{"id":91934,"date":"2026-06-16T14:48:26","date_gmt":"2026-06-16T14:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/16\/rama-ndan-mesazhin-e-unionit-te-gazetareve-organizata-nuk-ka-asnje-lidhje-me-qeverine-por-keto-raste-denoncuese-meritojne-vemendje-duhet-denuar-gjuha-e-urrejtjes\/"},"modified":"2026-06-16T14:48:26","modified_gmt":"2026-06-16T14:48:26","slug":"rama-ndan-mesazhin-e-unionit-te-gazetareve-organizata-nuk-ka-asnje-lidhje-me-qeverine-por-keto-raste-denoncuese-meritojne-vemendje-duhet-denuar-gjuha-e-urrejtjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/16\/rama-ndan-mesazhin-e-unionit-te-gazetareve-organizata-nuk-ka-asnje-lidhje-me-qeverine-por-keto-raste-denoncuese-meritojne-vemendje-duhet-denuar-gjuha-e-urrejtjes\/","title":{"rendered":"Rama ndan mesazhin e Unionit t\u00eb Gazetar\u00ebve: Organizata nuk ka asnj\u00eb lidhje me qeverin\u00eb, por k\u00ebto raste denoncuese meritojn\u00eb v\u00ebmendje! Duhet d\u00ebnuar gjuha e urrejtjes"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka reaguar k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb n\u00eb lidhje me sulmet dhe gjuh\u00ebn e urrejtjes ndaj gazetar\u00ebve n\u00eb rrjetet sociale, duke shp\u00ebrndar\u00eb publikisht deklarat\u00ebn e Unionit t\u00eb Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb .<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale, Rama theksoi se UGSH nuk ka lidhje me qeverin\u00eb, duke shtuar se organizata ka mbajtur shpesh q\u00ebndrime kritike ndaj saj. Sipas kryeministrit, deklarata e Unionit meriton v\u00ebmendje pasi lidhet me at\u00eb q\u00eb ai e cil\u00ebson si \u201ct\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe m\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb protest\u00ebs s\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit\u201d.<\/p>\n<p>Rama shprehu shqet\u00ebsimin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e konsideron si nj\u00eb klim\u00eb agresive dhe bullizuese n\u00eb rrjetet sociale, duke pretenduar se nj\u00eb pjes\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb protestave kan\u00eb ushtruar presion dhe sulme verbale ndaj individ\u00ebve me mendime t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb gazetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cUnioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb nuk ka asnj\u00eb lidhje me qeverin\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 rasteve kur ka b\u00ebr\u00eb deklarata negative p\u00ebr qeverin\u00eb\u201d, shkruan Rama n\u00eb reagimin e tij.<\/p>\n<p>Kryeministri gjithashtu iu referua nj\u00eb incidenti t\u00eb ndodhur gjat\u00eb mbr\u00ebmjes s\u00eb kaluar, duke pretenduar se disa pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb protest\u00eb kan\u00eb ushtruar dhun\u00eb ndaj drejtuesve t\u00eb automjeteve q\u00eb nuk iu jan\u00eb p\u00ebrgjigjur thirrjeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Deklarata e shp\u00ebrndar\u00eb nga Rama \u00ebsht\u00eb ajo e Unionit t\u00eb Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb, i cili d\u00ebnoi gjuh\u00ebn denigruese, sulmet dhe agresionin verbal ndaj gazetar\u00ebve n\u00eb protesta dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rrjetet sociale. UGSH b\u00ebri thirrje p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen e institucioneve ligjzbatuese ndaj rasteve t\u00eb lin\u00e7imit dhe bullizimit online, duke k\u00ebrkuar mbrojtje m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr gazetar\u00ebt q\u00eb ushtrojn\u00eb profesionin e tyre.<\/p>\n<p>Statusi i Kryeministrit Edi Rama:<\/p>\n<p>Unioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb nuk ka asnj\u00eb lidhje me qeverin\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 rasteve kur ka b\u00ebr\u00eb deklarata negative p\u00ebr qeverin\u00eb!<\/p>\n<p>Por deklarat\u00ebn bashk\u00ebngjitur t\u00eb Unionit po e postoj, sepse lidhet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe m\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb protest\u00ebs s\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit: Frym\u00ebn fashiste t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb madh bullistash online, e cila \u00ebsht\u00eb fryma dominuese e protest\u00ebs, q\u00eb materializohet edhe n\u00eb turm\u00ebn bullizuese t\u00eb marshuesve n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb. N\u00eb video jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebta t\u00eb fundit, q\u00eb kan\u00eb rrahur mbr\u00ebm\u00eb drejtues automjetesh pse nuk i binin buris\u00eb, sipas urdh\u00ebrit t\u00eb k\u00ebtij grupi \u00e7akejsh me dy k\u00ebmb\u00eb<\/p>\n<p>Deklarat\u00eb e Unionit t\u00eb Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb*<\/p>\n<p>Gjuha denigruese, sulmet dhe agresioni verbal ndaj gazetar\u00ebve nga individe n\u00eb protesta dhe sidomos n\u00eb rrjetet sociale, perben nj\u00eb akt kriminal publik<\/p>\n<p>Tiran\u00eb m\u00eb 16 Qershor 2026<\/p>\n<p>Unioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje dhe vler\u00ebsues p\u00ebr protestat e lira qytetare t\u00eb k\u00ebtyre dy jav\u00ebve t\u00eb fundit. Ne jemi vler\u00ebsues t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si protestohet dhe t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes q\u00eb mish\u00ebrohet, n\u00eb shum\u00eb raste aq dinjitetsh\u00ebm, nga fjalimet e shum\u00eb qytetar\u00ebve dhe intelektual\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb sh\u00ebndosh demokracin\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare t\u00eb cil\u00ebn kahet e politik\u00ebs e mbajn\u00eb n\u00eb statusin e \u201cdemokracis\u00eb hibride\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo l\u00ebvizje dhe protestat e deritanishme sipas pik\u00ebpamjes son\u00eb, po sh\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb kontribut p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri europiane, p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb meriton t\u00eb gjitha lirit\u00eb dhe sidomos nxjerrjen e sistemit t\u00eb kapur nga status quoja ku e mbajn\u00eb dy kahet e politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Unioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i shqet\u00ebsuar nga aktet individuale t\u00eb lin\u00e7imit t\u00eb disa gazetar\u00ebve q\u00eb ndajn\u00eb mendime dhe q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme publike p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet, aktor\u00ebt politik\u00eb dhe analizat e tyre.<\/p>\n<p>Demokracia ka p\u00ebrmbajtje pluralizmin dhe kur ai \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb, ajo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb \u201chibride\u201d.<\/p>\n<p>Lin\u00e7imi i gazetar\u00ebve nga grupe ta caktuara anonim\u00ebsh, nga aktivist\u00eb fanatik\u00eb t\u00eb partive apo udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb, nga persona agresiv\u00eb e fanatik\u00eb rrymash, grupesh kriminale e interesi, nga individ\u00eb t\u00eb kriminalizuar n\u00eb mendje dhe nd\u00ebrgjegje si dhe p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes ndaj tyre, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt anticivil, akt kriminal dhe meriton t\u00eb nd\u00ebshkohet.<\/p>\n<p>Nga ndjekja q\u00eb pjestar\u00eb t\u00eb UGSH-s\u00eb u kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve akteve t\u00eb tilla sulmuese, fyese, p\u00ebr\u00e7muese, etiketuese dhe bullizuese n\u00ebp\u00ebr meme, rrjete sociale dhe hap\u00ebsir\u00ebn virtuale n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, na rezulton se jan\u00eb mbi 20 gazetar\u00eb t\u00eb njohur, me karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe kontribut n\u00eb sken\u00ebn mediatike t\u00eb vendit q\u00eb po p\u00ebrballen me agresion t\u00eb till\u00eb pothuajse \u00e7do dit\u00eb. Urretja dhe patologjia verbale e shum\u00eb komentonj\u00ebsve, reaguesve dhe individ\u00ebve patologjik\u00eb shkaktojn\u00eb turm\u00ebzimin virtual t\u00eb cil\u00ebt sulen t\u00eb kryq\u00ebzojn\u00eb dhe ndotin imazhin e gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>UGSH b\u00ebn thirrje t\u00eb ndalen k\u00ebsi kryq\u00ebzatash virtuale. Organet e sistemit t\u00eb investigimit dhe ndjekjes s\u00eb krimit kibernetik pran\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe prokurorive duhet t\u00eb vihen n\u00eb l\u00ebvizje dhe t\u00eb marrin masa ndaj rasteve m\u00eb flagrante dhe personave m\u00eb t\u00eb identifikuar n\u00eb k\u00ebsi sulmesh dhe agresionesh ndaj gazetar\u00ebve. Vet\u00eb gazetar\u00ebt t\u00eb denoncojn\u00eb dhe padisin individ\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb k\u00ebto organe. Ky agresion vihet re se dimensionohet negativisht pothuajse p\u00ebrdit\u00eb dhe shfaqet i pa fre.<\/p>\n<p>UGSH u b\u00ebn thirrje t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebve q\u00eb ndaj k\u00ebsi rastesh, n\u00eb nj\u00eb akt t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt solidar, t\u00eb nisim fushat\u00ebn e denoncimit publik t\u00eb k\u00ebtyre aktivist\u00ebve antigazetar\u00eb, ndaj agresor\u00ebve t\u00eb till\u00eb virtual\u00eb dhe grupeve mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb tyre, sikund\u00ebr apelojm\u00eb q\u00eb \u00e7do gazetar t\u2019u drejtohet kompanive t\u00eb rrjeteve sociale p\u00ebr bllokimin dhe penalizimin e k\u00ebtyre llogarive dhe emrave n\u00eb rrjetet sociale q\u00eb abuzojn\u00eb me lirin\u00eb dhe p\u00ebrdhosin \u00e7do norm\u00eb etike. Hap\u00ebsira virtuale dhe mund\u00ebsit\u00eb e rrjeteve sociale jan\u00eb t\u00eb pakontrollueshme, por ekzistojn\u00eb mekanizma dhe mund\u00ebsohet nj\u00eb forc\u00eb reagimi q\u00eb t\u00eb reduktohen ndotjet virtuale, aktet diskriminuese dhe p\u00ebrdhosjet ndaj individ\u00ebve apo kategorive profesionale, t\u00eb cil\u00ebt kryejn\u00eb nj\u00eb mision publik n\u00eb realitetin e diversitetit shoq\u00ebror e politik.<\/p>\n<p>Zyra Informuese<\/p>\n<p>Unioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka reaguar k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb n\u00eb lidhje me sulmet dhe gjuh\u00ebn e urrejtjes ndaj gazetar\u00ebve n\u00eb rrjetet sociale, duke shp\u00ebrndar\u00eb publikisht deklarat\u00ebn e Unionit t\u00eb Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb . N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale, Rama theksoi se UGSH nuk ka lidhje me qeverin\u00eb, duke shtuar se organizata ka mbajtur shpesh q\u00ebndrime kritike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91934","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91934","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91934"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91934\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91934"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91934"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91934"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}