{"id":91817,"date":"2026-06-15T11:48:58","date_gmt":"2026-06-15T11:48:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/15\/protesta-smatet-nga-fakti-nese-i-pelqen-qeverise-rama-i-pergjigjet-komentuesit-transparenca-eshte-rreshtimi-i-fakteve-bllokimi-i-rruges-eshte-mbytje-e-debatit\/"},"modified":"2026-06-15T11:48:58","modified_gmt":"2026-06-15T11:48:58","slug":"protesta-smatet-nga-fakti-nese-i-pelqen-qeverise-rama-i-pergjigjet-komentuesit-transparenca-eshte-rreshtimi-i-fakteve-bllokimi-i-rruges-eshte-mbytje-e-debatit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/15\/protesta-smatet-nga-fakti-nese-i-pelqen-qeverise-rama-i-pergjigjet-komentuesit-transparenca-eshte-rreshtimi-i-fakteve-bllokimi-i-rruges-eshte-mbytje-e-debatit\/","title":{"rendered":"\u201cProtesta s\u2019matet nga fakti n\u00ebse i p\u00eblqen qeveris\u00eb\u201d, Rama i p\u00ebrgjigjet komentuesit: Transparenca \u00ebsht\u00eb rreshtimi i fakteve, bllokimi i rrug\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbytje e debatit"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur mesazheve t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb rrjetet sociale n\u00eb lidhje me protestat.<\/p>\n<p>Kreu i qeveris\u00eb ka ndar\u00eb mesazhin  nj\u00eb prej protestuesve, i cili shkruan \u201cProtesta n\u00eb nj\u00eb demokraci nuk matet nga fakti n\u00ebse i p\u00eblqen apo jo qeveris\u00eb. Ajo matet nga e drejta e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar vendime q\u00eb ata i konsiderojn\u00eb t\u00eb padrejta ose t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr interesin publik.<\/p>\n<p>T\u00eb thuash se protesta \u201cnuk ka m\u00eb lidhje me Sazanin dhe Zv\u00ebrnecin\u201d vet\u00ebm sepse qeveria pretendon se ka ndjekur procedurat, \u00ebsht\u00eb t\u00eb harrosh se pik\u00ebrisht transparenca, mosbesimi ndaj institucioneve dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr llogaridh\u00ebnie jan\u00eb arsyet pse qytetar\u00ebt dalin n\u00eb protest\u00eb. N\u00ebse \u00e7do dokument zyrtar do t\u00eb mjaftonte p\u00ebr t\u00eb mbyllur debatin publik, at\u00ebher\u00eb protestat nuk do t\u00eb ekzistonin n\u00eb asnj\u00eb demokraci funksionale.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjen e tij, Rama ka theksuar se askush nuk e v\u00eb n\u00eb diskutim t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb protestuar, por sipas tij, protesta nuk mund t\u00eb shoq\u00ebrohet me shpifje, g\u00ebnjeshtra apo bllokime q\u00eb cenojn\u00eb l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve dhe d\u00ebmtojn\u00eb interesin publik. \u201cTransparenca nuk \u00ebsht\u00eb rreshtim i fakteve, bllokimi i rrug\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbytje e debatit\u201d, thekson Rama.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00ebher\u00eb nuk e kam menduar se protestat duhet t\u2019i p\u00eblqejn\u00eb qeveris\u00eb. Qeveria nuk pretendon se ka ndjekur procedurat, qeveria i ka t\u00eb gjitha faktet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe transparenca \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht rreshtimi i fakteve. Askush nuk k\u00ebrkon po ashtu mbyllje t\u00eb debatit publik, po dhuna online, bullizimi i njer\u00ebzve n\u00eb rrug\u00eb, bllokimi i rrug\u00ebs s\u00eb aeroportit nuk jan\u00eb debat publik, po mbytje e debatit publik, helmim i hap\u00ebsir\u00ebs publike dhe dhunim i liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb publikut.<\/p>\n<p>T\u00eb protestosh \u00ebsht\u00eb legjitime dhe askush s\u2019e ve n\u00eb diskutim k\u00ebt\u00eb. Por t\u2019u b\u00ebsh jehon\u00eb shpifjeve, g\u00ebnjeshtrave, fabrikimeve si ato q\u00eb t\u00ebrhoq\u00ebn v\u00ebmendjen e t\u00ebr\u00eb bot\u00ebs q\u00eb gjeti n\u00eb Shqip\u00ebri shesh p\u00ebr p\u00ebrsheshet e veta politike, ideologjike apo deri edhe fetare, \u00ebsht\u00eb goditje ndaj vendit padyshim! Dhe t\u00eb bllokosh deri edhe rrug\u00ebn e aeroportit \u00ebsht\u00eb c\u00ebnim i sezonit turistik dhe ekonomis\u00eb. Askush nuk i ka futur t\u00eb gjith\u00eb protestuesit n\u00eb nj\u00eb thes, po kjo protest\u00eb ka brenda mozaikut t\u00eb saj nga t\u00eb gjitha dhe \u201cturm\u00ebn e manipuluar\u201d e than\u00eb vet\u00eb protestuesit e zhg\u00ebnjyer nga ikja pas berihait mbr\u00ebm\u00eb nat\u00ebn<\/p>\n<p>M\u00eb vjen keq p\u00ebr shqet\u00ebsimin por kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, n\u00eb fund dy p\u00ebrfitues real\u00eb do t\u00eb ket\u00eb dhe e di pse? Pik\u00ebrisht sepse kjo qeveri di t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb e t\u00eb nxjerr\u00eb m\u00ebsime, nd\u00ebrsa Partia Socialiste ka me vete t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb atilla, q\u00eb njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij vendi i din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb. N\u00eb mbyllje, problemi nuk jane shpjegimet, problemi mbetet kur disa nuk duan t\u2019i degjojn\u00eb shpjegimet dhe as duan t\u00eb komunikojn\u00eb qet\u00ebsisht (rasti yt \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i rrall\u00eb n\u00eb lumin e harbimit digjital)\u201d, shkruan Rama.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur mesazheve t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb rrjetet sociale n\u00eb lidhje me protestat. Kreu i qeveris\u00eb ka ndar\u00eb mesazhin nj\u00eb prej protestuesve, i cili shkruan \u201cProtesta n\u00eb nj\u00eb demokraci nuk matet nga fakti n\u00ebse i p\u00eblqen apo jo qeveris\u00eb. Ajo matet nga e drejta e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar vendime q\u00eb ata [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91817","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91817","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91817"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91817\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91817"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91817"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91817"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}