{"id":91924,"date":"2026-06-16T12:48:19","date_gmt":"2026-06-16T12:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/16\/50-ton-kokaine-nga-amerika-latine-spak-godet-grupin-e-eldi-dizdarit-dhe-dritan-gjikes\/"},"modified":"2026-06-16T12:48:19","modified_gmt":"2026-06-16T12:48:19","slug":"50-ton-kokaine-nga-amerika-latine-spak-godet-grupin-e-eldi-dizdarit-dhe-dritan-gjikes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/16\/50-ton-kokaine-nga-amerika-latine-spak-godet-grupin-e-eldi-dizdarit-dhe-dritan-gjikes\/","title":{"rendered":"50 ton kokain\u00eb nga Amerika Latine, SPAK godet grupin e Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjik\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p class=\"isSelectedEnd\">SPAK ka goditur nj\u00eb prej grupeve kriminale m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs, t\u00eb drejtuar nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari, i cili dyshohet se ka transportuar t\u00eb pakt\u00ebn 50 ton\u00eb kokain\u00eb nga Amerika Latine drejt vendeve t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p class=\"isSelectedEnd\">Me vendim t\u00eb GJKKO-s\u00eb, ndaj 10 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit \u00ebsht\u00eb caktuar masa e siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d. Deri m\u00eb tani \u00ebsht\u00eb ekzekutuar vet\u00ebm masa ndaj Florjan Musajt, nd\u00ebrsa SPAK b\u00ebn me dije se k\u00ebrkimet vijojn\u00eb p\u00ebr dy persona q\u00eb dyshohet se ndodhen n\u00eb Shqip\u00ebri. Shtat\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt rezultojn\u00eb jasht\u00eb territorit shqiptar.<\/p>\n<p class=\"isSelectedEnd\">Nga hetimet ka rezultuar se organizata kriminale ka vepruar gjat\u00eb viteve 2019-2021 n\u00eb disa vende t\u00eb Amerik\u00ebs Latine dhe Europ\u00ebs. SPAK ka dokumentuar pes\u00eb episode t\u00eb trafikut t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike, ku jan\u00eb sekuestruar rreth 9 ton\u00eb kokain\u00eb.<\/p>\n<p class=\"isSelectedEnd\">Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, fitimet e siguruara nga aktiviteti kriminal jan\u00eb investuar n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, blerje aksionesh n\u00eb kompani tregtare dhe shoq\u00ebri t\u00eb ndryshme, kryesisht n\u00eb sektor\u00ebt e nd\u00ebrtimit, hoteleris\u00eb, konsulenc\u00ebs dhe fusha t\u00eb tjera t\u00eb biznesit.<\/p>\n<p class=\"isSelectedEnd\">N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit jan\u00eb sekuestruar 491 pasuri dhe asete t\u00eb ndryshme, me nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrllogaritur rreth 150 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p class=\"isSelectedEnd\">Personat ndaj t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb caktuar masa e siguris\u00eb jan\u00eb: Nikoll Bibaj, Isa Aliu, Sokol Bibaj, Florjan Musaj, Armando Pacani, Denis Matoshi, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu, Dritan Gjika dhe Shp\u00ebtim Aliu.<\/p>\n<p>Kjo dosje \u00ebsht\u00eb hetuar nga prokuror\u00ebt e SPAK, Klodjan Braho dhe Doloreza Musabelliu, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dokumentuar aktivitetin e grupit kriminal dhe skem\u00ebn e dyshuar t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs dhe pastrimit t\u00eb parave.<\/p>\n<p><strong>NJOFTIMI I PLOTE I SPAK:\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr. 138 t\u00eb vitit 2020, ka finalizuar nj\u00eb operacion kompleks kund\u00ebr nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal, i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike dhe pastrimin e produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale, t\u00eb dyshuar p\u00ebr veprat\u00a0 penale:<\/p>\n<p>\u201c<em>Trafikim i l\u00ebnd\u00ebve narkotike<\/em>\u201d, kryer n\u00eb form\u00ebn e bashk\u00ebpunimit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal;<br \/>\n<em>\u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d,\u00a0<\/em>kryer n\u00eb form\u00ebn e bashk\u00ebpunimit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal;<br \/>\n<em>\u201cGrup i strukturuar kriminal\u201d\u00a0<\/em>dhe<em>\u00a0\u201cKryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal\u201d<\/em>;<\/p>\n<p>K\u00ebto vepra jan\u00eb t\u00eb parashikuara\u00a0 p\u00ebrkat\u00ebsisht nga nenet 28\/4, 283\/a, 287, 333\/a\u00a0 dhe 334 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Mbi baz\u00ebn e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Gjykata e Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.36, dat\u00eb 15.6.2026, ka caktuar mas\u00ebn e sigurimit personal shtr\u00ebngues,<strong><em>\u201cArrest n\u00eb burg\u201d,<\/em><\/strong>\u00a0parashikuar nga neni 238 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale p\u00ebr\u00a0<strong>10 shtetas shqiptar\u00eb<\/strong>:<\/p>\n<p>S.A<br \/>\nD.GJ<br \/>\nD.M<br \/>\nA.P<br \/>\nS.B<br \/>\nF.M<br \/>\nO.E<br \/>\nN.Y<br \/>\nN.B<br \/>\nI.A.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 16.6.2026 Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit ka b\u00ebr\u00eb kontrolle t\u00eb banesave dhe v\u00ebndeve t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb kryer ekzekutimin e masave t\u00eb sigurimit. Gjat\u00eb operacionit u ekzekutua masa e sigurimit ndaj personit n\u00ebn hetim F.M.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, vazhdojn\u00eb k\u00ebrkimet p\u00ebr gjetjen dhe arrestimin e 2 personave t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt dyshohet se ndodhen n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa 7 persona n\u00ebn hetim nuk ndodhen n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr arrestimin e tyre SPAK \u00ebsht\u00eb duke bashk\u00ebpunuar me agjencit\u00eb ligjzbatuese t\u00eb v\u00ebndeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb vendimeve gjyq\u00ebsore jan\u00eb zhvilluar 23 kontrolle ndaj personave, banesave, zyrave t\u00eb shoq\u00ebrive tregtare dhe personave fizik\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Trafikimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve 2019-2021, ky grup ka operuar n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, Brazil, Belgjik\u00eb dhe Holand\u00eb. Nga hetimet e kryera \u00ebsht\u00eb krijuar dyshimi se t\u00eb hetuarit kan\u00eb trafikuar p\u00ebr periudh\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme\u00a0<strong>t\u00eb pakt\u00ebn 50 ton kokain\u00eb<\/strong>.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetime jan\u00eb mbledhur provat e nevojshme, prej t\u00eb cilave jan\u00eb provuar 5 episode t\u00eb trafikimit t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb sasi t\u00eb m\u00ebdha. Gjat\u00eb tyre jan\u00eb sekuestruar n\u00eb total\u00a0<strong>8 ton e\u00a0 960 kg l\u00ebnd\u00eb narkotike e llojit kokain\u00eb<\/strong>\u00a0dhe konkretisht:<\/p>\n<p><strong>Episodi 1 \u2013 11 Maj 2020<\/strong>\u00a0\u2013 Trafikimi i nj\u00eb sasie prej 700 kilogram\u00eb l\u00ebnd\u00eb narkotike t\u00eb llojit kokain\u00eb, e sekuestruar\u00a0 n\u00eb portin e Waasland (Antverp), Belgjik\u00eb, e gjetur n\u00eb nj\u00eb kontejner me pjes\u00eb k\u00ebmbimi makinash, i shkarkuar nga nj\u00eb anije e ardhur nga Kina.<\/p>\n<p><strong>Episodi 2 \u2013\u00a0\u00a0 6 Qershor 2020 \u2013<\/strong>\u00a0Tentativa e trafikimit t\u00eb nj\u00eb sasie prej 2010 kilogram\u00eb l\u00ebnd\u00eb narkotike e llojit kokain\u00eb, e sekuestruar n\u00eb Guayaquil, Ekuador. L\u00ebnda narkotike\u00a0 kishte si destinacion p\u00ebrfundimtar t\u00eb saj Holand\u00ebn dhe\u00a0 kishte t\u00eb stampuar tre logo t\u00eb ndryshme (Jaguar, Shqiponj\u00eb dhe BB).<\/p>\n<p><strong>Episodi 3 \u2013 16 Gusht 2020 \u2013<\/strong>\u00a0Trafikimi i nj\u00eb sasie prej 1100 kilogram\u00eb l\u00ebnd\u00eb narkotike e llojit kokain\u00eb, e sekuestruar n\u00eb\u00a0 Roterdam t\u00eb Holand\u00ebs. Kjo ngarkes\u00eb kishte mb\u00ebrritur n\u00eb portin e Roterdamit me nj\u00eb anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.<\/p>\n<p><strong>Episodi 4 \u2013 16 Dhjetor 2020\u2013<\/strong>\u00a0 Trafikimi i nj\u00eb sasie prej 4.1 ton l\u00ebnde narkotike kokain\u00eb, e sekuestruar n\u00eb portin e Roterdam, Holand\u00eb. Kjo ngarkes\u00eb kishte mb\u00ebrritur n\u00eb portin e Roterdamit me nj\u00eb anije detare nga Porti i Guayaquil, Ekuador.<\/p>\n<p><strong>Episodi 5 \u2013 03 shkurt 2021<\/strong>\u2013\u00a0 Tentativa e trafikimit t\u00eb nj\u00eb sasie prej 1 ton e 50\u00a0 kg l\u00ebnde narkotike kokain\u00eb, e sekuestruar n\u00eb Kolumbi me destinacion final Franc\u00ebn .<\/p>\n<p>Hetimet kan\u00eb treguar se p\u00ebrve\u00e7 episodeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, an\u00ebtar\u00ebt e grupit kriminal kan\u00eb trafikuar nga Amerika Latine n\u00eb drejtim t\u00eb vendeve t\u00eb Europ\u00ebs dhjet\u00ebra tonelata t\u00eb tjera kokain\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb trafikuar dhe tregtuar te persona t\u00eb tjer\u00eb. Nga realizimi i k\u00ebsaj veprimtarie jan\u00eb siguruar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p><strong>Pastrimi i parave<\/strong><\/p>\n<p>Nga hetimet \u00ebsht\u00eb provuar se nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga trafiku nd\u00ebrkomb\u00ebtar i kokain\u00ebs jan\u00eb transferuar n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb form\u00ebn monetare \u201ccash\u201d p\u00ebr t\u00eb shmangur sistemin bankar n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb dhe m\u00eb pas jan\u00eb investuar n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, n\u00eb krijimin dhe blerjen e aksioneve t\u00eb kompanive tregtare, shoq\u00ebri t\u00eb ndryshme kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit, hoteleris\u00eb, konsulenc\u00ebs etj.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebtyre investimeve dyshohet se \u00ebsht\u00eb realizuar pastrimi i produkteve t\u00eb veprimtaris\u00eb kriminale, duke fshehur origjin\u00ebn e tyre t\u00eb paligjshme dhe duke mund\u00ebsuar integrimin e tyre n\u00eb ekonomin\u00eb dhe qarkullimin financiar t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pas injektimeve t\u00eb parave \u201ccash\u201d n\u00eb llogarit\u00eb e kompanis\u00eb \u201cA.. R.. H\u2026\u201d sh.p.k, me q\u00ebllim \u201cjustifikimin\u201d e investimeve t\u00eb ardhshme, n\u00eb muajt Maj 2021 \u2013 Qershor 2021, rezulton se kompania \u201cA.. R.. H\u2026\u201d sh.p.k, ka filluar aktivitetin e saj n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit. Dyshohet se, p\u00ebr t\u00eb mos t\u00ebrhequr menj\u00ebher\u00eb v\u00ebmendjen nga strukturat ligjzbatuese, personi n\u00ebn hetim I.A., orientoi q\u00eb kompania t\u00eb shfaqej fillimisht si n\u00ebnkontraktore p\u00ebr nd\u00ebrtim banesash. Shfaqja e kompanis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, do t\u00eb \u201cjustifikonte\u201d s\u00ebrish flukset e ardhshme t\u00eb parave cash dhe shtrirjen e pritshme n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se skema e pastrimit t\u00eb parave \u00ebsht\u00eb realizuar p\u00ebrmes blerjes fiktive t\u00eb kuotave t\u00eb kapitalit n\u00eb shoq\u00ebri tregtare, me \u00e7mime shum\u00ebfish m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se vlera nominale, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kontrollin e kompanive me kosto minimale. Fondet jan\u00eb qarkulluar p\u00ebrmes huave mes personave fizik\u00eb dhe kompanive t\u00eb lidhura, me q\u00ebllim krijimin e nj\u00eb historiku ekonomik fiktiv dhe humbjen e gjurm\u00ebs s\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb parave, p\u00ebrpara integrimit t\u00eb tyre n\u00eb ekonomin\u00eb formale.<\/p>\n<p>Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.438 dat\u00eb 15.6.2026 ka vendosur mas\u00ebn e sigurimit pasuror \u201cSekuestro preventive\u201d, t\u00eb parashikuar nga neni 274 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale n\u00eb lidhje me 491 pasuri t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, apo t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb t\u00eb personave n\u00ebn hetim, ku p\u00ebrfshihen pasurit\u00eb si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Pasurit\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb \u201cA.. R\u2026 H..\u201d sh.p.k, me seli n\u00eb Tiran\u00eb, Elbasan, Durr\u00ebs, Kor\u00e7\u00eb, etj, n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb personit n\u00ebn hetim I.A, duke p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7do pasuri t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, asete t\u00eb kompanis\u00eb tregtare, t\u00eb drejta reale ndaj t\u00eb tret\u00ebve, pjes\u00eb t\u00eb kapitalit, si dhe kuotat e shoq\u00ebris\u00eb;<br \/>\nPasurit\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb \u201cG\u2026I\u2026\u201d, sh.p.k, me seli qendrore n\u00eb Tiran\u00eb dhe Fier n\u00eb mas\u00ebn 50 % , t\u00eb cilat i p\u00ebrkasin personit n\u00ebn hetim I. A., duke p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7do pasuri t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, asete, t\u00eb drejta ndaj t\u00eb tret\u00ebve, pjes\u00eb t\u00eb kapitalit, si dhe kuotat e shoq\u00ebris\u00eb;<br \/>\nPasurit\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb \u201cS\u2026 d\u2026\u201d shpk, me seli qendrore n\u00eb Hamallaj, Durr\u00ebs, n\u00eb mas\u00ebn 100 %, t\u00eb cilat i p\u00ebrkasin personit n\u00ebn hetim I. A., duke p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7do pasuri t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, asete, t\u00eb drejta ndaj t\u00eb tret\u00ebve, pjes\u00eb t\u00eb kapitalit, si dhe kuotat e shoq\u00ebris\u00eb;<br \/>\nKuotat e shoq\u00ebris\u00eb \u201cA.R.H. Security shpk, me seli qendrore n\u00eb Tiran\u00eb dhe Elbasan n\u00eb mas\u00ebn 100 %, t\u00eb cilat i p\u00ebrkasin personit n\u00eb hetim I. A., duke p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7do pasuri t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, asete, t\u00eb drejta ndaj t\u00eb tret\u00ebve, pjes\u00eb t\u00eb kapitalit, si dhe kuotat e shoq\u00ebris\u00eb;<br \/>\nPasurit\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb \u201cA\u2026 C\u2026\u201d sh.p.k, me seli n\u00eb Tiran\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7do pasuri t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, asete, t\u00eb drejta ndaj t\u00eb tret\u00ebve, pjes\u00eb t\u00eb kapitalit, si dhe kuotat e shoq\u00ebris\u00eb;<br \/>\nPasurit\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb \u201cF&amp;XH C\u2026\u201d sh.p.k, me seli n\u00eb Tiran\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7do pasuri t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, asete, t\u00eb drejta ndaj t\u00eb tret\u00ebve, pjes\u00eb t\u00eb kapitalit, si dhe kuotat e shoq\u00ebris\u00eb;<br \/>\nPasurit\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb \u201cA\u2026\u2013 I\u2026\u201d, sh.p.k, me seli qendrore n\u00eb Tiran\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7do pasuri t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, asete, t\u00eb drejta ndaj t\u00eb tret\u00ebve, pjes\u00eb t\u00eb kapitalit, si dhe kuotat e shoq\u00ebris\u00eb;<br \/>\nKuotat e shoq\u00ebris\u00eb \u201cS.T.N.P.M sha\u201d, me seli qendrore n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb mas\u00ebn 50 % , t\u00eb cilat i p\u00ebrkasin ortakut Shoq\u00ebris\u00eb \u201cA\u2026 \u2013 I\u2026\u201d duke p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7do pasuri t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, asete, t\u00eb drejta ndaj t\u00eb tret\u00ebve, pjes\u00eb t\u00eb kapitalit, si dhe kuotat e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 50 %;<br \/>\nKuotat e subjektit tregtar \u201cSh. B\u201d Person Fizik, me seli qendrore n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 100 %, t\u00eb cilat i p\u00ebrkasin ortakut \u201cSH. B.\u201d duke p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7do pasuri t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, asete, t\u00eb drejta ndaj t\u00eb tret\u00ebve, pjes\u00eb t\u00eb kapitalit, si dhe kuotat e shoq\u00ebris\u00eb;<br \/>\nPasurit\u00eb e subjektit tregtar \u201cO \u2026E. O\u2026\u201d PF, person fizik me seli qendrore n\u00eb Elbasan duke p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7do pasuri t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme, asete, t\u00eb drejta ndaj t\u00eb tret\u00ebve, pjes\u00eb t\u00eb kapitalit, si dhe kuotat e shoq\u00ebris\u00eb.<br \/>\n<strong>266 pasuri t\u00eb paluajtshme<\/strong>\u00a0t\u00eb llojeve tok\u00eb ar\u00eb, tok\u00eb truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje n\u00eb Tiran\u00eb, Durr\u00ebs, Elbasan, Hamallaj, Lezh\u00eb, Shkod\u00ebr, Himar\u00eb, Sarand\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb cilat mund t\u00eb listojm\u00eb:<\/p>\n<p><em>121 pasuri t\u00eb paluajt\u00ebshme, si vila , Apartamente, Duplexe,\u00a0 parkime, etj. tek \u201cKompleksi multi-funksional turistik, rezidencial dhe komercial (Porto Lalzi\/Lalzi Marina Seaside)\u201d, me vendndoddhje n\u00eb Hamallaj, Gjiri i Lalzit Durr\u00ebs.<\/em><br \/>\n<em>Struktur\u00eb funksion hoteleri 1,2,3,4 kate mbi tok\u00eb dhe 4 n\u00ebntok\u00eb, me vendndodhje n\u00eb Dh\u00ebrmi, Bashkia Himar\u00eb;<\/em><br \/>\n<em>Sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimore prej 2855 m2, n\u00eb objektin 6 kate sh\u00ebrbimi e banimi ndodhur n\u00eb Qerret Kavaj\u00eb;<\/em><br \/>\n<em>Objekti \u201cHotel Elisa Tirana\u201d, afilated by Melia \u201cStruktur\u00eb Hoteleri 2, 4, 5, 8 dhe 10 kat ne 3 kat n\u00ebntok\u00eb n\u00eb adres\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e Dibr\u00ebs\u201d Tiran\u00eb<\/em><br \/>\n<em>Vila n\u00eb kompleksin Altrea Rezidence,. Tiran\u00eb;<\/em><br \/>\n<em>Vile ne Diamond Hill;<\/em><br \/>\n<em>Vila dhe nj\u00ebsi sh\u00ebrbimi n\u00eb \u201cBraca rezidenc\u00ebs Diamond Hill\u201d, n\u00eb Durr\u00ebs;<\/em><br \/>\n<em>Pasuri t\u00eb paluajt\u00ebshme ne kompleksi rezidencial vilash n\u00eb zon\u00ebn e Mjull Bathores Tiran\u00eb, n\u00eb \u201cAstoria Residence;<\/em><br \/>\n<em>32 apartament, 6 nj\u00ebsi tregtare \/zyra dhe 52 parkime tek Godina e banimit dhe sh\u00ebrbime me 1,8, 9 dhe 34 kate mbi tok\u00eb dhe 4 kate n\u00ebntok\u00eb me vendndodhje n\u00eb rr. Xhanfize Keko, Tiran\u00eb;<\/em><br \/>\n<em>2 objekte banimi 2 dhe 3 kate me 2 dhe 3 kate n\u00ebntok\u00eb (banim dhe parkim) me mur rrethues, rr. \u201cHerman Gmainer\u201d;<\/em><br \/>\n<em>Disa pasuri t\u00eb paluajt\u00ebshme n\u00eb Godin\u00eb banimi dhe sh\u00ebrbime 2,5,7 dhe 9 kate me 2 kat parkim n\u00ebntok\u00eb\u201d Rr. Ali Visha Nj\u00ebsia\u00a0 2, Tiran\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>Automjete t\u00eb markave dhe llojeve t\u00eb ndryshme (automjete teknologjike p\u00ebr nd\u00ebrtim, transport mallrash apo autovetura dhe mjete lundruese;<br \/>\n<strong>209 llogari bankare<\/strong>\u00a0q\u00eb u p\u00ebrkasin personave t\u00eb ndrysh\u00ebm juridik\u00eb apo fizik\u00eb, si dhe shtetasve n\u00ebn hetim, apo personave t\u00eb lidhur me ta.<\/p>\n<p>Vlera totale e pasurive t\u00eb sekuestruara dyshohet t\u00eb jet\u00eb rreth\u00a0<strong>150 (nj\u00ebqind e pes\u00ebdhjet\u00eb ) milion\u00eb euro<\/strong>. Gjat\u00eb hetimeve do t\u00eb verifikohet vlera e sakt\u00eb e pasurive t\u00eb sekuestruara.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 Qershor 2026, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Administrimit t\u00eb Pasurive kan\u00eb nisur procedurat p\u00ebr zbatimin e vendimit t\u00eb sekuestrimit t\u00eb pasurive t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme.<\/p>\n<p>SPAK fal\u00ebnderon Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit si dhe Agjencin\u00eb e Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe Konfiskuara p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e tyre n\u00eb faz\u00ebn e ekzekutimit t\u00eb masave t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebnjohje e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Eurojust, Europol, autoritetet gjyq\u00ebsore t\u00eb Ekuadorit, Franc\u00ebs, Kolumbis\u00eb, Holand\u00ebs, NCA dhe agjencit\u00eb e tjera ligjzbatuese n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr bashk\u00ebpunimin intensiv dhe ndihm\u00ebn n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve t\u00eb k\u00ebtij pro\u00e7edimi penal.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/spak-kokaine\/\">50 ton kokain\u00eb nga Amerika Latine, SPAK godet grupin e Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjik\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SPAK ka goditur nj\u00eb prej grupeve kriminale m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs, t\u00eb drejtuar nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari, i cili dyshohet se ka transportuar t\u00eb pakt\u00ebn 50 ton\u00eb kokain\u00eb nga Amerika Latine drejt vendeve t\u00eb Bashkimit Europian. Me vendim t\u00eb GJKKO-s\u00eb, ndaj 10 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupit \u00ebsht\u00eb caktuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91924","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91924","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91924"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91924\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91924"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91924"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91924"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}