{"id":92209,"date":"2026-06-19T20:48:13","date_gmt":"2026-06-19T20:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/19\/skandal-ne-bulqize-dy-vellezer-ne-gare-per-325-mln-leke-festime-mjeshtri-vjedh-asfaltin-e-shupenzes-ia-jep-bujar-muratit-te-arrestuarit-per-korrupsion\/"},"modified":"2026-06-19T20:48:13","modified_gmt":"2026-06-19T20:48:13","slug":"skandal-ne-bulqize-dy-vellezer-ne-gare-per-325-mln-leke-festime-mjeshtri-vjedh-asfaltin-e-shupenzes-ia-jep-bujar-muratit-te-arrestuarit-per-korrupsion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/19\/skandal-ne-bulqize-dy-vellezer-ne-gare-per-325-mln-leke-festime-mjeshtri-vjedh-asfaltin-e-shupenzes-ia-jep-bujar-muratit-te-arrestuarit-per-korrupsion\/","title":{"rendered":"Skandal n\u00eb Bulqiz\u00eb, dy v\u00ebllez\u00ebr n\u00eb \u201cgar\u00eb\u201d p\u00ebr 325 MLN lek\u00eb\/ Festime Mjeshtri vjedh asfaltin e Shupenz\u00ebs, ia jep Bujar Muratit, t\u00eb arrestuarit p\u00ebr korrupsion"},"content":{"rendered":"<p>Vjedhje t\u00eb parave t\u00eb bashkis\u00eb Bulqiz\u00eb, inaugurime, mashtrime p\u00ebr vota dhe k\u00ebshtu vazhdon ta p\u00ebrdor me \u201cmjeshtri\u201d pushtetin Festime Mjeshtri.<\/p>\n\n<p>Pas cdo fotoje t\u00eb shkrepur pran\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit, Mjeshtri forcon pozitat e saj dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht zullumet me parat\u00eb q\u00eb i jan\u00eb besuar t\u00eb administroj\u00eb.<\/p>\n\n<p>Por ka nj\u00eb Bulqiz\u00eb tjet\u00ebr, jasht\u00eb festave dhe takimeve t\u00eb PS-s\u00eb. Banor\u00ebt e Nj\u00ebsis\u00eb Shupenz\u00eb ndihen m\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyerit.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Festime Mjeshtri u shfaq disa her\u00eb dhe b\u00ebnte inaugurime t\u00eb disa rrugicave t\u00eb ngushta fare, ku me zor shk\u00ebmbehen dy bicilketa. Vazhdonte tradit\u00ebn e paraardh\u00ebsit Lefter Alla, q\u00eb p\u00ebrfundoi n\u00eb burg p\u00ebr k\u00ebto marifete.<\/p>\n\n<p>Dhe pa kaluar nj\u00eb muaj, banor\u00ebt e fshatit Kovashic\u00eb, n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb administrative Shupenz\u00eb, kan\u00eb denoncuar shembjen e rrug\u00ebs s\u00eb re! Rruga ishte inauguruar n\u00eb tetor 2026 nga kryebashkiakja Festime Mjeshtri. Sipas banor\u00ebve, infrastruktura \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb \u00e7do standardi dhe u prish nga shiu i par\u00eb q\u00eb ra n\u00eb Shupenz\u00eb.<\/p>\n\n<p>Edhe k\u00ebto dit\u00eb, kryebashkiakja Festime Mjeshtri v\u00eb n\u00eb loj\u00eb qytetar\u00ebt e Bulqiz\u00ebs me nj\u00eb tender fiktiv ku \u201dkonkurrent\u00eb\u201d jan\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebr.<\/p>\n<p>Asfalti i premtuar para zgjedhjeve vendore \u00ebsht\u00eb fasada e pazarit me v\u00ebllez\u00ebrit Murati me fondin e bashkis\u00eb prej 325 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Tenderi i Bashkis\u00eb Bulqiz\u00eb p\u00ebr asfaltimin e rrug\u00ebve n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb Administrative Shupenz\u00eb ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah nj\u00eb element q\u00eb ngre pik\u00ebpyetje mbi konkurrenc\u00ebn reale n\u00eb procedur\u00eb. Dokumentet zyrtare tregojn\u00eb se oferta m\u00eb e ul\u00ebt n\u00eb gar\u00eb u paraqit nga bashkimi i operator\u00ebve \u201cKEGLI-DURI\u201d, \u201cMURATI\u201d dhe \u201cLA\u00c7AJ\u201d, por u skualifikua p\u00ebr \u201cmang\u00ebsi\u201d dokumentacioni.<\/p>\n<p>Kontrata iu dha m\u00eb pas kompanis\u00eb \u201cLIS Konstruksion\u201d. Verifikimet n\u00eb regjistrat publik\u00eb tregojn\u00eb se kompanit\u00eb \u201cMURATI\u201d dhe \u201cLIS Konstruksion\u201d kan\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta familjare p\u00ebrmes v\u00ebllez\u00ebrve pronar\u00eb Imer dhe Bujar Murati.<\/p>\n\n<p>M\u00eb konkretisht, po raportojm\u00eb mbi tenderin e Bashkis\u00eb Bulqiz\u00eb \u201cSistemim, asfaltim i disa rrug\u00ebve t\u00eb lagjeve t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb Administrative Shupenz\u00eb\u201d.<\/p>\n\n<p>Procedura \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga Open Data Albania me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d p\u00ebr riskun e korrupsionit. Data e njoftimit t\u00eb tenderit ishte m\u00eb 17 prill 2026 p\u00ebrmes Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimit Publik, nd\u00ebrsa procedura u mbajt m\u00eb 4 maj 2026.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kan\u00eb aplikuar 11 kompani dhe bashkime operator\u00ebsh ekonomik\u00eb, kjo ka qen\u00eb thjesht formale, sepse komisioni ka b\u00ebr\u00eb loj\u00ebn e dy v\u00ebllez\u00ebrve nga Bulqiza.<\/p>\n\n<p>Bashkimi i operator\u00ebve \u201cKEGLI-DURI\u201d, \u201cM U R A T I\u201d dhe \u201cLA\u00c7AJ\u201d u skualifikua sepse \u201cnuk e kishin firmosur t\u00eb tre marr\u00ebveshjen e noterizuar t\u00eb bashk\u00ebpunimit\u201d. Ky subjekt kishte ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. N\u00eb fakt, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konkurrent fiktiv, sepse Imer Murati i kompanis\u00eb \u201cMurati\u201d nga Bulqiza, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vesh n\u00eb sht\u00ebpi me v\u00ebllain e tij Bujarin p\u00ebr rolet n\u00eb tender.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, \u201cLIS KONSTRUKSION\u201d SHPK e Bujar Muratit, m\u00eb 4 qershor 2026, \u00ebsht\u00eb shpallur fitues i tenderit me firm\u00ebn e Festime Mjeshtrit.<\/p>\n\n<p>Duke i njohur personalisht t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrit nga Bulqiza dhe duke e firmosur vet\u00eb shpalljen e fituesit, Festime Mjeshtri ka treguar guxim t\u00eb madh, sepse k\u00ebto jan\u00eb dokumente q\u00eb e cojn\u00eb direkt n\u00eb SPAK.<\/p>\n\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi, q\u00eb Mjeshtri b\u00ebn korrupsion me Bujar Muratin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb personazh i dosjeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj le t\u00eb flasim pak p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb Muratit, i cili shp\u00ebrdoronte detyr\u00ebn dhe p\u00ebrvet\u00ebsonte fonde p\u00ebrmes firm\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Murati ka themeluar kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit \u201cEuro Alb\u201d n\u00eb vitin 1999. N\u00eb vitin 2006, Murati ia dhuroi aksionet n\u00eb mas\u00ebn 100 % bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, Doriana Murati.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2009, Murati mbante postin e drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Prokurimeve Publike n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme, kur u arrestua p\u00ebr tenderin e uniformave t\u00eb Policis\u00eb. Drejtori e kishte paracaktuar fituese kompanin\u00eb \u201cGjergjefi\u201d, me pronar Jani Gjergjefi.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2009, gjat\u00eb operacionit \u2018Prokurimi i fundit\u201d, u arrestuan edhe pronari i kompanis\u00eb fituese Jani Gjergjefi, specialisti Redi Popescu, shef i prokurimeve n\u00eb Gard\u00ebn e Republik\u00ebs, Tahir Imami si dhe biznesmen\u00ebt Artan Berberi dhe Agur Sadiku.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, tre biznesmen\u00ebt do t\u2019u jepnin nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fitimit tre funksionar\u00ebve publik\u00eb, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb shpalljes fitues t\u00eb tenderit.<\/p>\n<p>Bujar Murati, jo vet\u00ebm i shp\u00ebtoi d\u00ebnimit, por n\u00eb janar t\u00eb vitit 2014 depozitoi nj\u00eb padi civile n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, duke k\u00ebrkuar d\u00ebmshp\u00ebrblim p\u00ebr dit\u00ebt e burgut.<\/p>\n<p>Pas shkarkimit si drejtor prokurimesh, arrestimit dhe m\u00eb pas shp\u00ebtimit nga d\u00ebnimi, Bujar Murati, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2013, i rimerr s\u00ebrish aksionet, tashm\u00eb p\u00ebrmes dhurimit nga bashk\u00ebshortja e tij.<\/p>\n\n<p>\u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht kompania \u201cEuro Alb\u201d, e cila ishte paracaktuar fituese tenderit abuziv me vler\u00eb 24 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr rehabilitimin e kanalit ujit\u00ebs n\u00eb Bitaj t\u00eb Lushnj\u00ebs. Sipas dosjes, kompania e Muratit e kishte fituar tenderin me dokumente t\u00eb falsifikuara, me ofert\u00eb gati sa fondi limit, p\u00ebrmes p\u00ebrjashtimit arbitrar t\u00eb kompanive t\u00eb tjera.<\/p>\n\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2021, Murati u arrestua me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK p\u00ebr afera me tender\u00eb me ish-kryebashkiakun e Lushnj\u00ebs, Fatos Tushe dhe grupin e tij. Theksojm\u00eb se pas arrestimit t\u00eb dyt\u00eb, Murati ia shet s\u00ebrish aksionet e kompanis\u00eb gruas s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, tenderi korruptiv p\u00ebr kanalin e ujitjes n\u00eb Lushnje, mund t\u00eb jet\u00eb maja e ajsbergut. Vet\u00ebm gjat\u00eb kat\u00ebr viteve (2017-202) kompania e Bujar Muratit, her\u00eb e vetme dhe her\u00eb duke u bashkuar me kompani t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb shpallur fituese e t\u00eb pakt\u00ebn 66 tenderave n\u00eb total, me vler\u00eb miliona euro. Nga 66 tendera, kompania e Bujar Muratit, 18 tendera i ka marr\u00eb me procedura tejet t\u00eb dyshimta. 18 tenderat karakterizohen nga mungesa e plot\u00eb e gar\u00ebs dhe skualifkimi n\u00eb bllok t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb konkurrent\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Murati \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm zhvat\u00ebs serial i fondeve publike, por nuk ka as humaniz\u00ebm. Mori tenderin 2.5 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb rregulluar nj\u00eb pallat n\u00eb Durr\u00ebs t\u00eb krisur nga t\u00ebrmeti i vitit 2019 dhe e la pa e riparuar. Banor\u00ebt u detyruan t\u00eb paguanin nga xhepi p\u00ebr t\u00eb mbaruar punimet.<\/p>\n<p>T\u00eb revoltuar ata shkuan n\u00eb SPAK ku b\u00ebn\u00eb kall\u00ebzim p\u00ebr kompanin\u00eb.<\/p>\n<p>Historia nisi m\u00eb 12 prill 2021, kur Bashkia Durr\u00ebs shpalli tenderin p\u00ebr \u201cRiforcim godine banimi 12-13 kate mbi tok\u00eb dhe nj\u00eb kat n\u00ebntok\u00eb, rruga \u201cJahja Ballhysa\u201d nr.6, kod GIS 3092 me fond limit 247 milion\u00eb lek\u00eb ose rreth 2.5 milion\u00eb euro me procedur\u00eb t\u00eb kufizuar. Ky fond ishte akorduar p\u00ebr riforcimin e nj\u00ebsive t\u00eb banimit n\u00eb nd\u00ebrtesat (pallat), q\u00eb ishin klasifikuar si godina t\u00eb pabanueshme q\u00eb kishin nevoj\u00eb p\u00ebr punime rikonstruksioni.<\/p>\n<p>Kompania EURO-ALB) kishte ndryshuar tashm\u00eb emrin zyrtar dhe quhej \u201cLis Konstruksion\u201d shpk. Bujar Murati ia kishte dh\u00ebn\u00eb aksionet gruas s\u00eb vet Doriana Murati, e cila n\u00eb 2012 do ia dhuronte mbes\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit, Erilda Murati, e bija e Imer Muratit. Ky \u00ebsht\u00eb pronar i nj\u00eb tjet\u00ebr kompanie nd\u00ebrtimi \u201cMurati\u201d shpk. M\u00eb pas, n\u00eb 2013, mbesa do t\u2019ia dhuronte aksionet Bujar Muratit, i cili do t\u00eb rimerrte kontrollin e kompanis\u00eb p\u00ebr t\u2019ia dhuruar m\u00eb pas kompanin\u00eb bashk\u00ebshortes, Doriana Murati. Kuptohet se k\u00ebto transaksione fshehin gjurm\u00ebt e fitimeve t\u00eb korrupsionit me tenderat.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e QKB, rezulton se n\u00eb vitin 2013, kompania \u201cLis Konstruksion\u201d (ish EURO-ALB) e Bujar Muratit do t\u00eb fillonte procedurat e bashkimit n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrthithjes me kompanin\u00eb \u201cMURATI\u201d shpk n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb vet, Imer Murati. Ky process deri m\u00eb sot nuk ka p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve zyrtare t\u00eb bashkimit, \u201cMURATI\u201d shpk ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr kontratat e pun\u00ebs t\u00eb siguruara nga \u201cEURO-ALB\u201d, sot \u201cLis konstruksion\u201d.<\/p>\n<p>Dhurimi i aksioneve dhe ndryshimi i emrit kan\u00eb ndodhur n\u00eb periudh\u00ebn mars-prill 2023, dy vite pas operacionit t\u00eb Prokuris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me n\u00eb 2021, ku u arrestua ish kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe. Zyrtari kishte favorizuar kompanin\u00eb \u201cLis Konstruksion\u201d (Ish EURO-ALB) p\u00ebr nj\u00eb tender t\u00eb akorduar nga Bashkia e Lushnjes.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin konkret, s\u00eb bashku me ish- kryebashkiakun u arrestua edhe Murati n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr falsifikim dokumentesh e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>Tani q\u00eb parat\u00eb e rrug\u00ebve t\u00eb Shupenz\u00ebs, kryetarja Mjeshtri ia ka dh\u00ebn\u00eb Muratit, jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar edhe p\u00ebr fatin e projektit. Banor\u00ebt duhet t\u00eb hapin syt\u00eb dhe t\u00eb mos presin q\u00eb asfaltin t\u2019ua shemb\u00eb shiu!<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet .nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-28\/\">Skandal n\u00eb Bulqiz\u00eb, dy v\u00ebllez\u00ebr n\u00eb \u201cgar\u00eb\u201d p\u00ebr 325 MLN lek\u00eb\/ Festime Mjeshtri vjedh asfaltin e Shupenz\u00ebs, ia jep Bujar Muratit, t\u00eb arrestuarit p\u00ebr korrupsion<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vjedhje t\u00eb parave t\u00eb bashkis\u00eb Bulqiz\u00eb, inaugurime, mashtrime p\u00ebr vota dhe k\u00ebshtu vazhdon ta p\u00ebrdor me \u201cmjeshtri\u201d pushtetin Festime Mjeshtri. Pas cdo fotoje t\u00eb shkrepur pran\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit, Mjeshtri forcon pozitat e saj dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht zullumet me parat\u00eb q\u00eb i jan\u00eb besuar t\u00eb administroj\u00eb. Por ka nj\u00eb Bulqiz\u00eb tjet\u00ebr, jasht\u00eb festave dhe takimeve t\u00eb PS-s\u00eb. Banor\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92209","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92209","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92209"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92209\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92209"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92209"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92209"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}