{"id":92126,"date":"2026-06-18T20:48:13","date_gmt":"2026-06-18T20:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/18\/arber-abazi-2-tendera-2-miliarde-leke-ne-1-dite-alko-perballe-2-konkurrenteve-fiktive-ne-cerrik-firmos-kryetari-i-ps-se\/"},"modified":"2026-06-18T20:48:13","modified_gmt":"2026-06-18T20:48:13","slug":"arber-abazi-2-tendera-2-miliarde-leke-ne-1-dite-alko-perballe-2-konkurrenteve-fiktive-ne-cerrik-firmos-kryetari-i-ps-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/18\/arber-abazi-2-tendera-2-miliarde-leke-ne-1-dite-alko-perballe-2-konkurrenteve-fiktive-ne-cerrik-firmos-kryetari-i-ps-se\/","title":{"rendered":"Arb\u00ebr Abazi, 2 tendera, 2 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb 1 dit\u00eb! \u201cAlko\u201d p\u00ebrball\u00eb 2 konkurrent\u00ebve fiktiv\u00eb n\u00eb C\u00ebrrik, firmos kryetari i PS-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Para disa dit\u00ebsh, Kryeministri Edi Rama zhvilloi nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp p\u00ebr tenderat. Nuk ishte me ministren p\u00ebrkat\u00ebse, Diell\u00ebn, por me Drejtoren e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimit Publik, Reida Kasht\u00ebn. Kjo e fundit \u00ebsht\u00eb dhe negociatore p\u00ebr Kapitullin 5 t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE. Tema ishte: Shqip\u00ebria m\u00eb mir\u00eb se sa Evropa p\u00ebr konkurrenc\u00ebn n\u00eb tendera!<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb buz\u00ebqesh\u00ebsh. Rama, ashtu sic manipulon gjithcka para opinionit, q\u00eb nga shifrat e papun\u00ebsis\u00eb, tek turist\u00ebt, votat, varf\u00ebrin\u00eb, dixhitalizimin, k\u00ebrkon t\u00eb mashtroj\u00eb edhe Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>E si mund t\u00eb jet\u00eb i besuesh\u00ebm ky kryeminist\u00ebr, q\u00eb i ka n\u00ebn hetim p\u00ebr korrupsion me tenderat, nga z\u00ebvend\u00ebskryeminisrat, ministrat, kryebashkiak\u00ebt, drejtor\u00ebt dhe deri tek kryetari i Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik?<\/p>\n<p>\u201cNumri i prokurimeve publike q\u00eb jan\u00eb mbyllur me fitues dhe kan\u00eb pasur vet\u00ebm nj\u00eb ofertues \u00ebsht\u00eb 12%, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mesatarja e BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb 14%\u201d, deklaroi Edi Rama.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb, do t\u2019ju japim shembullin e nj\u00eb tenderi q\u00eb tregon se kjo shif\u00ebr nuk do t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb. Realitetin e hidhur po jua faktojm\u00eb m\u00eb posht\u00eb me shembullin e Bashkis\u00eb C\u00ebrrik.<\/p>\n<p>N\u00eb prokurimin me objekt \u201cRikonstruksion rrug\u00ebsh n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb administrative Gostim\u00eb\u201d m\u00eb dat\u00ebn 5 maj 2025, mor\u00ebn pjes\u00eb 3 operator\u00eb ekonomik\u00eb. Fitues u shpall nipi i eksponentit t\u00eb PS-s\u00eb, Sadri Abazi.<\/p>\n\n<p>N\u00eb procedur\u00ebn e firmosur nga kryetari i PS C\u00ebrrik, Tomorr Zaimaj, biznesmeni i Arb\u00ebr Abazi <em>de facto <\/em>ka \u201ckonkurruar\u201d me veten. Dy kompanit\u00eb e tjera pjes\u00ebmarr\u00ebse jan\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb sistem formalisht.<\/p>\n\n<p>Nj\u00eb nga dy kompanit\u00eb \u201cp\u00ebrball\u00eb\u201d Arb\u00ebr Abazit \u00ebsht\u00eb \u201cFlorida\u201d shpk. Nuk ka dor\u00ebzuar sigurim oferte. Po si u quaka pjes\u00ebmarrje pa paguar sigurimin e ofert\u00ebs? Kompania me baz\u00eb n\u00eb Kuk\u00ebs, nuk ka paraqitur dokumentet baz\u00eb p\u00ebr t\u2019u kualifikuar n\u00eb tender: mungojn\u00eb bilancet financiare, v\u00ebrtetimi i Tatimeve p\u00ebr xhiron vjetore, as ndonj\u00eb pun\u00eb e ngjashme, asnj\u00eb cop\u00eb let\u00ebr q\u00eb parashikohet n\u00eb dokumentet standarde t\u00eb tenderit.\u00a0 Ky operator, vet\u00ebm sa ka hyr\u00eb n\u00eb sistem, ka sh\u00ebnuar emrin, adres\u00ebn, niptin dhe shifr\u00ebn e ofert\u00ebs, pa ngarkuar asnj\u00eb dokument tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nga verifikimet q\u00eb b\u00ebm\u00eb, del se kompania i ka t\u00eb gjitha kapacitet e k\u00ebrkuara dhe duket se pjes\u00ebmarrja formale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veprim i q\u00ebllimsh\u00ebm. Zakonisht kjo lloj prezence b\u00ebhet pik\u00ebrisht q\u00eb tenderi t\u00eb mos jet\u00eb zyrtarisht me nj\u00eb operator t\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrsa rasti i kompanis\u00eb tjet\u00ebr me emrin \u201cImpuls 10\u201d \u00ebsht\u00eb haptazi pjes\u00ebmarrje sa p\u00ebr t\u00eb mbushur numrat. Ky subjekt \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb vitin 2024, \u00ebsht\u00eb pa p\u00ebrvoj\u00eb, rezulton me bilanc negativ.<\/p>\n\n<p>Kompania me seli n\u00eb Peqin ka aktivitet me 10 milion\u00eb lek\u00eb humbje dhe administratori i saj normalisht e di se nuk mund t\u00eb kualifikohet p\u00ebr asnj\u00eb kontrat\u00eb publike.<\/p>\n<p>Pra, k\u00ebta jan\u00eb konkurrent\u00ebt q\u00eb i num\u00ebron Edi Rama dhe drejtoresha e tij, p\u00ebr t\u00eb mashtruar Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Ky tender, qartazi \u00ebsht\u00eb i manipuluar, q\u00eb ta fitoj\u00eb nipi i Sadri Abazit me kompanin\u00eb ALKO IMPEX CONSTRUCTION.<\/p>\n\n<p>N\u00eb loj\u00eb ishin 122.6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja, pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH, por nuk \u00ebsht\u00eb afruar asnj\u00eb kompani serioze t\u00eb futet n\u00eb gar\u00eb. K\u00ebshtu ndodh r\u00ebndom\u00eb kur fituesi dihet qysh m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb procedur\u00ebn e mbajtur m\u00eb 15 prill 2026, fitues u shpall bashkimi i operator\u00ebve \u201cALKO IMPEX CONSTRUCTION\u201d shpk me 82% t\u00eb p\u00ebrfitimit dhe dhe kompania \u201dEN-SAL\u201d shpk me 8%.<\/p>\n<p>Nga formulari i shpalljes s\u00eb fituesit, i dat\u00ebs 5 maj 2025, m\u00ebsojm\u00eb se oferta e Arb\u00ebr Abazit \u00ebsht\u00eb 114.8 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se vlera e kontrat\u00ebs me TVSH pritet t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb 140 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Arb\u00ebr Abazi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrfituesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb fondeve publike n\u00eb Shqip\u00ebri. Kompania e tij Alko Impex Construction, ka dominim n\u00eb form\u00eb monopoli n\u00eb tenderat e pastrimit n\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb bashkive t\u00eb vendit.<\/p>\n\n<p>N\u00eb 5 vitet e fundit, dy kompanit\u00eb e lidhura me t\u00eb, Alko Impex Construction dhe Alko Impex General Construction kan\u00eb marr\u00eb mbi 90 milion\u00eb euro pagesa nga Thesari i Shtetit.<\/p>\n<p>Paralelisht me tenderin e p\u00ebrfituar n\u00eb C\u00ebrrik, Abazi ka marr\u00eb nga kryebashkiaku Benet Beci, kontrat\u00ebn \u201cMbledhje dhe transportim i mbetjeve n\u00eb zona urbane p\u00ebr Bashkin\u00eb Shkod\u00ebr, Zona Qytet\u201d. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb me tenderin e Cerrikut, Abazi ka p\u00ebrfituar nga Bashkia Shkod\u00ebr fondin mbi 873 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Pra, afro 2 miliard lek\u00eb brenda nj\u00eb dit\u00eb nga dy bashki t\u00eb ndryshme p\u00ebr Arb\u00ebr Abazin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdon k\u00ebto afera, pronari i kompanis\u00eb Alko Impex, \u00ebsht\u00eb thirrur n\u00eb SPAK. \u00a0Biznesmeni ka marr\u00eb flet\u00ebthirrjen p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me n\u00eb dat\u00ebn 2 dhjetor 2025. Sipas shkres\u00ebs s\u00eb firmosur nga prokurori Dritan Pren\u00e7i, Abazi \u00ebsht\u00eb pyetur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personin n\u00eb dijeni. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pro\u00e7edimin me num\u00ebr 72\/2025.<\/p>\n<p>Po ashtu \u00ebsht\u00eb thirrur n\u00eb 20 prill 2026 dhe \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje nga prokurori.<\/p>\n<p>Thirrja p\u00ebr Abazin n\u00eb SPAK lidhet me nj\u00eb procedim t\u00eb ri penal ndaj Belinda Ballukut.<\/p>\n<p>\u200bJanari i vitit 2026 sh\u00ebnoi nj\u00eb kthes\u00eb p\u00ebr biznesmenin. SPAK ushtroi kontroll t\u00eb befasish\u00ebm n\u00eb banes\u00ebn dhe zyrat e tij, duke sekuestruar pajisje elektronike dhe dokumente n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve p\u00ebr korrupsion me lotet e Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe dhe afer\u00ebs \u201cBerberi\u201d.<\/p>\n<p>\u200bAbazi ka pun\u00eb me SPAK pasi n\u00eb p\u00ebrgjimet e prokuroris\u00eb dyshohet se kan\u00eb dal\u00eb komunikime q\u00eb zbardhin skem\u00ebn e paracaktimit t\u00eb fituesve. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb zbardhur shp\u00ebrndarja e \u201cryshfetit\u201d n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb kontratave miliona euroshe.<\/p>\n<p>Nga fundi i vitit 2018 do t\u00eb plaste skandali me tenderin e Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe, q\u00eb i kushtoi disa drejtor\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, duke \u201csakrifikuar\u201d edhe ish-ministrin e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Damian Gjiknuri. Do t\u00eb ishte pik\u00ebrisht ky skandal q\u00eb do t\u00eb largonte nga detyra Gjiknurin p\u00ebr t\u2019u z\u00ebvend\u00ebsuar n\u00eb 17 janar 2019 nga ish-vart\u00ebsja e tij, drejtoresha e AlbControl-it, Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Nga viti 2018 deri n\u00eb vitin 2019, kompania \u201cAlko Impex Construction\u201d do t\u00eb shum\u00ebfishonte t\u00eb ardhurat nga 28 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 354 milion\u00eb lek\u00eb, ose gati 3.6 milion\u00eb euro t\u00eb ardhura n\u00eb vit n\u00ebp\u00ebrmjet fondeve publike.<\/p>\n<p>Mallkimi i tenderave t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs me fondet e ARRSH-s\u00eb nuk do t\u00eb mbyllej me kaq. Edhe Balluku do t\u00eb ishte pjes\u00eb e nj\u00eb skandali p\u00ebr paracaktimin e fituesve me institucionet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Lidhjet e Arb\u00ebr Abazit me Belinda Ballukun nuk jan\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrmes Sadriut n\u00eb parti, por edhe n\u00eb familje. Sipas mediave, Arbri bashk\u00ebjeton me vajz\u00ebn e tezes s\u00eb Belinda Ballukut.<\/p>\n<p>M\u00eb 11 prill 2022, Autoriteti Rrugor Shqiptar do t\u00eb hapte gar\u00ebn p\u00ebr Marr\u00ebveshjen Kuad\u00ebr p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e rrug\u00ebve t\u00eb Rajonit Verior dhe Qendror me fond limi 1.4 miliard\u00eb lek\u00eb ose 14 milion\u00eb euro. Ky tender do t\u00eb njollosej nga procedura pa gar\u00eb. N\u00eb 6 Qershor 2022 dy kompanit\u00eb \u201cAlko\u201d q\u00eb administrohen nga Arb\u00ebr Abazi do t\u00eb fitonin tenderin pa patur asnj\u00eb konkurrent, duke u sh\u00ebnuar me flamur t\u00eb kuq.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u2019i skualifikonte kompanit\u00eb p\u00ebr mosplot\u00ebsm t\u00eb kritereve dhe t\u00eb anullonte tenderin, ish-Drejtori i ARRSH-s\u00eb, Evis Berberi ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn duke shpallur fituese kompanit\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin e Prokurimeve Publike.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, ish-Kryetari i Komisionit t\u00eb Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar si jurist prej disa vitesh n\u00eb kompanit\u00eb e Arb\u00ebr Abazit. Vet\u00eb Myzyri \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga Prokuroria e Posa\u00e7me sepse dyshohet se ka favorizuar disa kompani n\u00eb p\u00ebrfitimin e tenderave publik\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica e tenderave t\u00eb fituar nga ALKO IMPEX CONSTRUCTION (Ish KLEDOR ALBANIA-09) jan\u00eb me \u201cflamur t\u00eb kuq\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, KPP e drejtuar nga Jonaid Myzyri ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 6 vendime n\u00eb favor t\u00eb dy \u201cAlko-ve\u201d.\u00a0 Fondi limit total p\u00ebr k\u00ebto 6 tendera \u00ebsht\u00eb tejet i lart\u00eb dhe p\u00ebrllogaritet n\u00eb mbi 13.6 miliard\u00eb lek\u00eb ose rreth 13 milion\u00eb euro me kursin aktual.<\/p>\n<p>N\u00eb maj 2025, teksa kthehej nga zyrat e SPAK, Jonaid Myzyri bllokonte nj\u00eb tender t\u00eb bashkis\u00eb Dib\u00ebr, me q\u00ebllim q\u00eb ta fitoj\u00eb ish-pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i tij Arb\u00ebr Abazi. Meqenese kryetari i Bashkis\u00eb Dib\u00ebr, Rahim Spahiu, kishte vendosur t\u2019ia jap\u00eb nj\u00eb kompanie tjet\u00ebr kontrat\u00ebn 1.2 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr rikonstruksionin e nj\u00eb shkolle, KPP ka urdh\u00ebruar t\u00eb anulohet procedura e prokurimit.<\/p>\n<p>Veprimet e KPP mund t\u00eb p\u00ebrmblidhen n\u00eb tri fjal\u00eb: Jepjani tenderin Abazit! N\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 28 maj 2025, Komisioni i Prokurimit Publik mori n\u00eb shqyrtim p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit me objekt \u201cRikonstruksion i shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are Demir Gashi, Bashkia Dib\u00ebr 2024\u201d. Kryetar Myzyri ishte i pak\u00ebnaqur nga moszbatimi i vendimit t\u00eb KKP i dat\u00ebs 29 prill 2025 p\u00ebr tenderin e zhvilluar me dat\u00eb 21 janar 2025 nga Bashkia Dib\u00ebr.<\/p>\n<p>Ankimues \u00ebsht\u00eb biznesmeni Arb\u00ebr Abazi i cili \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb tender me kompanit\u00eb e tij \u201cAlko Impex Construction\u201d SHPK &amp; \u201cAlko-Impex General Construcion\u201d SHPK.<\/p>\n\n<p>Qysh kur OSBE e futi Sadri Abazin n\u00eb rrethin e politikan\u00ebve t\u00eb inkriminuar, filloi t\u00eb dal\u00eb n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb i nipi Arbri me kompanit\u00eb ALKO.<\/p>\n<p>Sadri Abazi \u00ebsht\u00eb deputeti i p\u00ebrmendur n\u00eb nj\u00eb raport sekret t\u00eb OSBE, q\u00eb \u00ebsht\u00eb publikuar para 9 vjet\u00ebsh. Aty thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera: \u201cLidhjet e tij t\u00eb forta me lider\u00ebt e PS-s\u00eb i kan\u00eb siguruar mbrojtje dhe fshehje t\u00eb aktiviteteve kriminale t\u00eb kompanive te tij. I karakterizuar nga nj\u00eb arroganc\u00eb ekstreme dhe nj\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr shantazh, ai \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb n\u00ebn shoq\u00ebrin\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb agresiv\u00eb. Pasuria e tij p\u00ebrllogaritet n\u00eb rreth 100 milion\u00eb euro\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin konfidencial t\u00eb OSBE thuhet gjithashtu se, nj\u00eb burim pran\u00eb deputetit socialist Sadri Abazi ka pranuar se ai investoi 800 mij\u00eb euro n\u00eb fushat\u00ebn elektorale t\u00eb PS-s\u00eb n\u00eb Dib\u00ebr dhe i dha Partis\u00eb Socialiste 500 mij\u00eb euro t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb gjente nj\u00eb vend t\u00eb sigurt n\u00eb list\u00ebn e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb t\u00eb vitit 2009\u201d.<\/p>\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb histori ku p\u00ebrzihet politika dhe tenderat, nuk \u00ebsht\u00eb aspak cudi q\u00eb kryebashkiaku i C\u00ebrrikut, Florenc Doka \u00ebsht\u00eb m\u00ebnjanuar me urdh\u00ebr nga lart dhe ia ka l\u00ebn\u00eb kontrat\u00ebn ta firmos\u00eb kryetari i PS, Tomorr Zaimaj. Ky i fundit ka marr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e titullarit t\u00eb autoritetit kontraktor.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, por m\u00eb kryesorja, shqet\u00ebsimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr banor\u00ebt e fshatrave t\u00eb Gostim\u00ebs n\u00eb C\u00ebrrik, q\u00eb presin t\u00eb rregullohen rrug\u00ebt.<\/p>\n\n<p>Kjo p\u00ebr arsyen se biznesmeni Abazi, ashtu sic ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb shume raste, vonon n\u00eb dor\u00ebzimin e rrrug\u00ebve dhe punon pa cil\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet .nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-27\/\">Arb\u00ebr Abazi, 2 tendera, 2 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb 1 dit\u00eb! \u201cAlko\u201d p\u00ebrball\u00eb 2 konkurrent\u00ebve fiktiv\u00eb n\u00eb C\u00ebrrik, firmos kryetari i PS-s\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para disa dit\u00ebsh, Kryeministri Edi Rama zhvilloi nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp p\u00ebr tenderat. Nuk ishte me ministren p\u00ebrkat\u00ebse, Diell\u00ebn, por me Drejtoren e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimit Publik, Reida Kasht\u00ebn. Kjo e fundit \u00ebsht\u00eb dhe negociatore p\u00ebr Kapitullin 5 t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE. Tema ishte: Shqip\u00ebria m\u00eb mir\u00eb se sa Evropa p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92126","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92126","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92126"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92126\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92126"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92126"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92126"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}