{"id":91890,"date":"2026-06-16T08:48:52","date_gmt":"2026-06-16T08:48:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/16\/ekspertet-mjedisore-kundershtojne-argumentet-e-rames-per-zvernecin\/"},"modified":"2026-06-16T08:48:52","modified_gmt":"2026-06-16T08:48:52","slug":"ekspertet-mjedisore-kundershtojne-argumentet-e-rames-per-zvernecin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/16\/ekspertet-mjedisore-kundershtojne-argumentet-e-rames-per-zvernecin\/","title":{"rendered":"Ekspert\u00ebt mjedisor\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb argumentet e Ram\u00ebs p\u00ebr Zv\u00ebrnecin"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama deklaroi t\u00eb diel\u00ebn se ndryshimet ligjore t\u00eb vitit 2024 n\u00eb ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura nuk e kan\u00eb prekur zon\u00ebn Pish\u00eb Poro-Nart\u00eb, ku nj\u00eb projekt zhvillimi masiv p\u00ebr turiz\u00ebm i mb\u00ebshtetur nga dh\u00ebndri i presidentit Trump, Jared Kushner, u b\u00eb shkaktar i protestave qytetare q\u00eb po mbahen prej m\u00eb shum\u00eb se dy jav\u00ebsh n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb shum\u00eb qytete t\u00eb tjera t\u00eb vendit dhe n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb status t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Facebook, Rama pretendoi se zona ku pritet t\u00eb investohet n\u00eb Zv\u00ebrnec vijonte ishte e mbrojtur ligj\u00ebrisht n\u00eb kategorin\u00eb \u201cPeisazh i Mbrojtur\u201d dhe se dispozitat ligjore nuk ndalonin zhvillimin e saj p\u00ebr turiz\u00ebm. Rama tha gjithashtu se kjo zon\u00eb nuk kishte lidhje me delt\u00ebn e Lumit Vjosa- e shpallur nga qeveria e tij si park komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u201cLajmi p\u00ebr heqjen e statusit t\u00eb zon\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse zhvillimore si zon\u00eb e mbrojtur, me q\u00ebllim hapjen e rrug\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej t\u00eb pav\u00ebrtetave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb jan\u00eb fryr\u00eb p\u00ebrtej \u00e7do imagjinate kund\u00ebr k\u00ebtij investimi kolosal p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb,\u201d shkroi Rama.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr Zonat e Mbrojtura u ndryshua n\u00eb vitin 2024, pas nj\u00eb nisme t\u00eb prezantuar nga disa deputet\u00eb socialist\u00eb, duke i hapur rrug\u00ebn nd\u00ebrtimeve p\u00ebr q\u00ebllime turistike brenda tyre. K\u00ebto ndryshime u miratuan me karton\u00ebt e mazhoranc\u00ebs, pavar\u00ebsisht kund\u00ebrshtimeve t\u00eb Bashkimit Europian, organizatave mjedisore dhe opozit\u00ebs, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i konsideruan ndryshimet\u00a0 si \u2018rrug\u00eb pa kthim\u2019 drejt shkat\u00ebrrimit t\u00eb zonave t\u00eb mbrojtura.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt mjedisor\u00eb e kund\u00ebrshtojn\u00eb q\u00ebndrimin e Ram\u00ebs, duke e konsideruar at\u00eb si \u201ctentativ\u00eb p\u00ebr manipulim t\u00eb opinionit publik\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb ndodhi me ligjin e vitit 2024 \u00ebsht\u00eb se u prek koncepti i mbrojtjes s\u00eb k\u00ebtyre zonave dhe u hoq mbrojtja efektive e tyre,\u201d tha Taulant Bino, ekspert mjedisi dhe drejtues i Shoqat\u00ebs Ornitologjike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (AOS).<\/p>\n<p>\u201cKonkretisht, u hoq koncepti i \u2018n\u00ebnzonimit\u2019 t\u00eb brendsh\u00ebm, duke u hapur k\u00ebshtu rrug\u00ebn nd\u00ebrtimeve brenda tyre, edhe n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb q\u00eb p\u00ebrcaktohej si \u2018Zon\u00eb Qendrore\u2019, e cila me ligjin e m\u00ebparsh\u00ebm g\u00ebzonte nj\u00eb mbrojtje m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se zonat p\u00ebrreth,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Heqja e konceptit t\u00eb \u2018n\u00ebnzonimit\u2019 n\u00eb ligj ka sjell\u00eb, sipas Binos, futjen e buldozer\u00ebve mbi dunat e r\u00ebr\u00ebs dhe ekosistemin q\u00eb g\u00ebzonte nj\u00eb mbrojtje m\u00eb t\u00eb lart\u00eb brenda zon\u00ebs s\u00eb \u201cPeisazhit t\u00eb Mbrojtur Pish\u00eb Poro-Nart\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Objekt debati \u00ebsht\u00eb neni 20 i ligjit, ku parashikohen masat p\u00ebr zonat e shpallura \u201cPeizazh i Mbrojtur\u201d \u2013 si\u00e7 \u00ebsht\u00eb zona Pish\u00eb Poro- Nart\u00eb.<\/p>\n<p>Duke iu referuar pik\u00ebs 4 t\u00eb nenit 20 mbi aktivitetet e lejuara, Rama tha se kjo pik\u00eb ishte e pandryshuar nga varianti i vitit 2017.<\/p>\n<p>Por ekspert\u00ebt mjedisor\u00eb thon\u00eb se n\u00eb ligjin e vitit 2017, k\u00ebto aktivitete lejoheshin vet\u00ebm n\u00eb n\u00ebnzonat e tjera, pa prekur zon\u00ebn qendrore.<\/p>\n<p>\u201cRama b\u00ebn demagogji dhe manipulon mbi \u00e7do argument q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimin publik,\u201d tha p\u00ebr BIRN Olsi Nika, ekspert mjedisor dhe drejtues i organizat\u00ebs EcoAlbania.<\/p>\n<p>\u201cNdryshimet ligjore t\u00eb vitit 2024 dob\u00ebsuan mbrojtjen e zon\u00ebs,\u201d tha Nika, nd\u00ebrsa shtoi se u zgjeruan aktivitetet e lejuara brenda zonave t\u00eb mbrojtura, duke p\u00ebrfshir\u00eb \u201cturizmin e ekselenc\u00ebs\u201d dhe infrastruktur\u00ebn mb\u00ebshtet\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p>Nika argumenton gjithashtu se heqja e n\u00ebnzonimit t\u00eb brendsh\u00ebm me ligj b\u00ebri t\u00eb mundur q\u00eb t\u00eb zhdukej \u201cinstrumenti kryesor ligjor p\u00ebr mbrojtjen e pjes\u00ebve m\u00eb t\u00eb ndjeshme ekologjike\u201d. Zona ku propozohet resorti p\u00ebrkon sipas tij me ish-zon\u00ebn qendrore t\u00eb mbrojtjes, ku n\u00ebse do t\u00eb kishte mbrojtjen e m\u00ebparshme ligjore, aktiviteti njer\u00ebzor duhej t\u00eb ishte minimal.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr ndryshim ligjor i b\u00ebr\u00eb nga mazhoranca socialiste dhe qeveria n\u00eb vitin 2024 \u00ebsht\u00eb ndryshimi i kompetencave institucionale mbi k\u00ebto zona, duke zhvendosur vendimmarrjen p\u00ebr k\u00ebto zona nga institucionet e specializuara p\u00ebr mbrojtjen e natyr\u00ebs tek K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit dhe Ujit (KKTU), nj\u00eb institucion q\u00eb drejtohet nga vet\u00eb kryeministri Rama.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt mjedisor\u00eb hedhin posht\u00eb gjithashtu pretendimet e Kryeministrit se zona q\u00eb u rrethua me tela me gjemba n\u00eb Zv\u00ebrnec nuk kishte lidhje me delt\u00ebn e Vjos\u00ebs, nj\u00eb park komb\u00ebtar, q\u00eb g\u00ebzon nj\u00eb mbrojtje t\u00eb lart\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>\u201cDeltat e lumenjve nuk jan\u00eb thjesht pika n\u00eb hart\u00eb,\u201d tha Nika, duke shtuar se nd\u00ebrtimi i ekosistemeve duhet t\u00eb shikohet n\u00eb nj\u00eb spekt\u00ebr m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb dinamik\u00ebs s\u00eb uj\u00ebrave dhe t\u00eb proceseve natyrore q\u00eb form\u00ebsojn\u00eb peizazhin bregdetar n\u00eb shkall\u00eb rajonale.<\/p>\n<p>Edhe Bino k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb lidhja mes Delt\u00ebs s\u00eb Vjos\u00ebs dhe zon\u00ebs Pish\u00eb Poro-Nart\u00eb nuk mund t\u00eb shihet vet\u00ebm n\u00eb aspektin administrativ t\u00eb ndarjes n\u00eb hart\u00eb, por n\u00eb nd\u00ebrlidhjen e ekosistemeve q\u00eb bazohet n\u00eb studime shkencore q\u00eb tregojn\u00eb k\u00ebt\u00eb lidhje.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama deklaroi gjithashtu se ideja p\u00ebr zhvillimin turistik t\u00eb zon\u00ebs kishte ardhur pas nj\u00eb marr\u00ebveshje mes pronar\u00ebve t\u00eb tok\u00ebs dhe investitor\u00ebve dhe se institicionet kishin ndjekur hapat ligjor\u00eb n\u00eb veprimet e tyre.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024 ishte prezantuar masterplani i par\u00eb i investimit, i cili nuk ishte pranuar fillimisht nga KKT, por ishte k\u00ebrkuar t\u00eb rishikohej dhe t\u00eb reflektonte uljen e intensitetit t\u00eb zhvillimit dhe parashikimin e masave t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr mbrojtjen e lagun\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb draft-masterplan i dyt\u00eb i paraqitur n\u00eb 30 mars 2026 e kishte bindur KKT-n\u00eb p\u00ebr t\u2019i miratuar lejen zhvillimore dhe pa u zbardhur ende kjo leje, nj\u00eb muaj m\u00eb pas kompanis\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb leja e rrethimit t\u00eb pron\u00ebs private p\u00ebr zhvillim, me vendim t\u00eb dat\u00ebs 29 prill 2026.<\/p>\n<p>Rama e arsyeton k\u00ebt\u00eb leje si \u201cpjes\u00eb e procedurave ligjore q\u00eb jepet me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb zhvilluesit t\u00eb pron\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar matjet n\u00eb terren, aktivitetet monitoruese p\u00ebr studimin mjedisor dhe masa t\u00eb tjera paraprake me natyr\u00eb p\u00ebrgatitore, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr dokumentacionin teknik t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit\u201d. Dhe vet\u00ebm pas k\u00ebsaj, n\u00eb 15 maj 2026, \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb projekti duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb Vler\u00ebsimi t\u00eb Thelluar t\u00eb Ndikimit n\u00eb Mjedis.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve mjedisor\u00eb, kjo kronologji q\u00eb paraqet Rama tregon se shteti nuk ka mbrojtur interesin publik dhe at\u00eb mjedisor n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>\u201cSi jep leje p\u00ebr rrethimin dhe lejon mjetet e r\u00ebnda q\u00eb t\u00eb hapin nj\u00eb rrug\u00eb mes p\u00ebr mes zon\u00ebs s\u00eb mbrojtur pa pasur akoma nj\u00eb studim t\u00eb ndikimit n\u00eb mjedis, pse t\u00eb duhet nj\u00eb rrethim p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsim mjedisor mbi t\u00eb gjitha?!\u201d pyet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb retorike Taulant Bino.<\/p>\n<p>Olsi Nika thekson se nj\u00eb zon\u00eb e mbrojtur natyrore nuk mund t\u00eb trajtohet si marr\u00ebdh\u00ebnie mes dy privat\u00ebve n\u00eb shmangie t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cShteti nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb sehir\u2019 \u2013 thot\u00eb ai, duke shtuar nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pron\u00eb private, por p\u00ebr pron\u00eb publike kur flasim p\u00ebr plazhin, detin dhe monumentet natyrore t\u00eb cilat u gjenden nj\u00eb dit\u00eb maji t\u00eb rrethuar me tela.<\/p>\n<p>\u201cVler\u00ebsimi duhet t\u00eb paraprij\u00eb nd\u00ebrhyrjet, jo t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb justifikuar nj\u00eb vendim q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb,\u201d tha Nika, duke shtuar se n\u00eb rastin e Pish\u00eb Poro\u2013Nart\u00ebs k\u00ebrkohet edhe nj\u00eb analiz\u00eb e bazuar n\u00eb prova shkencore dhe alternativa reale.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ekspertevernec\/\">Ekspert\u00ebt mjedisor\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb argumentet e Ram\u00ebs p\u00ebr Zv\u00ebrnecin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama deklaroi t\u00eb diel\u00ebn se ndryshimet ligjore t\u00eb vitit 2024 n\u00eb ligjin p\u00ebr Zonat e Mbrojtura nuk e kan\u00eb prekur zon\u00ebn Pish\u00eb Poro-Nart\u00eb, ku nj\u00eb projekt zhvillimi masiv p\u00ebr turiz\u00ebm i mb\u00ebshtetur nga dh\u00ebndri i presidentit Trump, Jared Kushner, u b\u00eb shkaktar i protestave qytetare q\u00eb po mbahen prej m\u00eb shum\u00eb se dy [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91890","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91890","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91890"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91890\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91890"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91890"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91890"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}