{"id":91855,"date":"2026-06-15T17:48:15","date_gmt":"2026-06-15T17:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/15\/krasniqi-pavaresia-e-ama-s-matet-me-indikatore-dhe-jo-me-perceptime-gjykatat-kane-konfirmuar-ligjshmerine-e-vendimeve-tona\/"},"modified":"2026-06-15T17:48:15","modified_gmt":"2026-06-15T17:48:15","slug":"krasniqi-pavaresia-e-ama-s-matet-me-indikatore-dhe-jo-me-perceptime-gjykatat-kane-konfirmuar-ligjshmerine-e-vendimeve-tona","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/15\/krasniqi-pavaresia-e-ama-s-matet-me-indikatore-dhe-jo-me-perceptime-gjykatat-kane-konfirmuar-ligjshmerine-e-vendimeve-tona\/","title":{"rendered":"Krasniqi: Pavar\u00ebsia e AMA-s matet me indikator\u00eb dhe jo me perceptime. Gjykatat kan\u00eb konfirmuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e vendimeve tona"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e Autoritetit t\u00eb Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi raportoi sot n\u00eb Komisionin Parlamentar p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik lidhur me raportin e pun\u00ebs s\u00eb institucionit vitin e kaluar, ku theksoi se \u201cgjat\u00eb vitit 2025, Bordi i AMA-s ka marr\u00eb rreth 110 vendime, nd\u00ebrsa n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit jan\u00eb miratuar mbi 550 vendime, mbi 67% e t\u00eb cilave me dakord\u00ebsi unanime\u201d.<br \/>\nN\u00eb fjal\u00ebn e saj, Krasniqi tha se \u201ckjo d\u00ebshmon nj\u00eb vendimmarrje t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb ligj, profesionaliz\u00ebm dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsi institucionale. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre vendimeve p\u00ebrfshihen 27 vendime p\u00ebr konstatim pavlefshm\u00ebrie licence\/autorizimi; 48 vendime p\u00ebr rinovimin e licensave; 76 vendime p\u00ebr rinovimin e autorizimit; 6 vendime p\u00ebr heqjen e licencave; 7 vendime p\u00ebr heqjen e autorizimit; 2 vendime p\u00ebr dh\u00ebnien e licensave; 43 vendime p\u00ebr dh\u00ebnien e autorizimit; 17 vendime p\u00ebr akte n\u00ebnligjore t\u00eb ndryshme; 9 vendime p\u00ebr \u00e7elje gare p\u00ebr frekuenca t\u00eb lira Audio\/Audiovizive\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAutoriteti i Mediave Audiovizive ka kryer monitorimin e 7 fushatave zgjedhore, ka shtuar ajo, jan\u00eb marr\u00eb vendime p\u00ebr 38 gjoba p\u00ebr p\u00ebrmbajtje dhe 44 gjoba p\u00ebr pirateri televizive, t\u00eb cilat n\u00eb total llogariten n\u00eb mbi 80 milion\u00eb lek\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por si q\u00ebndrojn\u00eb k\u00ebto vendime kur jan\u00eb v\u00ebn\u00eb p\u00ebrball\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs?<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm gjat\u00eb vitit raportues, AMA ka fituar 15 procese n\u00eb Gjykat\u00eb dhe ka humbur vet\u00ebm nj\u00eb. N\u00eb pes\u00eb vitet e fundit, nga 49 procese t\u00eb p\u00ebrfunduara n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb, 44 jan\u00eb fituar nga AMA. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb afro 82%, gjykatat shqiptare kan\u00eb konfirmuar si t\u00eb drejta dhe t\u00eb bazuara n\u00eb ligj vendimet e AMA-s\u201d, tha Krasniqi.<\/p>\n<p>Krasniqi tha se \u201cpavar\u00ebsia e nj\u00eb autoriteti rregullator nuk matet me deklarata politike, as me perceptime dhe as me pretendime. Ajo matet me vendimet q\u00eb merr, me transparenc\u00ebn e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij dhe me aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i mbrojtur ato vendime p\u00ebrball\u00eb kontrollit institucional dhe gjyq\u00ebsor\u201d.<\/p>\n<p>Sipas saj, ky nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb sukses statistikor, por d\u00ebshmi se kur AMA ka nd\u00ebrhyr\u00eb ndaj pirateris\u00eb, kur ka marr\u00eb masa p\u00ebr mbrojtjen e standardeve t\u00eb transmetimit, apo kur ka k\u00ebrkuar respektimin e ligjit n\u00eb p\u00ebrmbajtjen audiovizive, ajo ka vepruar mbi baza t\u00eb q\u00ebndrueshme ligjore dhe profesionale.<br \/>\nN\u00eb fund t\u00eb fundit, shtoi Krasniqi, pavar\u00ebsia e nj\u00eb institucioni nuk provohet nga sa shpesh vendimet e tij i rezistojn\u00eb prov\u00ebs m\u00eb t\u00eb fort\u00eb: gjykimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb privilegj i institucioneve. Pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim ndaj qytetar\u00ebve. Pavar\u00ebsia provohet me vendimet q\u00eb merr, me presionet q\u00eb refuzon dhe me interesat q\u00eb nuk pranon t\u2019u n\u00ebnshtrohet. Pavar\u00ebsia fitohet \u00e7do dit\u00eb.\u00a0Fitohet kur ligji vendoset mbi interesin. Kur profesionalizmi vendoset mbi ndikimin. Kur vendimmarrja udh\u00ebhiqet nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia publike dhe jo nga kalkulimet e momentit. Dhe n\u00ebse ka nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjykuar pavar\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb institucioni, ajo nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb institucioni thot\u00eb p\u00ebr veten\u201d, theksoi Krasniqi.<\/p>\n<p>Krasniqi u shpreh se \u201cgjat\u00eb vitit 2025, K\u00ebshilli i Ankesave ka shqyrtuar 432 ankesa, 365 nga qytetar\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do dit\u00eb t\u00eb vitit nj\u00eb qytetar ka trokitur n\u00eb der\u00ebn e AMA-s p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mbrojtjen e nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb cenuar.<br \/>\nMbi 84% e k\u00ebtyre ankesave jan\u00eb paraqitur nga vet\u00eb qytetar\u00ebt. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb shif\u00ebr.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb sinjal i qart\u00eb se publiku e konsideron AMA-n nj\u00eb mekaniz\u00ebm real mbrojtjeje dhe jo nj\u00eb institucion t\u00eb larg\u00ebt burokratik.<\/p>\n<p>Gjithashtu gjat\u00eb vitit 2025 jan\u00eb shqyrtuar 329 raste programore. N\u00eb 106 prej tyre jan\u00eb konstatuar shkelje t\u00eb standardeve ligjore dhe etike p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb marr\u00eb masat e nevojshme sipas parashikimeve ligjore.<\/p>\n<p>N\u00eb total, gjat\u00eb vitit 2025 AMA ka marr\u00eb 32 vendime me sanksione gjob\u00eb (pirateri, p\u00ebrmbajtje, etj) dhe 141 masa \u201ct\u00ebrheqje v\u00ebmendje.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e Autoritetit t\u00eb Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi raportoi sot n\u00eb Komisionin Parlamentar p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik lidhur me raportin e pun\u00ebs s\u00eb institucionit vitin e kaluar, ku theksoi se \u201cgjat\u00eb vitit 2025, Bordi i AMA-s ka marr\u00eb rreth 110 vendime, nd\u00ebrsa n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit jan\u00eb miratuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91855","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91855","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91855"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91855\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91855"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91855"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91855"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}