{"id":92128,"date":"2026-06-18T20:48:14","date_gmt":"2026-06-18T20:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/18\/skenaret-e-mundshem-te-ndikimit-te-protestave-2\/"},"modified":"2026-06-18T20:48:14","modified_gmt":"2026-06-18T20:48:14","slug":"skenaret-e-mundshem-te-ndikimit-te-protestave-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/18\/skenaret-e-mundshem-te-ndikimit-te-protestave-2\/","title":{"rendered":"Skenar\u00ebt e mundsh\u00ebm t\u00eb ndikimit t\u00eb protestave!"},"content":{"rendered":"<p>Artan Fuga<\/p>\n<p>Protestat e nj\u00eb mase shum\u00eb t\u00eb madhe njer\u00ebzish kan\u00eb tronditur r\u00ebnd\u00eb politik\u00ebn, qeverisjen, opinionin publik dhe institucionet q\u00eb ndon\u00ebse e quajn\u00eb veten p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb qytetar\u00ebve, nuk mundin t\u00eb fitojn\u00eb besimin e tyre.<\/p>\n<p>Protestat po zgjasin prej m\u00eb shum\u00eb se dy jav\u00ebsh \u00e7ka nga njera an\u00eb tregon energjin\u00eb kritike t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve, por nga ana tjet\u00ebr, duhet th\u00ebn\u00eb, kan\u00eb krijuar nj\u00eb normalitet n\u00eb anormalitet. Klasa politike sunduese sikur po m\u00ebsohet me to, dhe jeta vazhdon sikur t\u00eb mos ket\u00eb ndodhur gj\u00eb, dhe sikur bulevardi dhe sheshet t\u00eb mos tronditen nga thirrjet dhe marshimet e mij\u00ebra qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjithandej pyetet se si do t\u00eb vej\u00eb puna? Sigurisht askush nuk e ka fuqin\u00eb t\u00eb parashikoj\u00eb fatin e t\u00eb tilla zhvillimeve sado q\u00eb sido t\u00eb vej\u00eb puna n\u00eb t\u00eb ardhmen disa gj\u00ebra jan\u00eb kap\u00ebrcyer dhe nj\u00eb realitet i ri do t\u00eb shfaqet.<\/p>\n<p>Mendoj se nga nj\u00eb analiz\u00eb e situat\u00ebs politike, por edhe struktur\u00ebs si funksion politika dhe qeverisja sot te ne ka disa skenar\u00eb t\u00eb mundshme:<\/p>\n<p>I pari, protesta zgjerohet, e ruan energjin\u00eb e saj, mb\u00ebshtetet nga nj\u00eb pjes\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb e opinionit publik, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre radikalizohet n\u00eb q\u00ebndrime, duke nd\u00ebrmarr\u00eb edhe veprime t\u00eb tjera ve\u00e7 atyre t\u00eb marshimit n\u00eb rrug\u00eb dhe sheshe. Kjo e detyron shumic\u00ebn socialiste t\u00eb ndryshoj\u00eb qeverisjen duke nd\u00ebrruar kryeministrin dhe qeverin\u00eb, e duke krijuar nj\u00eb tjet\u00ebr nga gjiri i saj. K\u00ebshtu mund t\u00eb thot\u00eb se vullneti i protest\u00ebs u realizua.<\/p>\n<p>Ky version kund\u00ebrshtohet nga fakti se si e v\u00ebshtir\u00eb sot p\u00ebr sot q\u00eb lidershipi sundues brenda shumic\u00ebs parlamentare t\u00eb \u00e7edoj\u00eb vendin e vet ndonj\u00eb grupi tjet\u00ebr brenda tij.<\/p>\n<p>I dyti, protesta sado e ligjshme, e justifikuar, e gjer\u00eb, vazhdon p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb, por nuk arrin t\u00eb kristalizoj\u00eb nj\u00eb drejtim politik t\u00eb organizuar, nuk formon nj\u00eb ose disa parti, pra nuk transformohet n\u00eb nj\u00eb val\u00eb q\u00eb strukturohet si forc\u00eb politike q\u00eb merr pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje, dhe ndon\u00ebse vazhdon p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar, nis edhe t\u00eb rutinizohet dhe gradualisht ta humb\u00eb forc\u00ebn e saj. E v\u00ebrteta q\u00eb lidershipi politik po b\u00ebn \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe ky version mund t\u00eb kund\u00ebrshtohet sepse ata q\u00eb e nis\u00ebn protest\u00ebn nuk mendohet se e b\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos arritur disa objektiva q\u00eb jan\u00eb shprehur.<\/p>\n<p>I treti \u00ebsht\u00eb q\u00eb Edi Rama duke par\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e protest\u00ebs<\/p>\n<p>dhe zgjerimin e mundsh\u00ebm t\u00eb saj, t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb Kuvendin dhe n\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb shpall\u00eb zgjedhjet e parakohshme p\u00ebr t\u2019i fituar ato. K\u00ebtu ai mund t\u00eb mb\u00ebshtetet te fakti q\u00eb partia demokratike dhe partit\u00eb e tjera shihen nga protestuesit me po at\u00eb sy q\u00eb shihet edhe partia socialiste, si edhe duke k\u00ebrkuar t\u2019i gjej\u00eb protestuesit ende t\u00eb pastruktuar mir\u00eb politikisht.<\/p>\n<p>Edhe mund ta b\u00ebj\u00eb, por h\u00ebp\u00ebrh\u00eb nuk e konsideron si prioritare duke imagjinuar se pun\u00ebt nuk kan\u00eb arritur deri aty. Deputet\u00ebt nuk do ta donin sepse rrezikojn\u00eb t\u00eb humbasin kolltuqet e deputetit q\u00eb u japin privilegje.<\/p>\n<p>I kat\u00ebrti, t\u00eb krijohet spontanisht nj\u00eb num\u00ebr deputet\u00ebsh q\u00eb t\u2019ja b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur shumic\u00ebn kryeministrin n\u00eb Kuvend dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ta detyrojn\u00eb t\u00eb formoj\u00eb nj\u00eb qeveri teknike dhe pastaj brenda nj\u00eb periudhe t\u00eb kalohet n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Ky variant kund\u00ebrshtohet me argumentin q\u00eb duke ditur rreshtimin e deputet\u00ebve dhe natyr\u00ebn e tyre t\u00eb varur nga lidershipi partiak, si v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb segmente t\u00eb gjera deputet\u00ebsh t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb m\u00ebvet\u00ebsohen n\u00eb sjelljen e tyre politike.<\/p>\n<p>I pesti, protestuesit nisin t\u00eb organizohen politikisht q\u00eb sa koh\u00eb Edi Rama \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr, dhe p\u00ebrgatiten q\u00eb m\u00eb pas ta forcojn\u00eb energjin\u00eb e protest\u00ebs duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb brenda nj\u00eb ose dy muajsh t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb zgjedhje dhe p\u00ebrfaq\u00ebsohen atje politikisht. Pra, t\u00eb shkojn\u00eb drejt krijimit t\u00eb partive.<\/p>\n<p>Ky variant ka si kund\u00ebrshtim q\u00eb iniciativa p\u00ebr t\u00eb krijuar parti mund t\u00eb sjell\u00eb brenda protestuesve jo nj\u00eb, por disa parti politike t\u00eb reja dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb energjia e protest\u00ebs t\u00eb p\u00ebr\u00e7ahet dhe t\u00eb zbehet duke sjell\u00eb zhg\u00ebnjim midis tyre.<\/p>\n<p>I gjashti, Edi Rama merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb anuloj\u00eb projektin e Zv\u00ebrnecit, edhe si presion nga BE, ose nga ndonj\u00eb t\u00ebrheqje e mundshme e vet financuesve sip\u00ebrmarr\u00ebs, dhe t\u00eb konsideroj\u00eb se objektivat e protest\u00ebs u d\u00ebgjuan.<\/p>\n<p>Edhe ky version ka kund\u00ebrshtimet e veta, sepse jan\u00eb avancuar shuma financiare dhe qeveria e di se t\u00ebrheqja e investitor\u00ebve do t\u00eb ishte me kosto p\u00ebr besueshm\u00ebrin\u00eb e saj te kapitali i huaj dhe influenca e tij te pushtete nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb mb\u00ebshtesin qeverin\u00eb!<\/p>\n<p>I shtati, nj\u00eb nd\u00ebrhyrje m\u00eb direkte e faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb mund t\u00eb ndikonte si mbi qeverin\u00eb, ashtu edhe mbi faktorin politik tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ky version ka kund\u00ebrshtin\u00eb se nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e hapur nuk do t\u00eb imagjinohej sepse kjo do t\u00eb ndikonte mbi faktorin protest\u00eb dhe mund t\u00eb mos shihej mir\u00eb nga opinioni publik.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim sot jemi n\u00eb nj\u00eb gjendje ekuilibri t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm, i cili sjell si t\u00eb papritura, edhe nj\u00eb lloj hezitimi dhe kaosi n\u00eb publik, por edhe nj\u00eb gjendje politike n\u00eb statukuo t\u00eb nj\u00eb krize q\u00eb duket e gjat\u00eb dhe ende n\u00eb fillimet e veta.<\/p>\n<p>Protestuesit kan\u00eb energjin\u00eb dhe iniciativ\u00ebn politike n\u00eb sheshe, por kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi dhe barriera p\u00ebr t\u2019u strukturuar politikisht dhe p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb n\u00eb afatshkurt\u00ebr faktor\u00eb nga jasht\u00eb n\u00eb brenda sistemit politik.<\/p>\n<p>Opozita e sotme ka z\u00eb brenda sistemit politik, por sot p\u00ebr sot ajo nuk ka mb\u00ebshtetjen e protestuesve dhe t\u00eb qytetar\u00ebve politikisht aktiv\u00eb. Protestat e kan\u00eb dob\u00ebsuar edhe m\u00eb tep\u00ebr at\u00eb. Veprimet e saj n\u00eb Kuvend jan\u00eb aktualisht pa pasoja politike.<\/p>\n<p>Qeveria ka marr\u00eb nj\u00eb goditje q\u00eb vazhdon n\u00eb opinionin politik dhe ndodhet p\u00ebrpara t\u00eb papriturave si nga brenda ashtu edhe nga jasht\u00eb. Por, ama ruan p\u00ebrpar\u00ebsi brenda sistemit t\u00eb vendimmarrjes politike, ka mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe ka sigurisht edhe p\u00ebrkrahje nga grupe sip\u00ebrmarr\u00ebsish t\u00eb lidhur me t\u00eb.<\/p>\n<p>Sa do t\u00eb vazhdoj\u00eb ky ekuilib\u00ebr i paq\u00ebndruesh\u00ebm?<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb shihet! Ndoshta nj\u00eb rrethan\u00eb e re e prish!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artan Fuga Protestat e nj\u00eb mase shum\u00eb t\u00eb madhe njer\u00ebzish kan\u00eb tronditur r\u00ebnd\u00eb politik\u00ebn, qeverisjen, opinionin publik dhe institucionet q\u00eb ndon\u00ebse e quajn\u00eb veten p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb qytetar\u00ebve, nuk mundin t\u00eb fitojn\u00eb besimin e tyre. Protestat po zgjasin prej m\u00eb shum\u00eb se dy jav\u00ebsh \u00e7ka nga njera an\u00eb tregon energjin\u00eb kritike t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve, por nga ana [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92128","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92128","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92128"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92128\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92128"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92128"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92128"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}