{"id":91713,"date":"2026-06-14T16:48:16","date_gmt":"2026-06-14T16:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/14\/ermal-meta-hap-zemren-per-alketa-vejsiun-dhe-rrefen-momentin-qe-i-ndryshoi-jeten-kur-me-thane-ne-nuk-na-do-askush-zemra-mu-copetua\/"},"modified":"2026-06-14T16:48:16","modified_gmt":"2026-06-14T16:48:16","slug":"ermal-meta-hap-zemren-per-alketa-vejsiun-dhe-rrefen-momentin-qe-i-ndryshoi-jeten-kur-me-thane-ne-nuk-na-do-askush-zemra-mu-copetua","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/14\/ermal-meta-hap-zemren-per-alketa-vejsiun-dhe-rrefen-momentin-qe-i-ndryshoi-jeten-kur-me-thane-ne-nuk-na-do-askush-zemra-mu-copetua\/","title":{"rendered":"Ermal Meta hap zemr\u00ebn p\u00ebr Alketa Vejsiun dhe rr\u00ebfen momentin q\u00eb i ndryshoi jet\u00ebn: Kur m\u00eb than\u00eb \u2018ne nuk na do askush\u2019, zemra m\u2019u cop\u00ebtua!"},"content":{"rendered":"<p>Kur flet p\u00ebr muzik\u00ebn, Ermal Meta gjen gjithmon\u00eb fjal\u00ebt e duhura. Kur flet p\u00ebr Sanremon, p\u00ebr koncertet apo p\u00ebr suksesin n\u00eb Itali, duket i qet\u00eb dhe i sigurt. Por ka nj\u00eb moment gjat\u00eb bised\u00ebs me Alketa Vejsiun n\u00eb podcastin e saj \u2018Inspire\u2019, kur z\u00ebri i tij ndryshon.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb momenti kur flet p\u00ebr dy vajzat shqiptare q\u00eb sot jetojn\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cI njoh\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri tek nj\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb quhet Sht\u00ebpia Rozalba. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vend shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sepse mot\u00ebr Alma, q\u00eb e drejton at\u00eb vend, shp\u00ebton shum\u00eb vajza nga situata shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqija. Kur shkova atje u ndjeva shum\u00eb keq nga nj\u00ebra an\u00eb. Ndjeva se jeta ime kishte nj\u00eb privilegj shum\u00eb t\u00eb madh. Edhe fakti q\u00eb un\u00eb ankohesha nganj\u00ebher\u00eb me veten time p\u00ebr disa gj\u00ebra q\u00eb nuk kishin asnj\u00eb kuptim. Kuptova q\u00eb at\u00eb fat duhej ta ndaja edhe me njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb. Nj\u00ebra prej tyre nuk donte t\u00eb jetonte n\u00eb Itali. Thoshte: \u2018Jo, mua m\u00eb p\u00eblqen m\u00eb shum\u00eb Shqip\u00ebria\u2019. Klodi dhe Lumi erdh\u00ebn tek ne. I njoh\u00ebm kur ishin 15 vje\u00e7e. Jemi frekuentuar p\u00ebr tre vjet, n\u00eb ver\u00eb, n\u00eb dim\u00ebr, gjat\u00eb festave. Kur mbush\u00ebn 18 vje\u00e7 erdh\u00ebn n\u00eb Itali. Nga ai moment jetojm\u00eb bashk\u00eb\u201d tha ai. <\/p>\n<p>Meta nuk e konsideron veten hero p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zgjedhje. Madje nuk i p\u00eblqen as m\u00ebnyra si flitet p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk dua duartrokitje. Nuk dua as ta tregoja, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn. Jam nga ata njer\u00ebz q\u00eb mendojn\u00eb se kur b\u00ebn gj\u00ebra t\u00eb mira duhet t\u2019i mbash p\u00ebr vete. Po njer\u00ebzit filluan t\u00eb pyesnin. Kush jan\u00eb k\u00ebto vajza? Pse jan\u00eb gjithmon\u00eb me ju? Dhe u detyrova ta tregoj.\u201d<\/p>\n<p>Pastaj vjen fjalia q\u00eb shpjegon gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>\u201cTi nuk zgjedh q\u00eb do dik\u00eb. Thjesht e do. Ta b\u00ebn zemra. Mua k\u00ebshtu m\u00eb ndodhi.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, gjat\u00eb gjith\u00eb intervist\u00ebs me Alketa Vejsiun, duket sikur Ermal Meta kthehet vazhdimisht te f\u00ebmij\u00ebt. Kur pyetet se cila \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e lart\u00eb e dashuris\u00eb q\u00eb ka njohur ndonj\u00ebher\u00eb, nuk mendon asnj\u00eb sekond\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cF\u00ebmij\u00ebt.\u201d<\/p>\n<p>Dhe kur flet p\u00ebr vajz\u00ebn e tij Fortuna, emocionet b\u00ebhen edhe m\u00eb t\u00eb forta, sepse si\u00e7 tregon ai lindja e saj nuk ishte e leht\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAjo ka lindur n\u00eb nj\u00eb moment shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Kjara pati nj\u00eb problem at\u00eb nat\u00eb. Placenta u shk\u00ebput. Ne ishim n\u00eb sht\u00ebpi. Makina ishte e mbuluar me gjak. Ka qen\u00eb nj\u00eb moment i tmerrsh\u00ebm. E kam ngar\u00eb makin\u00ebn si i \u00e7mendur. E shp\u00ebtuam p\u00ebr nj\u00eb minut\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb pas kujton \u00e7astin kur e pa p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur lindi, i thoja infermieres: \u2018Kjo \u00ebsht\u00eb vajza ime?\u2019. Sikur nuk e besoja. Kisha kitar\u00ebn me vete dhe i k\u00ebndoja. Aty kuptova se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuria. Nuk ekziston gj\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se ajo.\u201d<\/p>\n<p>Por rr\u00ebfimi i Ermal Met\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm histori suksesi. P\u00ebrkundrazi. \u00cbsht\u00eb historia e nj\u00eb djali q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vite nuk e ka par\u00eb veten si fitues.<\/p>\n<p>\u201cKa qen\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebri me frik\u00eb, po pa frik\u00eb. Me uri, po pa uri. E shpejt\u00eb, por edhe shum\u00eb e ngadalt\u00eb. Kur un\u00eb nuk doja t\u00eb ikja nga k\u00ebtu, sepse vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb vend njihja. Nuk njihja nj\u00eb vend tjet\u00ebr. Vet\u00ebm Fierin dhe Vlor\u00ebn. Nuk doja t\u00eb ikja sepse nuk dija ku po shkoja. Do m\u00ebsoja nj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr. Do lija gjith\u00eb shok\u00ebt q\u00eb kisha k\u00ebtu. Po u detyrova.\u201d<\/p>\n<p>Kur largohet n\u00eb Itali ishte vet\u00ebm 13 vje\u00e7. Dhe si shum\u00eb emigrant\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb asaj kohe, p\u00ebrfundoi mes dy bot\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cKur u ktheva pas nj\u00eb viti isha shum\u00eb italian k\u00ebtu dhe vazhdoja t\u00eb isha shum\u00eb shqiptar atje.\u201d<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb larguar kurr\u00eb prej tij, jo vet\u00ebm si kujtim, por edhe si burim frym\u00ebzimi.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb pus shum\u00eb t\u00eb thell\u00eb, nga i cili rrjedhin gjithmon\u00eb ndjenja, mendime, frym\u00ebzim. Nuk e di \u00e7far\u00eb ka aty brenda. Nganj\u00ebher\u00eb dalin edhe gj\u00ebra q\u00eb m\u00eb godasin, q\u00eb m\u00eb vrasin, por nuk dua ta mbyll. Po e mbylla at\u00eb pus, shterroj edhe vet\u00eb.\u201d thot\u00eb ai<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb intervist\u00ebs, Alketa Vejsiu i thot\u00eb se nuk do t\u00eb donte q\u00eb asnj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb provonte urin\u00eb. Meta e sheh ndryshe.<\/p>\n<p>\u201cUrin\u00eb e kam ndjer\u00eb. Po ajo uri nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e keqe. Ajo uri pastaj transferohet nga stomaku te syt\u00eb. Edhe kur ngelet te syt\u00eb, pastaj ti je n\u00eb gjendje t\u00eb arrish \u00e7do gj\u00eb. Uria i duhet njeriut.\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb pas shton:<\/p>\n<p>\u201cPo t\u00eb kthehesha mbrapa do t\u2019i b\u00ebja t\u00eb gjitha. Nuk them se m\u00eb ka munguar ndonj\u00eb gj\u00eb. Nuk kam pasur kurr\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe. Kam ndjekur gjithmon\u00eb \u00ebndrrat e mia p\u00ebrmes artit.\u201d<\/p>\n<p>Sot duket e leht\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr Ermal Met\u00ebn si artist i suksessh\u00ebm. Fitues i Sanremos. Autor k\u00ebng\u00ebsh p\u00ebr emrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb muzik\u00ebs italiane. Nj\u00eb nga artist\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Por ai e kujton vazhdimisht se rruga ka qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb sesa duket.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb talent kush e di se \u00e7far\u00eb. Kam pasur nj\u00eb vullnet t\u00eb tmerrsh\u00ebm. Talenti mund edhe t\u00eb t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se nuk punon. Ka gjithmon\u00eb nj\u00eb person m\u00eb t\u00eb talentuar se ti. Diferenc\u00ebn e b\u00ebn sa punon. Sa kallo ke n\u00ebp\u00ebr duar. Edhe un\u00eb duart i kam plot me kallo.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb mosh\u00ebn 16-17 vje\u00e7 punonte n\u00eb restorante. Kur kthehej n\u00eb sht\u00ebpi, nuk flinte.<\/p>\n<p>\u201cKthehesha nga puna. Nga ora 11 e nat\u00ebs deri n\u00eb 7 t\u00eb m\u00ebngjesit ushtrohesha n\u00eb piano dhe kitar\u00eb. \u00c7do nat\u00eb. E dija q\u00eb kishte gjithmon\u00eb dik\u00eb m\u00eb t\u00eb talentuar se un\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Dhe kur njer\u00ebzit i thoshin se ishte e pamundur t\u00eb b\u00ebhej muzikant n\u00eb Itali, ai vazhdonte.<\/p>\n<p>\u201cKam pasur shum\u00eb arsye p\u00ebr t\u2019u dor\u00ebzuar dhe shum\u00eb pak arsye p\u00ebr t\u00eb vazhduar. Kam zgjedhur t\u00eb d\u00ebgjoj ato pak arsye.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb bised\u00ebs, Alketa Vejsiu e pyet se \u00e7far\u00eb e mban gjall\u00eb sot. Jo artistin. Njeriun. P\u00ebrgjigjja e tij vjen menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFamilja.\u201d<\/p>\n<p>Ndoshta sepse pas gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve, pas Sanremos, pas skenave t\u00eb m\u00ebdha, pas mij\u00ebra kilometrave larg Shqip\u00ebris\u00eb, Ermal Meta duket se ka kuptuar di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Suksesi \u00ebsht\u00eb i bukur por njer\u00ebzit q\u00eb ke pran\u00eb jan\u00eb arsyeja pse ia vlen.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur flet p\u00ebr muzik\u00ebn, Ermal Meta gjen gjithmon\u00eb fjal\u00ebt e duhura. Kur flet p\u00ebr Sanremon, p\u00ebr koncertet apo p\u00ebr suksesin n\u00eb Itali, duket i qet\u00eb dhe i sigurt. Por ka nj\u00eb moment gjat\u00eb bised\u00ebs me Alketa Vejsiun n\u00eb podcastin e saj \u2018Inspire\u2019, kur z\u00ebri i tij ndryshon. \u00cbsht\u00eb momenti kur flet p\u00ebr dy vajzat shqiptare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91713","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91713","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91713"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91713\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91713"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91713"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91713"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}