{"id":91790,"date":"2026-06-15T09:48:18","date_gmt":"2026-06-15T09:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/15\/pse-bullgaria-ndaloi-furnizimin-me-arme-te-ukraines\/"},"modified":"2026-06-15T09:48:18","modified_gmt":"2026-06-15T09:48:18","slug":"pse-bullgaria-ndaloi-furnizimin-me-arme-te-ukraines","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/15\/pse-bullgaria-ndaloi-furnizimin-me-arme-te-ukraines\/","title":{"rendered":"Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me arm\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p>Kur ministri bullgar i Mbrojtjes tha t\u00eb mart\u00ebn se vendi i tij nuk do t\u00eb ofroj\u00eb m\u00eb arm\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn, njoftimi u duk si deja vu p\u00ebr shum\u00eb bullgar\u00eb. N\u00eb muajt menj\u00ebher\u00eb pas agresionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb n\u00eb vitin 2022, zyrtar\u00ebt bullgar\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn se \u201casnj\u00eb plumb i vet\u00ebm i prodhuar n\u00eb Bullgari\u201d nuk po d\u00ebrgohej n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb praktik\u00eb, industria e mbrojtjes e vendit rriti ndjesh\u00ebm eksportet drejt vendeve nd\u00ebrmjet\u00ebse si Polonia dhe \u00c7ekia, t\u00eb cilat m\u00eb pas furnizuan me arm\u00eb Kievin. Marr\u00ebveshja i lejoi qeveris\u00eb s\u00eb koalicionit t\u00eb Bullgaris\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb mbante nj\u00eb nga partit\u00eb e koalicionit n\u00eb qeveri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdonte t\u00eb siguronte furnizime ushtarake p\u00ebr Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb n\u00ebnkupton n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ndalimi?<\/p>\n<p>Ndalimi i fundit vlen vet\u00ebm p\u00ebr furnizimet direkte nga rezervat shtet\u00ebrore, por ai nuk e pengon industrin\u00eb bullgare t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb eksportoj\u00eb arm\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb. Shtrohet pyetja, n\u00ebse ndryshimi i politik\u00ebs nga qeveria e re e ish-presidentit Rumen Radev dhe partis\u00eb s\u00eb tij Bullgaria Progresive i drejtohet si mesazh Kievit apo, edhe nj\u00eb her\u00eb, asaj pjese t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb bullgare q\u00eb ka pik\u00ebpamje pro-ruse. Gjat\u00eb nj\u00eb seance parlamentare t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, ministri i Mbrojtjes e arsyetoi vendimin e fundit duke th\u00ebn\u00eb se vendi \u201cnuk ka m\u00eb arm\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb\u201d sepse rezervat bullgare jan\u00eb \u201cn\u00ebn nivelin minimal t\u00eb k\u00ebrkuar\u201d. Si nj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb kryeministrit Rumen Radev, vendimi i Stojanov duket se pasqyron nj\u00eb linj\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb brenda qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Bullgaria ka d\u00ebrguar 13 paketa ndihme ushtarake n\u00eb Kiev q\u00eb nga fillimi i luft\u00ebs, vet\u00eb Radev i ka kund\u00ebrshtuar vazhdimisht d\u00ebrgesat e m\u00ebtejshme t\u00eb arm\u00ebve n\u00eb Ukrain\u00eb. Tashm\u00eb kemi dh\u00ebn\u00eb mjaft, nd\u00ebrsa vendi yn\u00eb vazhdon t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb d\u00ebme socio-ekonomike nga kjo luft\u00eb e p\u00ebrgjakshme\u201d, tha Radev t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, duke mbrojtur vendimin e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vendim ekonomik apo politik?<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrmendur pasojat ekonomike t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr Bullgarin\u00eb, Radev nuk u p\u00ebrqendrua n\u00eb faktin se ndihma ushtarake e furnizuar nga rezervat shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb rimbursuar n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebrmes Fondit Evropian t\u00eb Paqes (EPF). E pyetur nga DW, Ministria e Mbrojtjes tha se Bullgaria ka marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 3 milion\u00eb euro (3.47 milion\u00eb dollar\u00eb) nga EPF n\u00eb vitin 2025 dhe 2026. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, marr\u00ebveshjet trepal\u00ebshe gjeneruan m\u00eb shum\u00eb se 200 milion\u00eb euro p\u00ebr buxhetin e ministris\u00eb. Sipas ministris\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se gjysma e k\u00ebsaj shume u p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb mbulimin e deficitit buxhetor t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrmes k\u00ebtij mekanizmi, Ushtria Bullgare dhe Ministria e Mbrojtjes mor\u00ebn fonde shtes\u00eb q\u00eb mund t\u00eb riinvestoheshin n\u00eb projektet e modernizimit ushtarak\u201d, tha p\u00ebr DW ish-ministri i Mbrojtjes Todor Tagarev. Industria private e mbrojtjes e vendit gjithashtu ka zgjeruar shitjet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb konsiderueshme dhe, sipas Peter Dilov, ish-minist\u00ebr i Ekonomis\u00eb, kjo p\u00ebrb\u00ebnte m\u00eb shum\u00eb se 4% t\u00eb PBB-s\u00eb s\u00eb Bullgaris\u00eb n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb mandatit t\u00eb Tagarevit midis 2023 dhe 2024, Bullgaria filloi t\u00eb ofronte arm\u00ebt e vjetra t\u00eb epok\u00ebs sovjetike dhe n\u00eb k\u00ebmbim mori pajisje ushtarake moderne t\u00eb standardeve t\u00eb NATO-s. Duke pasur parasysh ndalimin aktual t\u00eb eksportit t\u00eb atyre q\u00eb Tagarev i quan \u201carm\u00eb t\u00eb vjetruara\u201d, \u201cBullgaria tani po e humb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi,\u201d tha ai p\u00ebr DW. Nadezhda Neynski, e cila ishte ministre e Jashtme nga viti 1997 deri n\u00eb 2001 e ministre e p\u00ebrkohshme n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti e konfirmoi k\u00ebt\u00eb duke th\u00ebn\u00eb p\u00ebr DW: \u201cNdihma ushtarake p\u00ebr Ukrain\u00ebn nuk i pak\u00ebson aft\u00ebsit\u00eb e ushtris\u00eb bullgare, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ajo i rrit ato.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb mars 2026, Kryeministri i p\u00ebrkohsh\u00ebm bullgar Andrey Gyurov dhe ministrja e Jashtme Neynski n\u00ebnshkruan nj\u00eb marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi p\u00ebr sigurin\u00eb me Ukrain\u00ebn, duke forcuar lidhjet e mbrojtjes midis dy vendeve. Ndon\u00ebse marr\u00ebveshja u kritikua nga Rumen Radev dhe partit\u00eb pro-ruse t\u00eb Bullgaris\u00eb, t\u00eb cilat argumentuan se ai tejkalonte mandatin e nj\u00eb qeverie t\u00eb p\u00ebrkohshme, Neynski tha p\u00ebr DW se marr\u00ebveshja p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ushtrin\u00eb bullgare p\u00ebr t\u2019u modernizuar p\u00ebrmes aksesit n\u00eb \u201cteknologjin\u00eb e fundit t\u00eb mbrojtjes\u201d t\u00eb zhvilluar n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitimet e brendshme t\u00eb ndalimit t\u00eb eksportit t\u00eb arm\u00ebve<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb zgjidhej n\u00eb prill me nj\u00eb shumic\u00eb absolute, i pari i arritur nga nj\u00eb kryeminist\u00ebr bullgar q\u00eb nga viti 1997, Rumen Radev kishte b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin, duke ulur \u00e7mimet dhe duke ndjekur at\u00eb q\u00eb ai e p\u00ebrshkroi si nj\u00eb qasje \u201cpragmatike\u201d ndaj pun\u00ebve t\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>Edhe pse deklaroi se nuk do t\u00eb v\u00ebr\u00eb veton ndaj asnj\u00eb vendimi t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Ukrain\u00ebs, ai ka kritikuar Evrop\u00ebn p\u00ebr d\u00ebshtimin p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb p\u00ebrparim diplomatik me Rusin\u00eb. Radev ka qen\u00eb i kujdessh\u00ebm n\u00eb takimet e tij t\u00eb para me krer\u00ebt evropian\u00eb q\u00eb nga marrja e detyr\u00ebs, por mesazhi i tij me vendimin e ndalimit, se p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e brendshme duhet t\u00eb vijn\u00eb p\u00ebrpara ndihm\u00ebs shtes\u00eb ushtarake dhe financiare p\u00ebr Kievin duket se rezonon me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb bullgare. Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb fundit t\u00eb Eurobarometrit, 66% e bullgar\u00ebve e kund\u00ebrshtojn\u00eb financimin e blerjeve t\u00eb arm\u00ebve p\u00ebr Ukrain\u00ebn, krahasuar me 39% n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb BE-n\u00eb, megjith\u00ebse mb\u00ebshtetja n\u00eb Bullgari p\u00ebr vet\u00eb BE mbetet e lart\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur ministri bullgar i Mbrojtjes tha t\u00eb mart\u00ebn se vendi i tij nuk do t\u00eb ofroj\u00eb m\u00eb arm\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn, njoftimi u duk si deja vu p\u00ebr shum\u00eb bullgar\u00eb. N\u00eb muajt menj\u00ebher\u00eb pas agresionit rus n\u00eb Ukrain\u00eb n\u00eb vitin 2022, zyrtar\u00ebt bullgar\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn se \u201casnj\u00eb plumb i vet\u00ebm i prodhuar n\u00eb Bullgari\u201d nuk po d\u00ebrgohej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91790","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91790","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91790"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91790\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91790"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91790"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91790"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}