri q\u00eb trash\u00ebgon kultur\u00ebn, traditat dhe gjuh\u00ebn, ekzistenca jon\u00eb si komb do t\u00eb vihet n\u00eb pik\u00ebpyetje, jo nga faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm, por nga nj\u00eb vet\u00ebvrasje e ngadalt\u00eb demografike.\/Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shqiperi-humbje\/\">E kat\u00ebrta n\u00eb bot\u00eb! Shqip\u00ebria pritet t\u00eb humbas\u00eb afro 45% t\u00eb grupmosh\u00ebs 15-24 vje\u00e7 deri n\u00eb 2050<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb zhvillimeve demografike, duke u renditur n\u00eb kat\u00ebr vendet e para n\u00eb bot\u00eb sa i takon tkurrjes s\u00eb numrit t\u00eb t\u00eb rinjve, s\u00eb paku deri n\u00eb vitin 2050. Situata alarmante u pasqyra n\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb nga Divizioni i Popullsis\u00eb n\u00eb Kombet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92215","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92215","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92215"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92215\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92215"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92215"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92215"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}