{"id":92151,"date":"2026-06-19T09:48:13","date_gmt":"2026-06-19T09:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/19\/tre-vite-zvarritje-maliqi-shperthen-para-kqz-se-kryebashkiaku-hajdari-po-mbrohet-nga-politika\/"},"modified":"2026-06-19T09:48:13","modified_gmt":"2026-06-19T09:48:13","slug":"tre-vite-zvarritje-maliqi-shperthen-para-kqz-se-kryebashkiaku-hajdari-po-mbrohet-nga-politika","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/19\/tre-vite-zvarritje-maliqi-shperthen-para-kqz-se-kryebashkiaku-hajdari-po-mbrohet-nga-politika\/","title":{"rendered":"\u201cTre vite zvarritje\u201d, Maliqi \u2018shp\u00ebrthen\u2019 para KQZ-s\u00eb: Kryebashkiaku Hajdari po mbrohet nga  politika"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputeti Lefter Maliqi ka k\u00ebrkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve marrjen e nj\u00eb vendimi urgjent p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e mandatit t\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs, Kreshnik Hajdari, duke pretenduar se procesi po zvarritet prej afro tre vitesh.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat nga ambientet e KQZ-s\u00eb, Maliqi tha se vendimi i Kolegjit t\u00eb Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), i marr\u00eb me votim unanim 5 me 0, si dhe vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon shqyrtim urgjent t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, nuk jan\u00eb zbatuar ende.<\/p>\n<p>Sipas tij, shtyrja e procesit po b\u00ebhet me q\u00ebllim q\u00eb mandati i kryebashkiakut t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb pa u marr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar. Maliqi akuzoi p\u00ebr nd\u00ebrhyrje t\u00eb interesave politike dhe ekonomike n\u00eb proces, nd\u00ebrsa deklaroi se do t\u00eb vijoj\u00eb betej\u00ebn ligjore dhe politike deri n\u00eb zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Ish-deputeti tha gjithashtu se ka depozituar kall\u00ebzime t\u00eb tjera n\u00eb SPAK dhe paralajm\u00ebroi hapa t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm ligjor\u00eb, duke k\u00ebrkuar q\u00eb institucionet t\u00eb zbatojn\u00eb ligjin e dekriminalizimit dhe t\u00eb marrin nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar p\u00ebr rastin.<\/p>\n<p>\u201cJam sot pran\u00eb KQZ-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr mbledhje urgjente p\u00ebr heqjen e mandatit dhe pavlefshm\u00ebrin\u00eb e mandatit t\u00eb d\u00ebnuarit, akuzuesit, t\u00eb paaftit, Kreshnik Hajdari n\u00eb krye t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Grabitur 2023-shin n\u00eb KZAZ-n\u00eb e krimit 64. Dje, KQZ-ja duhet t\u00eb b\u00ebnte vendim n\u00eb or\u00ebn 11:00, por p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb komisionerit t\u00eb KQZ-s\u00eb u shty pa afat. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kam ardhur me k\u00ebrkes\u00ebn urgjente, sepse vendimi i KAS-it \u00ebsht\u00eb 5 me 0 dhe vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb urdh\u00ebron komisionerin e KQZ-s\u00eb t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim urgjent.<\/p>\n<p>Imagjino, po b\u00ebn tre vjet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb b\u00ebj k\u00ebrkesa t\u00eb tilla, Hajdari i famsh\u00ebm me avokat\u00eb, me lobingje, me oligark\u00eb, me politikan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, zvarrit me fjal\u00eb ankimimet q\u00ebllimisht p\u00ebr t\u00eb mbaruar mandati. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb ka b\u00ebr\u00eb edhe k\u00ebsaj radhe, k\u00ebrkon dhe siguri mase n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Gjykata Administrative nuk ka asnj\u00eb fuqi, sepse ka kaluar nj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar vendimin e KQZ-s\u00eb dhe n\u00eb fund vendimin e KAS-it.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur shqiptar\u00eb, ju po e shikoni k\u00ebt\u00eb loj\u00eb kungulleshkash, k\u00ebt\u00eb cirk me institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb kapur dhe institucionet e shtetit. Prandaj jemi n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb kalbur, prandaj kam b\u00ebr\u00eb edhe 11 kall\u00ebzime, por gjith\u00eb kjo betej\u00eb \u00ebsht\u00eb betej\u00eb morale, politike, mediatike e fituar bashk\u00eb me qytetar\u00ebt e Ku\u00e7ov\u00ebs p\u00ebr vot\u00ebn e lir\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb betej\u00ebn ligjore do ta \u00e7ojm\u00eb deri n\u00eb fund, sepse n\u00eb 2027-\u00ebn s\u00eb bashku do rr\u00ebzojm\u00eb me vot\u00ebn tuaj Hajdar\u00ebt, Hajdarin dhe Hajdar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, kushdo q\u00eb t\u00eb jen\u00eb nga kandidat\u00ebt e Rilindjes. K\u00ebshtu q\u00eb do ju them t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb edhe kall\u00ebzime t\u00eb tjera n\u00eb SPAK, oligarkia, politika, nd\u00ebrhyrjet, taksat, firmat e nd\u00ebrtimit, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuara mbas Hajdarit t\u00eb famsh\u00ebm, nd\u00ebrhyjn\u00eb kudo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prokurore e SPAK-ut ka marr\u00eb tre \u00e7\u00ebshtje, avokat\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjeve dhe k\u00ebrkon pushimin e tyre, por jeni t\u00eb bindur q\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 1 korrik n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me do t\u00eb k\u00ebrkoj shtyrjen e hetimeve, nd\u00ebrkoh\u00eb edhe ankimimin n\u00ebse do t\u00eb jet\u00eb e nevojshme. Pra, nuk ka asnj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr, nuk ka forc\u00eb q\u00eb na ndal p\u00ebr betej\u00ebn ligjore dhe p\u00ebr ta vendosur drejt prangave Hajdarin, q\u00eb ka abuzuar me taksat tuaja, ka vjedhur e ka l\u00ebn\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebn si n\u00eb mesjet\u00eb, t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr shkak t\u00eb abuzimeve t\u00eb tmerrshme. K\u00ebrkojm\u00eb nga komisioneri i KQZ-s\u00eb t\u00eb mblidhet urgjent, t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb vendim, pavar\u00ebsisht nd\u00ebrhyrjeve oligarkike dhe politike q\u00eb mund ta mbajn\u00eb n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb KAS-i ai q\u00eb do vendos\u00eb dhe un\u00eb do b\u00ebj betej\u00ebn time. Dua t\u00eb di t\u00eb drejt\u00ebn se deri ku shkon kjo \u00e7\u00ebshtje, sepse n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit t\u00eb dekriminalizimit asnj\u00eb deputet apo kryetar bashkie q\u00eb ka g\u00ebnjyer n\u00eb formularin e dekriminalizimit p\u00ebr nj\u00eb mas\u00eb d\u00ebnimi t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb brenda apo jasht\u00eb vendit, pavar\u00ebsisht mas\u00ebs s\u00eb d\u00ebnimit, t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb mandatin apo nuk kan\u00eb konkurruar apo jan\u00eb p\u00ebrjashtuar apo jan\u00eb shkarkuar nga detyra.<\/p>\n<p>Rasti i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb Hajdari i famsh\u00ebm i mb\u00ebshtetur nga oligark\u00eb, nga firma nd\u00ebrtimi, nga avokat\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb dhe nga politikan\u00eb t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb ta mbajn\u00eb peng me fjal\u00eb vot\u00ebn e lir\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ashtu si\u00e7 grabit\u00ebn, si\u00e7 dhuruan kutit\u00eb n\u00eb KZAZ-n\u00eb e krimit 64, k\u00ebshtu k\u00ebrkojn\u00eb me interesa korruptive, me taksat e qytetar\u00ebve, me abuzime t\u00eb tmerrshme, k\u00ebrkojn\u00eb zvarritjen e k\u00ebtij procesi. Ne do ta \u00e7ojm\u00eb betej\u00ebn deri n\u00eb fund. Nuk ka forc\u00eb q\u00eb na ndal.<\/p>\n<p>Imagjino, ish-drejtor, ish-drejtues policie, ish-drejtues i burgjeve, dy her\u00eb deputet i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, drejtues vendor, kur ma b\u00ebjn\u00eb mua, imagjino \u00e7far\u00eb u b\u00ebjn\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb n\u00ebp\u00ebr gjykatat dhe prokurorit\u00eb e rretheve p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj reforme n\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb kalbur dhe t\u00eb kapur nga ky narko-shtet.<\/p>\n<p>Prandaj mb\u00ebshtes fuqish\u00ebm protest\u00ebn masive, uraganin e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb shtet t\u00eb kalbur, k\u00ebto institucione t\u00eb kapura, k\u00ebt\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb kapur dhe p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00ebn Shqip\u00ebris\u00eb Europiane, shtetit ligjor\u201d, tha Maliqi.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/maliqi-kqz\/\">\u201cTre vite zvarritje\u201d, Maliqi \u2018shp\u00ebrthen\u2019 para KQZ-s\u00eb: Kryebashkiaku Hajdari po mbrohet nga  politika<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputeti Lefter Maliqi ka k\u00ebrkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve marrjen e nj\u00eb vendimi urgjent p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e mandatit t\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs, Kreshnik Hajdari, duke pretenduar se procesi po zvarritet prej afro tre vitesh. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat nga ambientet e KQZ-s\u00eb, Maliqi tha se vendimi i Kolegjit t\u00eb Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92151","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92151","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92151"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92151\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92151"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92151"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92151"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}