{"id":91673,"date":"2026-06-14T12:48:14","date_gmt":"2026-06-14T12:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/14\/pjeter-trashaj-merr-322-mln-leke-per-kositjen-e-barit-ne-sut-kush-e-dyfishoi-fondin-e-lulishtes\/"},"modified":"2026-06-14T12:48:14","modified_gmt":"2026-06-14T12:48:14","slug":"pjeter-trashaj-merr-322-mln-leke-per-kositjen-e-barit-ne-sut-kush-e-dyfishoi-fondin-e-lulishtes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/14\/pjeter-trashaj-merr-322-mln-leke-per-kositjen-e-barit-ne-sut-kush-e-dyfishoi-fondin-e-lulishtes\/","title":{"rendered":"Pjet\u00ebr Trashaj merr 322 MLN lek\u00eb p\u00ebr kositjen e barit n\u00eb SUT\/ Kush e dyfishoi fondin e lulishtes? \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>N\u00ebnt\u00eb muaj zgjati tenderi i p\u00ebr kositjen e barit t\u00eb Spitalit Universitar t\u00eb Traum\u00ebs, ku b\u00ebhej pazari se cili do t\u2019i xhironte 322 milion\u00eb lek\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb mbledhjen e Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik (KPP) m\u00eb 20 maj 2026, u dha drita jeshile. M\u00eb konkretisht b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prokurimin \u201cKryerje e sh\u00ebrbimit t\u00eb Gjelb\u00ebrimit n\u00eb SUT\u201d p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 36 mujore\u201d.<\/p>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n\n<p>Tenderi u njoftua fillimisht m\u00eb 12 shtator 2025 dhe u mbajt m\u00eb 13 tetor. L\u00ebvizjet e drejtoresh\u00ebs Edlira Bode q\u00eb kishin nisur qysh me fryrjen e fondit limit do t\u00eb diktonin l\u00ebkundje t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb shpalljen e fituresit. N\u00eb dat\u00eb 22 tetor 2025 fituesi ishte kompania \u201cASI INVEST\u201d shpk.<\/p>\n<p>Situata u p\u00ebrmbys pas Vitit t\u00eb Ri. M\u00eb 7 janar 2026, pas ankes\u00ebs n\u00eb KPP, \u00ebsht\u00eb shpallur fitues operatori ekonomik A l b G a r d e n shpk me pronar Pjet\u00ebr Trashajn. Nuk e dim\u00eb se si e ka p\u00ebrllogaritur fondin limit komisioni i Edlira Bodes, por shifra nuk ka lidhje me tregun.<\/p>\n\n<p>K\u00ebt\u00eb e nxjerr zbuluar niveli i ofertave t\u00eb dor\u00ebzuara nga operator\u00ebt, q\u00eb jan\u00eb mbi 100 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb posht\u00eb fondit limit.<\/p>\n\n<p>Open Data Albania e ka vler\u00ebsuar tenderin me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d p\u00ebr riskun e korrupsionit. Qindra milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces korruptiv!<\/p>\n<p>Po cilat qenka sh\u00ebrbimet q\u00eb ka porositur drejtoresh\u00eb Edlira? Sipas dokumenteve, procesi kryesor \u00ebsht\u00eb \u201cPastrim me kreh\u00ebr bari i mjediseve t\u00eb gjelb\u00ebrta dhe largimi i tyre\u201d. M\u00eb tej shpjegohet funksioni ekologjik i i k\u00ebtij sh\u00ebrbimi, i cili \u201cndihmon n\u00eb ajrosjen e barit, lejon qarkullimin e ajrit n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb dhe p\u00ebrmir\u00ebson cil\u00ebsin\u00eb e tok\u00ebs; Rigjenerimin natyral t\u00eb bim\u00ebsis\u00eb, duke mbajtur t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb koh\u00eb sip\u00ebrfaqet e gjelb\u00ebrta; P\u00ebrmir\u00ebsimi i estetik\u00ebs s\u00eb territorit t\u00eb SUT, duke krijuar nj\u00eb ambient m\u00eb t\u00eb past\u00ebr, t\u00eb rregullt dhe t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm p\u00ebr pacient\u00ebt, vizitor\u00ebt dhe stafin mjek\u00ebsor\u201d.<\/p>\n\n<p>Pastaj vjen kositja, vaditja, mbjellje bari, krasitja e pem\u00ebve dhe e shkurreve, mir\u00ebmbjatja e luleve.<\/p>\n<p>Operatori Ekonomik do t\u00eb vendos\u00eb tabelat nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese informuese n\u00eb zona t\u00eb gjelb\u00ebrta. Pastaj \u00ebsht\u00eb edhe lyerja me g\u00eblqere e trungut t\u00eb pem\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>K\u00ebto jan\u00eb pun\u00ebt e p\u00ebrditshme t\u00eb disa kopshtar\u00ebve, q\u00eb spitali mund t\u2019i pun\u00ebsonte dhe t\u2019i kursente k\u00ebto qindra milion\u00eb lek\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se sa lulishte ka Spitali i Traum\u00ebs dhe nuk justifikohet me asnj\u00eb lloj preventivi ky harxhim i buxhetit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Faktet t\u00eb cojn\u00eb tek gjurm\u00ebt e vjedhjes. Kalimi i Operatorit t\u00eb Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara n\u00eb var\u00ebsin\u00eb e ministrit Blendi Gonxhe, i ka dh\u00ebn\u00eb kurajo drejtoresh\u00ebs s\u00eb SUT, Edlira Bode q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb prokurimi me nj\u00eb fond t\u00eb fryr\u00eb p\u00ebr gjelb\u00ebrimin.<\/p>\n<p>Lulishtja \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ka qen\u00eb edhe para tre vjet\u00ebve, kontrata \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta (p\u00ebrvec datave dhe fondit limit) sh\u00ebrbimi q\u00eb k\u00ebrkohet nuk ka ndryshuar.<\/p>\n<p>N\u00eb 7 tetor 2021, Agjencia e Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme ( e cila ka kaluar n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ministrit Blendi Gonxhe, me ndryshimin nga agjenci n\u00eb operator) ka mbajtur tenderin me dy lote:<\/p>\n<p>Loti 1 \u201cSh\u00ebrbim gjelb\u00ebrimi p\u00ebr Spitalin Universitar t\u00eb Traum\u00ebs.<\/p>\n<p>Loti 2 \u201cSh\u00ebrbim gjelb\u00ebrimi p\u00ebr Qendr\u00ebn Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d. Fondi limit i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i marr\u00ebveshjes kuad\u00ebr: 259 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Fondi limit i lotit 1: 165 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>P\u00ebr lotin 2, fondi 93 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH. Nd\u00ebrsa koh\u00ebzgjatja e kontrat\u00ebs ishte 36 muaj (tre vjet) nga data e n\u00ebnshkrimit.<\/p>\n<p>Dyfishimi i fondit n\u00eb vitin 2025 p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, t\u00eb con tek dyshimi se k\u00ebto para jan\u00eb objekt korrupsioni. Gjat\u00eb 3 vjet\u00ebve t\u00eb kaluara, sipas kontrat\u00ebs, duhet t\u00eb ishin mbjell\u00eb 1560 cop\u00eb pem\u00eb dekorative, 1326 cop\u00eb shkurre dekorative 2586 met\u00ebr linear ligustra, 2586 lule dekorative dhe 1600 met\u00ebr katror lulishte. Dyshojm\u00eb se jan\u00eb mbjelle kaq shum\u00eb pem\u00eb, duke par\u00eb terrenin e zhveshur rrotull Spitalit t\u00eb traum\u00ebs!<\/p>\n\n<p>Por duke i marr\u00eb shifrat t\u00eb mir\u00ebqena, tashm\u00eb duhej ulur kostoja duke e kufizuar vet\u00ebm n\u00eb mir\u00ebmbajtjen e tyre, sic jan\u00eb ujitja, krasitja, prashitja, apo nd\u00ebrrimi i koshave dhe i stolave.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi drejtoresha Bode ka p\u00ebrllogaritur nj\u00eb super fond, q\u00eb t\u00eb k\u00ebnaq\u00eb edhe shijet e Blendi Gonxhes n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender.<\/p>\n<p>Plani i manipulimit t\u00eb tenderit \u00ebsht\u00eb me dy faza. N\u00eb fillim tenderi i jepet nj\u00eb operatori q\u00eb nuk plot\u00ebson kushtet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb i hapet rruga kompanis\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pazari, ta ankimoj\u00eb dhe t\u00eb rregulloj\u00eb \u201cletrat\u201d me KPP-n\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu m\u00eb 31 tetor 2025, n\u00eb KPP \u00ebsht\u00eb administruar ankesa e operatorit ekonomik \u201cAlbGarden\u201d SHPK. \u00a0Firma e Pjet\u00ebr Trashajt kund\u00ebrshtonte kualifikimin e ofert\u00ebs fituese t\u00eb paraqitur nga operatori ekonomik \u201cAsi Invest\u201d SHPK n\u00eb tender. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb ka ankimuar edhe kompania \u201cRej\u201d shpk e cila ishte skualifikuar nga gara.<\/p>\n<p>M\u00eb 11 dhjetor 2025, KPP vendosi t\u00eb pranoj\u00eb dy ankesat dhe urdh\u00ebroi komisionin e tenderit t\u00eb b\u00ebnte rivler\u00ebsimin e ofertave t\u00eb \u201cRej\u201d shpk dhe t\u00eb fituesit \u201cAsi Invest\u201d SHPK, duke e skualifikuar at\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 29 dhjetor 2025, KPP verifikoi zbatimin e vendimit dhe vendosi t\u00eb lejoj\u00eb autoritetin kontraktor p\u00ebr vijimin me hapat e metejshem t\u00eb tenderit.<br \/>Rezultati i k\u00ebsaj manovre ishte shpallja e fituesit t\u00eb ri, \u201cAlbgarden\u201d e Pjet\u00ebr Trashajt. Nd\u00ebrsa firma \u201cRej\u201d shpk nuk mori asgj\u00eb p\u00ebrvec se iu kthye tarifa e ankes\u00ebs. Vendimi e linte s\u00ebrish t\u00eb skualifikuar kompanin\u00eb e dyt\u00eb ankimuese.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, \u201cRej\u201d shpk, q\u00eb shquhet p\u00ebr numrin e lart\u00eb t\u00eb ankessave dhe e ka KPP si \u201csht\u00ebpin\u00eb\u201d e saj, vendosi ta mbaj\u00eb tenderin edhe p\u00ebr ca koh\u00eb t\u00eb bllokuar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u201cRej\u201d b\u00ebri nj\u00eb ankes\u00eb t\u00eb re, duke fituar koh\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb ndryshonin rrethanat.<br \/>K\u00ebshtu n\u00eb 19 janar 2026, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb pran\u00eb KPP nj\u00eb ankes\u00eb nga \u201cRej\u201d shpk. Fillimisht denoncimi ishte refuzuar nga komisioni i tenderit.<\/p>\n<p>KPP q\u00eb e ka koh\u00ebn me tepric\u00eb, mori 4 muaj p\u00ebr t\u2019u menduar. M\u00eb 20 prill 2026, KPP pranoi ankes\u00ebn e operatorit ekonomik \u201cRej\u201d SHPK dhe urdh\u00ebroi Autoritetin Kontraktor t\u00eb rivleresonte oferten e paraqitur nga kompania.<\/p>\n\n<p>Ky ishte nj\u00eb vendim sa p\u00ebr t\u00eb mbyllur c\u00ebshtjen, sepse pazari me Pjet\u00ebr Trashajn duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i mbyllur qysh n\u00eb nisje t\u00eb tenderit.<br \/>K\u00ebshtu, n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 20 maj 2026, KPP pranoi vendimin e \u201cskualifikimit\u201d t\u00eb \u201cRej\u201d shpk dhe hapi drit\u00ebn jeshile p\u00ebr lidhjen e kontrat\u00ebs me Pejt\u00ebr Trashajn.<br \/>Biznesmeni Trashaj \u00ebsht\u00eb akuzuar vazhdimisht se nuk i zbaton kontratat, mashtron me informacionet n\u00eb tendera, p\u00ebrfiton p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb pakryera.<\/p>\n<p>Trashaj \u00ebsht\u00eb akuzuar se merrte tendera n\u00eb konflikt interesi, pasi i biri ishte funksionar n\u00eb Ministrin\u00eb e Mjedisit, pas vitit 2014. Sidomos, kjo kompani mbahet si p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr d\u00ebshtimin e projektit t\u00eb ripyll\u00ebzimit n\u00eb Lur\u00eb, ku u shpenzuan 1.2 milion\u00eb euro.<\/p>\n\n<p>Edhe vitet e fundit ka vazhduar e nj\u00ebjta histori, kompania merr fonde t\u00eb m\u00ebdha me nd\u00ebrhyrje dhe favorizime.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017, Pjet\u00ebr Trashaj mori n\u00eb tender nga Bashkia Sarand\u00eb, ku Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit i gjeti se Alb Garden i kishte shkaktuar buxhetit 5 milion\u00eb lek\u00eb d\u00ebme.<\/p>\n<p>Duke u bazuar n\u00eb rekomandimet e l\u00ebna nga auditimi i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb Bashki, \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar q\u00eb Bashkia Sarand\u00eb t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb shoq\u00ebris\u00eb pagimin e d\u00ebmit n\u00eb mas\u00ebn rreth 6 milion\u00eb lek\u00eb si kamat\u00eb vonesa p\u00ebr shkeljet e afateve kontraktore.<\/p>\n\n<p>Trashaj jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i paguante detyrimet dhe taksat n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki, por k\u00ebrkonte t\u00eb merrte nj\u00eb tender tjet\u00ebr nga ky institucion. Me t\u00eb drejt\u00eb, bashkia e p\u00ebrjashtoi nga tenderi.<\/p>\n<p>Por Trashaj kishte miq n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb KPP. Kryetarja e asaj kohe n\u00eb KPP, Evis Shurdha me 19 prill 2018, merr vendimin epik sipas t\u00eb cilit, \u201cp\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e ka bashkia Sarand\u00eb q\u00eb nuk e ka mbledhur detyrimin\u201d, jo operatori q\u00eb nuk paguan taksat!.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb k\u00ebto probleme ligjore, Trashaj ka vazhduar t\u00eb favorizohet sidomos nga Erion Veliaj. Megjithat\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast, Veliaj e nd\u00ebshkoi dhe u b\u00eb gati ta kalonte n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja ishte p\u00ebr tenderin me objekt \u201cFurnizim-Vendosje drur\u00eb-shkurre dekorative p\u00ebr nevoja t\u00eb DPPGJ\u201d, i zhvilluar nga\u00a0 Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Pastrimit dhe Gjelb\u00ebrimit, n\u00ebn var\u00ebsi t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb. Kjo ishte nj\u00eb drejtori e Veliajt q\u00eb blinte pafund pem\u00eb p\u00ebr \u201cpyllin orbital\u201d q\u00eb ekziston vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr foto.<\/p>\n<p>Tenderi u fitua fillimisht m\u00eb dat\u00eb 29 korrik 2023, pa gar\u00eb nga kompania e oligarkut Shk\u00eblqim Fusha, \u201cFusha shpk\u201d.<\/p>\n<p>Ishte firma \u201cAlbgarden\u201d, e cila b\u00ebri nj\u00eb denoncim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender. Kompania me pronar Pjet\u00ebr Trashajn pretendonte se Bashkia kishte vendosur kritere q\u00eb favorizonin vet\u00ebm nj\u00eb operator, i cili \u00ebsht\u00eb paracaktuar m\u00eb her\u00ebt si fitues. Kjo e inatosi Veliajn, se n\u00eb mes t\u00eb pazarit ishte Fusha. N\u00eb k\u00ebto kushte Bashkia k\u00ebrkoi n\u00eb APP p\u00ebrjashtimin e k\u00ebsaj kompanie nga tenderat sepse \u201cmashtronte me informacionet\u201d.\u00a0 K\u00ebshtu, firma \u201cAlbgarden\u201d u p\u00ebrjashtua p\u00ebr nj\u00eb vit nga prokurimet.<\/p>\n\n<p>Veliaj dhe Trashaj u b\u00ebn\u00eb miq p\u00ebrs\u00ebri pas 1 muaji, pavar\u00ebsisht k\u00ebtij vendimi dhe vazhduan pazaret.<\/p>\n\n<p>Problemet e\u00a0 Trashajt me ligjin kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme, sidomos n\u00eb raport me p\u00ebrfitimin e pamerituar t\u00eb tenderave. N\u00eb vitin 2022, Prokuroria e Lushnjes ngriti akuz\u00eb p\u00ebr falsifikim p\u00ebr administratorin Pjet\u00ebr Trashaj dhe an\u00ebtar\u00ebt e komisionit t\u00eb tenderit.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tjet\u00ebr, le t\u00eb sqarojm\u00eb edhe nj\u00eb pik\u00ebpyetje. Ku e gjen guximin drejtoresha Edlira Bode?<\/p>\n\n<p>Drejtoresha e Spitalit Universitar t\u00eb Traum\u00ebs ka vijuar me abuzimet me parat\u00eb e buxhetit p\u00ebr SUT edhe pas akuzave nga KLSH. Organi i Kontrollit ka k\u00ebrkuar shkarkimin e drejtoresh\u00ebs s\u00eb Spitalit t\u00eb Traum\u00ebs, pasi akuzohet se ka kryer t\u00eb pakt\u00ebn 10 shkelje n\u00eb zbatimin e kontrat\u00ebs me privatin dhe i shkaktuar buxhetit t\u00eb shtetit d\u00ebme.<\/p>\n\n<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ka k\u00ebrkuar q\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2023 shkarkimin nga detyra t\u00eb drejtoresh\u00ebs s\u00eb Spitalit Universitar t\u00eb Traum\u00ebs, Edlira Bode, p\u00ebr afera me tendera, munges\u00eb ila\u00e7esh, p\u00ebr ila\u00e7e t\u00eb skaduara, keqadministrim t\u00eb spitalit etj.<\/p>\n\n<p>\u201cRekomandohet nd\u00ebrprerjen e menj\u00ebhershme t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb pun\u00ebs\u201d p\u00ebr:1.Znj.E. B., me detyr\u00eb Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i SUT-s\u00eb: N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Titullarit te institucionit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb N\u00ebpun\u00ebsit Autorizues nuk ka hartuar dhe miratuar gjurm\u00ebn e auditit p\u00ebr monitorimin dhe zbatimin e kontratave p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb funksionit t\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm brenda periudh\u00ebs se auditimit, duke mos siguruar kontrollin e brendsh\u00ebm kryesisht p\u00ebr t\u00eb gjitha proceset ekonomiko financiare kryesisht p\u00ebr sh\u00ebrbimet e prokuruara dhe blerjet e barnave, materialeve te mjekimit dhe kryesisht t\u00eb materialeve ortopedike. Duke vepruar n\u00eb mosp\u00ebrputhje me p\u00ebrcaktimet e nenit 5 t\u00eb ligjit p\u00ebr menaxhimin financiar dhe kontrollin, si dhe t\u00eb Rregullores s\u00eb brendshme t\u00eb SUT\u201d.<\/p>\n<p>Fillimisht ish-ministrja e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Ogerta Manastirliu e m\u00eb tej pasardh\u00ebsja e saj, Albana Ko\u00e7iu, dhe tashm\u00eb Evis Sala, refuzojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin mas\u00ebn penalizuese ndaj Edlira Bodes, nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtore e hershme e kryeministrit Edi Rama. N\u00ebn mbrojtjen e Ram\u00ebs, Edlira Bode ka vijuar aferat me tendera!<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 N\u00ebnt\u00eb muaj zgjati tenderi i p\u00ebr kositjen e barit t\u00eb Spitalit Universitar t\u00eb Traum\u00ebs, ku b\u00ebhej pazari se cili do t\u2019i xhironte 322 milion\u00eb lek\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund, n\u00eb mbledhjen e Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik (KPP) m\u00eb 20 maj 2026, u dha drita jeshile. M\u00eb konkretisht b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prokurimin \u201cKryerje e sh\u00ebrbimit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91673","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91673","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91673"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91673\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91673"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91673"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91673"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}