{"id":91690,"date":"2026-06-14T14:48:12","date_gmt":"2026-06-14T14:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/14\/pertej-largimit-dhe-burgut-revolta-e-rruges-dhe-transformimi-politik\/"},"modified":"2026-06-14T14:48:12","modified_gmt":"2026-06-14T14:48:12","slug":"pertej-largimit-dhe-burgut-revolta-e-rruges-dhe-transformimi-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/14\/pertej-largimit-dhe-burgut-revolta-e-rruges-dhe-transformimi-politik\/","title":{"rendered":"P\u00ebrtej largimit dhe burgut! Revolta e rrug\u00ebs dhe transformimi politik \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p><strong>Nga Lutfi Dervishi<\/strong><\/p>\n<p>1. Thirrjet \u201cRama, jep dor\u00ebheqjen\u201d, \u201cRama n\u00eb burg\u201d, \u201cBerisha n\u00eb burg\u201d jan\u00eb shprehje t\u00eb nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie t\u00eb akumuluar prej vitesh. Ato d\u00ebshmojn\u00eb nj\u00eb mosbesim t\u00eb thell\u00eb q\u00eb shkon p\u00ebrtej pushtetit: qytetar\u00ebt nuk besojn\u00eb m\u00eb as te opozita, as te mediat, as tek elitat ekonomike apo ato universitare\/akademike. N\u00eb thelb, sot po kontestohet vet\u00eb funksionimi i sistemit.<\/p>\n<p>2. Shtrirja e protest\u00ebs n\u00eb diaspor\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb realitet edhe m\u00eb t\u00eb qart\u00eb. Ajo nuk lidhet thjesht me nj\u00eb vendim apo projekt specifik; \u00ebsht\u00eb revolt\u00eb ndaj nj\u00eb modeli zhvillimi q\u00eb nuk prodhon mund\u00ebsi p\u00ebr shumic\u00ebn. Nj\u00eb model q\u00eb d\u00ebbon \u00e7do vit mij\u00ebra t\u00eb rinj p\u00ebrmes emigrimit dhe q\u00eb perceptohet si nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb ec\u00ebn vaj p\u00ebr nj\u00eb pakic\u00eb, por ka ngecur p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>3. Ajo q\u00eb ndihet n\u00eb aj\u00ebr \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa emergjente p\u00ebr ndryshim. Ve\u00e7se ndryshimi nuk duhet ngat\u00ebrruar me hakmarrjen. N\u00ebse thirrjet p\u00ebr burg shnd\u00ebrrohen n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb ta jap\u00eb turma, at\u00ebher\u00eb rrezikojm\u00eb t\u00eb kthehemi pas n\u00eb koh\u00eb. Shqip\u00ebria e ka provuar nj\u00eb her\u00eb logjik\u00ebn ku armiku shpallej n\u00eb shesh dhe vendimi jepej para se t\u00eb fliste gjykata. Pasojat e asaj kulture politike i kemi paguar p\u00ebr dekada, duke nd\u00ebrtuar komunizmin m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb gjith\u00eb Lindjen Komuniste.<\/p>\n<p>4. Prandaj, p\u00ebrtej logjik\u00ebs klasike t\u00eb revolucioneve historike q\u00eb shembin gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb shpesh nj\u00eb arbitraritet t\u00eb ri, kap\u00ebrcimi i k\u00ebsaj krize k\u00ebrkon nj\u00eb transformim t\u00eb thell\u00eb institucional, jo shp\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb shtetit. Ndryshimi i v\u00ebrtet\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsor nuk vjen kur institucionet z\u00ebvend\u00ebsohen nga sheshet, por kur ato \u00e7lirohen nga kapja politike dhe fitojn\u00eb besimin e qytetar\u00ebve, duke forcuar shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs. Nj\u00eb th\u00ebnie e njohur e John F. Kennedy-t mbetet fatkeq\u00ebsisht aktuale: \u201cAta q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur revolucionin paq\u00ebsor, e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pashmangsh\u00ebm revolucionin e dhunsh\u00ebm.\u201d Pik\u00ebrisht k\u00ebtu duhet t\u00eb filloj\u00eb kthesa.<\/p>\n<p>5. Mjaftimi i shumic\u00ebs me nj\u00eb deklarat\u00eb formale se \u201crespektohet e drejta e protest\u00ebs\u201d, duke num\u00ebruar protestuesit e duke pritur q\u00eb njer\u00ebzit t\u2019i largoj\u00eb vapa, Bot\u00ebrori apo lodhja, \u00ebsht\u00eb sa naiv, aq edhe i rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p>6. Edhe opozita p\u00ebrbalhet me nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb. P\u00ebr vite me radh\u00eb atyre q\u00eb votojn\u00eb u \u00ebsht\u00eb ofruar zgjedhja: ose me nj\u00ebrin, ose me tjetrin. Protestuesit po thon\u00eb: as me nj\u00ebrin, as me tjetrin. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se opozita nuk ka ngritur probleme reale apo nuk ka b\u00ebr\u00eb denoncime t\u00eb forta e protesta. Por protesta e k\u00ebtyre dy jav\u00ebve po d\u00ebshmon se ekziston nj\u00eb segment i gjer\u00eb qytetar\u00ebsh q\u00eb nuk gjejn\u00eb m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim te aktor\u00ebt ekzistues politik\u00eb. Kjo k\u00ebrkon reflektim, rinovim dhe aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb sinkron me situat\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00ebse deri tani ka munguar vullneti p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin, klientelizmin dhe monopolet, pyetja q\u00eb shtrohet sot \u00ebsht\u00eb: a mund t\u00eb krijohet nj\u00eb vullnet i ri politik? Nj\u00eb model ku suksesi varet nga meritokracia dhe ku tregu nuk deformohet nga privilegjet e pushtetit.<\/p>\n<p>7. Pyetja e madhe q\u00eb q\u00ebndron pezull mbi sheshe \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ky presion i rrug\u00ebs do t\u00eb mbetet nj\u00eb l\u00ebvizje amorfe presioni, apo do t\u00eb ket\u00eb guximin dhe pjekurin\u00eb t\u00eb marr\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb l\u00ebvizjeje t\u00eb re politike. Historia na m\u00ebson se revolta pa organizim thjesht riciklon elitat e vjetra. Q\u00eb ky vrull t\u00eb mos tretet si val\u00eb e radh\u00ebs, ai duhet t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb faz\u00ebn e refuzimit dhe t\u00eb kthehet n\u00eb struktur\u00eb: nj\u00eb platform\u00eb e re, e lindur nga posht\u00eb, q\u00eb nuk synon thjesht z\u00ebvend\u00ebsimin e emrave, por transformimin e rregullave t\u00eb loj\u00ebs dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e asaj Shqip\u00ebrie q\u00eb sot nuk e gjen veten n\u00eb asnj\u00eb logo ekzistuese. \u00c7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb, protesta tashm\u00eb e ka ndryshuar Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>8. Reflektim k\u00ebrkohet edhe nga elita ekonomike. Debati nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse duhet nd\u00ebshkuar suksesi apo kapitali, por sa i ndersh\u00ebm \u00ebsht\u00eb tregu. Kur hendeku mes fituesve dhe humb\u00ebsve thellohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb frikshme, sistemi rrezikon t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb. Ashtu sikund\u00ebr komunizmi i eg\u00ebr la pasoja, edhe kapitalizmi i eg\u00ebr ka kostot e veta sociale. Biznesi i madh (oligark\u00ebt) duhet t\u00eb shk\u00ebputet nga var\u00ebsia ndaj tender\u00ebve publik\u00eb dhe favoreve politike, duke u orientuar drejt p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb sociale, rritjes s\u00eb dinjitetshme t\u00eb pagave dhe konkurrenc\u00ebs s\u00eb past\u00ebr.<\/p>\n<p>9. Reflektim k\u00ebrkohet edhe nga universitetet dhe akademia. N\u00eb shum\u00eb prej debateve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme publike, z\u00ebri i ekspertiz\u00ebs ka munguar ose ka qen\u00eb i zbeht\u00eb. Nj\u00eb shoq\u00ebri nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet vet\u00ebm te politikan\u00ebt dhe analist\u00ebt. Vendi ka nevoj\u00eb edhe p\u00ebr mendimin kritik t\u00eb studiuesve, profesor\u00ebve dhe institucioneve akademike, q\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb zgjidhje shkencore p\u00ebr r\u00ebnien demografike, si dhe p\u00ebr reformat zgjedhore, territoriale, ekonomike e arsimore.<\/p>\n<p>10. Qytetar\u00ebve u ka ardhur n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs nga debatet banale e t\u00eb pafundme n\u00eb media; ata kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr informacion, jo p\u00ebr propagand\u00eb; p\u00ebr analiza, jo p\u00ebr etiketime. Media duhet t\u00eb kthehet te misioni i saj: investigimi, verifikimi i fakteve dhe mbajtja e pushtetit n\u00eb skaner. Ajo nuk mund t\u00eb jet\u00eb as z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e qeveris\u00eb, por as gjykat\u00eb popullore q\u00eb b\u00ebn lin\u00e7ime digjitale.<\/p>\n<p>11. Natyrisht, n\u00eb \u00e7do protest\u00eb masive ka zem\u00ebrim dhe emocione q\u00eb her\u00eb pas her\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb teprime. Por pak\u00ebnaq\u00ebsia legjitime nuk mund t\u00eb justifikoj\u00eb dhun\u00ebn verbale apo lin\u00e7imin e kujtdo q\u00eb mendon ndryshe, qofshin k\u00ebta edhe gazetar\u00eb t\u00eb identifikuar si mbrojt\u00ebs t\u00eb qeveris\u00eb. Liria e shprehjes \u00ebsht\u00eb elementi themelor q\u00eb e ndan nj\u00eb protest\u00eb qytetare nga anarkia. Lin\u00e7imi \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta e protest\u00ebs paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>12. Ndryshimi nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb i leht\u00eb; ai k\u00ebrkon durim, sakrific\u00eb dhe pjekuri. Por sot, p\u00ebrgjegj\u00ebsia kryesore bie mbi ata q\u00eb kan\u00eb timonin e vendimmarrjes. Historia tregon se krizat e m\u00ebdha nuk zgjidhen duke pritur q\u00eb koha t\u2019i zbeh\u00eb ato. A do t\u00eb lexohet n\u00eb koh\u00eb mesazhi i protest\u00ebs p\u00ebr ndryshim, apo do t\u00eb vijohet me t\u00eb vjetr\u00ebn, duke pritur q\u00eb stuhia t\u00eb kaloj\u00eb vetvetiu?!<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lutfi Dervishi 1. Thirrjet \u201cRama, jep dor\u00ebheqjen\u201d, \u201cRama n\u00eb burg\u201d, \u201cBerisha n\u00eb burg\u201d jan\u00eb shprehje t\u00eb nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie t\u00eb akumuluar prej vitesh. Ato d\u00ebshmojn\u00eb nj\u00eb mosbesim t\u00eb thell\u00eb q\u00eb shkon p\u00ebrtej pushtetit: qytetar\u00ebt nuk besojn\u00eb m\u00eb as te opozita, as te mediat, as tek elitat ekonomike apo ato universitare\/akademike. N\u00eb thelb, sot po kontestohet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91690","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91690","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91690"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91690\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91690"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91690"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91690"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}