{"id":92009,"date":"2026-06-17T14:48:21","date_gmt":"2026-06-17T14:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/17\/sqarim-mbi-dizinformimin-cfare-u-miratua-dhe-u-rrezua-sot-ne-parlamentin-europian-lidhur-me-amendamentet-mbi-zvernecin-dhe-sazanin\/"},"modified":"2026-06-17T14:48:21","modified_gmt":"2026-06-17T14:48:21","slug":"sqarim-mbi-dizinformimin-cfare-u-miratua-dhe-u-rrezua-sot-ne-parlamentin-europian-lidhur-me-amendamentet-mbi-zvernecin-dhe-sazanin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/17\/sqarim-mbi-dizinformimin-cfare-u-miratua-dhe-u-rrezua-sot-ne-parlamentin-europian-lidhur-me-amendamentet-mbi-zvernecin-dhe-sazanin\/","title":{"rendered":"SQARIM MBI DIZINFORMIMIN\/ \u00c7far\u00eb u miratua dhe u rr\u00ebzua sot n\u00eb Parlamentin Europian lidhur me amendamentet mbi Zv\u00ebrnecin dhe Sazanin"},"content":{"rendered":"<p>Parlamenti Europian miratoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb raportin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, duke mb\u00ebshtetur nj\u00eb amendament q\u00eb shpreh shqet\u00ebsime p\u00ebr ndikimin e ligjit t\u00eb investimeve strategjike dhe ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura, por duke rr\u00ebzuar nj\u00eb version m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr q\u00eb p\u00ebrfshinte referenca t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr projektin turistik n\u00eb Sazan dhe zon\u00ebn e mbrojtur Vjos\u00eb-Nart\u00eb.<\/p>\n<p>Amendamenti i miratuar nga eurodeputet\u00ebt shpreh \u201ckeqardhje t\u00eb thell\u00eb\u201d p\u00ebr zgjatjen e Ligjit p\u00ebr Investimet Strategjike t\u00eb vitit 2015, duke argumentuar se dispozitat e tij mund\u00ebsojn\u00eb procedura t\u00eb p\u00ebrshpejtuara p\u00ebr dh\u00ebnien e lejeve dhe reduktojn\u00eb kontrollin mjedisor, duke krijuar rrezik p\u00ebr zonat e mbrojtura dhe territore t\u00eb tjera me ndjeshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb ekologjike.<\/p>\n<p>Teksti i miratuar:<\/p>\n<p>\u201cShpreh keqardhje t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr zgjatjen e vlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Ligjit p\u00ebr Investimet Strategjike t\u00eb vitit 2015 n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr shkak t\u00eb dispozitave q\u00eb parashikojn\u00eb procedura t\u00eb p\u00ebrshpejtuara autorizimi dhe nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt vler\u00ebsimi mjedisor, duke rrezikuar pasoja negative p\u00ebr zonat e mbrojtura dhe zona t\u00eb tjera me ndjeshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb mjedisore; k\u00ebrkon shfuqizimin e amendamenteve t\u00eb vitit 2024 n\u00eb Ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura, t\u00eb cilat mund\u00ebsojn\u00eb nd\u00ebrtimin e infrastruktur\u00ebs turistike n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb brenda k\u00ebtyre zonave dhe transferojn\u00eb kompetenca thelb\u00ebsore t\u00eb qeverisjes dhe vendimmarrjes te K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, duke dob\u00ebsuar mekanizmat e mbik\u00ebqyrjes mjedisore.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, teksti i miratuar k\u00ebrkon shfuqizimin e ndryshimeve t\u00eb vitit 2024 n\u00eb Ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura, pasi sipas Parlamentit Europian ato lejojn\u00eb zhvillimin e infrastruktur\u00ebs turistike n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb brenda zonave t\u00eb mbrojtura dhe transferojn\u00eb kompetenca t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme vendimmarr\u00ebse te K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, duke dob\u00ebsuar mbik\u00ebqyrjen dhe kontrollin mjedisor.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, eurodeputet\u00ebt nuk mb\u00ebshtet\u00ebn amendamentin alternativ, i cili p\u00ebrmbante referenca shum\u00eb m\u00eb specifike lidhur me projekte konkrete dhe zhvillime t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Amendamenti i rr\u00ebzuar p\u00ebrve\u00e7 kritikave ndaj ligjit t\u00eb investimeve strategjike dhe ndryshimeve n\u00eb ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura, shprehte shqet\u00ebsim edhe p\u00ebr marr\u00ebveshjen e qeveris\u00eb shqiptare me kompanin\u00eb e Jared Kushner, Affinity Partners, p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb projekti turistik luksoz n\u00eb ishullin e Sazanit dhe n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur Vjos\u00eb-Nart\u00eb.<\/p>\n<p>Teksti i rr\u00ebzuar:<\/p>\n<p>\u201cShpreh keqardhje t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr faktin se Ligji i vitit 2015 i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr Investimet Strategjike \u00ebsht\u00eb zgjatur, duke pasur parasysh dispozitat e tij q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb procedura t\u00eb p\u00ebrshpejtuara t\u00eb lejeve dhe shqyrtim t\u00eb reduktuar mjedisor, t\u00eb cilat rrezikojn\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb zonat e mbrojtura dhe zona t\u00eb tjera t\u00eb ndjeshme mjedisore; b\u00ebn thirrje p\u00ebr shfuqizimin e ndryshimeve t\u00eb vitit 2024 n\u00eb Ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura, t\u00eb cilat lejojn\u00eb zhvillimin e infrastruktur\u00ebs turistike n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb brenda zonave t\u00eb mbrojtura dhe transferojn\u00eb kompetencat kryesore t\u00eb qeverisjes dhe vendimmarrjes te K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, duke dob\u00ebsuar k\u00ebshtu mbik\u00ebqyrjen mjedisore; shpreh shqet\u00ebsime, pra, n\u00eb lidhje me marr\u00ebveshjen e qeveris\u00eb me kompanin\u00eb e Jared Kushner, Affinity Partners, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb projekt turistik luksoz n\u00eb Sazan dhe n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur t\u00eb Vjos\u00ebs-Nart\u00ebs; b\u00ebn thirrje p\u00ebr mb\u00ebshtetje p\u00ebr hetimin antikorrupsion q\u00eb aktualisht drejtohet nga SPAK n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst; b\u00ebn thirrje q\u00eb e drejta p\u00ebr t\u00eb protestuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore t\u00eb garantohet kund\u00ebr shtypjes nga kompanit\u00eb private t\u00eb siguris\u00eb, si gjat\u00eb p\u00ebrplasjeve q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb fund t\u00eb majit 2026.\u201d<\/p>\n<p>Po ashtu, teksti i rr\u00ebzuar b\u00ebnte thirrje p\u00ebr mb\u00ebshtetje ndaj hetimit antikorrupsion q\u00eb po zhvillohet nga SPAK n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, si dhe k\u00ebrkonte garantimin e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr protest\u00eb paq\u00ebsore, duke p\u00ebrmendur p\u00ebrplasjet e ndodhura n\u00eb fund t\u00eb muajit maj 2026 mes protestuesve dhe kompanive private t\u00eb siguris\u00eb, shprehet n\u00eb<\/p>\n<p>Votimi n\u00eb Parlamentin Europian tregon se shumica e eurodeputet\u00ebve zgjodh\u00ebn t\u00eb ruajn\u00eb nj\u00eb formulim m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm mbi shqet\u00ebsimet mjedisore dhe ligjore q\u00eb lidhen me investimet strategjike n\u00eb Shqip\u00ebri, pa p\u00ebrfshir\u00eb referenca t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta ndaj projektit t\u00eb Sazanit, Affinity Partners, hetimeve t\u00eb SPAK-ut apo incidenteve t\u00eb fundit t\u00eb protestave.<\/p>\n<p>N\u00eb praktik\u00eb, kjo do t\u00eb thot\u00eb se kritikat e Parlamentit Europian ndaj kuadrit ligjor q\u00eb rregullon investimet strategjike dhe menaxhimin e zonave t\u00eb mbrojtura mbeten pjes\u00eb e raportit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, nd\u00ebrsa akuzat dhe shqet\u00ebsimet q\u00eb lidhen konkretisht me projektin e Sazanit dhe zhvillimet e fundit rreth tij nuk u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb tekstin p\u00ebrfundimtar t\u00eb miratuar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Parlamenti Europian miratoi k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb raportin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, duke mb\u00ebshtetur nj\u00eb amendament q\u00eb shpreh shqet\u00ebsime p\u00ebr ndikimin e ligjit t\u00eb investimeve strategjike dhe ndryshimet n\u00eb ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura, por duke rr\u00ebzuar nj\u00eb version m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr q\u00eb p\u00ebrfshinte referenca t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr projektin turistik n\u00eb Sazan dhe zon\u00ebn e mbrojtur Vjos\u00eb-Nart\u00eb. Amendamenti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-92009","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92009","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92009"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92009\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92009"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92009"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92009"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}