{"id":92037,"date":"2026-06-17T19:48:24","date_gmt":"2026-06-17T19:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/17\/250-vjetori-i-pavaresise-se-shba-se-vanhorn-partneriteti-yne-eshte-me-i-forte-se-kurre-do-te-vazhdojme-te-punojme-se-bashku\/"},"modified":"2026-06-17T19:48:24","modified_gmt":"2026-06-17T19:48:24","slug":"250-vjetori-i-pavaresise-se-shba-se-vanhorn-partneriteti-yne-eshte-me-i-forte-se-kurre-do-te-vazhdojme-te-punojme-se-bashku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/17\/250-vjetori-i-pavaresise-se-shba-se-vanhorn-partneriteti-yne-eshte-me-i-forte-se-kurre-do-te-vazhdojme-te-punojme-se-bashku\/","title":{"rendered":"250-vjetori i Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb, VanHorn: Partneriteti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se kurr\u00eb, do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku"},"content":{"rendered":"<p>E Ngarkuara me Pun\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Shqip\u00ebri, Nancy VanHorn, mbajti nj\u00eb fjalim gjat\u00eb pritjes zyrtare me rastin e festimeve t\u00eb 4 Korrikut, ku u sh\u00ebnua edhe 250-vjetori i Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo kujtoi 4 Korrikun 1776 si dit\u00ebn kur themeluesit e SHBA-s\u00eb shpall\u00ebn parimet e barazis\u00eb, liris\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr ndjekjen e lumturis\u00eb, duke theksuar se k\u00ebto vlera mbeten themeli i identitetit amerikan edhe sot.<\/p>\n<p>Duke iu referuar deklarimeve t\u00eb Presidentit amerikan Donald Trump, VanHorn theksoi se k\u00ebto parime kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr gati 250 vite si nj\u00eb penges\u00eb ndaj tiranis\u00eb dhe shtypjes dhe si nj\u00eb burim frym\u00ebzimi p\u00ebr popujt n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e saj, ajo vler\u00ebsoi edhe rrug\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga izolimi drejt demokracis\u00eb dhe integrimit euroatlantik, duke e cil\u00ebsuar si nj\u00eb histori suksesi t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi sakrific\u00eb dhe guxim.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se partneriteti mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe SHBA-s\u00eb \u00ebsht\u00eb sot m\u00eb i fort\u00eb se kurr\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb bashk\u00ebpunimin n\u00eb fush\u00ebn ushtarake, ekonomike dhe n\u00eb mb\u00ebshtetjen e vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta demokratike.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb ruajtur nj\u00eb bot\u00eb ku mbret\u00ebron liria\u201d, u shpreh ajo, duke theksuar parimin e \u201cpaqes p\u00ebrmes forc\u00ebs\u201d dhe partneriteteve t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi respektin e nd\u00ebrsjell\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjalimit, VanHorn ngriti nj\u00eb dolli simbolike p\u00ebr 250-vjetorin e SHBA-s\u00eb dhe p\u00ebr forcimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes dy vendeve.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebs Kryeministre Ko\u00e7iu, faleminderit p\u00ebr fjalimin! Faleminderit sponsor\u00ebve tan\u00eb bujar\u00eb dhe stafit t\u00eb p\u00ebrkushtuar q\u00eb mb\u00ebshteti k\u00ebt\u00eb festim. Si dhe ju faleminderit juve, Kryetar i Kuvendit Peleshi, t\u00eb nderuar ministra, ambasador\u00eb, t\u00eb ftuar t\u00eb nderuar dhe t\u00eb dashur miq q\u00eb na jeni bashkuar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nderi im i madh t\u00eb festoj me ju k\u00ebt\u00eb gur kilometrik historik \u2013 p\u00ebrvjetorin e 250-t\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 4 Korrik 1776, nj\u00eb grup vizionar\u00ebsh amerikan\u00eb i deklaruan bot\u00ebs se t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb krijuar t\u00eb barabart\u00eb, me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr jet\u00eb, liri dhe ndjekjen e lumturis\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb Presidenti Trump: \u201cEdhe sot e k\u00ebsaj dite, k\u00ebto fjal\u00eb i japin jet\u00eb Republik\u00ebs son\u00eb, trazojn\u00eb zemrat e \u00e7do qytetari dhe frym\u00ebzojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn ton\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs\u2026 P\u00ebr gati dy shekuj e gjysm\u00eb, nuk ka pasur penges\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe ndaj tiranis\u00eb dhe shtypjes se sa k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb fuqishme\u201d.<\/p>\n<p>Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr amerikan\u00ebt. P\u00ebr 250 vjet, Amerika ka qen\u00eb nj\u00eb fener shprese p\u00ebr njer\u00ebzit n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb marrin frym\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e njohin mir\u00eb at\u00eb d\u00ebshir\u00eb. Udh\u00ebtimi i kombit tuaj nga shtypja dhe izolimi drejt demokracis\u00eb dhe aleanc\u00ebs Per\u00ebndimore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga historit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb suksesit t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>Ju po nd\u00ebrtoni nj\u00eb shoq\u00ebri dhe institucione q\u00eb nxisin parimet e liris\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe e keni b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmes guximit dhe sakrific\u00ebs vetjake.<\/p>\n<p>M\u00eb nd\u00ebrmendet ky guxim dhe sakrific\u00eb \u00e7do dit\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb pun\u00eb, nd\u00ebrsa kaloj pran\u00eb p\u00ebrmendores s\u00eb dy shqiptar\u00ebve t\u00eb guximsh\u00ebm q\u00eb punuan n\u00eb Ambasad\u00ebn e Sh.B.A.-s\u00eb, Loni Adami dhe Kol Kuqali. Koh\u00ebt e fundit, u takova me pasardh\u00ebsit e k\u00ebtyre burrave t\u00eb guximsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt humb\u00ebn jet\u00ebn nga duart e nj\u00eb regjimi brutal p\u00ebr shkak se refuzuan t\u00eb d\u00ebshmonin rrejsh\u00ebm kund\u00ebr Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Familjet e Z. Adami dhe Z. Kuqali u persekutuan p\u00ebr dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00eb pas vdekjes s\u00eb tyre. Megjithat\u00eb, besimi i tyre se nj\u00eb dit\u00eb Shqip\u00ebria do t\u00eb p\u00ebrjetonte lirin\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb Shtetet e Bashkuara ishte i pal\u00ebkundur.<\/p>\n<p>Besimi i tyre n\u00eb lirin\u00eb dhe n\u00eb lidhjen e pathyeshme midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara mbetet nj\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr ne t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa festojm\u00eb 250 vjet lirie, festojm\u00eb historit\u00eb e njer\u00ebzve si ata, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb punuar pa u lodhur p\u00ebr ta thelluar at\u00eb lidhje \u2013 p\u00ebr t\u00eb forcuar partneritetin ton\u00eb ushtarak, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar lidhje tregtare q\u00eb rrisin begatin\u00eb e t\u00eb dy vendeve tona dhe p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar bashk\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb vlerave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>Ne po nderojm\u00eb njer\u00ebz si t\u00eb gjith\u00eb ju. Punonj\u00ebs t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb urgjenc\u00ebs, drejtues t\u00eb komunitetit, ushtarak\u00eb, arsimtar\u00eb, gazetar\u00eb, sip\u00ebrmarr\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb personat e shumt\u00eb q\u00eb nevojiten p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar dhe mbrojtur nj\u00eb komunitet t\u00eb rr\u00ebnjosur n\u00eb vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb sh\u00ebrbimit, integritetit, drejt\u00ebsis\u00eb dhe inovacionit, dhe, natyrisht, lirive t\u00eb mish\u00ebruara n\u00eb Amendamentin ton\u00eb t\u00eb Par\u00eb: Liria e fjal\u00ebs, liria e tubimit, liria e peticionit, liria e shtypit dhe liria e fes\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb sot m\u00eb e fort\u00eb se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, fal\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve juve. Faleminderit p\u00ebr partneritetin tuaj, mikpritjen tuaj legjendare shqiptare dhe angazhimin tuaj ndaj vlerave q\u00eb ndajm\u00eb!<\/p>\n<p>Ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb ruajtur nj\u00eb bot\u00eb ku mbret\u00ebron liria, t\u00eb udh\u00ebhequr nga parimet e paqes n\u00ebp\u00ebrmjet forc\u00ebs dhe partneriteteve t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi respektin e nd\u00ebrsjell\u00eb dhe interesat e p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb ka parashtruar Presidenti Trump.<\/p>\n<p>G\u00ebzuar 250 vjet liri \u2013 edhe shum\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb do t\u00eb pasojn\u00eb. G\u00ebzuar dit\u00eblindjen e 250-t\u00eb, Amerik\u00eb! G\u00ebzuar Kat\u00ebr Korrikun!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E Ngarkuara me Pun\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Shqip\u00ebri, Nancy VanHorn, mbajti nj\u00eb fjalim gjat\u00eb pritjes zyrtare me rastin e festimeve t\u00eb 4 Korrikut, ku u sh\u00ebnua edhe 250-vjetori i Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb. Ajo kujtoi 4 Korrikun 1776 si dit\u00ebn kur themeluesit e SHBA-s\u00eb shpall\u00ebn parimet e barazis\u00eb, liris\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr ndjekjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92037","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92037","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92037"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92037\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92037"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92037"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92037"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}