{"id":92051,"date":"2026-06-18T07:48:16","date_gmt":"2026-06-18T07:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/18\/atentati-ndaj-ciftit-mujeci-arrestohet-ne-mal-te-zi-40-vjecari-perkrahu-autoret-e-krimit\/"},"modified":"2026-06-18T07:48:16","modified_gmt":"2026-06-18T07:48:16","slug":"atentati-ndaj-ciftit-mujeci-arrestohet-ne-mal-te-zi-40-vjecari-perkrahu-autoret-e-krimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/18\/atentati-ndaj-ciftit-mujeci-arrestohet-ne-mal-te-zi-40-vjecari-perkrahu-autoret-e-krimit\/","title":{"rendered":"Atentati ndaj \u00e7iftit Mujeci\/ Arrestohet n\u00eb Mal t\u00eb Zi 40-vje\u00e7ari, p\u00ebrkrahu autor\u00ebt e krimit"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb 40-vje\u00e7ar i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb lidhje me vrasjen e dyfisht\u00eb t\u00eb ndodhur n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Balldren t\u00eb Lezh\u00ebs \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe \u00ebsht\u00eb deportuar drejt Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, i dyshuari \u00ebsht\u00eb identifikuar si Besnik Kolndreu. Ai akuzohet p\u00ebr p\u00ebrkrahje t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb krimit, pasi dyshohet se ka fshehur automjetin e p\u00ebrdorur nga autor\u00ebt pas ekzekutimit t\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i policise<\/strong><\/p>\n<p><em>Fal\u00eb informacionit t\u00eb siguruar nga Policia e Shtetit p\u00ebr vendndodhjen e nj\u00eb shtetasi t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim, si dhe shk\u00ebmbimit n\u00eb koh\u00eb reale t\u00eb informacionit me autoritetet policore malazeze, Policia e Malit t\u00eb Zi lokalizoi dhe kapi n\u00eb Ulqin nj\u00eb shtetas t\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb lidhje me ngjarjen e ndodhur m\u00eb dat\u00eb 26.04.2026, n\u00eb fshatin Balldren.<\/em><\/p>\n<p><em>Menj\u00ebher\u00eb pas kapjes, shtetasi u deportua n\u00eb Pik\u00ebn e Kalimit Kufitar Muriqan, ku iu dor\u00ebzua sh\u00ebrbimeve t\u00eb Policis\u00eb Kufitare shqiptare dhe m\u00eb pas u shoq\u00ebrua nga sh\u00ebrbimet e Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Lezh\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb vijim t\u00eb veprimeve t\u00eb kryera nga specialist\u00ebt p\u00ebr Hetimin e Krimeve Kund\u00ebr Personit n\u00eb DVP Lezh\u00eb, u b\u00eb ndalimi i shtetasit B. K., 40 vje\u00e7, banues n\u00eb fshatin Torovic\u00eb, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cP\u00ebrkrahja e autorit t\u00eb krimit\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky shtetas ishte shpallur n\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb zbatim t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lezh\u00ebs, e cila i kishte caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve p\u00ebr ngjarjen e ndodhur m\u00eb dat\u00eb 26.04.2026, n\u00eb fshatin Balldren, ku u vran\u00eb me arm\u00eb zjarri shtetasit K. M. dhe G. M., bashk\u00ebshort\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga veprimet hetimore t\u00eb kryera ka rezultuar se shtetasi B. K. dyshohet se ka ndihmuar autor\u00ebt e k\u00ebsaj ngjarjeje, duke fshehur n\u00eb banes\u00ebn e tij automjetin e p\u00ebrdorur prej tyre pas kryerjes s\u00eb krimit. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb gjat\u00eb kontrolleve t\u00eb kryera n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve.<\/em><\/p>\n<p><em>Materialet procedurale iu referuan Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Lezh\u00eb, p\u00ebr veprime t\u00eb m\u00ebtejshme procedurale.<\/em><\/p>\n<p><em>Si ndodhi atentati me dy viktima:<\/em><\/p>\n<p>Dy bashk\u00ebshort\u00eb, prind\u00ebr t\u00eb kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebve, u ekzekutuan me bresh\u00ebri kallashnikovi pasditen e 26 prillit n\u00eb Balldren t\u00eb Lezh\u00ebs. Viktimat jan\u00eb Kreshnik Mujeci, 39 vje\u00e7, dhe bashk\u00ebshortja e tij Gentiana Mujeci, 32 vje\u00e7e.<\/p>\n<p>Ata po udh\u00ebtonin me nj\u00eb automjet tip \u201cAudi Q7\u201d kur u q\u00eblluan nga nj\u00eb distanc\u00eb shum\u00eb e af\u00ebrt. Mbi 30 plumba dep\u00ebrtuan n\u00eb der\u00ebn dhe xhamin e p\u00ebrparm\u00eb t\u00eb mjetit. Dy autor\u00eb t\u00eb pamaskuar hap\u00ebn zjarr dhe m\u00eb pas zbrit\u00ebn nga nj\u00eb automjet \u201cVolkswagen Golf\u201d pa targa, duke q\u00eblluar s\u00ebrish drejt \u00e7iftit p\u00ebrpara se t\u00eb largoheshin pa nxitim. Dyshohet se sh\u00ebnjestra ishte Kreshnik Mujeci, por plumbat nuk kursyen as bashk\u00ebshorten e tij.<\/p>\n<p>Ngjarja ndodhi rreth or\u00ebs 14:50 n\u00eb rrug\u00ebn Balldren\u2013Torrovic\u00eb, n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb banuar dhe t\u00eb monitoruar nga kamera sigurie. Pamjet tregojn\u00eb se pak para atentatit nj\u00eb automjet tjet\u00ebr uli shpejt\u00ebsin\u00eb dhe u fut n\u00eb nj\u00eb rrugic\u00eb, duke detyruar edhe mjetin e viktimave t\u00eb ngadal\u00ebsonte. N\u00eb k\u00ebto momente ndodhi sulmi. Dy automjetet e dyshuara u gjet\u00ebn t\u00eb braktisura disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimet \u00e7uan n\u00eb identifikimin e tre personave si autor\u00eb t\u00eb dyshuar, mes tyre edhe djali i nj\u00eb personi p\u00ebr vrasjen e t\u00eb cilit Kreshnik Mujeci ishte akuzuar m\u00eb her\u00ebt. Pista kryesore mbetet hakmarrja.<\/p>\n<p>Ngjarja lidhet me nj\u00eb vrasje t\u00eb ndodhur m\u00eb 6 tetor 2016 n\u00eb Mali t\u00eb Jushit, ku u vra Genc Mhillaj. Sipas dosjes, viktima u ndalua n\u00eb rrug\u00eb nga nj\u00eb automjet, prej t\u00eb cilit zbrit\u00ebn dy persona t\u00eb armatosur. Pasi tentoi t\u00eb largohej, ai u q\u00ebllua p\u00ebr vdekje nga nj\u00eb distanc\u00eb e af\u00ebrt. Pran\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes u gjet nj\u00eb furgon \u201cMercedes-Benz\u201d n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Kreshnik Mujecit dhe nj\u00eb arm\u00eb zjarri.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim u akuzuan kush\u00ebrinjt\u00eb Jozef dhe Kreshnik Mujeci, pas dyshimeve t\u00eb ngritura edhe p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb konflikti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm mes viktim\u00ebs dhe Jozef Mujecit p\u00ebr motive t\u00eb dob\u00ebta, konkretisht nj\u00eb shk\u00ebmbim automjetesh. Hetuesit kontrolluan banes\u00ebn e babait t\u00eb Jozef Mujecit, ku gjet\u00ebn nj\u00eb automjet \u201cAudi A3\u201d. Edhe pse familjar\u00ebt pretenduan se nuk ishte p\u00ebrdorur prej dit\u00ebsh, nga verifikimet rezultoi se pjes\u00eb t\u00eb tij ishin t\u00eb ngrohta.<\/p>\n<p>Jozef Mujeci u lokalizua dhe arrestua pas p\u00ebrgjimeve telefonike dhe gjurmimit t\u00eb qeliz\u00ebs. Nj\u00eb d\u00ebshmitar okular deklaroi fillimisht se kishte par\u00eb dy persona, nj\u00eb t\u00eb maskuar me arm\u00eb dhe nj\u00eb t\u00eb pamaskuar me shkop, duke sugjeruar m\u00eb von\u00eb se ky i fundit mund t\u00eb ishte Jozef Mujeci. Bazuar n\u00eb k\u00ebto prova dhe p\u00ebrgjime ambientale, prokuroria ngriti akuza p\u00ebr \u201cvrasje me paramendim\u201d dhe \u201carm\u00ebmbajtje pa leje\u201d. Kreshnik Mujeci u arrestua rreth nj\u00eb vit m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, rreth dy vite pas ngjarjes, Gjykata e Shkodr\u00ebs i shpalli t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb dy. Sipas vendimit, provat e paraqitura nuk ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb provuar faj\u00ebsin\u00eb. Gjykata vler\u00ebsoi se konflikti i m\u00ebparsh\u00ebm ishte vet\u00ebm nj\u00eb indicie e dob\u00ebt dhe nuk provonte autor\u00ebsin\u00eb. Po ashtu, pretendimi se mjeti \u201cAudi\u201d ishte p\u00ebrdorur nga Jozef Mujeci u konsiderua deduksion, pasi ekspertiza e gjurm\u00ebve t\u00eb gisht\u00ebrinjve nuk gjeti shenja t\u00eb tij, por t\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb paidentifikuar.<\/p>\n<p>Gjykata arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se hetimi nuk kishte qen\u00eb i thelluar dhe ishte fokusuar vet\u00ebm n\u00eb gjetjen e provave kund\u00ebr Jozef Mujecit, n\u00eb vend t\u00eb identifikimit t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Edhe d\u00ebshmia kryesore u rr\u00ebzua n\u00eb gjykim, pasi d\u00ebshmitari deklaroi se nuk kishte arritur t\u00eb identifikonte autor\u00ebt dhe se gjith\u00e7ka kishte ndodhur n\u00eb pak sekonda dhe nga distanca. Sipas gjykat\u00ebs, p\u00ebrmendja e emrit t\u00eb Mujecit n\u00eb hetim mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb rezultat i sugjestionimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb element n\u00eb favor t\u00eb Jozef Mujecit ishte edhe alibia e tij, e mb\u00ebshtetur nga p\u00ebrgjime ambientale dhe t\u00eb dh\u00ebna telefonike, sipas t\u00eb cilave ai ndodhej n\u00eb Koplik dit\u00ebn e ngjarjes, larg vendit t\u00eb krimit.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Kreshnik Mujecit, gjykata vler\u00ebsoi se e vetmja prov\u00eb ndaj tij ishte fakti q\u00eb makina e tij ishte gjetur e parkuar disa kilometra larg vendit t\u00eb ngjarjes, gj\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebnte as indicie t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr faj\u00ebsi.<\/p>\n<p>M\u00eb 27 n\u00ebntor 2018, Gjykata e Shkodr\u00ebs shpalli pafaj\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb t\u00eb dyve. Apeli i Shkodr\u00ebs e la n\u00eb fuqi k\u00ebt\u00eb vendim, duke mos pranuar ankimin e prokuroris\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mang\u00ebsive procedurale, pasi ankimi nuk p\u00ebrmbante shkaqe dhe nuk respektonte form\u00ebn ligjore.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, \u00e7\u00ebshtja u shqyrtua nga Gjykata e Lart\u00eb, e cila konstatoi probleme n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si ishte trajtuar ankimi n\u00eb Apel, duke vendosur prishjen e vendimit dhe kthimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr rigjykim. Vendimi u dha n\u00eb tetor 2024 dhe dosja aktualisht ndodhet n\u00eb pritje n\u00eb Apelin e Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr ekzekutimin e dyfisht\u00eb n\u00eb Balldren jan\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim Adriano Mhillaj, 22 vje\u00e7, Florin Mhillaj, 36 vje\u00e7 dhe Renato Mhillaj, 23 vje\u00e7, ky i fundit djali i viktim\u00ebs s\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa koh\u00eb ndaj Jozef Mujecit dhe t\u00eb ndjerit Kreshnik Mujeci ekziston nj\u00eb vendim pafaj\u00ebsie, p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare vrasja e vitit 2016 mbetet pa autor.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/atentati-mujeci\/\">Atentati ndaj \u00e7iftit Mujeci\/ Arrestohet n\u00eb Mal t\u00eb Zi 40-vje\u00e7ari, p\u00ebrkrahu autor\u00ebt e krimit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb 40-vje\u00e7ar i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb lidhje me vrasjen e dyfisht\u00eb t\u00eb ndodhur n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Balldren t\u00eb Lezh\u00ebs \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe \u00ebsht\u00eb deportuar drejt Shqip\u00ebris\u00eb. Sipas Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, i dyshuari \u00ebsht\u00eb identifikuar si Besnik Kolndreu. Ai akuzohet p\u00ebr p\u00ebrkrahje t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb krimit, pasi dyshohet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92051","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92051","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92051"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92051\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92051"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92051"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92051"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}