{"id":92191,"date":"2026-06-19T16:48:14","date_gmt":"2026-06-19T16:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/19\/emerimi-i-dados-prokuror-avokati-ndreca-qendrimi-i-klp-se-per-kete-ceshtje-le-shume-per-te-deshiruar-po-behet-pale-me-paligjshmerine\/"},"modified":"2026-06-19T16:48:14","modified_gmt":"2026-06-19T16:48:14","slug":"emerimi-i-dados-prokuror-avokati-ndreca-qendrimi-i-klp-se-per-kete-ceshtje-le-shume-per-te-deshiruar-po-behet-pale-me-paligjshmerine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/19\/emerimi-i-dados-prokuror-avokati-ndreca-qendrimi-i-klp-se-per-kete-ceshtje-le-shume-per-te-deshiruar-po-behet-pale-me-paligjshmerine\/","title":{"rendered":"Em\u00ebrimi i Dados prokuror, avokati Ndreca: Q\u00ebndrimi i KLP-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje l\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar, po b\u00ebhet pal\u00eb me paligjshm\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb komunikimin e tij me gazetar\u00ebt, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative, e cila u shty p\u00ebr n\u00eb dat\u00ebn 3 korrik, avokati mbrojt\u00ebs i kryebashkiakut Veliaj, Plarent Ndreca, e vuri theksin te q\u00ebndrimi i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb mbi \u00e7\u00ebshtjen e em\u00ebrimit t\u00eb Ols Dados prokuror.<\/p>\n<p>Sipas Ndrec\u00ebs, institucioni m\u00eb i lart\u00eb i qeverisjes s\u00eb prokuroris\u00eb po b\u00ebhet pal\u00eb me paligjshm\u00ebrin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar mbi nj\u00eb pretendim, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb verifikim.<\/p>\n<p>I pyetur nga gazetar\u00ebt pse Veliaj nuk paraqitet n\u00eb gjyqin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tij, Ndreca sqaroi se kjo vjen p\u00ebr shkak se mbajtja e tij n\u00eb kafazin e xhamt\u00eb \u00ebsht\u00eb cenim i dinjitetit t\u00eb tij, edhe sipas Komitetit t\u00eb Helsinkit, edhe sipas Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut. <\/p>\n<p>Deklarata  e avokatit Ndreca me gazetar\u00ebt: <\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 e thash\u00eb edhe n\u00eb seanc\u00eb, q\u00ebndrimi i KLP-s\u00eb i jep nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebtij procesi, n\u00eb kuptimin q\u00eb, p\u00ebrtej nj\u00eb dekreti, p\u00ebrtej nj\u00eb emri prokurori, po kthehet n\u00eb nj\u00eb problem institucional, kur institucioni m\u00eb i lart\u00eb i qeverisjes s\u00eb prokuroris\u00eb b\u00ebhet pal\u00eb me paligjshm\u00ebrin\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar mbi nj\u00eb pretendim i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb verifikim. Normalisht, duhej ta kishin b\u00ebr\u00eb verifikimin m\u00eb p\u00ebrpara, por tashm\u00eb, ne ia kemi drejtuar Gjykat\u00ebs; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb verifikim q\u00eb ia kemi drejtuar nj\u00eb pale t\u00eb tret\u00eb, pra ata nuk duhet t\u00eb ken\u00eb asnj\u00eb frik\u00eb q\u00eb t\u00eb fusin nj\u00eb proces n\u00eb shqyrtim gjyq\u00ebsor dhe t\u00eb d\u00ebgjohen pal\u00ebt n\u00eb themel, t\u00eb mbajn\u00eb q\u00ebndrimin e tyre dhe t\u00eb presin vendimin e Gjykat\u00ebs. Fakti q\u00eb institucioni m\u00eb i lart\u00eb i prokuroris\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb institucioni m\u00eb i interesuar q\u00eb e v\u00ebrteta t\u00eb dal\u00eb n\u00eb pah, edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje mban q\u00ebndrim t\u00eb till\u00eb q\u00eb n\u00eb terma t\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb \u201cmos i fol gjykat\u00ebs, mos iu drejto gjykat\u00ebs, ju nuk keni t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ngrini k\u00ebshtu lloj pretendimesh\u201d, tregon p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebndrim i cili, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, l\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar dhe tregon q\u00eb ka nj\u00eb situat\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb doja t\u00eb evidentoja mbi k\u00ebt\u00eb moment \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb situata e publicitetit n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore p\u00ebrkthehet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb qesharake. Nuk e kuptoj nga \u00e7far\u00eb kan\u00eb frik\u00eb gjykatat q\u00eb nuk lejojn\u00eb kamerat dhe nuk lejojn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet tyre publikun t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me argumente n\u00eb proces gjyq\u00ebsor. P\u00ebrmendja e nj\u00eb udh\u00ebzimi t\u00eb KLGJ, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebzim krejt\u00ebsisht i paligjsh\u00ebm, dhe si\u00e7 e thash\u00eb edhe n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore, gjykata e ka gjith\u00eb kompetenc\u00ebn p\u00ebr ta konstatuar si t\u00eb till\u00eb q\u00eb nuk lejon kamerat t\u00eb filmojn\u00eb, duke reduktuar publicitetin e seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore n\u00eb 30 vende q\u00eb ka nj\u00eb sall\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb publiciteti i  parashikuar nga Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb \u00e7do qytetar i interesuar p\u00ebr t\u00eb ndjekur nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb ta d\u00ebgjoj\u00eb procesin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Pyetje: Nuk e di n\u00ebse jeni i informuar z. Ndreca, t\u00eb gjitha televizionet kryesore kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, k\u00ebshtu q\u00eb mendoj q\u00eb ne po k\u00ebrkojm\u00eb po aq sa ju transparenc\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, por edhe\u2026<\/p>\n<p>Ndreca: Jam shum\u00eb i informuar dhe i kam mb\u00ebshtetur. Ju inkurajoj dhe jam pal\u00eb me ju n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe me aq sa e par\u00eb dhe n\u00eb proces, un\u00eb b\u00ebra nj\u00eb gjysm\u00eb ore hapje vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, q\u00eb un\u00eb mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e drejt\u00eb dhe absurdi \u00ebsht\u00eb q\u00eb nj\u00eb kryetar bashkie q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mas\u00eb sigurie n\u00eb arrest me burg k\u00ebrkon transparenc\u00eb. Gjyqtari, prokurori, KLP, Presidenca nuk e k\u00ebrkojn\u00eb k\u00ebt\u00eb transparenc\u00eb, kur asnj\u00eb prej tyre nuk ka asnj\u00eb mas\u00eb sigurimi dhe nuk kan\u00eb asnj\u00eb pasoj\u00eb n\u00eb jet\u00ebn personale.<\/p>\n<p>Pyetje: Pse duhet t\u00eb vij\u00eb Dado n\u00eb Administrative tek Veliaj dhe nuk duhet t\u00eb shkoj\u00eb Veliaj n\u00eb GJKKO tek Dado? <\/p>\n<p>Ndreca: Sepse Veliaj \u00ebsht\u00eb i pandehur, ka t\u00eb drejta specifike q\u00eb ia garanton Kushtetuta dhe si\u00e7 ju duhet ta dini, z. Veliaj nuk vjen n\u00eb proces p\u00ebr shkak t\u00eb kafazit t\u00eb art\u00eb, q\u00eb tashm\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb kafaz t\u00eb art\u00eb xhami, \u2013 ai kafaz 5 yjesh, si\u00e7 thot\u00eb prokurori, \u2013 t\u00eb cilin Veliaj e konsideron si c\u00ebnim t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor, ashtu si\u00e7 thot\u00eb edhe Komiteti i Helsinkit, si\u00e7 thot\u00eb edhe Gjykata Evropiane e Strasburgut. Z. Veliaj ka vler\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb mos vij\u00eb aty dhe t\u2019i c\u00ebnohet dinjiteti se mjaft i \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar liria. Nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb c\u00ebnohet dinjiteti n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor, nd\u00ebrsa k\u00ebtu z. Dado nuk vjen si individ, k\u00ebtu z. Dado vjen si p\u00ebrfaq\u00ebsues i shtetit shqiptar, personazh i cili ka nj\u00eb funksion publik dhe q\u00eb ka detyrim ligjor t\u00eb p\u00ebrballet me publikun dhe t\u00eb jet\u00eb n\u00eb syt\u00eb e publikut, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar dhe kur vjen momenti p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si i ka zbatuar detyrat e tij. Pra, \u00ebsht\u00eb funksionar publik. Z. Veliaj n\u00eb ndryshim nga z. Dado ka qen\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb dispozicion, gjith\u00eb koh\u00ebs bashk\u00ebpunues me hetimin. Nuk ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb asnj\u00eb moment n\u00eb hetim, ka pranuar \u00e7do lloj mase dhe mas\u00ebn q\u00eb ka aktualisht dhe ka pranuar \u00e7do lloj hetimi nga prokuroria. Z. Dado, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu e t\u00eb p\u00ebrballet me argumentet, ka zgjedhur, sigurisht \u00ebsht\u00eb e drejta e tij ligjore, formalisht, t\u00eb mos jet\u00eb prezent.<\/p>\n<p>Pyetje: Si e konsideroni faktin e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb nj\u00eb shoqate \u201cMedia p\u00ebr drejt\u00ebsi\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces?<\/p>\n<p>Ndreca: Po sigurisht, madje shoqatat kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, nuk e njoh mir\u00eb argumentin p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb u than\u00eb n\u00eb seanc\u00eb, por shoqatat kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb shkojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Jan\u00eb t\u00eb vetmet subjekte q\u00eb legjitimohen drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese, p\u00ebr shkak t\u00eb objektit t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre, n\u00ebse e kan\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut, q\u00eb mund t\u00eb legjitimohen drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese. Vler\u00ebsoj q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces \u00ebsht\u00eb i legjitimuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb \u00e7do qytetar i Tiran\u00ebs, i cili paguan taksa, taksat e t\u00eb cilit nuk administrohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si vet\u00eb qytetar\u00ebt kan\u00eb zgjedhur p\u00ebr t\u2019i administruar nga nj\u00eb i zgjedhur i tyre dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00e7do qytetar legjitimohet e jo m\u00eb nj\u00eb shoqat\u00eb, e cila si\u00e7 duket dhe u relatua n\u00eb seanc\u00eb kishte p\u00ebr objekt veprimtarie verifikimin e gjith\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si ato ushtrojn\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Ne sigurisht rezervuam t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb shprehemi n\u00eb themel mbi k\u00ebrkes\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga shoqata, por ajo \u00e7ka u p\u00ebrmend n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore vler\u00ebsoj q\u00eb ishte nj\u00eb fakt i ri, p\u00ebr t\u00eb cilin un\u00eb personalisht nuk kam pasur informacion, q\u00eb z. Dado paska qen\u00eb edhe prokuror i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb \u201c21 janarit\u201d dhe sigurisht q\u00eb, objekti i padis\u00eb son\u00eb ndikon drejtp\u00ebrdrejt\u00eb edhe tek \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nj\u00eb niveli t\u00eb till\u00eb interesi publik, ku \u00e7\u00ebshtja e \u201c21 janarit\u201d, ju e dini shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer nga Gjykata e Strasburgut, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkakun se nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb hetim i thell\u00eb dhe hetimi i duhur. Pra, ka qen\u00eb nj\u00eb hetim me t\u00eb meta. N\u00eb kushtet kur ne po flasim, n\u00ebse nj\u00eb prokuror ka qen\u00eb i em\u00ebruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme apo jo, sigurisht q\u00eb ndikon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb edhe tek hetimi, sepse ai prokuror q\u00eb paska hetuar \u201c21 janarin\u201d nuk \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme dhe k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb lidhura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. N\u00eb lidhje me shoqat\u00ebn, ne do shohim argumentin e thelluar t\u00eb tyre dhe m\u00eb pas do japim q\u00ebndrimin ton\u00eb m\u00eb 3 korrik.<\/p>\n<p>Pyetje: A do jeni ju dakord me k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb deklaroi avokati Karanxha, kur k\u00ebrkoi si nj\u00eb d\u00ebshmitar z. Bamir Topin dhe znj. Ina Rama?<\/p>\n<p>Ndreca: Nuk mund ta them n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, sepse k\u00ebt\u00eb mund ta shpreh vet\u00ebm pasi t\u00eb shoh gjith\u00eb argumentet q\u00eb kan\u00eb trajtuar dhe lidhjen e tyre mbi \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj q\u00eb \u00e7do qytetar, \u00e7do taksapagues i Tiran\u00ebs ka legjitimim aktiv, p\u00ebr t\u2019iu bashkuar k\u00ebsaj padie, sepse ka interesin p\u00ebr t\u00eb ditur, n\u00ebse prokurori q\u00eb e ka marr\u00eb nga detyra kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb zgjedhur \u00ebsht\u00eb i ligjsh\u00ebm apo jo dhe sigurisht edhe shoqatat q\u00eb kan\u00eb objekt veprimtarie, mir\u00ebfunksionimin e drejt\u00ebsis\u00eb, mir\u00ebfunksionimin e institucioneve publike, kan\u00eb patjet\u00ebr interes t\u00eb ligjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e em\u00ebrimit t\u00eb nj\u00eb prokurori. Patjet\u00ebr q\u00eb KLP \u00ebsht\u00eb e para q\u00eb ka interes t\u00eb ligjsh\u00ebm, por si\u00e7 duket institucionet shtet\u00ebrore nuk e kan\u00eb interesin real, p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb n\u00eb fakt jan\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb \u00e7do qytetari t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb komunikimin e tij me gazetar\u00ebt, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative, e cila u shty p\u00ebr n\u00eb dat\u00ebn 3 korrik, avokati mbrojt\u00ebs i kryebashkiakut Veliaj, Plarent Ndreca, e vuri theksin te q\u00ebndrimi i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb mbi \u00e7\u00ebshtjen e em\u00ebrimit t\u00eb Ols Dados prokuror. Sipas Ndrec\u00ebs, institucioni m\u00eb i lart\u00eb i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92191","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92191","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92191"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92191\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92191"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92191"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92191"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}