{"id":92024,"date":"2026-06-17T17:48:13","date_gmt":"2026-06-17T17:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/17\/neoprotestuesja-dhe-kmesa-e-mprehte-qe-ka-rrembyer\/"},"modified":"2026-06-17T17:48:13","modified_gmt":"2026-06-17T17:48:13","slug":"neoprotestuesja-dhe-kmesa-e-mprehte-qe-ka-rrembyer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/17\/neoprotestuesja-dhe-kmesa-e-mprehte-qe-ka-rrembyer\/","title":{"rendered":"Neoprotestuesja dhe \u201ckmesa e mpreht\u00eb\u201d q\u00eb ka rr\u00ebmbyer"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Ka disa gabime foshnjore p\u00ebr t\u00eb cilat duhet t\u00eb jemi tolerant\u00eb n\u00ebse burojn\u00eb nga padija apo nga mungesa e p\u00ebrvoj\u00ebs n\u00eb politik\u00eb lidhur me neoprotestuesen Marjana.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e theksova, largimi i saj prej grupit t\u00eb deputet\u00ebve socialist\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses i protest\u00ebs dhe ndoshta i vetmi bilanc konkret politik deri tani. Nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb sukses i Marjan\u00ebs, pasi Marjana mund t\u00eb ket\u00eb pasur dhe arsye t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb ikur, por ka shfryt\u00ebzuar protest\u00ebn. Gjetja e protest\u00ebs si shkak \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjetje politike p\u00ebr ta kapitalizuar sa m\u00eb shum\u00eb politikisht gjestin e saj dhe k\u00ebtu ka nj\u00eb merit\u00eb.<\/p>\n<p>Por, pas k\u00ebsaj nuk \u00ebsht\u00eb aq e leht\u00eb ta mbash pesh\u00ebn e protest\u00ebs n\u00eb shpin\u00eb, pa e mbajtur at\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe Marjana duket se e mbylli mir\u00eb si deputete socialiste, por po e nis keq si protestuese.<\/p>\n<p>Ajo ka postuar sot nj\u00eb mesazh n\u00eb rrjetet sociale ku l\u00eb t\u00eb kuptohet se ajo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga \u201cbajrat\u201d, por k\u00ebt\u00eb nuk e thot\u00eb. Ajo flet p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimin dhe se n\u00ebse ata i prekin familjen, ajo \u201cdo t\u2019i shkat\u00ebrroj\u00eb\u201d. Nuk e citon tamam nenin e Kanunit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit i buron fuqia, por e presupozon se t\u00eb gjith\u00eb duhet ta din\u00eb Kanunin dhe gegnishten.<\/p>\n<p>Tani, n\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar, duhet t\u00eb shkoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb denoncim ligjor dhe t\u00eb dal\u00eb para mediave dhe t\u00eb deklaroj\u00eb publikisht \u00e7far\u00eb i ka ndodhur. Nj\u00eb politikan komunikon fillimisht me organet e rendit dhe pastaj me publikun p\u00ebr ngjarje t\u00eb tilla t\u00eb supozuara shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. Pas k\u00ebsaj duhet t\u00eb fitoj\u00eb mb\u00ebshtetjen e publikut dhe drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Marjana i ka kap\u00ebrcyer k\u00ebto faza dhe ka shkuar tek faza e tret\u00eb, tek k\u00ebrc\u00ebnimi ndaj grupit kriminal me \u201cshkat\u00ebrrim\u201d. Nuk \u00ebsht\u00eb se i dhimbset njeriut fati i grupit kriminal n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Marjan\u00ebs, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb politike. Nuk \u00ebsht\u00eb as gjuh\u00eb qytetare. Por mbi t\u00eb gjitha nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb identitet q\u00eb i duhet protest\u00ebs. Ideja q\u00eb tani gj\u00ebrat zgjidhen personalisht me \u201cshkat\u00ebrrim\u201d dhe jo me rend, polici dhe ligj, \u00ebsht\u00eb f\u00ebminore p\u00ebr nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb protagoniste dhe e rrezikshme nga entuziazmi q\u00eb turma e duartroket.<\/p>\n<p>Armiqt\u00eb e rendit dhe kriminel\u00ebt q\u00eb shantazhojn\u00eb meritojn\u00eb nd\u00ebshkim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe trim\u00ebria p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me ta \u00ebsht\u00eb t\u2019i denoncosh me emra, me fakte bind\u00ebse dhe jo t\u2019i k\u00ebrc\u00ebnosh. Forc\u00ebn e ligjit dhe forc\u00ebn ndaj krimit ia kemi besuar policis\u00eb dhe gjykatave. Politikani ka n\u00eb dor\u00eb vet\u00ebm guximin publik. Dhe guxim publik nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnosh si \u201cka\u00e7ak\u201d n\u00eb rrjete sociale, por t\u2019i denoncosh me emra dhe t\u00eb v\u00ebsh shtetin t\u00ebnd n\u00eb prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Marjana duhet t\u00eb ket\u00eb parasysh tani e tutje se nuk d\u00ebmton m\u00eb PS-n\u00eb dhe as dik\u00eb tjet\u00ebr me akte t\u00eb tilla, por d\u00ebmton protest\u00ebn. Ajo duhet t\u00eb sillet si politikane q\u00eb mb\u00ebshtet nj\u00eb l\u00ebvizje qytetare, jo si dikush q\u00eb do t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb apo pres\u00eb me kos\u00eb (\u201ckmes\u00ebn e mpreht\u00eb\u201d) k\u00eb t\u2019i dal\u00eb para. Jo se frik\u00ebson njeri, por duke qen\u00eb se ka hyr\u00eb n\u00eb memorien e publikut me foto me keca dhe lule buz\u00eb Drinit, \u00ebsht\u00eb kontrast i madh t\u00eb shfaqet me \u201ckmes\u00ebn e mpreht\u00eb\u201d n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb prer\u00eb koka armiqsh imagjinar\u00eb. M\u00eb qet\u00eb se, n\u00eb mos u trembshin njer\u00ebzit, tremben kecat dhe ai d\u00ebm i madh \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb heq\u00ebsh dor\u00eb nga ideja se njer\u00ebzit apo partit\u00eb apo pushteti duhet t\u00eb ndjehen t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga ty s eke \u201ckmes\u00ebn e mpreht\u00eb\u201d. Aq m\u00eb tep\u00ebr bandit\u00ebt. Ti mund t\u2019i mund\u00ebsh ata dhe pa i k\u00ebrc\u00ebnuar. Mund t\u2019i mund\u00ebsh duke mos u sjell\u00eb si cub, apo duke mos i k\u00ebrc\u00ebnuar se po t\u00eb zbres\u00ebsh n\u00eb Tiran\u00eb do t\u2019i pres\u00ebsh me \u201ckmes\u00ebn e mpreht\u00eb\u201d. Mund t\u2019i mund\u00ebsh duke u treguar se nuk je si ata. Se n\u00ebse je si ata, nuk i duhesh askujt. Madje edhe n\u00ebse je m\u00eb e fort\u00eb se ata!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Ka disa gabime foshnjore p\u00ebr t\u00eb cilat duhet t\u00eb jemi tolerant\u00eb n\u00ebse burojn\u00eb nga padija apo nga mungesa e p\u00ebrvoj\u00ebs n\u00eb politik\u00eb lidhur me neoprotestuesen Marjana. Si\u00e7 e theksova, largimi i saj prej grupit t\u00eb deputet\u00ebve socialist\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses i protest\u00ebs dhe ndoshta i vetmi bilanc konkret politik deri tani. Nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92024","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92024","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92024"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92024\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92024"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92024"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92024"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}