{"id":91706,"date":"2026-06-14T15:48:18","date_gmt":"2026-06-14T15:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/14\/shqiperia-perparim-drejt-be-eurodeputeti-bullgar-protestat-jane-pjese-e-demokracise-zgjidhja-u-takon-institucioneve-shqiptare\/"},"modified":"2026-06-14T15:48:18","modified_gmt":"2026-06-14T15:48:18","slug":"shqiperia-perparim-drejt-be-eurodeputeti-bullgar-protestat-jane-pjese-e-demokracise-zgjidhja-u-takon-institucioneve-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/14\/shqiperia-perparim-drejt-be-eurodeputeti-bullgar-protestat-jane-pjese-e-demokracise-zgjidhja-u-takon-institucioneve-shqiptare\/","title":{"rendered":"\u201cShqip\u00ebria p\u00ebrparim drejt BE,\u201d eurodeputeti bullgar: Protestat jan\u00eb pjes\u00eb e demokracis\u00eb, zgjidhja u takon institucioneve shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Eurodeputeti bullgar Andrey Kovatchev ka vler\u00ebsuar progresin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt Bashkimit Evropian, nd\u00ebrsa ka komentuar edhe protestat q\u00eb po zhvillohen n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Kovatchev tha se jav\u00ebn e ardhshme Parlamenti Evropian pritet t\u00eb miratoj\u00eb n\u00eb seanc\u00eb plenare raportin vjetor t\u00eb zgjerimit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe se institucionet evropiane e mir\u00ebpresin p\u00ebrparimin e b\u00ebr\u00eb nga vendi.<\/p>\n<p>\u201cJemi shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb ndodhemi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Shqip\u00ebri, s\u00eb bashku me koleg\u00ebt e mi nga Parlamenti Bullgar. Jav\u00ebn e ardhshme n\u00eb Strasburg, ne do t\u00eb miratojm\u00eb n\u00eb seanc\u00eb plenare raportin vjetor t\u00eb zgjerimit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Ne e mir\u00ebpresim progresin e b\u00ebr\u00eb nga Shqip\u00ebria dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha partit\u00eb shqiptare jan\u00eb aq t\u00eb p\u00ebrkushtuara ndaj integrimit evropian. Ne shpresojm\u00eb n\u00eb Parlamentin Evropian, por edhe koleg\u00ebt e mi nga Parlamenti Bullgar t\u00eb cil\u00ebt gjithashtu mb\u00ebshtesin fuqish\u00ebm integrimin evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb zgjerimi i radh\u00ebs i Bashkimit Evropian t\u00eb jet\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Malin e Zi.\u201d tha ai.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse protestat mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb procesin e integrimit, eurodeputeti bullgar tha se zhvillimet po ndiqen nga af\u00ebr, por theksoi se zgjidhja u takon institucioneve dhe politik\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>\u201cNe po monitorojm\u00eb shum\u00eb nga af\u00ebr \u00e7do zhvillim. Kjo sigurisht i takon klas\u00ebs politike n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb ta zgjidh\u00eb dhe t\u00eb ndjek\u00eb t\u00eb gjitha standardet, ve\u00e7an\u00ebrisht ato ekologjike, me t\u00eb gjitha investimet q\u00eb duhen b\u00ebr\u00eb. Ne nuk po nd\u00ebrhyjm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb, por sigurisht q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb tekst n\u00eb raport-progresin q\u00eb lidhet me p\u00ebrmbushjen e t\u00eb gjitha ligjeve dhe standardeve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ekologjin\u00eb, por edhe me zhvillimin rajonal dhe turizmin\u201d, u shpreh ai.<br \/>\nKovatchev tha se protestat jan\u00eb pjes\u00eb e demokracis\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb ato zhvillohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi shum\u00eb t\u00eb m\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb. Dua t\u00eb th\u00ebm se \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohet z\u00ebri i popullit, n\u00ebse gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e qet\u00eb dhe paq\u00ebsore. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb gjithashtu thirrja jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha partit\u00eb n\u00eb pushtet dhe ato t\u00eb opozit\u00ebs: t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qeta, t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe t\u00eb gjejn\u00eb zgjidhjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt. P\u00ebr qytetar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, m\u00eb e mira \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur n\u00eb Bashkimin Evropian dhe t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb s\u00eb bashku familjen ton\u00eb evropiane, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb shum\u00eb sfiduese p\u00ebr bot\u00ebn. Kemi shum\u00eb probleme gjeopolitike rreth nesh dhe Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aleate shum\u00eb e mir\u00eb n\u00eb NATO, dhe tani, shum\u00eb shpejt, edhe n\u00eb Bashkimin Evropian.\u201d, deklaroi ai.<br \/>\nI pyetur se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb autoritetet shqiptare p\u00ebrball\u00eb protestave, Kovatchev tha se duhet t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb qytetar\u00ebt dhe t\u00eb respektojn\u00eb legjislacionin dhe standardet mjedisore, duke theksuar se Parlamenti Evropian nuk nd\u00ebrhyn n\u00eb politik\u00ebn e brendshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb njer\u00ebzit dhe t\u00eb ndjek\u00eb t\u00eb gjith\u00eb legjislacionin dhe t\u00eb gjitha standardet mjedisore \u2013 gj\u00eb q\u00eb jam i sigurt se do t\u00eb jet\u00eb edhe n\u00eb tekstin e Parlamentit Evropian. Por, ne n\u00eb Parlamentin Evropian nuk do t\u00eb nd\u00ebrhyjm\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e brendshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe b\u00ebjm\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb mir\u00eb mes partis\u00eb n\u00eb pushtet dhe partive opozitare.\u201d, tha ai.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eurodeputeti bullgar Andrey Kovatchev ka vler\u00ebsuar progresin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt Bashkimit Evropian, nd\u00ebrsa ka komentuar edhe protestat q\u00eb po zhvillohen n\u00eb vend. Kovatchev tha se jav\u00ebn e ardhshme Parlamenti Evropian pritet t\u00eb miratoj\u00eb n\u00eb seanc\u00eb plenare raportin vjetor t\u00eb zgjerimit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe se institucionet evropiane e mir\u00ebpresin p\u00ebrparimin e b\u00ebr\u00eb nga vendi. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91706","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91706","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91706"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91706\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91706"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91706"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91706"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}