{"id":91926,"date":"2026-06-16T12:48:20","date_gmt":"2026-06-16T12:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/16\/iraku-ne-boteror-pas-40-vitesh-trajneri-arnold-ky-vend-jeton-per-futbollin\/"},"modified":"2026-06-16T12:48:20","modified_gmt":"2026-06-16T12:48:20","slug":"iraku-ne-boteror-pas-40-vitesh-trajneri-arnold-ky-vend-jeton-per-futbollin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/16\/iraku-ne-boteror-pas-40-vitesh-trajneri-arnold-ky-vend-jeton-per-futbollin\/","title":{"rendered":"Iraku n\u00eb Bot\u00ebror pas 40 vitesh, trajneri Arnold: Ky vend jeton p\u00ebr futbollin"},"content":{"rendered":"<p>Iraku, p\u00ebrpara k\u00ebtij edicioni ka marr\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Kup\u00ebn e Bot\u00ebs dhe ka qen\u00eb p\u00ebrpara 40 vitesh. P\u00ebr t\u00eb siguruar pjes\u00ebmarrjen e dyt\u00eb, skuadra e drejtuar nga Graham James Arnold, nj\u00eb australian 62 vje\u00e7ar i dashuruar me futbollin, luftoi p\u00ebr 28 muaj duke luajtur ndeshje p\u00ebrmes dy luft\u00ebrave, nj\u00eb udh\u00ebtim i pabesuesh\u00ebm me trajnerin Arnold q\u00eb rr\u00ebfehet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrditshmen \u2018La Gazzetta Dello Sport\u2019.<\/p>\n<p>Ju b\u00ebt\u00eb shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb bot\u00ebrorin e fundit me Australin\u00eb. Si arrit\u00ebt n\u00eb Irak?<\/p>\n<p>\u2018Kur m\u00eb erdhi oferta e par\u00eb, familja ime nuk ishte shum\u00eb entuziaste nga ideja dhe miqt\u00eb m\u00eb k\u00ebshillonin t\u00eb mos e pranoja kush me m\u00eb shum\u00eb forc\u00eb e kush me m\u00eb pak. Ishin t\u00eb shqet\u00ebsuar. Iraku ka nj\u00eb imazh shum\u00eb negativ n\u00eb perceptimin bot\u00ebror, por nga nj\u00ebra an\u00eb un\u00eb isha n\u00eb sht\u00ebpi prej 6-7 muajsh dhe po \u00e7mendesha, kurse nga ana tjet\u00ebr isha p\u00ebrballur disa her\u00eb me Irakun kur isha n\u00eb stolin e Australis\u00eb dhe gjithnj\u00eb kisha p\u00ebrshtypjen se ishte nj\u00eb skuad\u00ebr me talent\u00eb por q\u00eb i mungonte di\u00e7ka. Pastaj ishte edhe misioni Bot\u00ebror. N\u00ebse kjo skuad\u00ebr do t\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb Bot\u00ebror edhe 10 vjet p\u00ebrpara nuk do t\u00eb pranoja, por ta \u00e7oje n\u00eb nj\u00eb kompeticion t\u00eb till\u00eb pas 40 vitesh m\u2019u duk nj\u00eb sfid\u00eb e mrekullueshme p\u00ebr nj\u00eb si un\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i \u00e7mendur pas futbollit. Doja t\u00eb b\u00ebja t\u00eb lumtur 46 milion\u00eb persona dhe k\u00ebshtu pranova\u2019.<\/p>\n<p>Jeni n\u00eb nj\u00eb grup t\u00eb tmerrsh\u00ebm me Franc\u00ebn, Norvegjin\u00eb dhe Senegalin<\/p>\n<p>\u2018Dhe \u00e7far\u00eb pastaj? Presioni \u00ebsht\u00eb te t\u00eb tjer\u00ebt. N\u00eb Irak t\u00eb gjith\u00eb mendojn\u00eb se do t\u00eb humbasim t\u00eb treja ndeshjet, k\u00ebshtu q\u00eb  askush nuk ka k\u00ebrkon asgj\u00eb, nuk kemi asnj\u00eb presion. Ky \u00ebsht\u00eb bot\u00ebrori im i kat\u00ebrt dhe eksperienca m\u00eb thot\u00eb se jo gjithnj\u00eb parashikimet respektohen, 4 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb Katar pash\u00eb Arabin\u00eb Saudite t\u00eb mposhtte Argjentin\u00ebn. Un\u00eb k\u00ebrkoj kurajon, energjin\u00eb dhe entuziazmin sepse kemi shansin t\u00eb sfidojm\u00eb Mbapp\u00e9, Haaland e Man\u00e9\u201d.<\/p>\n<p>Si ishte jeta n\u00eb Bagdad?<\/p>\n<p>\u2018E mrekullueshme. Vendi jeton p\u00ebr futbollin. Dit\u00ebn q\u00eb erdha k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar ishte \u2018El Clasico\u2019 mes Realit t\u00eb Madridit dhe Barcelon\u00ebs; ishte dit\u00eb festive dhe ndeshja ishte n\u00eb t\u00eb gjitha baret e qytetit, t\u00eb gjitha. Jan\u00eb t\u00eb obsesionuar. Dhe futbolli vendas \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ndjekur. Fakti q\u00eb jetoja atje, q\u00eb shkoja t\u00eb shihja ndeshjet, i b\u00ebri irakian\u00ebt t\u00eb kuptojn\u00eb se un\u00eb isha shum\u00eb i interesuar, se isha pjes\u00eb e kultur\u00ebs s\u00eb tyre futbollistike dhe sociale. Si trajner m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrshtatem me motin e nxeht\u00eb, me or\u00ebt e dedikuara lutjeve, jet\u00ebn lokale duke organizuar st\u00ebrvitjet dhe grumbullimin n\u00eb baz\u00eb t\u00eb zakoneve vendase. Un\u00eb jam p\u00ebrshtatur jasht\u00eb fush\u00ebs s\u00eb loj\u00ebs, ata brenda fush\u00ebs; n\u00eb nivel disiplinor nuk toleroj asgj\u00eb. E kan\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebrpjekjen time dhe duke u njohur kemi kaluar problemin kryesor\u2019.<\/p>\n<p>Q\u00eb dom\u00ebth\u00ebn\u00eb?<\/p>\n<p>Presioni. Ky presion i madh popullor b\u00ebnte q\u00eb futbollist\u00ebt t\u00eb vinin n\u00eb grumbullim me kok\u00ebn ulur, t\u00eb shtypur nga p\u00ebrgjegj\u00ebsiar. Kishin atak\u00eb t\u00eb panikut. Un\u00eb jam i aft\u00eb n\u00eb aspektin psikologjik, di si t\u00eb trajtoj trurin e njer\u00ebzve dhe tani me k\u00ebt\u00eb kualifikim, mendja e lojtar\u00ebve t\u00eb mi \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb, presioni \u00ebsht\u00eb zhdukur dhe jam i sigurt se djemt\u00eb do t\u00eb surprizojn\u00eb bot\u00ebn\u2019.<\/p>\n<p>B\u00ebt\u00eb di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb?<\/p>\n<p>\u2018Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb b\u00ebra \u00ebsht\u00eb se ndalova p\u00ebrdorimin e rrjeteve sociale. N\u00eb grumbullim, telefonin mund ta p\u00ebrdor\u00ebsh vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb folur me familjen dhe miqt\u00eb. Rrjetet sociale jan\u00eb plot me gj\u00ebra t\u00eb tmerrshme, negativ\u00eb, joproduktive, g\u00ebnjeshtra q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb kok\u00ebn e personave. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur je irakian; imazhi i vendit n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe t\u00eb lexosh vazhdimisht gj\u00ebra t\u00eb k\u00ebqija nuk sh\u00ebrben p\u00ebr asgj\u00eb. M\u00eb ndoq\u00ebn dhe mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb q\u00eb kur kam ardhur k\u00ebtu\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb mars u detyruat t\u00eb shkonit n\u00eb Meksik\u00eb p\u00ebr t\u00eb luajtur playoffin nd\u00ebrkontinental t\u00eb Kup\u00ebs s\u00eb Bot\u00ebs; shp\u00ebrtheu lufta. Bombardime, hap\u00ebsira ajrore u mbyll.<\/p>\n<p>\u2018I k\u00ebrkova FIFA q\u00eb t\u00eb shtynte ndeshjen, m\u00eb tha jo. Por t\u00eb pakt\u00ebn na ndihmuan me logjistik\u00ebn; na vun\u00eb n\u00eb dispozicion nj\u00eb charter nga Amani, kryeqyteti i Jordanis\u00eb dhe njer\u00ebzit e mi shkuan pas nj\u00eb udh\u00ebtimi 28 or\u00ebsh me autobus. N\u00eb Aman q\u00ebndruan p\u00ebr 36 or\u00eb sepse ishte duke u kryer nj\u00eb sulm ajror me bomba dhe raketa q\u00eb binin rreth hotelit t\u00eb tyre. Kur mb\u00ebrrit\u00ebn ne Monterrey i mblodha dhe iu thash\u00eb: \u2018Mir\u00eb, \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me k\u00ebt\u00eb luft\u00eb. Si ta p\u00ebrdorim si justifikim apo si motivim?. Larg rrjeteve sociale, larg imazheve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb tv, p\u00ebrqendrim maksimal te ndeshja\u2019. Bolivia u kalua dhe ja ku jemi n\u00eb Bot\u00ebror\u2019<\/p>\n<p>Por lufta nuk po ik\u00ebn. Hap\u00ebsira ajrore n\u00eb Bagdad u mbyll p\u00ebrs\u00ebri<\/p>\n<p>\u2018Po. P\u00ebrpara nj\u00eb jave. Gj\u00ebja m\u00eb negative n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb p\u00ebr lojtar\u00ebt e mi \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb arrihen nga familjar\u00ebt dhe miqt\u00eb. Duhet t\u00eb merrem me ta n\u00eb nivel psikologjik\u2019<\/p>\n<p>Nga 26 futbollist\u00eb q\u00eb keni grumbulluar, 9 kan\u00eb lindur n\u00eb Evrop\u00eb. Keni probleme me gjuh\u00ebn?<\/p>\n<p>\u2018N\u00eb fillim i vendosja lojtat\u00ebt n\u00eb pozicionet e tyre natyrale, por kishin probleme me komunikimin. K\u00ebshtu q\u00eb ata q\u00eb flasin anglisht i kam v\u00ebn\u00eb n\u00eb krahun e majt\u00eb, kurse ata q\u00eb flasin arabisht n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb. N\u00eb mes, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb mbrojtjes kam vendosur lojtar\u00eb q\u00eb i flasin t\u00eb dyja gjuhe\u00ebr p\u00ebr t\u00eb menaxhuar komunikimin me lojtar\u00ebt e krahut dhe ka funksionuar\u2019<\/p>\n<p>Mrekulli. Po n\u00eb aspektin kulturor? Mes k\u00ebtyre 9 lojtar\u00ebve a \u00ebsht\u00eb dikush q\u00eb nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb Irak?<\/p>\n<p>Po, dhe u vonuan pak p\u00ebr t\u00eb ardhur sepse ne shpesh jemi t\u00eb detyruar t\u00eb luajm\u00eb n\u00eb fush\u00eb neutrale dhe askush nuk vjen te ne p\u00ebr nj\u00eb ndeshje miq\u00ebsore, p\u00ebr arsye sigurie. Jam p\u00ebrballur me 2 kultura t\u00eb ndryshme dhe jam p\u00ebrpjekur t\u2019i bashkoj; pa k\u00ebt\u00eb lidhje nuk do t\u00eb ishim kurr\u00eb skuad\u00ebr. Ishte di\u00e7ka e bukur t\u00eb shihje si formohej ky bashkim mes personave me rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta t\u00eb lindur dhe t\u00eb rritur mij\u00ebra kilometra larg\u2019.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga evropian\u00ebt \u00ebsht\u00eb Marko Farji, i Venezias.<\/p>\n<p>\u2018Po, nj\u00eb djal\u00eb i lindur n\u00eb 2004 n\u00eb Norvegji. Ka luajtur pak, ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur, por p\u00ebr mendimin tim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb futbollist shum\u00eb i mir\u00eb. Ka nj\u00eb dashuri t\u00eb madhe p\u00ebr Irakun. Ja, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e bukur; pasioni i atij q\u00eb ka lindur n\u00eb Evrop\u00eb, p\u00ebr flamurin, vendin, komb\u00ebtare. D\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb lumtur prind\u00ebrit, gjysh\u00ebrit, t\u00eb af\u00ebrmit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb motor shum\u00eb i fuqish\u00ebm. Nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u2019i motivosh, nuk vijn\u00eb thjesht t\u00eb luajn\u00eb, kan\u00eb misionin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb krenare familjet e origjin\u00ebs\u2019<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Iraku, p\u00ebrpara k\u00ebtij edicioni ka marr\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebher\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Kup\u00ebn e Bot\u00ebs dhe ka qen\u00eb p\u00ebrpara 40 vitesh. P\u00ebr t\u00eb siguruar pjes\u00ebmarrjen e dyt\u00eb, skuadra e drejtuar nga Graham James Arnold, nj\u00eb australian 62 vje\u00e7ar i dashuruar me futbollin, luftoi p\u00ebr 28 muaj duke luajtur ndeshje p\u00ebrmes dy luft\u00ebrave, nj\u00eb udh\u00ebtim i pabesuesh\u00ebm me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91926","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91926","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91926"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91926\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91926"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91926"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91926"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}