{"id":91960,"date":"2026-06-16T20:48:23","date_gmt":"2026-06-16T20:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/16\/vilma-nushi-sngopet-664-mln-leke-per-ilacin-e-onkologjikut-marreveshja-e-dyshuar-e-nipit-te-oligarkes-me-merita-sheqin-e-rejsi-farmes\/"},"modified":"2026-06-16T20:48:23","modified_gmt":"2026-06-16T20:48:23","slug":"vilma-nushi-sngopet-664-mln-leke-per-ilacin-e-onkologjikut-marreveshja-e-dyshuar-e-nipit-te-oligarkes-me-merita-sheqin-e-rejsi-farmes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/16\/vilma-nushi-sngopet-664-mln-leke-per-ilacin-e-onkologjikut-marreveshja-e-dyshuar-e-nipit-te-oligarkes-me-merita-sheqin-e-rejsi-farmes\/","title":{"rendered":"Vilma Nushi s\u2019ngopet, 664 MLN lek\u00eb p\u00ebr ila\u00e7in e Onkologjikut\/ Marr\u00ebveshja e dyshuar e nipit t\u00eb oligarkes me Merita Sheqin e \u201cRejsi Farm\u00ebs\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Tenderi p\u00ebr barn\u00ebn \u201cGoserelin 10.8 mg\u201d n\u00eb QSUT u fitua nga bashkimi i operator\u00ebve TRIMED e Vilma Nushit dhe REJSI FARMA e Merita Sheqit, nd\u00ebrsa u regjistrua vet\u00ebm nj\u00eb ofertues. Kushtet e tenderit k\u00ebrkonin nj\u00eb form\u00eb dhe doz\u00eb shum\u00eb specifike t\u00eb produktit, si dhe autorizime t\u00eb lidhura me prodhuesin MAH. Kjo mund t\u00eb ket\u00eb kufizuar numrin e operator\u00ebve t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb konkurruar.<\/p>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Procedura \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar nga Open Data Albania me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d p\u00ebr riskun e korrupsionit.<\/p>\n\n<p>Tenderi u zhvillua nga Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendrura p\u00ebr llogari t\u00eb Qendr\u00ebs Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d.<\/p>\n<p>Objekti i Tenderit \u00ebsht\u00eb \u201cLoti 2 Goserelin\u201d dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb blerje \u00ebsht\u00eb caktuar Fondi Limit afro 664 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Zakonisht ky medikament \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn n\u00eb sasisra m\u00eb t\u00eb vogla, por Spitali ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe k\u00ebt\u00eb vit. Loti \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb kontrate t\u00eb madhe me objekt \u201cBlerje barna p\u00ebr mbulimin e nevojave t\u00eb shtuara p\u00ebr disa barna, n\u00eb sh\u00ebrbimin Onkologjik, Hematologji etj, pran\u00eb QSUNT, me afat 24 muaj.\u201d<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrsa vlera totale e 4 loteve \u00ebsht\u00eb 956 mij\u00eb EURO pa TVSH, sipas kursit zyrtar t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 6 mars 2026, por deri tani \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i ditur vet\u00ebm fituesit i Loti 2, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vlera m\u00eb e madhe. Zakonisht t\u00eb gjitha lotet n\u00eb k\u00ebto tendera u jepen nj\u00eb operatori.<\/p>\n<p>Dyshimet mbi tenderin shtohen edhe nga bashkimi i dy operator\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt zakonisht n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb medikament jan\u00eb futur n\u00eb tendera si subjekte t\u00eb ndar\u00eb.<\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb tenderin e vitit 2020, t\u00eb zhviluar nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, \u201cTRIMED\u201d dhe \u201cREJSI FARMA\u201d kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb ndarazi.<\/p>\n<p>Por akoma m\u00eb e qart\u00eb b\u00ebhet situata, kur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, q\u00eb zhvillohej tenderi p\u00ebr Qendr\u00ebn Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, m\u00eb 6 mars 2026, t\u00eb dy kompanit\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb gar\u00eb tjet\u00ebr, por t\u00eb ve\u00e7uara. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin medikament q\u00eb duhet p\u00ebr Spitalin e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Dyshohet se dy kompanit\u00eb jan\u00eb marr\u00ebveshje paraprake p\u00ebr tenderat duke r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e pjes\u00ebmarrjes dhe ofertat.<\/p>\n<p>K\u00ebto veprime b\u00ebhen n\u00ebn hijen e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb Operatorit t\u00eb Blerve t\u00eb P\u00ebrqendruara, n\u00eb bashk\u00ebpunim me autoritetet e spitaleve. Dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb, kur je nipi i oligarkes Vilma Nushi, pronares s\u00eb koncesionit Check UP t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTrimed\u201d SHPK, n\u00eb letra \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e Endrit Hidos, nipit t\u00eb Vilma Nushit dhe Gentiana Peshkatarit, punonj\u00ebse e Nushit.<\/p>\n\n<p>Fillimisht Nushi, ia ka shitur aksionet e saj shtetasit anglez Dominic Noel William Evans. Anglezi \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshorti i mbes\u00ebs s\u00eb Nushit, Ledina Hidos.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrsa si administrator e \u201c Trimed\u201d \u00ebsht\u00eb Gentiana Peshkatari, e cila e kryen k\u00ebt\u00eb funksion q\u00eb n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>Kompania e barnave\u00a0\u201cRiofarma\u201d SHPK\u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr filial i krijuar nga Vilma Nushi, p\u00ebr t\u2019a p\u00ebrdorur si kanal p\u00ebr t\u00ebrheqjen e parave publike. K\u00ebt\u00eb kompani, Vilma Nushi e kishte kaluar n\u00eb emrin e burrit t\u00eb motr\u00ebs, Edmond Hido.<\/p>\n\n<p>N\u00eb vitin 2020, Vilma Nushi i shet vetes kompanin\u00eb \u201cRiofarma\u201d. N\u00eb fakt \u201cTrimed\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e kontrollon nipi, Endrit Hido, e ka p\u00ebrthithur subjektin e m\u00ebsip\u00ebrm.<\/p>\n\n<p>Kompania\u00a0\u201cRiofarma\u201d, e p\u00ebrdorur n\u00eb afera korrupsioni, u shkri me kompanin\u00eb\u00a0\u201cTrimed\u201d\u00a0n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2024. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhdukur gjurm\u00ebt e \u201cRiofarm\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n<p>Vilma Nushi ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00eb zhdukjen e kompanis\u00eb s\u00eb korrupsionit\u00a0\u201cHermes\u201d\u00a0t\u00eb Arben Ahmetajt, me t\u00eb cil\u00ebn u vodh\u00ebn nga \u201cAlbtelekom\u201d miliona euro me impulset telefonike deri n\u00eb vitin 2004. N\u00eb vitin 2016, \u201cAlbtelekom\u201d ishte n\u00eb gjyq me kompanin\u00eb \u201cHermes\u201d, t\u00eb cil\u00ebs i k\u00ebrkonte t\u2019i kthente 12 milion\u00eb euro.<\/p>\n\n<p>Afera u mbyll me marr\u00ebveshje n\u00eb vitin 2016, nga Arben Ahmetaj, kur ishte minist\u00ebr i Financave. Albtelekom hoqi dor\u00eb nga pretendimet ndaj \u201cHermes\u201d. Kujtojm\u00eb q\u00eb Ministria e Financave ishte aksionere te Albtelekom. \u201cHermes\u201d u p\u00ebrthith nga kompania \u201cH-Communication\u201d me aksionere Vilma Nushin. N\u00eb k\u00ebmbim, Ahmetaj, dh\u00ebndrin e Vilma Nushit, Endrit Du\u00e7ka, e kishte em\u00ebruar drejtor t\u00eb Pron\u00ebs Publike, duke kaluar disa pasuri publike n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shok\u00ebve t\u00eb Ahmetajt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb vitin 2011 kompania \u201cH-Communication\u201d u p\u00ebrthith nga kompania \u201cOne Albania\u201d.<\/p>\n<p>Vilma Nushi p\u00ebrdor emrin e motr\u00ebs s\u00eb saj, Majlinda Hido, p\u00ebr kompanin\u00eb e tregtimit t\u00eb mallrave t\u00eb ndryshme \u201cInterlogistic\u201d shpk, e cila ka fituar 85 tendera publik\u00eb me vler\u00eb miliona euro.<\/p>\n\n<p>Majlinda Hido, motra e oligarkes Vilma Nushi, fiton \u00e7do tender ku merr pjes\u00eb, fal\u00eb lidhjeve t\u00eb forta me qeverin\u00eb t\u00eb krijuara nga Vilma Nushi.<\/p>\n\n<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ka konfirmuar p\u00ebrmes disa raporteve se koncesionari i Check up-it ka p\u00ebrvet\u00ebsua rreth 4 milion\u00eb euro para publike p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb pakryera. D\u00ebmi ekonomik u deklarua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2024, n\u00eb mbledhjen e Komisionit Hetimor p\u00ebr koncesionet n\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsi, nga audituesja e KLSH, Selime Bregu. Zyrtarja deklaroi se k\u00ebto shifra rezultojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb rritur fitimin e kompanis\u00eb koncesionare deri n\u00eb 32%.<\/p>\n<p>KLSH ka zbuluar se vet\u00ebm gjat\u00eb nj\u00eb viti, Vilma Nushi ka p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb edhe 2.3 milion\u00eb dollar\u00eb TVSH t\u00eb rimbursueshme. Edhe kjo vjedhje \u00ebsht\u00eb zbuluar dhe faktuar nga raporti i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, nd\u00ebrsa m\u00ebsohet se pagesa\u00a0\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga\u00a0Fondi i Sigurimit t\u00eb Detyruesh\u00ebm t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor. Sipas KLSH-s\u00eb, kthimi i parave te kompania e Vilma Nushit\u00a0\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ka ushtruar nj\u00eb kontroll n\u00eb FSDKSH p\u00ebr vitin 2022. Nga auditimi i veprimtaris\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar se FSDKSH n\u00ebn drejtimin e Albana Adhamit dhe Ogerta Manastirliut kan\u00eb paguar Vilma Nushin p\u00ebr 20 172 analiza t\u00eb pakryera. Raportet e KLSH-s\u00eb tregojn\u00eb se skema e vjedhjes s\u00eb parave publike nga Vilma Nushi ka vijuar nga viti 2015 deri n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>Koncensioni po hetohet nga SPAK prej m\u00eb shum\u00eb se sa 5 vitesh, kur \u00ebsht\u00eb hapur procedimi nr. 122 i vitit 2020.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, nj\u00eb tjet\u00ebr fem\u00ebr e fuqishme q\u00ebndron pas tenderit q\u00eb po raportojm\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb pronarja e kompanis\u00eb \u201cREJSI FARMA\u201d, Merita Sheqi.<\/p>\n\n<p>Mot\u00ebr e v\u00eblla, Petrit Maho dhe Merita Sheqi p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb fenomenin m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm t\u00eb korrupsionit me tenderat e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. N\u00eb llogarit\u00eb e t\u00eb cilit kalojn\u00eb miliona euro para publike.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm me kompanit\u00eb \u201cRejsi Farma\u201d dhe \u201cIntermed\u201d, kan\u00eb marr\u00eb rreth 750 tendera vitet e fundit n\u00eb Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe n\u00eb spitale. Pjes\u00eb organizimit t\u00eb biznesit t\u00eb tyre jan\u00eb \u201cIntermed\u201d, \u201cRejsi Farma\u201d, \u201cNoval\u201d, \u201cNoval Laboratory\u201d, \u201cBeata\u201d dhe \u201cVetal\u201d, me t\u00eb cilat kan\u00eb marr\u00eb koncesione dhe tendera korruptiv. N\u00eb k\u00ebto tendera pjesa d\u00ebrrmuese jan\u00eb praktika korruptive n\u00eb mosrespektim t\u00eb ligjeve anti-korrupsion nga zyrtar\u00ebt q\u00eb i favorizojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb tenderat q\u00eb futet \u201cRejsi Farma\u201d nuk paraqitet asnj\u00eb kompani sepse fituesi \u00ebsht\u00eb i paracaktuar. Prokurimi i vitit t\u00eb kaluar, p\u00ebr ila\u00e7et e Onkologjikut tregon se si ky klan familjar e ka kapur Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb p\u00ebr fyti.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin e Qendr\u00ebs Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d me objekt \u201cBlerje bari Daratumumab, 400 mg, flakon\u201d me afat 24-muaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa fondi limit q\u00eb ark\u00ebton operatori fitues \u00ebsht\u00eb 6.1 miliard\u00eb lek\u00eb pa TVSH. Tenderi \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 13 mars 2025 dhe vet\u00ebm pas 6 dit\u00ebve \u00ebsht\u00eb shpallur fituesi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi ka marr\u00eb pjes\u00eb vet\u00ebm Rejsi FARMA SHPK, e cila ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00eb sa 99% e fondit limit. Me shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe, n\u00ebn justifikimin se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ila\u00e7 shum\u00eb i k\u00ebrkuar p\u00ebr s\u00ebmundjet e kancerit, kontrata \u00ebsht\u00eb firmosur\u00a0m\u00eb 2 prill 2025.<\/p>\n\n<p>Kur vjen fjala tek tenderat e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Merita Sheqi merr pjes\u00ebn e luanit. N\u00eb 10 shkurt 2025, komisioni i tenderit i autorizuar nga ish-ministrja Albana Ko\u00e7iu ka dh\u00ebn\u00eb 5.7 milion\u00eb euro n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb me nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs, p\u00ebr barna q\u00eb mund t\u00eb blihen me \u00e7mime 30% m\u00eb t\u00eb lira.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb vepruar n\u00eb tenderin me objekt \u201cLoti 5 Ixazomib B4- Blerje barna t\u00eb reja p\u00ebr nevojat e spitaleve\u201d, ndar\u00eb n\u00eb 15 lote, me afat 24 muaj\u201d. Tenderi furnizonte Spitalet QSUT, QSR \u201cShefqet Ndroqi\u201d, SUT\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb loj\u00eb ishin 5.7 miliard\u00eb lek\u00eb q\u00eb ishin paracaktuar p\u00ebr kompanin\u00eb \u201cRejsi Farma\u201d shpk. Edhe ky tender \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar me flamur korrupsioni.<\/p>\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, kjo kompani nuk jep garanci p\u00ebr cl\u00ebsin\u00eb e ilaceve. Nj\u00eb raport i fundit i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit zbulon se Fondi i Sigurimit t\u00eb Detyruesh\u00ebm t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor, sidomos kur ishte ministre Ogerta Manastirliu, n\u00eb bashk\u00ebpunim me depot farmaceutike, nj\u00eb rrjet farmacish dhe mjek\u00ebsh, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skema mashtrimi dhe shkeljesh t\u00eb r\u00ebnda me barna t\u00eb skaduara, receta fiktive dhe skema t\u00eb tjera zhvatje.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00ebn e depove farmaceutik\u00eb t\u00eb mbushura me ila\u00e7e t\u00eb skaduara ishte edhe\u00a0Rejsi Farma. Gjat\u00eb kontrollit q\u00eb ka kryer FSDKSH, n\u00eb 21 dhjetor 2022, n\u00eb depon importuese farmaceutike Rejsi Farma jan\u00eb konstatuar 18 medikamente t\u00eb skaduara, n\u00eb sasin\u00eb 12 mij\u00eb cop\u00eb, me vler\u00eb mbi 400 mij\u00eb euro.<\/p>\n\n<p>Afati i skadenc\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto ila\u00e7e t\u00eb rimburueshme kishte kaluar mbi 1 vit. Sipas KLSH-s\u00eb, p\u00ebr k\u00ebto medikamente nuk ka nj\u00eb dokument ose proces-verbal t\u00eb l\u00ebshuar nga autoritetet kompetente si dhe nuk \u00ebsht\u00eb kryer procedura e rregullt p\u00ebr nxjerrjen jasht\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto barna nga grupi i kontrollit \u00ebsht\u00eb mbajtur proces-verbali me shkrim dore, i pashoq\u00ebruar m\u00eb evidenca fotografike t\u00eb mjedisit t\u00eb ve\u00e7uar dhe t\u00eb barnave me mbishkrimin t\u00eb skaduara. K\u00ebto veprime jan\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe favorizuese p\u00ebr subjektin \u201cRejsi Farma\u201d.<\/p>\n\n<p>KLSH ka konkluduar se \u201cmungesa e kryerjes n\u00eb koh\u00eb dhe t\u00eb dokumentuar n\u00eb rastin e daljes s\u00eb barnave jasht\u00eb p\u00ebrdorimit, sjell risk n\u00eb nivelin e rimbursimit t\u00eb p\u00ebrfituar nga Depo-Importuese \u201cRejsi Farma\u201d, gjithashtu riskun e rifutjes n\u00eb qarkullim t\u00eb barnave t\u00eb skaduara me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e rimbursimin, por me pasoja n\u00eb sh\u00ebndetin e pacient\u00ebve\u201c.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-25\/\">Vilma Nushi s\u2019ngopet, 664 MLN lek\u00eb p\u00ebr ila\u00e7in e Onkologjikut\/ Marr\u00ebveshja e dyshuar e nipit t\u00eb oligarkes me Merita Sheqin e \u201cRejsi Farm\u00ebs\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tenderi p\u00ebr barn\u00ebn \u201cGoserelin 10.8 mg\u201d n\u00eb QSUT u fitua nga bashkimi i operator\u00ebve TRIMED e Vilma Nushit dhe REJSI FARMA e Merita Sheqit, nd\u00ebrsa u regjistrua vet\u00ebm nj\u00eb ofertues. Kushtet e tenderit k\u00ebrkonin nj\u00eb form\u00eb dhe doz\u00eb shum\u00eb specifike t\u00eb produktit, si dhe autorizime t\u00eb lidhura me prodhuesin MAH. Kjo mund t\u00eb ket\u00eb kufizuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91960","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91960","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91960"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91960\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91960"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91960"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91960"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}