{"id":91978,"date":"2026-06-17T08:48:12","date_gmt":"2026-06-17T08:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/17\/organizata-nderkombetare-euronatur-shqiperia-nuk-ka-respektuar-procedurat-per-zonat-e-mbrojtura\/"},"modified":"2026-06-17T08:48:12","modified_gmt":"2026-06-17T08:48:12","slug":"organizata-nderkombetare-euronatur-shqiperia-nuk-ka-respektuar-procedurat-per-zonat-e-mbrojtura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/17\/organizata-nderkombetare-euronatur-shqiperia-nuk-ka-respektuar-procedurat-per-zonat-e-mbrojtura\/","title":{"rendered":"Organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare EuroNatur: Shqip\u00ebria nuk ka respektuar procedurat p\u00ebr zonat e mbrojtura"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 2 qershor, Komisioni Evropian deklaroi p\u00ebr DW se po ndjek nga af\u00ebr zhvillimet n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur t\u00eb Pish\u00eb-Poro\u2013Nart\u00ebs dhe theksoi se standardet e BE-s\u00eb duhet t\u00eb merren plot\u00ebsisht n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt. Nd\u00ebrkoh\u00eb\u00a0Delegacioni i Bashkimit Evropian\u00a0n\u00eb Tiran\u00eb paralajm\u00ebroi se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb shmang\u00eb veprime q\u00eb mund t\u00eb\u00a0cenojn\u00eb p\u00ebrmbushjen e kritereve t\u00eb Kapitullit 27\u00a0dhe se pret q\u00eb autoritetet shqiptare \u201ct\u00eb veprojn\u00eb pa vones\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb h\u00ebn\u00ebn, Komisionerja p\u00ebr Zgjerimin,\u00a0Marta Kos, deklaroi se Komisioni ka marr\u00eb garanci nga\u00a0qeveria shqiptare\u00a0se \u201cdo t\u00eb kryhet nj\u00eb vler\u00ebsim i plot\u00eb i ndikimit n\u00eb mjedis dhe se standardet evropiane t\u00eb mbrojtjes s\u00eb mjedisit do t\u00eb respektohen\u201d. Deklarata kund\u00ebrshtohet nga organizata mjedisore EcoAlbania, e cila argumenton se procedurat mjedisore duhej t\u00eb paraprinin \u00e7do nd\u00ebrhyrje n\u00eb terren dhe jo t\u00eb ndiqnin punimet e nisura.<\/p>\n<p><strong>Asnj\u00eb nga elementet e zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr DW, Annette Spangenberg, drejtuese e sektorit t\u00eb ruajtjes s\u00eb natyr\u00ebs n\u00eb organizat\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare EuroNatur, thot\u00eb se zhvillimet n\u00eb Pish\u00eb-Poro\u2013Nart\u00eb konfirmojn\u00eb shqet\u00ebsimet q\u00eb BE-ja ka ngritur prej koh\u00ebsh p\u00ebr mbrojtjen e zonave t\u00eb mbrojtura. \u201cN\u00eb rastin e k\u00ebtij projekti, asnj\u00eb nga elementet e zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb demonstruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bind\u00ebse\u201d \u2013 thot\u00eb Spangenberg.<\/p>\n<div class=\"render-container po8t7s9\">\n<div class=\"srnoiv7 s1a75hd4 lazy-load-container\"><\/div>\n<\/div>\n<p>Annette Spangenberg, drejtuese e sektorit t\u00eb ruajtjes s\u00eb natyr\u00ebs n\u00eb organizat\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare EuroNatur<small class=\"copyright\">Fotografi: Kerstin Sauer<\/small><\/p>\n<p><strong>Pse projekti i Zv\u00ebrnecit ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendje p\u00ebrtej Shqip\u00ebris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Zona e Pish\u00eb Poro\u2013Nart\u00ebs \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Peizazhit t\u00eb Mbrojtur Vjos\u00eb\u2013Nart\u00eb dhe nj\u00eb nyje e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shpend\u00ebt migrator\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb korridorit t\u00eb Adriatikut. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, d\u00ebmtimi i habitateve n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb ngre shqet\u00ebsime q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej Shqip\u00ebris\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur vendi synon an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar Bashkimi Evropian miratoi Pozicionin e P\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr Klasterin 4, i cili p\u00ebrfshin kritere t\u00eb lidhura me Kapitullin 27 p\u00ebr mjedisin. Ky pozicion k\u00ebrkon q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb shfuqizoj\u00eb ndryshimet n\u00eb Ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura, , t\u00eb cilat lejojn\u00eb zhvillime turistike luksoze brenda k\u00ebtyre zonave dhe t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb projektet e reja t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e BE-s\u00eb. Gjithashtu, k\u00ebrkohet rishikimi i Ligjit p\u00ebr Statusin e Investitorit Strategjik.<\/p>\n<div class=\"render-container po8t7s9\">\n<div class=\"srnoiv7 s1a75hd4 lazy-load-container\"><\/div>\n<\/div>\n<p>Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i ruajtjes s\u00eb natyr\u00ebs zhvillimi m\u00eb i fundit dhe m\u00eb shqet\u00ebsues lidhet me ndryshimet n\u00eb Ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura<small class=\"copyright\">Fotografi: Malton Dibra\/Light Studio Agency\/IMAGO<\/small><\/p>\n<p>Zhvillimet e fundit n\u00eb Pish\u00eb Poro\u2013Nart\u00eb tregojn\u00eb se shqet\u00ebsimet e ngritura nga BE-ja nuk jan\u00eb m\u00eb thjesht rreziqe potenciale, por po materializohen n\u00eb terren. Aktualisht mungojn\u00eb transparenca, vler\u00ebsimet e ndikimit dhe konsultimet publike. Kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb\u00a0shkelje serioze t\u00eb legjislacionit p\u00ebr mbrojtjen e natyr\u00ebs\u00a0dhe t\u00eb angazhimeve q\u00eb Shqip\u00ebria ka marr\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria nuk ka respektuar procedurat<\/strong><\/p>\n<p>Peizazhi i Mbrojtur Vjos\u00eb\u2013Nart\u00eb \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb sit kandidat i rrjetit Emerald n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Konvent\u00ebs s\u00eb Bern\u00ebs dhe konsiderohet pjes\u00eb e ardhshme e rrjetit Natura 2000 pas an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian. \u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7do ndryshim n\u00eb gjendjen e tij duhet t\u2019u n\u00ebnshtrohet procedurave t\u00eb posa\u00e7me q\u00eb fatkeq\u00ebsisht, Shqip\u00ebria nuk i ka respektuar,\u201d \u2013 thot\u00eb Spangenberg.<\/p>\n<div class=\"render-container po8t7s9\">\n<div class=\"srnoiv7 s1a75hd4 lazy-load-container\"><\/div>\n<\/div>\n<p>Spangenberg: Projekti i planifikuar n\u00eb zon\u00ebn Pish\u00eb Poro\u2013Nart\u00eb bie n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me detyrimet ligjore dhe me vet\u00eb q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb cilin ekzistojn\u00eb zonat e mbrojtura.<small class=\"copyright\">Fotografi: Florion Goga\/REUTERS<\/small><\/p>\n<p>Sitet Natura 2000 dhe Emerald i n\u00ebnshtrohen nj\u00eb regjimi t\u00eb rrept\u00eb mbrojtjeje, q\u00eb k\u00ebrkon parandalimin e degradimit t\u00eb habitateve natyrore dhe habitateve t\u00eb specieve, si dhe kryerjen e vler\u00ebsimeve t\u00eb plota t\u00eb ndikimit p\u00ebr \u00e7do projekt q\u00eb mund t\u00eb prek\u00eb biodiversitetin.<\/p>\n<p>\u201cKur ka nj\u00eb plan projekt n\u00eb k\u00ebto zona, autoritetet komb\u00ebtare dhe zhvilluesit e duhet t\u00eb ndjekin nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebrpara miratimit t\u00eb tij. Kjo procedur\u00eb p\u00ebrfshin, nd\u00ebr t\u00eb tjera, kryerjen e vler\u00ebsimeve t\u00eb plota dhe t\u00eb p\u00ebrshtatshme t\u00eb ndikimit mbi mjedisin dhe biodiversitetin. Sipas njohurive tona, nj\u00eb proces i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ndjekur aktualisht n\u00eb rastin e Nart\u00ebs.\u201d \u2013 thot\u00eb Spangenberg.<\/p>\n<p><strong>Organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare mjedisore dhe projekti i Zv\u00ebrnecit<\/strong><\/p>\n<p>EuroNatur vazhdon t\u00eb jet\u00eb e angazhuar p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb Pish\u00eb Poro\u2013Narta dhe zonat e tjera t\u00eb mbrojtura n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb ruajn\u00eb nivelin e mbrojtjes q\u00eb meritojn\u00eb dhe q\u00eb kuadri ligjor t\u00eb zbatohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive.<\/p>\n<p>\u201cNe do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb ngusht\u00ebsisht me partner\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, duke mb\u00ebshtetur dialogun publik, pjes\u00ebmarrjen e qytetar\u00ebve dhe p\u00ebrfshirjen e aktor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb proceset e hartimit t\u00eb politikave dhe t\u00eb ruajtjes s\u00eb natyr\u00ebs n\u00eb nivel komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Gjithashtu, do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb ofrojm\u00eb ekspertiz\u00eb dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr harmonizimin e legjislacionit dhe praktikave me standardet e Bashkimit Evropian, me q\u00ebllim mbrojtjen afatgjat\u00eb t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb natyrore t\u00eb vendit.\u201d \u2013 thot\u00eb Spangenberg.<\/p>\n<div class=\"render-container po8t7s9\">\n<div class=\"srnoiv7 s1a75hd4 lazy-load-container\"><\/div>\n<\/div>\n<p>Ligjin p\u00ebr Investimet Strategjike u krijon mund\u00ebsi investitor\u00ebve t\u00eb shmangin ose t\u00eb p\u00ebrshpejtojn\u00eb disa procedura administrative dhe mekanizma kontrolli, p\u00ebrfshir\u00eb ato q\u00eb lidhen me mbrojtjen e mjedisit.<small class=\"copyright\">Fotografi: Florion Goga\/REUTERS<\/small><\/p>\n<p><strong>Ndryshimet n\u00eb Ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka ndryshuar legjislacionin p\u00ebr t\u00eb lejuar investime strategjike turistike n\u00eb zonat e mbrojtura. Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i ruajtjes s\u00eb natyr\u00ebs zhvillimi m\u00eb i fundit dhe m\u00eb shqet\u00ebsues lidhet me ndryshimet n\u00eb Ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura, duke lejuar p\u00ebrdorimin e makinerive t\u00eb r\u00ebnda dhe nd\u00ebrtimin e resorteve turistike luksoze brenda zonave t\u00eb mbrojtura. \u201cK\u00ebto ndryshime kan\u00eb dob\u00ebsuar ndjesh\u00ebm funksionin mbrojt\u00ebs t\u00eb ligjit, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb praktikisht t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb hartuar.\u201d \u2013 thot\u00eb Spangenberg.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje problematike lidhet sipas Spangenberg me Ligjin p\u00ebr Investimet Strategjike, i cili u krijon mund\u00ebsi investitor\u00ebve t\u00eb shmangin ose t\u00eb p\u00ebrshpejtojn\u00eb disa procedura administrative dhe mekanizma kontrolli, p\u00ebrfshir\u00eb ato q\u00eb lidhen me mbrojtjen e mjedisit. \u201cAjo q\u00eb duhet pasur parasysh \u00ebsht\u00eb se ajo q\u00eb po ndodh sot n\u00eb Nart\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb nes\u00ebr n\u00eb \u00e7do zon\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb mbrojtur n\u00eb Shqip\u00ebri. Prandaj, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb problem lokal, por p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb q\u00eb lidhet me dob\u00ebsimin e kuadrit ligjor t\u00eb krijuar p\u00ebr mbrojtjen e k\u00ebtyre territoreve.\u201d \u2013 thot\u00eb Spangenberg.<\/p>\n<p><strong>A mund t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyr\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Mb\u00ebshtet\u00ebsit e projektit argumentojn\u00eb se zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyr\u00ebs mund t\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb. Po cilat kushte duhet t\u00eb plot\u00ebsohen q\u00eb nj\u00eb ekuilib\u00ebr i till\u00eb t\u00eb jet\u00eb i besuesh\u00ebm n\u00eb Pish\u00eb Poro\u2013Nart\u00eb?<\/p>\n<p>\u201cPish\u00eb Poro\u2013Narta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shum\u00eb zonat e mbrojtura n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb jan\u00eb shpallur mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr t\u00eb mbrojtur natyr\u00ebn dhe speciet q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb to. \u00c7do zhvillim q\u00eb propozohet n\u00eb k\u00ebto territore duhet t\u00eb respektoj\u00eb k\u00ebt\u00eb parim themelor. Projekti i planifikuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zon\u00eb bie n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me detyrimet ligjore dhe me vet\u00eb q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb cilin ekzistojn\u00eb zonat e mbrojtura.\u201d \u2013 thot\u00eb Spangenberg.<\/p>\n<p>Zhvillimi ekonomik i q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00ebnkupton marrjen n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb interesave t\u00eb komuniteteve lokale q\u00eb preken nga projekti, analizimin e qart\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitimeve dhe kostove, shqyrtimin e alternativave t\u00eb mundshme, mbrojtjen e natyr\u00ebs dhe integrimin e projektit n\u00eb nj\u00eb vizion strategjik e afatgjat\u00eb p\u00ebr territorin.<\/p>\n<p>Sipas Spangenberg \u201cn\u00eb rastin e k\u00ebtij projekti, sipas vler\u00ebsimit ton\u00eb, asnj\u00eb nga k\u00ebto elemente nuk \u00ebsht\u00eb demonstruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb bind\u00ebse.\u201d\/DW<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/euronatura\/\">Organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare EuroNatur: Shqip\u00ebria nuk ka respektuar procedurat p\u00ebr zonat e mbrojtura<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 2 qershor, Komisioni Evropian deklaroi p\u00ebr DW se po ndjek nga af\u00ebr zhvillimet n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur t\u00eb Pish\u00eb-Poro\u2013Nart\u00ebs dhe theksoi se standardet e BE-s\u00eb duhet t\u00eb merren plot\u00ebsisht n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt. Nd\u00ebrkoh\u00eb\u00a0Delegacioni i Bashkimit Evropian\u00a0n\u00eb Tiran\u00eb paralajm\u00ebroi se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb shmang\u00eb veprime q\u00eb mund t\u00eb\u00a0cenojn\u00eb p\u00ebrmbushjen e kritereve t\u00eb Kapitullit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91978","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91978","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91978"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91978\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}