{"id":91669,"date":"2026-06-14T11:48:12","date_gmt":"2026-06-14T11:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/14\/ilir-beqaj-kufizimi-i-kohes-per-mbrojtjen-ne-apel-pa-arsyetim-te-individualizuar-mund-te-cenoje-procesin-e-rregullt-ligjor\/"},"modified":"2026-06-14T11:48:12","modified_gmt":"2026-06-14T11:48:12","slug":"ilir-beqaj-kufizimi-i-kohes-per-mbrojtjen-ne-apel-pa-arsyetim-te-individualizuar-mund-te-cenoje-procesin-e-rregullt-ligjor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/14\/ilir-beqaj-kufizimi-i-kohes-per-mbrojtjen-ne-apel-pa-arsyetim-te-individualizuar-mund-te-cenoje-procesin-e-rregullt-ligjor\/","title":{"rendered":"Ilir Beqaj: Kufizimi i koh\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen n\u00eb Apel pa arsyetim t\u00eb individualizuar, mund t\u00eb cenoj\u00eb procesin e rregullt ligjor"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ilir Beqaj ka reaguar lidhur me nenin 426\/a t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, duke ngritur dyshime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si kufizohet koha e mbrojtjes n\u00eb gjykatat e Apelit.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb nga avokati i tij, Beqaj shprehet se p\u00ebrcaktimi i minutazhit p\u00ebr parashtrimin e argumenteve n\u00eb seanc\u00eb mund t\u00eb cenoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb mbrojtje efektive dhe proces t\u00eb rregullt ligjor, n\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb i arsyetuar dhe i p\u00ebrshtatur sipas \u00e7do \u00e7\u00ebshtjeje konkrete.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u00e7do kufizim i fjal\u00ebs s\u00eb mbrojtjes duhet t\u00eb mbetet brenda standardeve kushtetuese dhe atyre t\u00eb Konvent\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, duke shmangur \u00e7do form\u00eb arbitrariteti n\u00eb praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore n\u00eb apel.<\/p>\n<p>Deklarata e Ilir Beqaj:<\/p>\n<p>A duhet t\u00eb kufizohet e drejta e mbrojtjes me kronomet\u00ebr? (dyshime mbi kushtetueshm\u00ebrine e nenit 426\/a t\u00eb KPrP)<br \/>\n\u201cDashnor\u00ebt\u201d e te ashtuquajtur \u201cReforma e Drejt\u00ebsis\u00eb\u201d vazdhojn\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb tez\u00ebn se Reforma eshte ajo e duhura, por ende mund t\u00eb ket\u00eb probleme me zbatimin e saj.<br \/>\nQ\u00eb Reforma e Drejt\u00ebsis\u00eb ka deshmuar deshtime t\u00eb bujshme ky eshte fakt i padiskutuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Q\u00eb nj\u00eb reform\u00eb, pas 10 vjet\u00ebsh zbatim, t\u00eb kete nevoj\u00eb p\u00ebr vleresim, rishikim dhe korrigjim nuk ka pse te jete tabu.<br \/>\nHartuesit apo mb\u00ebshtet\u00ebsit politik\u00eb jan\u00eb te par\u00ebt qe duhet t\u00eb nisin nj\u00eb proces analize dhe korrigjimesh t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>Duke e nisur analiz\u00ebn jo nga zbatimi jo i drejt\u00eb, por me s\u00eb pari nga gabime n\u00eb dispozitat e miratuara.<\/p>\n<p>I till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe Neni 426\/a i KPrP, \u201cShqyrtimi gjyq\u00ebsor n\u00eb gjykat\u00ebn e apelit\u201d, i shtuar me ligjin nr. 35\/2017. Pika 6 e k\u00ebtij neni p\u00ebrcakton: \u201cGjykata mund t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb pal\u00ebt q\u00eb t\u00eb parashtrojn\u00eb pretendimet e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur, duke caktuar edhe koh\u00ebn<br \/>\ne vler\u00ebsuar t\u00eb mjaftueshme. Pal\u00ebt nuk mund t\u00eb parashtrojn\u00eb n\u00eb seanc\u00eb shkaqe tej atyre t\u00eb ngritura n\u00eb apel.\u201d<\/p>\n<p>Kjo dispozit\u00eb parashikon se gjykata mund t\u00eb urdh\u00ebroj\u00eb pal\u00ebt q\u00eb t\u2019i paraqesin pretendimet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur dhe mund t\u00eb caktoj\u00eb koh\u00ebn e vler\u00ebsuar si t\u00eb mjaftueshme. Megjithat\u00eb, fjala \u201cmund\u201d nuk mund t\u00eb kuptohet si autorizim i lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur kufizime st\u00eb p\u00ebrgjithshme apo t\u00eb paarsyetuara. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompetenc\u00eb procedurale q\u00eb duhet ushtruar vet\u00ebm brenda kufijve t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe KEDNJ.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb proces penal n\u00eb apel, kufizimi i koh\u00ebs s\u00eb fjal\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje administrimi te seanc\u00ebs. Apeli \u00ebsht\u00eb shkalla e dyt\u00eb dhe, n\u00eb praktik\u00eb, shkalla e fundit ku mund t\u00eb shqyrtohen \u00e7\u00ebshtje fakti, prova, faj\u00ebsia, cil\u00ebsimi juridik dhe d\u00ebnimi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7do kufizim i fjal\u00ebs s\u00eb mbrojtjes prek drejtp\u00ebrdrejt t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar, t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr mbrojtje efektive dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p>Baza kushtetuese \u00ebsht\u00eb neni 42 i Kushtetut\u00ebs, i cili garanton se liria, prona dhe t\u00eb drejtat e njohura me Kushtetut\u00eb dhe me ligj nuk mund t\u00eb cenohen pa nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p>Po aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb neni 17 i Kushtetut\u00ebs, sipas t\u00eb cilit kufizimi i t\u00eb drejtave dhe lirive themelore mund t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm me ligj, p\u00ebr nj\u00eb interes publik ose p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Ky kufizim duhet t\u00eb jet\u00eb proporcional dhe nuk mund t\u00eb cenoj\u00eb thelbin e s\u00eb drejt\u00ebs. Gjithashtu, kufizimet e vendosura me ligj nuk mund t\u00eb tejkalojn\u00eb kufizimet e parashikuar n\u00eb KEDNJ.<\/p>\n<p>Kur gjykata i thot\u00eb pal\u00ebs mbrojt\u00ebse \u201ckeni edhe 10 minuta\u201d, pa shpjeguar pse pik\u00ebrisht 10 minuta jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen konkrete, lind nj\u00eb problem serioz kushtetues. Pyetja \u201cpse 10 minuta dhe jo 8 apo 12?\u201d nuk \u00ebsht\u00eb pyetje retorike. Ajo lidhet me kontrollin mbi diskrecionin gjyq\u00ebsor. N\u00ebse gjykata nuk jep arsye, kufizimi nuk \u00ebsht\u00eb i kontrolluesh\u00ebm dhe rrezikon t\u00eb jet\u00eb arbitrar.<\/p>\n<p>P\u00ebr te qene ne p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn, apeli penal duhet t\u00eb mos bjer\u00eb ndesh me:<br \/>\n\u2013 nenin 31 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, q\u00eb garanton t\u00eb drejtat e t\u00eb pandehurit n\u00eb procesin penal, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr mbrojtje;<br \/>\n\u2013 nenin 33, q\u00eb lidhet me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar;<br \/>\n\u2013 neniin 43, q\u00eb garanton t\u00eb drejt\u00ebn e ankimit; dhe<br \/>\n\u2013 nenin 142, q\u00eb k\u00ebrkon arsyetimin e vendimeve gjyq\u00ebsore.<br \/>\nT\u00eb nj\u00ebjtin standard vendos edhe neni 6 i KEDNJ.<br \/>\nNeni 6 \u00a71 garanton t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb, nd\u00ebrsa neni 6 \u00a73\/b dhe \u00a73\/c garantojn\u00eb, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet penale, t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr koh\u00eb dhe leht\u00ebsi t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e mbrojtjes dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u mbrojtur vet\u00eb ose me mbrojt\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, neni 2 i Protokollit nr. 7 t\u00eb KEDNJ garanton t\u00eb drejt\u00ebn e personit t\u00eb d\u00ebnuar q\u00eb faj\u00ebsia ose d\u00ebnimi i tij t\u00eb shqyrtohet nga nj\u00eb gjykat\u00eb m\u00eb e lart\u00eb. Kjo e drejt\u00eb mund t\u00eb rregullohet me ligj, por nuk mund t\u00eb mos g\u00ebzohet de fscto. Apeli nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb ku pala d\u00ebgjohet vet\u00ebm formalisht dhe pa mund\u00ebsi reale p\u00ebr t\u00eb zhvilluar mbrojtjen.<\/p>\n<p>Kufizimi kohor n\u00eb apel mund t\u00eb jet\u00eb i pajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn dhe KEDNJ vet\u00ebm n\u00ebse plot\u00ebson disa kushte minimale:<br \/>\n\u2013 t\u00eb jet\u00eb i individualizuar sipas \u00e7\u00ebshtjes konkrete;<br \/>\n\u2013 t\u00eb jet\u00eb i arsyetuar;<br \/>\n\u2013 t\u00eb jet\u00eb proporcional me kompleksitetin e \u00e7\u00ebshtjes;<br \/>\n\u2013 t\u00eb mos pengoj\u00eb paraqitjen e thelbit t\u00eb mbrojtjes;<br \/>\n\u2013 t\u00eb lejoj\u00eb replik\u00eb kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme; dhe<br \/>\n\u2013 t\u00eb pasqyrohet n\u00eb procesverbal, sidomos kur pala kund\u00ebrshton kufizimin ose k\u00ebrkon koh\u00eb shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shmang\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjet, zvarritjet dhe daljet jasht\u00eb objektit t\u00eb apelit. Por kjo kompetenc\u00eb nuk mund t\u00eb kthehet n\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb kufizuar mbrojtjen. \u201cP\u00ebrmbledhur\u201d nuk do t\u00eb thot\u00eb \u201ci cunguar\u201d. Administrimi i seanc\u00ebs nuk mund t\u00eb prevaloj\u00eb mbi t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr proces t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p>Pika 6 e nenit 426\/a duhet t\u00eb interpretohet jo n\u00eb menyre t\u00eb pavarur, por ngusht\u00eb dhe n\u00eb harmoni me nenet 17, 31, 33, 42, 43 dhe 142 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, si dhe me nenin 6 t\u00eb KEDNJ dhe nenin 2 t\u00eb Protokollit nr. 7.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi duhet t\u00eb matet, m\u00eb se pari, me cil\u00ebsin\u00eb e garancive q\u00eb ajo i jep qytetarit p\u00ebrball\u00eb pushtetit nd\u00ebshkues t\u00eb shtetit. Drejt\u00ebsia nuk vendoset duke kufizuar mbrojtjen me minuta, por duke garantuar q\u00eb ajo t\u00eb d\u00ebgjohet plot\u00ebsisht, efektivisht dhe pa arbitraritet.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ilir Beqaj ka reaguar lidhur me nenin 426\/a t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, duke ngritur dyshime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si kufizohet koha e mbrojtjes n\u00eb gjykatat e Apelit. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb nga avokati i tij, Beqaj shprehet se p\u00ebrcaktimi i minutazhit p\u00ebr parashtrimin e argumenteve n\u00eb seanc\u00eb mund t\u00eb cenoj\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91669","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91669","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91669"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91669\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91669"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91669"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91669"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}