{"id":91663,"date":"2026-06-14T10:48:18","date_gmt":"2026-06-14T10:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/14\/per-ata-qe-therrasin-shqiperia-eshte-e-jona-dhe-lincojne-shqiptaret\/"},"modified":"2026-06-14T10:48:18","modified_gmt":"2026-06-14T10:48:18","slug":"per-ata-qe-therrasin-shqiperia-eshte-e-jona-dhe-lincojne-shqiptaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/14\/per-ata-qe-therrasin-shqiperia-eshte-e-jona-dhe-lincojne-shqiptaret\/","title":{"rendered":"P\u00ebr ata q\u00eb th\u00ebrrasin \u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e jona\u201d dhe lin\u00e7ojn\u00eb shqiptar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Pas fasad\u00ebs s\u00eb nj\u00eb proteste qytetare e cila n\u00eb thelbin e saj p\u00ebrfaq\u00ebson perceptimin e nj\u00eb pjese t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb se jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga qeverisja, kan\u00eb nisur t\u00eb shfaqen shenjat e para t\u00eb lin\u00e7imit publik n\u00eb em\u00ebr t\u00eb protest\u00ebs. Pas fasad\u00ebs s\u00eb atyre q\u00eb u japin lule polic\u00ebve n\u00eb bulevard, kan\u00eb nisur t\u00eb shfaqen ata q\u00eb dhunojn\u00eb pron\u00ebn dhe policin dhe sulmojn\u00eb \u00e7do k\u00ebnd q\u00eb nuk mendon si ata, qofshin k\u00ebta politikan\u00eb, personalitete publike, shkrimtar\u00eb, gazetar\u00eb apo profesionist\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm, q\u00eb duket sikur d\u00ebshtak\u00ebve dhe njer\u00ebzve gjysm\u00eb t\u00eb realizuar q\u00eb vet\u00ebshpallen udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb revolucionit u kan\u00eb z\u00ebn\u00eb hisen e diellit.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb Rrjoll, nj\u00eb turm\u00eb e zem\u00ebruar protestuesish q\u00eb kan\u00eb muaj q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb dikush t\u2019i shpall\u00eb pronar\u00eb t\u00eb nj\u00eb toke me pronar\u00eb, shum\u00eb nga t\u00eb vet\u00ebshpallurit udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb protest\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb udh\u00ebhoq\u00ebn shkat\u00ebrrimin e gardhit rrethues t\u00eb kantierit t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb kompanie q\u00eb ka marr\u00eb leje nd\u00ebrtimi mbi pron\u00ebn e nj\u00eb qytetari privat.<\/p>\n<p>Precedenti q\u00eb po krijohet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb protest\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa lin\u00e7im i pron\u00ebs private dhe kapitalit shqiptar. Ata q\u00eb th\u00ebrrasin \u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e jona\u201d, duhet ta din\u00eb se kjo nuk n\u00ebnkupton q\u00eb pronat jan\u00eb t\u00eb protest\u00ebs. Ato jan\u00eb t\u00eb pronar\u00ebve. Dhe tribuna e protest\u00ebs nuk mund t\u00eb kthehet as n\u00eb zyr\u00eb hipoteke, as n\u00eb institucion lin\u00e7ues p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb nuk u p\u00eblqen atyre q\u00eb manipulojn\u00eb me qytetar\u00ebt n\u00eb protest\u00eb.<\/p>\n<p>Protesta \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebpritur si standard demokracie, jo si standard lin\u00e7imi. Nuk di se \u00e7far\u00eb leksioni i japin biznesit dhe kapitalit shqiptar ata protestues q\u00eb sa shikojn\u00eb nj\u00eb gardh si kantier nd\u00ebrtimi i turren ta shkat\u00ebrrojn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb protest\u00ebs qytetare. Investitori nuk i ka marr\u00eb tok\u00ebn askujt.Ajo tok\u00eb ka nj\u00eb pronar t\u00eb ligjsh\u00ebm q\u00eb e ka trash\u00ebguar tok\u00ebn prej 100 e ca vjet\u00ebsh pa ia marr\u00eb askush p\u00ebrve\u00e7 regjimit komunist dhe ka lidhur nj\u00eb kontrat\u00eb zhvillimi me t\u00eb. I mir\u00ebkuptoj ata q\u00eb pretendojn\u00eb pron\u00ebn, por ata e kan\u00eb betej\u00ebn me pronarin, jo me investitorin.<\/p>\n<p>Krijimi i nj\u00eb fryme lin\u00e7uese ndaj investitor\u00ebve shqiptar\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt patriotik si\u00e7 kan\u00eb qejf t\u00eb k\u00ebndojn\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e protest\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i tradhtis\u00eb komb\u00ebtare pasi \u00ebsht\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb biznesit t\u00eb madh shqiptar t\u00eb marr\u00eb lek\u00ebt q\u00eb ka fituar k\u00ebtu e t\u00eb ik\u00eb jasht\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku ndjehen m\u00eb t\u00eb sigurt si investitor\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tradhti e dyfisht\u00eb.<\/p>\n<p>Lek\u00ebt e nj\u00eb gardhi jan\u00eb shum\u00eb pak lek\u00eb p\u00ebr nj\u00eb investitor, dhe as i hyjn\u00eb n\u00eb pun\u00eb, por pasiguria p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb min\u00eb me sahat, q\u00eb po kurdiset n\u00ebn petalet e luleve n\u00eb bulevard, n\u00ebn maskat e nj\u00eb proteste paq\u00ebsore q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb e mbushur me urrejtje dhe frym\u00eb lin\u00e7uese ndaj kujtdo q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dakord me ta.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrve\u00e7 bandave t\u00eb vitit 1997, n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb cilave ishte po Fatos Lubonja, bashk\u00eb me ata q\u00eb ka rrotull, nuk ka pasur kaq urrejtje dhe kaq p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar gjithkund q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr tyre. Por bandat e 97 jan\u00eb ende n\u00eb burg, kurse Fatos Lubonja \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebta q\u00eb k\u00ebndojn\u00eb \u201c\u00ebsht\u00eb e jona Shqip\u00ebria\u201d, ndoshta mendojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e tyre \u00e7do p\u00ebll\u00ebmb\u00eb toke e Shqip\u00ebris\u00eb, dhe \u00e7do pasuri e k\u00ebtij vendi, por duhet t\u00eb zgjohen nga kjo \u00ebnd\u00ebrr. Ata jan\u00eb pronar\u00eb vet\u00ebm t\u00eb zem\u00ebrimit t\u00eb tyre q\u00eb ndoshta \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb deri aty ku kthehet n\u00eb lin\u00e7im dhe shkat\u00ebrrim p\u00ebr pron\u00ebn e tjetrit, p\u00ebr biznesin shqiptar dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr sigurin\u00eb juridike p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Aleanca bot\u00ebrore kund\u00ebr Jared Kushnerit e cila gjeti Shqip\u00ebrin\u00eb si tok\u00eb p\u00ebr protest\u00eb, e shoq\u00ebruar me k\u00ebng\u00ebn e Kinostudios \u201cShqip\u00ebria e re\u201d, p\u00ebr Selam Musain, tani po kthehet n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb shkat\u00ebrruese dhune dhe banditizmi ndaj investitor\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Aq e r\u00ebnd\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kjo sa duket si akti patriotik t\u00eb thuash q\u00eb biznesmen\u00ebt e m\u00ebdhenj shqiptar\u00eb nuk jan\u00eb armiq por njer\u00ebzit q\u00eb mbajn\u00eb gjall\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare. P\u00ebr nj\u00eb moment duket sikur ky vend pas k\u00ebtij revolucioni do zhvillohet nga bloger\u00eb, gazetar\u00eb protestues, gazetar\u00eb OJQ dhe ambasadash, q\u00eb i l\u00ebpihen sponsorit dhe b\u00ebjn\u00eb cubin me kapitalet e shqiptar\u00ebve,propagandist\u00eb partish opozitare dhe producent\u00eb t\u00eb videove t\u00eb tyre, dhe jo nga ata q\u00eb investojn\u00eb milionat e tyre p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare, p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuar njer\u00ebz dhe p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb stad t\u00eb ri t\u00eb zhvillimit ekonomik.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodhi sot n\u00eb Rrjoll duhet t\u00eb d\u00ebnohet n\u00eb Tiran\u00eb. Duhet t\u00eb d\u00ebnohet n\u00eb tribun\u00ebn e protest\u00ebs. Ajo tribun\u00eb nuk mund t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb vend ku jepen certifikata pron\u00ebsie, leje p\u00ebr biznese si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb tribun\u00eb ku jepen \u201cfatwa\u201d p\u00ebr biznesmen\u00eb, gazetar\u00eb, personalitete publike apo politikan\u00eb q\u00eb nuk u p\u00eblqejn\u00eb protestuesve. Ata kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre t\u00eb mos i p\u00eblqejn\u00eb, madje kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb angazhohen kund\u00ebr tyre, por jo t\u00eb p\u00ebrdorin heshtjen e protest\u00ebs si vend nga urdh\u00ebrohen lin\u00e7ime p\u00ebr secilin q\u00eb ka d\u00ebshir\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam nj\u00eb mik i Ben Blushit dhe nuk kam asnj\u00eb konfidenc\u00eb me t\u00eb, por jam nj\u00eb kritik i ashp\u00ebr i tij, por gjuha e urrejtjes ndaj tij drejtuar nga protesta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt turpi.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta \u00ebsht\u00eb ajo parrull\u00eb e ndyr\u00eb kund\u00ebr botuesit Carlo Bolino, e paguar nga familja Berisha q\u00eb tundet n\u00eb protest\u00eb duke e fyer me gjuh\u00eb raciste se \u00ebsht\u00eb italian \u201cq\u00eb po u pi gjakun shqiptar\u00ebve\u201d. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb raciz\u00ebm i ndyr\u00eb q\u00eb na turp\u00ebron t\u00eb gjith\u00ebve, dhe sidomos ata gazetar\u00eb q\u00ebjan\u00eb kthyer n\u00eb protestues, dhe japin leksione p\u00ebr profesionaliz\u00ebm.<\/p>\n<p>Shumica e gazetar\u00ebve t\u00eb redaksis\u00eb sime jan\u00eb me protest\u00ebn dhe n\u00eb protest\u00eb, por kjo nuk m\u00eb pengon mua t\u2019i kem n\u00eb pun\u00eb.Po t\u00eb kisha frym\u00ebn e protest\u00ebs gjoja qytetare, duhet t\u2019i kisha pushuar t\u00eb gjith\u00eb. Por nuk jam revolucionar. Besoj tek evolucioni i shoq\u00ebris\u00eb dhe i urrej revolucionet.<\/p>\n<p>E vetmja protest\u00eb ku kam marr\u00eb pjes\u00eb ka qen\u00eb nga 9 deri m\u00eb 11 dhjetor 1990 dhe keni 35 vite q\u00eb na b\u00ebni gjyqin p\u00ebr t\u00eb. Tani doni t\u00eb ktheheni tek koha e para Dhjetorit \u201990, kur \u00e7do kush q\u00eb mendonte ndryshe nga revolucioni lin\u00e7ohej, shpron\u00ebsohej dhe ndoshta pushkatohej.<\/p>\n<p>Komunist\u00ebt n\u00eb vitin 1944, para se t\u00eb merrnin Tiran\u00ebn, l\u00ebshuan urdhra likuidimi p\u00ebr intelektual\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe ata pak gazetar\u00eb q\u00eb ishin dhe i vran\u00eb t\u00eb gjith\u00eb para 29 N\u00ebntoritn\u00eb kafe \u201cKursal\u201d.<\/p>\n<p>Ngaz\u00ebllimi i protestuesve se tani jo vet\u00ebm Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e tyre por dhe ligji dhe qeverisja e vendit \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e tyre, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb delir, p\u00ebr t\u00eb cilin do t\u00eb pendohen shpejt pas disa muajsh e do thon\u00eb kjo nuk u b\u00eb n\u00eb emrin tim.<\/p>\n<p>E kam provuar k\u00ebt\u00eb ndjesi disa her\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend pasi flaka e revolucionit bie dhe revolucionar\u00ebt b\u00ebhen prap\u00eb njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb. Nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb se sa ta ndash shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment mes atyre q\u00eb duan t\u00eb lin\u00e7ojn\u00eb dhe atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pun\u00eb t\u00eb tyre. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb e ka t\u00eb sigurt rezultatin e distancimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga kjo band\u00eb revolucionar\u00ebsh. \u00cbsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ta vrar\u00eb at\u00eb ndjesin\u00eb e bukur t\u00eb nj\u00eb proteste qytetare e cila v\u00ebrtet p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb margjinalizuar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Por n\u00eb em\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj proteste nuk mund t\u00eb ket\u00eb lin\u00e7im. Qeveria duhet t\u2019u dal\u00eb zot investitor\u00ebve dhe shtetit ligjor edhe p\u00ebrball\u00eb revolucionar\u00ebve q\u00eb mendojn\u00eb se \u201cka ardhur dita\u201d meq\u00eb u kan\u00eb ardhur ushtar\u00ebt e Albin Kurtit p\u00ebr t\u2019i udh\u00ebhequr. Dhe n\u00ebse qeveria nuk ia del dot, pastaj mund t\u2019ia dal\u00eb secili me duart e veta. Por ajo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb protest\u00eb qytetare por luft\u00eb qytetare. Mos e ndillni at\u00eb!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ Pas fasad\u00ebs s\u00eb nj\u00eb proteste qytetare e cila n\u00eb thelbin e saj p\u00ebrfaq\u00ebson perceptimin e nj\u00eb pjese t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb se jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga qeverisja, kan\u00eb nisur t\u00eb shfaqen shenjat e para t\u00eb lin\u00e7imit publik n\u00eb em\u00ebr t\u00eb protest\u00ebs. Pas fasad\u00ebs s\u00eb atyre q\u00eb u japin lule polic\u00ebve n\u00eb bulevard, kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91663","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91663","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91663"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91663\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91663"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91663"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91663"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}