{"id":91668,"date":"2026-06-14T11:48:12","date_gmt":"2026-06-14T11:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/14\/viza-amerikane-per-berishen-dhe-interesi-kombetar-amerikan\/"},"modified":"2026-06-14T11:48:12","modified_gmt":"2026-06-14T11:48:12","slug":"viza-amerikane-per-berishen-dhe-interesi-kombetar-amerikan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/14\/viza-amerikane-per-berishen-dhe-interesi-kombetar-amerikan\/","title":{"rendered":"Viza amerikane p\u00ebr Berish\u00ebn dhe Interesi Komb\u00ebtar Amerikan"},"content":{"rendered":"<p>Nga Thoma G\u00ebll\u00e7i<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb prisnin q\u00eb administrata Trump t\u2019ia hiqte sanksionet Berish\u00ebs, t\u00eb cilat ishin vendosur n\u00eb koh\u00ebn e qeverisjes s\u00eb Bidenit nga Sekretari i Shtetit, Blinken. Prisnim nj\u00eb arsyetim t\u00eb qart\u00eb se Blinken kishte vepruar n\u00ebn ndikimin e Sorosit dhe dihet lufta q\u00eb Trump i ka shpallur organizat\u00ebs Soros. T\u00eb thuhej se Sekretari i Shtetit i vler\u00ebsoi faktet dhe vendosi q\u00eb ato nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb prova t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sanksionuar zotin Berisha, i cili n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishte viktim\u00eb e nj\u00eb komploti nd\u00ebrkomb\u00ebtar majtist. Kjo nuk do t\u00eb na habiste fare, me gjith\u00eb ato masa q\u00eb ka marr\u00eb administrata Trump ndaj Bidenit si dhe ish-sekretarit Blinken.<\/p>\n<p>Por njoftohemi se ndaj zotit Berisha \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb waiver (pezullim) p\u00ebr \u201cinteres komb\u00ebtar t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d. Sanksionet mbeteshin n\u00eb fuqi, por ato pezulloheshin p\u00ebrkoh\u00ebsisht, nj\u00eblloj si at\u00ebher\u00eb kur i jepnin viz\u00eb Fidel Kastros q\u00eb t\u00eb vinte t\u00eb fliste n\u00eb OKB. Por lidhja e interesit komb\u00ebtar t\u00eb SHBA-s\u00eb me viz\u00ebn e Sali Berish\u00ebs shkaktoi tronditje t\u00eb madhe. Bile edhe m\u00eb t\u00eb madhe se vet\u00eb sanksionimi.<\/p>\n<p>Analist\u00eb q\u00eb nga Syri TV dhe deri te CNN, CNBC, BBC etj., etj., u vun\u00eb n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur se cilat ishin k\u00ebto interesa. Hutim nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Vendimi shkaktoi menj\u00ebher\u00eb luhatje t\u00eb fuqishme n\u00eb Wall Street si dhe n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb naft\u00ebs.<\/p>\n<p>Hutimi vazhdoi derisa burime t\u00eb panjohura shp\u00ebrndan\u00eb n\u00eb media memorandumin e m\u00ebposht\u00ebm, i cili sqaronte pothuajse gjith\u00e7ka:<\/p>\n<p>RAPORT KONFIDENCIAL<\/p>\n<p>DEPARTAMENTI I SHTETIT I SHTETEVE T\u00cb BASHKUARA<br \/>\nMEMORANDUM P\u00cbR INTERESIN KOMB\u00cbTAR DHE STRATEGJIK<br \/>\nL\u00ebnda: Nevoja urgjente p\u00ebr pezullimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb sanksioneve ndaj Sali Berish\u00ebs dhe familjes s\u00eb tij n\u00eb funksion t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare amerikane<\/p>\n<p>Klasifikimi: TOP SECRET \/ EYES ONLY \/ BERISHA RELATED<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb analize t\u00eb thelluar strategjike, t\u00eb kryer nga ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme, Pentagoni, CIA, NASA, Departamenti i Energjis\u00eb, Departamenti i Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Shoqata Amerikane e Rrit\u00ebsve t\u00eb Misrit, \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se interesat komb\u00ebtare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente pajisjen e Sali Berish\u00ebs me viz\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtim n\u00eb territorin amerikan.<\/p>\n<p>Konkluzioni bazohet n\u00eb faktin se mungesa e tij n\u00eb Shtetet e Bashkuara ka krijuar boshll\u00ebqe serioze n\u00eb arkitektur\u00ebn globale t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>1. LUFTA N\u00cb UKRAIN\u00cb<br \/>\nAnalizat tona tregojn\u00eb se konflikti ruso-ukrainas nuk mund t\u00eb zgjidhet pa nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e nj\u00eb personaliteti q\u00eb ka kaluar tri dekada duke fituar, humbur, rr\u00ebzuar, bashkuar, p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, shpallur tradhtar\u00eb dhe m\u00eb pas rikthyer n\u00eb aleat\u00eb pothuajse t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz. Ekspert\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se vet\u00ebm Sali Berisha mund t\u2019i bind\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn se secili prej tyre \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e nj\u00eb komploti nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>2. KRIZA N\u00cb LINDJEN E MESME<br \/>\nSht\u00ebpia e Bardh\u00eb po p\u00ebrballet me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar mes Izraelit, Hamasit, Hezbollahut dhe Iranit. Nj\u00eb grup pune ka propozuar q\u00eb Berisha, p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb vjetra kur ishte President i Shqip\u00ebris\u00eb me l\u00ebvizjet islamike. Nga ana tjet\u00ebr, dihet se babai i tij i ka l\u00ebn\u00eb amanet dashurin\u00eb p\u00ebr hebrenjt\u00eb. Gjithashtu, meqen\u00ebse Presidenti Trump p\u00ebrdor dh\u00ebndrin e tij p\u00ebr rind\u00ebrtimin e Gaz\u00ebs, po k\u00ebshtu edhe Berisha ka p\u00ebrdorur dh\u00ebndrin e tij n\u00eb rind\u00ebrtimin e ish-Klubit Partizani. Shk\u00ebmbimi i p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb dh\u00ebndur\u00ebve do t\u00eb sjell\u00eb rezultate t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>3. TAJVANI DHE KINA<br \/>\nSh\u00ebrbimet amerikane besojn\u00eb se vet\u00ebm p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb kuptuar se kush \u00ebsht\u00eb armiku i radh\u00ebs i Berish\u00ebs do t\u2019i marr\u00eb inteligjenc\u00ebs kineze aq shum\u00eb koh\u00eb sa nuk do t\u2019i mbetet kapacitet p\u00ebr planifikime ushtarake.<\/p>\n<p>4. DETI I KUQ DHE SULMET HOUTHI<br \/>\nSulmet ndaj anijeve tregtare vazhdojn\u00eb t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb ekonomin\u00eb globale. Departamenti i Mbrojtjes ka propozuar q\u00eb Berisha t\u00eb vendoset p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb aeroplanmbajt\u00ebse amerikane n\u00eb Detin e Kuq. Sipas studimeve paraprake, pas konferenc\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr shtyp, rebel\u00ebt Houthi do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb arm\u00ebpushim vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb po ndodh.<\/p>\n<p>5. PROGRAMI B\u00cbRTHAMOR I IRANIT<br \/>\nNegociatat me Iranin kan\u00eb ngecur. Ekspert\u00ebt e diplomacis\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb se Berisha \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebt lider\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jap\u00eb \u00e7do dit\u00eb konferenca shtypi. Llogaritjet tregojn\u00eb se vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb konferencash t\u00eb Berish\u00ebs, i pajisur me viz\u00eb, do t\u00eb vononte programin b\u00ebrthamor iranian me t\u00eb pakt\u00ebn gjasht\u00eb muaj.<\/p>\n<p>6. KOREJA E VERIUT<br \/>\nKim Jong Un vazhdon testimet raketore. CIA ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se shembulli i Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb rrall\u00ebt q\u00eb kthehet n\u00eb demokrat duke mbetur komunist. Analiza e tij do t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb Kim Jong Unin.<\/p>\n<p>7. LUFTA KIBERNETIKE<br \/>\nAgjencia Komb\u00ebtare e Siguris\u00eb ka zbuluar se asnj\u00eb algorit\u00ebm artificial nuk arrin t\u00eb parashikoj\u00eb me sakt\u00ebsi l\u00ebvizjen e radh\u00ebs t\u00eb Berish\u00ebs. P\u00ebr pasoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb propozuar q\u00eb ai t\u00eb shpallet zyrtarisht \u201cfirewall strategjik njer\u00ebzor\u201d i Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>8. KRIZA N\u00cb HAITI<br \/>\nBandat kontrollojn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb territorit. Nj\u00eb raport i ve\u00e7ant\u00eb sugjeron se d\u00ebrgimi i Berish\u00ebs n\u00eb Haiti mund t\u00eb ket\u00eb efekt stabilizues. Sh\u00ebrbimet e inteligjenc\u00ebs besojn\u00eb se ai ka nj\u00eb kontroll magjik mbi t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb hedhin shtylla n\u00eb er\u00eb me dinamit apo q\u00eb p\u00ebrdorin bombat Molotov.<\/p>\n<p>9. LUFTA TREGTARE ME KIN\u00cbN<br \/>\nDepartamenti i Tregtis\u00eb ka identifikuar nj\u00eb mund\u00ebsi historike: bashk\u00ebpunimin me Kin\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb burim t\u00eb ri energjie. Simulimet tregojn\u00eb se energjia e prodhuar nga fjalimet e tij n\u00eb parlament mund t\u00eb furnizoj\u00eb me energji elektrike disa shtete t\u00eb vogla amerikane.<\/p>\n<p>10. KRIZA E EMIGRACIONIT<br \/>\nFluksi i emigrant\u00ebve drejt kufirit jugor vazhdon. Pas analizave t\u00eb holl\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb konstatuar se vet\u00ebm lajmi se Berisha ka marr\u00eb viz\u00eb amerikane do t\u00eb ul\u00eb ndjesh\u00ebm p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb SHBA p\u00ebr shkak t\u00eb namit q\u00eb ka se shkakton trazira kudo q\u00eb t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00cbRFUNDIMI<br \/>\nDuke marr\u00eb parasysh rreziqet q\u00eb paraqesin lufta n\u00eb Ukrain\u00eb, Lindja e Mesme, Tajvani, Irani, Koreja e Veriut, sulmet kibernetike, Haiti, lufta tregtare me Kin\u00ebn dhe emigracioni masiv, grupi nd\u00ebrinstitucional i ekspert\u00ebve arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin unanim se:<br \/>\n\u201cPezullimi i p\u00ebrkohsh\u00ebm i sanksioneve ndaj Sali Berish\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje vizash. Ai p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb element ky\u00e7 t\u00eb arkitektur\u00ebs globale t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb shekullit XXI.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb rast se waiver-i nuk jepet, ekspert\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb se Shtetet e Bashkuara do t\u00eb detyrohen t\u00eb p\u00ebrballen t\u00eb vetme me t\u00eb gjitha krizat e m\u00ebsip\u00ebrme.<\/p>\n<p>Fundi i raportit.<br \/>\nVazhdojn\u00eb n\u00ebnshkrimet.<br \/>\nWashington, D.C.<br \/>\nShpresohet shum\u00eb q\u00eb publikimi i k\u00ebtij dokumenti do t\u00eb ul\u00eb z\u00ebrat e g\u00ebnjesht\u00ebrt se kjo u arrit nga parat\u00eb q\u00eb jan\u00eb paguar n\u00eb disa kompani lobimi n\u00eb SHBA.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Thoma G\u00ebll\u00e7i T\u00eb gjith\u00eb prisnin q\u00eb administrata Trump t\u2019ia hiqte sanksionet Berish\u00ebs, t\u00eb cilat ishin vendosur n\u00eb koh\u00ebn e qeverisjes s\u00eb Bidenit nga Sekretari i Shtetit, Blinken. Prisnim nj\u00eb arsyetim t\u00eb qart\u00eb se Blinken kishte vepruar n\u00ebn ndikimin e Sorosit dhe dihet lufta q\u00eb Trump i ka shpallur organizat\u00ebs Soros. T\u00eb thuhej se Sekretari [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91668","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91668","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91668"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91668\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91668"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91668"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91668"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}