{"id":92144,"date":"2026-06-19T08:48:16","date_gmt":"2026-06-19T08:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/19\/ndertimi-nuk-ndalet-siperfaqja-e-re-e-lejeve-llogaritet-ne-2-milione-metra-katrore-vetem-ne-5-muaj\/"},"modified":"2026-06-19T08:48:16","modified_gmt":"2026-06-19T08:48:16","slug":"ndertimi-nuk-ndalet-siperfaqja-e-re-e-lejeve-llogaritet-ne-2-milione-metra-katrore-vetem-ne-5-muaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/19\/ndertimi-nuk-ndalet-siperfaqja-e-re-e-lejeve-llogaritet-ne-2-milione-metra-katrore-vetem-ne-5-muaj\/","title":{"rendered":"Nd\u00ebrtimi nuk ndalet, sip\u00ebrfaqja e re e lejeve llogaritet n\u00eb 2 milion\u00eb metra katror\u00eb vet\u00ebm n\u00eb 5 muaj"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 2024, sip\u00ebrfaqja e lejeve t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr nd\u00ebrtim arriti n\u00eb 2.5 milion\u00eb metra katror, duke sh\u00ebnuar rritje t\u00eb ndjeshme n\u00eb krahasim me 333 mij\u00eb metra katror n\u00eb 2015-n, p\u00ebrpara se t\u00eb fillonte vala e re e nd\u00ebrtimeve n\u00eb vend, sidomos n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Nga viti 2025, INSTAT nuk publikon m\u00eb t\u00eb plota sip\u00ebrfaqen e lejeve t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr nd\u00ebrtim, pasi jep vet\u00ebm informacion vet\u00ebm mbi lejet e nd\u00ebrtimit bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga bashkit\u00eb.<\/p>\n<p>INSTAT ka sqaruar se n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e raportuara nuk p\u00ebrfshin lejet mbi 7 kate q\u00eb jepen nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit dhe Ujit (KKTU. Si rrjedhoj\u00eb, n\u00eb vitin 2025, sip\u00ebrfaqja e deklaruar e lejeve ishte vet\u00ebm 1.3 milion\u00eb metra katror, (gati p\u00ebrgjysmim) e dh\u00ebn\u00eb kjo vet\u00ebm nga Bashkite.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse KKTU ka dh\u00ebn\u00eb vazhdimisht leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr kulla e resorte, nuk ka pasur transparenc\u00eb se sa \u00ebsht\u00eb sip\u00ebrfaqja e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim n\u00eb 2025-n dhe n\u00eb 5 muajt e par\u00eb t\u00eb 2026-s.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tregues indirekt jan\u00eb t\u00eb ardhurat e larta nga taksat lokale, ku 50-60% e t\u00eb cil\u00ebs vjen nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb. Nga taksat lokale, p\u00ebr periudh\u00ebn janar maj 2026 jan\u00eb mbledhur rreth 24 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura, me dyfishim nga e nj\u00ebjta periudh\u00eb e 2025-s, ose rreth 12.7 miliard\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Rritja \u00ebsht\u00eb aq e fort\u00eb sa ka ndikuar n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e t\u00eb ardhurave totale buxhetore. P\u00ebr krahasim t\u00eb ardhurat buxhetore n\u00eb janar-maj ishin 34.3 miliard\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb, pra vet\u00ebm taksat lokale kan\u00eb sjell\u00eb 37% t\u00eb rritjes s\u00eb buxhetit.<\/p>\n<p>Monitor, duke u nisur nga rritja e lart\u00eb e z\u00ebrit t\u00eb taksave lokale, ku ndikimin kryesor e ka dh\u00ebn\u00eb ajo e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb ka p\u00ebrllogaritur, bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e 2024 se sa mund t\u00eb jet\u00eb sip\u00ebrfaqja e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi vet\u00ebm n\u00eb 5 muajt e par\u00eb t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb \u201cMonitor\u201d (t\u00eb sqaruara m\u00eb posht\u00eb), rezulton se vet\u00ebm n\u00eb 5 muajt e par\u00eb t\u00eb vitit jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr rreth 2 milion\u00eb metra katror nd\u00ebrtime, nga 2.5 milion\u00eb metra katror q\u00eb ishin dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb vitin 2024, duke treguar p\u00ebr nj\u00eb vijim edhe m\u00eb masiv t\u00eb nd\u00ebrtimeve n\u00eb vend, n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb gjitha projektet, q\u00eb tashm\u00eb rezultojn\u00eb se kan\u00eb paguar taks\u00ebn e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb, taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimet e reja p\u00ebr banim, tregti dhe sh\u00ebrbime \u00ebsht\u00eb 8% e \u00e7mimit t\u00eb shitjes p\u00ebr met\u00ebr katror, bazuar n\u00eb vler\u00ebn referuese t\u00eb tregut. Ky nivel u vendos me paket\u00ebn fiskale t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr vitin 2016, ku u rrit nga niveli prej 4% q\u00eb ishte m\u00eb par\u00eb. Edhe n\u00eb Durr\u00ebs e Vlor\u00eb, ku po nd\u00ebrtohet masivisht, taksa \u00ebsht\u00eb po 8% n\u00eb disa zona qendror, (nivelet e tjera jan\u00eb 4-6%), nd\u00ebrsa n\u00eb rrethet e tjera varion midis 4-8%.<\/p>\n<p><strong>Llogaritjet, leje p\u00ebr 2 milion\u00eb metra katror vet\u00ebm n\u00eb 5 muajt e par\u00eb t\u00eb vitit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, kur u arrit dhe rekordi i deritanish\u00ebm i lejeve, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Ministria e Financave, t\u00eb ardhurat gjithsej nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb n\u00eb gjith\u00eb vendin ishin 18.5 miliard\u00eb lek\u00eb, ose 57% e totalit t\u00eb taksave lokale, q\u00eb n\u00eb vitin 2024 ishin 32.6 miliard\u00eb lek\u00eb. N\u00eb nivel nj\u00ebsi, rreth 77.4% t\u00eb t\u00eb ardhurave nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb n\u00eb 2024-n e mblodhi vet\u00ebm Bashkia Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025, t\u00eb ardhurat nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastrukture u ul\u00ebn me 11% n\u00eb 16.4 miliard\u00eb lek\u00eb (50% e totalit t\u00eb taksave lokale), duke treguar p\u00ebr nj\u00eb tendenc\u00eb r\u00ebn\u00ebse t\u00eb sip\u00ebrfaqeve t\u00eb lejeve t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr nd\u00ebrtim, por jo 50% si\u00e7 rezulton nga sip\u00ebrfaqja e lejeve p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb dh\u00ebna nga INSTAT. N\u00eb nivel nj\u00ebsie rreth 40.2% e\u00a0 taks\u00ebs s\u00eb ndikimit n\u00eb infrastuktur\u00eb n\u00eb 2025-n u mblodh vet\u00ebm nga Bashkia Tiran\u00eb. Ky fakt d\u00ebshmon nj\u00eb p\u00ebrqendrim t\u00eb lart\u00eb territorial t\u00eb k\u00ebtij burimi fiskal, sipas Ministris\u00eb s\u00eb Financave.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave,\u00a0 t\u00eb ardhurat nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb n\u00eb vend jan\u00eb rritur nga 1.4 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2015, n\u00eb 16.4 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2025-n, ose 1057% m\u00eb shum\u00eb. Vet\u00eb financat theksojn\u00eb se kjo tregon: a) rritje t\u00eb ndjeshme t\u00eb aktivitetit t\u00eb nd\u00ebrtimit; b) rol gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb k\u00ebsaj takse si burim financiar p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb vendore. \u201cMegjithat\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs ciklike t\u00eb sektorit t\u00eb nd\u00ebrtimit, var\u00ebsia e lart\u00eb nga kjo taks\u00eb paraqet rreziqe p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb afatmesme t\u00eb t\u00eb ardhurave\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb t\u00eb ardhurat nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb n\u00eb 2024-n (18.6 miliard\u00eb lek\u00eb) dhe sip\u00ebrfaqen e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim (2.5 milion\u00eb metra katror), rezulton q\u00eb nga taksa e infrastruktur\u00ebs ark\u00ebtohet 7.4 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr met\u00ebr katror.<\/p>\n<p>Me ket\u00eb t\u00eb ardhur p\u00ebr met\u00ebr katror dhe duke supozuar q\u00eb rreth 60% e t\u00eb ardhurave nga taksa lokale jan\u00eb nga ajo e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb, pra rreth 14 miliard\u00eb lek\u00eb (n\u00eb fakt p\u00ebrqindja duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e lart\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb fort\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb ndikuar vet\u00ebm nga ky z\u00eb), sip\u00ebrfaqja e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi vet\u00ebm n\u00eb 5 muajt e par\u00eb t\u00eb vitit \u00ebsht\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 2 milion\u00eb metra katror.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb supozim, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb transparenc\u00ebs s\u00eb institucioneve dhe i takon KKTU-s\u00eb q\u00eb t\u00eb jap\u00eb te INSTAT informacion t\u00eb sakt\u00eb lidhur me sip\u00ebrfaqen e lejeve q\u00eb ajo ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim n\u00eb 2025-n dhe n\u00eb pes\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p><strong>Leje t\u00eb shumta p\u00ebr kulla muajt e fundit<\/strong><\/p>\n<p>Kat\u00ebr mbledhjet e fundit t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit dhe Ujit kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim disa qindra k\u00ebrkesa p\u00ebr leje nd\u00ebrtimi e zhvillimi ku p\u00ebrfshihen projekte turizmi, rezidencial\u00eb, infrastruktur\u00eb publike, nd\u00ebrhyrje n\u00eb energji dhe transport.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tregues indirekt q\u00eb mat vrullin e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit q\u00eb po vijojn\u00eb t\u00eb jepen n\u00eb vend, jan\u00eb ark\u00ebtimet e ndjeshme nga z\u00ebri i \u201cPushtetit vendor\u201d, pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrb\u00ebhet nga taksa e ndikimit n\u00eb infrastruktur\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat nga pushteti vendos ishin 26.3 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr janar-prill 2026, me nj\u00eb rritje prej 118%, ose 14.2 miliard\u00eb lek\u00eb m\u00eb shum\u00eb (rreth 150 mln euro).<\/p>\n<p><strong>Sekuestrimet e SPAK zbulojn\u00eb pastrime masive parash n\u00eb nd\u00ebrtim<\/strong><\/p>\n<p>Sekuestrimet e fundit t\u00eb SPAK kan\u00eb nxjerr\u00eb s\u00ebrish n\u00eb pah p\u00ebrdorimin e nd\u00ebrtimit dhe pasurive t\u00eb paluajtshme si kanale t\u00eb dyshuara p\u00ebr pastrimin e parave. N\u00eb njoftimet e qershorit, SPAK b\u00ebri t\u00eb ditur goditjen e rrjeteve t\u00eb dyshuara p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar kokaine dhe pastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale, me sekuestro mbi pasuri t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>Sipas raporteve t\u00eb SPAK, mes aseteve t\u00eb sekuestruara p\u00ebrfshihen troje, apartamente, garazhe, vila, llogari bankare, shoq\u00ebri tregtare dhe pasuri t\u00eb lidhura me projekte nd\u00ebrtimi n\u00eb Tiran\u00eb dhe zona bregdetare.<\/p>\n<p>Rasti i \u201cNova Construction\u201d \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebsit, pasi vendimi i gjykat\u00ebs ka vendosur sekuestro mbi tre kulla t\u00eb lidhura me k\u00ebt\u00eb kompani, nd\u00ebrsa ajo p\u00ebrmendet si nj\u00eb nga shoq\u00ebrit\u00eb simbol t\u00eb boom-it t\u00eb nd\u00ebrtimeve shum\u00ebkat\u00ebshe n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas raporteve t\u00eb\u00a0SPAK\u00a0sekuestrot, q\u00eb p\u00ebrfshinin nd\u00ebr t\u00eb tjera tre kulla n\u00eb kryeqytet, lidhen me dyshimet p\u00ebr pastrim parash n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha dhe investimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb dyshuara kriminale n\u00eb nd\u00ebrtim. Shuma e sekuestros preventive arrin n\u00eb mbi 128.4 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb fundit, SPAK njoftoi m\u00eb 16 qershor sekuestrimin e nj\u00eb pakete t\u00eb gjer\u00eb pasurish, ku p\u00ebrfshihen edhe vila, apartamente, pasuri t\u00eb paluajtshme dhe shoq\u00ebri tregtare, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb hetimi p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge dhe pastrim parash. Sipas\u00a0SPAK, hetimi lidhet me dyshimet se t\u00eb ardhura me burim kriminal jan\u00eb investuar n\u00eb prona dhe aktivitete biznesi, duke e kthyer s\u00ebrish sektorin e pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb nj\u00eb nga kanalet kryesore t\u00eb pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p>\u201cNga hetimet \u00ebsht\u00eb provuar se nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga trafiku nd\u00ebrkomb\u00ebtar i kokain\u00ebs jan\u00eb transferuar n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb form\u00ebn monetare \u201ccash\u201d p\u00ebr t\u00eb shmangur sistemin bankar n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb dhe m\u00eb pas jan\u00eb investuar n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, n\u00eb krijimin dhe blerjen e aksioneve t\u00eb kompanive tregtare, shoq\u00ebri t\u00eb ndryshme kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit, hoteleris\u00eb, konsulenc\u00ebs etj.\u201d, thot\u00eb SPAK n\u00eb raportin e fundit.<\/p>\n<p>Vlera totale e pasurive t\u00eb sekuestruara dyshohet t\u00eb jet\u00eb rreth 150 (nj\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb ) milion\u00eb euro, referoi SPAK.\/ Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ndertime-leje\/\">Nd\u00ebrtimi nuk ndalet, sip\u00ebrfaqja e re e lejeve llogaritet n\u00eb 2 milion\u00eb metra katror\u00eb vet\u00ebm n\u00eb 5 muaj<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 2024, sip\u00ebrfaqja e lejeve t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr nd\u00ebrtim arriti n\u00eb 2.5 milion\u00eb metra katror, duke sh\u00ebnuar rritje t\u00eb ndjeshme n\u00eb krahasim me 333 mij\u00eb metra katror n\u00eb 2015-n, p\u00ebrpara se t\u00eb fillonte vala e re e nd\u00ebrtimeve n\u00eb vend, sidomos n\u00eb kryeqytet. Nga viti 2025, INSTAT nuk publikon m\u00eb t\u00eb plota sip\u00ebrfaqen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92144","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92144","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92144"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92144\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92144"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92144"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92144"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}