{"id":92026,"date":"2026-06-17T18:48:15","date_gmt":"2026-06-17T18:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/17\/fatos-lashi-dhe-flutura-nuredini-bllokojne-luften-ndaj-mushkonjave-pazaret-qe-zvarritin-tenderin-725-mln-leke-vlora-akoma-pa-fitues\/"},"modified":"2026-06-17T18:48:15","modified_gmt":"2026-06-17T18:48:15","slug":"fatos-lashi-dhe-flutura-nuredini-bllokojne-luften-ndaj-mushkonjave-pazaret-qe-zvarritin-tenderin-725-mln-leke-vlora-akoma-pa-fitues","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/17\/fatos-lashi-dhe-flutura-nuredini-bllokojne-luften-ndaj-mushkonjave-pazaret-qe-zvarritin-tenderin-725-mln-leke-vlora-akoma-pa-fitues\/","title":{"rendered":"Fatos Lashi dhe Flutura Nuredini bllokojn\u00eb \u201cluft\u00ebn\u201d ndaj mushkonjave! Pazaret q\u00eb zvarritin tenderin 725 MLN lek\u00eb, Vlora akoma pa fitues"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa sezoni turistik ka nisur dhe mushkonjat shtohen, n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) zvarritej nj\u00eb vendim mbi tenderin e dezinsektimit. Analiza e vendimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb dat\u00ebs 5 maj 2026, duket e frym\u00ebzuar nga filozof\u00ebt e lasht\u00eb kinez\u00eb. Vendimi e gjen t\u00eb aryseshme t\u00eb mb\u00ebshtetes\u00eb t\u00eb dy \u201ct\u00eb v\u00ebrtetat\u201d q\u00eb u p\u00ebrkasin dy konkurrent\u00ebve n\u00eb tender.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin konkret, Autoriteti Kontraktor ka aplikuar nj\u00eb standard t\u00eb dyfisht\u00eb vler\u00ebsimi, nga nj\u00ebra an\u00eb, ka skualifikuar shoq\u00ebrin\u00eb NRG sh.p.k. p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb elementi formal, konkretisht \u2018autorizimin e produktit biocid\u2019 n\u00eb momentin e hapjes s\u00eb ofertave. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb kualifikuar Egian Med sh.p.k., pavar\u00ebsisht faktit se produkti i paraqitur prej tij nuk p\u00ebrmbush nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb thelb\u00ebsore teknike t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb Dokumentet Standarde t\u00eb Tenderit: Konkretisht efikasitetin e provuar dhe t\u00eb autorizuar ndaj mushkonjave t\u00eb gjinis\u00eb Anopheles. Ky trajtim i diferencuar nuk mund t\u00eb justifikohet me asnj\u00eb argument juridik apo teknik, pasi krijon nj\u00eb situat\u00eb ku k\u00ebrkesat formale zbatohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rigoroze dhe absolute ndaj nj\u00eb operatori, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mang\u00ebsit\u00eb substanciale tolerohen ndaj nj\u00eb operatori tjet\u00ebr. Nj\u00eb qasje e till\u00eb p\u00ebrb\u00ebn jo vet\u00ebm shkelje t\u00eb parimit t\u00eb barazis\u00eb, por edhe nj\u00eb devijim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga standardi i paan\u00ebsis\u00eb\u201d, theksohet n\u00eb vendimin e KPP.<\/p>\n\n<p>Por m\u00eb posht\u00eb komisioni deklaron: \u201cEdhe n\u00ebse pretendimet e parashtruara n\u00eb ankimin n\u00eb lidhje me operatorin \u201cEgian Med\u201d SHPK do t\u00eb pranohen nga KPP, ankimuesi s\u00ebrish nuk do t\u00eb ishte fitues i kontrat\u00ebs pasi sipas vendimit t\u00eb KVO ai rezulton i skualifikuar nga procedura\u201d.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, me k\u00ebto kinez\u00ebrira vazhdon pazari. Nd\u00ebrsa n\u00eb terren \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb ku nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se kush fiton, por mjaft t\u00eb eliminohen mushkonjat.<\/p>\n\n<p>Gjithsesi \u201cMisioni i vrasjes\u201d s\u00eb mushkonjave k\u00ebt\u00eb vit i \u00ebsht\u00eb caktuar kompanis\u00eb \u201cEgian Med\u201d me pronar Fatos Lashin.<\/p>\n\n<p>Ky po i merr t\u00eb gjith\u00eb tenderat e dezinsektimit, megjith\u00ebse nuk i plot\u00ebson kushtet formale t\u00eb hartuara nga Instituti i Sh\u00ebndetit Publik.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kontrat\u00ebn \u201cSh\u00ebrbim dezinsektimi n\u00eb zonat bregdetare dhe urbane\u201d, ndar\u00eb n\u00eb 5 lote, me fond t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm prej 725 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH ose 751,559 euro pa TVSH.<\/p>\n<p>Disa prej loteve u fituan n\u00eb Fatos Lashi me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d p\u00ebr riskun e korrupsionit, disa t\u00eb tjera me ndihm\u00ebn e KPP.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu tenderi Loti 2: \u201cSh\u00ebrbim dezinsektimi n\u00eb zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Tiran\u00eb\u201d ne Fondin Limit 235 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH \u00ebsht\u00eb regjistruar m\u00eb 13 shkurt 2026.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>N\u00eb procedur\u00ebn e mbajtur m\u00eb 17 mars 2026 mor\u00ebn pjes\u00eb kat\u00ebr operator\u00eb ekonomik\u00eb, ku dy prej t\u00eb cil\u00ebve nuk ka b\u00ebr\u00eb fare ofert\u00eb ekonomike. Pra, pjes\u00ebmarrja e tyre \u00ebsht\u00eb formale sa p\u00ebr t\u00eb krijuar iden\u00eb n\u00eb letra se aty ka pasur konkurrenc\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrvec fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vlerq m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebt\u00eb klasifikim i b\u00ebn tenderit Open Data Albania.<\/p>\n<p>Komisioni i tenderit duket se ka zbatuar porosin\u00eb q\u00eb tenderin ta fitoj\u00eb Fatos Lashi, sepse nuk \u00ebsht\u00eb interesuar p\u00ebr vler\u00ebn e ofertave.<\/p>\n\n<p>Megjith\u00ebse propozimi i \u201cEgian Med\u201d shpk nuk ishte oferta m\u00eb e ul\u00ebt, komisioni do ta shpallte fitues m\u00eb 8 prill 2026.<\/p>\n\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 20 shkurt 2026, nj\u00ebri nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit do t\u00eb k\u00ebrkonte n\u00eb KPP modifikimin e dokumenteve t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit objekt ankimi. K\u00ebrkesa u hodh posht\u00eb, sepse ISHP e kishte qepur kostumin p\u00ebr Fatos Lashin. Edhe k\u00ebrkesa e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr anulimin e tenderit mori p\u00ebrgjigje negative n\u00eb 5 maj 2026.<\/p>\n<p>E nj\u00ebta situat\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tavolin\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb dhe orar, n\u00eb tenderin \u201cLoti 3: \u201cSh\u00ebrbim dezinsektimi n\u00eb zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Durr\u00ebs\u201d me fondin limit 113 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Megjith\u00ebse LOERMA prezantoi ofert\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ult\u00eb, nuk u mor n\u00eb konsiderat\u00eb, duke ia dh\u00ebn\u00eb tenderin kompanis\u00eb \u201cEgian Med\u201d shpk.<\/p>\n<p>Akoma m\u00eb flagrant \u00ebsht\u00eb fakti i dh\u00ebnies s\u00eb tenderit p\u00ebr Fierin. N\u00eb procedur\u00ebn Loti 4: \u201cSh\u00ebrbim dezinsektimi n\u00eb zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Fier\u201d, kompania e Fatos Lashit ka fituar me ofert\u00ebn 140 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>Pavar\u00ebsisht denoncimit n\u00eb KPP, vendimi n\u00eb favor t\u00eb Fatos Lashit nuk ka ndryshuar.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante shkeljet mbushin procedur\u00ebn e zhvilluar p\u00ebr pjes\u00ebn e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n\n<p>M\u00eb konkretisht, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin \u201cLoti 1: \u201cSh\u00ebrbim dezinsektimi n\u00eb zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Shkod\u00ebr\u201d me fond limit 60 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH. Procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nga Open Data Albania me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d p\u00ebr riskun e korrupsionit.<\/p>\n\n<p>Oferta e Fatos Lashit ishte 10 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb e shtrenjt\u00eb se sa m\u00eb e ul\u00ebta, por komisionit t\u00eb vler\u00ebsimit nuk i b\u00ebn p\u00ebrshtypje..<\/p>\n<p>Tenderi i dezinsektimit \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrvitsh\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb afer\u00eb korrupsioni, ku parat\u00eb e marra p\u00ebr sh\u00ebrbimin nuk p\u00ebrdoren n\u00eb \u201cluft\u00ebn kund\u00ebr mushkonjave\u201d.<\/p>\n<p>Mos-zbatimi i kontratave t\u00eb dezinfektimit t\u00eb zonave bregdetare e mjediseve urbane \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe nga KLSH dhe drejtoria e Antikorrupsionit n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Abuzimet financiare dhe shkeljen e procedurave ligjore t\u00eb tenderit, i ka konstatuar dhe grupi i KLSH, i cili p\u00ebrve\u00e7 anulimit t\u00eb tenderit vitin e kaluar, ka k\u00ebrkuar edhe largimin nga ISHP t\u00eb krejt komisionit. Pas skandalit q\u00ebndronte Ogerta Manastirliu, q\u00eb nuk reagonte p\u00ebr denoncimet. Kjo shpjegon pse ka vazhduar gjat\u00eb pazari me tender\u00ebt e dezinsektimit t\u00eb bregdetit e zonave urbane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebto tender\u00eb i jepeshin vet\u00ebm firm\u00ebs \u201cNRG Sh.p.k\u201d me 99% t\u00eb fondit limit.<\/p>\n<p>P\u00ebrzierja e ish- ministres shpjegon po ashtu q\u00eb nuk kontrolloheshin abuzimet e financuara me tender\u00ebt, nuk d\u00ebrgohej Inspektoriati Sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb verifikonte kryerjen e dezinsektimit nga firma \u201cNRG\u201d.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se edhe n\u00eb muajin shkurt 2022, Koordinatorja e Nj\u00ebsis\u00eb Antikorrupsion e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Eliarda Hita, ka raportuar abuzime t\u00eb r\u00ebnda me tender\u00ebt dhe lidhjet n\u00eb konflikt interesi n\u00eb ISHP, mbasi tre shefa t\u00eb ISHP ishin t\u00eb pun\u00ebsuar te firma private \u201cNRG sh.p.k\u201d, t\u00eb cil\u00ebs i kishin dh\u00ebn\u00eb tenderin e dizinfektimit p\u00ebr vitet 2019-2021.<\/p>\n<p>Aktualisht n\u00eb krye t\u00eb ISHP, q\u00eb \u00ebsht\u00eb institucion kontraktues p\u00ebr tenderat e dezinsektimit, \u00ebsht\u00eb Dorina To\u00e7i. Ajo z\u00ebvend\u00ebsoi Eugena Tominin, e cila m\u00eb 25 shtator 2025 u em\u00ebrua nga K\u00ebshilli i Ministrave zv.ministre e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nTo\u00e7i m\u00eb par\u00eb mbante pozicionin e P\u00ebrgjegj\u00ebsit t\u00eb Sektorit t\u00eb S\u00ebmundjeve Kronike n\u00eb ISHP dhe t\u00eb P\u00ebrgjegj\u00ebsit t\u00eb Sektorit n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb e Performanc\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebndetit Publik.<\/p>\n\n<p>N\u00eb tenderat e dezinsektizimit ka futur duart edhe KPP. Ish-Kreu i Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb zyrtarisht n\u00ebn hetim nga Prokuroria e Posa\u00e7me. Myzyri dyshohet se ka shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn n\u00eb tenderin p\u00ebr sp\u00ebrkatjen e mushkonjave..<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve, Myzyri nuk ka zbatuar nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit. Ai ka dal\u00eb mbi gjykatat, duke i dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebs atribute q\u00eb s\u2019i takojn\u00eb n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n\n<p>N\u00eb dokumente sakt\u00ebsohet se n\u00eb vitin 2023 \u00ebsht\u00eb zhvilluar tenderi me disa lote p\u00ebr dezisektimin e zonave urbane dhe bregdetare, duke filluar nga Velipoja p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb Ksamil. Kan\u00eb qen\u00eb disa firma n\u00eb gar\u00eb, por shkelje t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb gjetur n\u00eb lotet e Fierit dhe Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Fier ka qen\u00eb loti 5 me objekt \u201csh\u00ebrbim dezinsektimi n\u00eb zonat bregdetare dhe urbane, Qarku Fier\u201d, me fond limit rreth 220 mij\u00eb euro, zhvilluar n\u00eb dat\u00eb 13 qershor 2023 nga Agjencia Shtet\u00ebrore e Prokurimeve t\u00eb P\u00ebrqendruara. N\u00eb k\u00ebt\u00eb tender kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb disa firma, ku fitues n\u00eb APP doli firma \u201cEgian\u201d.<\/p>\n<p>Firmat humb\u00ebse e ankimojn\u00eb n\u00eb KPP, e cila vendos t\u00eb skualifikoj\u00eb t\u00eb gjitha firmat q\u00eb ofruan m\u00eb pak dhe duka ia dh\u00ebn\u00eb tenderin firm\u00ebs \u201cNRG\u201d, q\u00eb ofroi m\u00eb shum\u00eb. Pra dikur ishte NRG e Flutura nuredinit q\u00eb b\u00ebnte ligjin, tani \u00ebsht\u00eb Fatos Lashi. Madje, n\u00eb vendimin e KPP-s\u00eb shkruhet se firmat q\u00eb ofruan m\u00eb pak u skualifikuan p\u00ebr shkak se falsifikuan disa dokumente!<\/p>\n\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 25 korrik 2024, Apeli vendoi q\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb padin\u00eb dhe t\u00eb shfuqizoj\u00eb 2 vendime t\u00eb KPP-s\u00eb.<\/p>\n<p>Por, KPP jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e zbatoi, por refuzoi kategorikisht q\u00eb t\u00eb vepronte!<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, vazhdon pazari p\u00ebr tenderin e dezinsektizimit p\u00ebr Vlor\u00ebn. Tenderi \u00ebsht\u00eb shpallur m\u00eb 13 shkurt 2026 dhe akoma nuk ka njoftim p\u00ebr fituesin.<\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu ndodh kur korrupsioni eklipson edhe vet\u00eb q\u00ebllimin e tenderit. Sezoni i turizmit mund t\u00eb d\u00ebmtohet seriozisht nga mushkonjat, por zyrtar\u00ebt jan\u00eb n\u00ebn ethet e paras\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00a9&#xfe0f;Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet .nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-26\/\">Fatos Lashi dhe Flutura Nuredini bllokojn\u00eb \u201cluft\u00ebn\u201d ndaj mushkonjave! Pazaret q\u00eb zvarritin tenderin 725 MLN lek\u00eb, Vlora akoma pa fitues<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa sezoni turistik ka nisur dhe mushkonjat shtohen, n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) zvarritej nj\u00eb vendim mbi tenderin e dezinsektimit. Analiza e vendimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb dat\u00ebs 5 maj 2026, duket e frym\u00ebzuar nga filozof\u00ebt e lasht\u00eb kinez\u00eb. Vendimi e gjen t\u00eb aryseshme t\u00eb mb\u00ebshtetes\u00eb t\u00eb dy \u201ct\u00eb v\u00ebrtetat\u201d q\u00eb u p\u00ebrkasin dy konkurrent\u00ebve n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92026","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92026","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92026"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92026\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92026"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92026"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92026"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}