{"id":92195,"date":"2026-06-19T17:48:17","date_gmt":"2026-06-19T17:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/19\/keto-protesta-prodhojne-politike-por-jo-parti-politike\/"},"modified":"2026-06-19T17:48:17","modified_gmt":"2026-06-19T17:48:17","slug":"keto-protesta-prodhojne-politike-por-jo-parti-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/19\/keto-protesta-prodhojne-politike-por-jo-parti-politike\/","title":{"rendered":"K\u00ebto protesta prodhojn\u00eb politik\u00eb, por jo parti politike"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Televizionet kryesore t\u00eb vendit i jan\u00eb drejtuar K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar transmetimin e seancave gjyq\u00ebsore t\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb tjerave q\u00eb kan\u00eb interes t\u00eb shtuar p\u00ebr publikun.<\/p>\n<p>Arsyeja pse i shkruajn\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dhimbshme sesa realizimi i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tyre q\u00eb ka pak gjasa t\u00eb realizohet. N\u00eb vitin 2026 n\u00eb Shqip\u00ebri, televizionet kryesore t\u00eb vendit i k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb institucioni burokratik t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re t\u2019u jap\u00eb atyre nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kushtetuese q\u00eb gjoja e kan\u00eb t\u00eb garantuar.<\/p>\n<p>Katandisja e medias shqiptare q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb organi administrativ t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kushtetuese \u00ebsht\u00eb standardi i par\u00eb i dhunimit t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit dhe t\u00eb drejtave themelore kushtetuese p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Adresimi i tyre i gabuar p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor tregon se \u00e7far\u00eb frustrimi ka krijuar arroganca e SPAK dhe GJKKO p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrfillur t\u00eb drejtat bazike t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019u informuar p\u00ebr procese gjyq\u00ebsore q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me interesin publik, si\u00e7 jan\u00eb gjyqet ndaj politikan\u00ebve t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqimi i tyre n\u00eb err\u00ebsir\u00eb forcon akuzat p\u00ebr gjyqe politike dhe i heq mund\u00ebsin\u00eb publikut t\u00eb gjykoj\u00eb mbi cil\u00ebsin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb dhe cil\u00ebsin\u00eb e akuz\u00ebs.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se asnj\u00eb qytetar shqiptar dhe asnj\u00eb media nuk duhet t\u00eb detyrohet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb leje p\u00ebr t\u00eb ushtruar nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb Kushtetuta ia garanton. Kushtetuta \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. Liria e medias \u00ebsht\u00eb e garantuar dhe e drejta e informimit nuk \u00ebsht\u00eb privilegj q\u00eb jepet nga shteti. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb themelore q\u00eb shteti ka detyrimin ta garantoj\u00eb.<\/p>\n<p>Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb transmeton mbledhjet e tij drejtp\u00ebrdrejt. Gjykata Kushtetuese transmeton seancat e saj drejtp\u00ebrdrejt. K\u00ebshillat bashkiak\u00eb transmetojn\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre. Edhe vet\u00eb KLGJ dhe KLP transmetojn\u00eb aktivitetin e tyre. Kjo ndodh p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb thjesht\u00eb: pushteti publik nuk u p\u00ebrket institucioneve. U p\u00ebrket qytetar\u00ebve. Institucionet jan\u00eb vet\u00ebm ushtruesit e tij t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm. Prandaj qytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shohin se si ushtrohet ky pushtet n\u00eb emrin e tyre.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese, institucioni m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb hierarkin\u00eb e gjykatave n\u00eb Shqip\u00ebri, ka dh\u00ebn\u00eb vet\u00eb nj\u00eb shembull t\u00eb shk\u00eblqyer se si zgjidhet transmetimi direkt p\u00ebr t\u00eb gjitha televizionet i nj\u00eb seance me ndjeshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr publikun. Ajo ka transmetuar sinjalin e seanc\u00ebs s\u00eb saj me Erion Veliajn duke e prodhuar vet\u00eb sinjalin dhe duke e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb favor p\u00ebr median, as nj\u00eb privilegj p\u00ebr publikun, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci themelore p\u00ebr ushtrimin e drejt\u00ebsis\u00eb, pasi drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme vet\u00ebm t\u00eb jepet, por duhet t\u00eb shihet edhe se si bindet nj\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi apo d\u00ebnim p\u00ebr dik\u00eb. Kjo i jep drejt\u00ebsis\u00eb besimin e publikut, ose ia heq at\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb rastin kur gjyqet ndaj zyrtar\u00ebve dhe politikan\u00ebve t\u00eb lart\u00eb kan\u00eb nj\u00eb ndjeshm\u00ebri t\u00eb madhe p\u00ebr publikun.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, institucioni q\u00eb duhet t\u00eb garantonte transparenc\u00ebn, ka miratuar n\u00eb vitin 2023 nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb n\u00eb praktik\u00eb prodhon censur\u00eb dhe q\u00eb ka p\u00ebrmbysur standardin kushtetues. P\u00ebrmes atij rregulli, KLGJ e ka trajtuar transparenc\u00ebn si p\u00ebrjashtim, nd\u00ebrsa kufizimin e transparenc\u00ebs si rregull.<\/p>\n<p>Media duhet t\u00eb paraqes\u00eb k\u00ebrkesa, t\u00eb pres\u00eb autorizime, t\u00eb marr\u00eb refuzime. Pra, duhet t\u00eb negocioj\u00eb nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb Kushtetuta e njeh paraprakisht.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lir\u00eb dhe demokratik q\u00eb synon Bashkimin Evropian, t\u00eb drejtat kushtetuese nuk duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb leje. Ato duhet t\u00eb ushtrohen. Askush nuk k\u00ebrkon leje p\u00ebr t\u2019u informuar. Askush nuk k\u00ebrkon leje p\u00ebr t\u00eb ndjekur me mjetet e komunikimit nj\u00eb seanc\u00eb q\u00eb ligji e ka shpallur publike. Ajo thjesht ndiqet. Ajo thjesht transmetohet.<\/p>\n<p>Kushtetuta e thot\u00eb qart\u00eb: kufizimet e lirive themelore mund t\u00eb vendosen vet\u00ebm me ligj, vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim legjitim dhe vet\u00ebm kur jan\u00eb t\u00eb domosdoshme dhe proporcionale. Por kufizimet q\u00eb po zbatohen sot nuk burojn\u00eb nga ligji. Ato burojn\u00eb nga nj\u00eb udh\u00ebzim administrativ dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje administrative. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kushtetuese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb organ administrativ nuk mund t\u00eb krijoj\u00eb kufizime t\u00eb reja mbi t\u00eb drejta q\u00eb vet\u00eb ligji nuk i ka kufizuar. Aq m\u00eb pak mund t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si realizohet nj\u00eb garanci kushtetuese e procesit gjyq\u00ebsor. Publiciteti i seanc\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje administrative, por \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e procesit t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p>Sot jemi n\u00eb situat\u00ebn kur mjafton q\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs administrativ apo nj\u00eb polic n\u00eb der\u00ebn e gjykat\u00ebs, me nj\u00eb udh\u00ebzim administrativ n\u00eb dor\u00eb, t\u00eb ndaloj\u00eb ushtrimin e nj\u00eb t\u00eb drejte q\u00eb Kushtetuta e garanton. K\u00ebshtu, ajo q\u00eb ligji e ka konceptuar si instrument kontrolli publik mbi drejt\u00ebsin\u00eb kufizohet nga vet\u00eb institucioni q\u00eb duhet t\u00eb garantonte transparenc\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Publiciteti i seanc\u00ebs reduktohet n\u00eb kufijt\u00eb fizik\u00eb t\u00eb sall\u00ebs s\u00eb gjyqit, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem teknik q\u00eb zgjidhet leht\u00eb, ose duke prodhuar sinjal televiziv p\u00ebr gjith\u00eb median, ose duke siguruar salla m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr gjyqe t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Kur media ndalohet paraprakisht t\u00eb kryej\u00eb funksionin e saj, kjo \u00ebsht\u00eb censur\u00eb paraprake n\u00eb em\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>E drejta e publikut p\u00ebr ta ndjekur nj\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore me interes publik nuk mund t\u00eb kufizohet me arsyetime komunaleje, p\u00ebr p\u00ebrmasat e sallave apo emocionet e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve. N\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb figura publike si dh\u00ebn\u00ebs t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Por problemi \u00ebsht\u00eb se ata mendojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn kur hyjn\u00eb n\u00eb sall\u00eb dhe kur e kuptojn\u00eb se mund t\u00eb gjykohen edhe nga publiku.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ata kan\u00eb vendosur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, gjyqe me dyer t\u00eb mbyllura, gjykime kur t\u00eb pandehurit ende nuk kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb dosjet e \u00e7\u00ebshtjes, dhe mbi t\u00eb gjitha duan q\u00eb publiku t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb vet\u00ebm pretendimin dhe vendimin e gjykat\u00ebsit dhe jo m\u00ebnyr\u00ebn se si provohen argumentet dhe vendimet e tyre.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb minim real i autoritetit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb shembje me vet\u00ebdije e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia e re dhe nj\u00eb tregues i frik\u00ebs q\u00eb kan\u00eb prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt nga paaft\u00ebsia e tyre profesionale p\u00ebr t\u00eb bindur opinionin publik se po marrin vendime t\u00eb drejta.<\/p>\n<p>Kjo tregon, nd\u00ebr t\u00eb tjera, se e vetmja fuqi e tyre \u00ebsht\u00eb mungesa e transparenc\u00ebs dhe gjykimi n\u00eb err\u00ebsir\u00eb, larg syve t\u00eb popullit, por n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Televizionet kryesore t\u00eb vendit i jan\u00eb drejtuar K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar transmetimin e seancave gjyq\u00ebsore t\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb tjerave q\u00eb kan\u00eb interes t\u00eb shtuar p\u00ebr publikun. Arsyeja pse i shkruajn\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dhimbshme sesa realizimi i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tyre q\u00eb ka pak gjasa t\u00eb realizohet. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92195","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92195","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92195"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92195\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92195"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92195"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92195"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}