{"id":91633,"date":"2026-06-14T08:48:16","date_gmt":"2026-06-14T08:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/14\/rama-ankohet-per-protesten-turistet-po-anulojne-rezervimet-po-ngrihet-bullizimi-dhe-fryma-fashiste\/"},"modified":"2026-06-14T08:48:16","modified_gmt":"2026-06-14T08:48:16","slug":"rama-ankohet-per-protesten-turistet-po-anulojne-rezervimet-po-ngrihet-bullizimi-dhe-fryma-fashiste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/14\/rama-ankohet-per-protesten-turistet-po-anulojne-rezervimet-po-ngrihet-bullizimi-dhe-fryma-fashiste\/","title":{"rendered":"Rama ankohet p\u00ebr protest\u00ebn: Turist\u00ebt po anulojn\u00eb rezervimet! Po ngrihet bullizimi dhe fryma fashiste"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama thot\u00eb se 14 protestat q\u00eb jan\u00eb zhvilluar deri tani n\u00eb Tiran\u00eb kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb resortit luksoz n\u00eb Zv\u00ebrnec, si dhe kund\u00ebr qeveris\u00eb, po prodhojn\u00eb efekte negative p\u00ebr turizimin n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb podkastin e tij \u201cFlasim\u201d, kreu i qeveris\u00eb thot\u00eb se operator\u00eb t\u00eb shumt\u00eb turistik\u00eb po ankohen p\u00ebr anulimin e rezervimeve nga t\u00eb huajt gjat\u00eb 2 jav\u00ebve t\u00eb fundit. Gjithashtu, Rama deklaroi se protestat po dominohen dhe udh\u00ebhiqen nga nj\u00eb frym\u00eb fashiste dhe lin\u00e7uese ndaj mendimit ndryshe.<\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb e Edi Ram\u00ebs:<\/p>\n<p><em>K\u00ebto sh\u00ebnime dua t\u2019i nis me nj\u00eb reflektim parath\u00ebn\u00ebs lidhur me disa simptoma, t\u00eb cilat m\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb dhe duhet t\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb k\u00ebdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb i interesuar q\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb shkojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, jo t\u00eb shkojn\u00eb m\u00eb keq.<\/em><\/p>\n<div class=\"ads_desktop\"><\/div>\n<p><em>Dhe besoj q\u00eb edhe nd\u00ebr ata q\u00eb protestojn\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb duan q\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb shkojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb dhe jan\u00eb sinqerisht shqet\u00ebsuar p\u00ebr si do t\u00eb shkoj\u00eb zhvillimi i investimit n\u00eb Zv\u00ebrnec. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr, pjesa dominante, nuk \u00ebsht\u00eb se nuk duan q\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb shkojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb, absolutisht, por, ashtu si\u00e7 ata duan q\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb gj\u00ebrat, m\u00eb e keqja vjen p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe k\u00ebtu kam parasysh ato partit\u00eb e vogla, q\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb vogla apo q\u00eb u b\u00ebn\u00eb t\u00eb vjetra. K\u00ebtu kam parasysh, prurjet q\u00eb vijn\u00eb nga territore t\u00eb tjera, se \u00e7far\u00eb lidhje kan\u00eb ata me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Vlor\u00ebn dhe q\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Vlor\u00eb nuk ka shkaktuar asnj\u00eb lloj proteste, sepse Vlora masivisht atje e do zhvillimin, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00ebpyetje t\u00eb cil\u00ebs un\u00eb nuk dua t\u2019ia jap p\u00ebrgjigjen, por do ta l\u00eb pik\u00ebpyetje.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe, duke shkuar n\u00eb Vlor\u00eb, dua t\u00eb ndalem tek nj\u00eb simptom\u00eb shum\u00eb problematike, e cila po forcohet dita-dit\u00ebs: anulimet e rezervimeve p\u00ebr sezonin nga turist\u00ebt e huaj.<\/em><\/p>\n<p><em>Kam marr\u00eb shum\u00eb mesazhe, por natyrisht q\u00eb un\u00eb nuk mund t\u00eb dal dhe ta p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb q\u00eb t\u00eb thuhet: \u201cDo t\u00eb ndalosh protest\u00ebn se t\u2019u dogj shpirti p\u00ebr hotelet?!\u201d. Por, nga ana tjet\u00ebr, nuk mund t\u00eb rri pa th\u00ebn\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb Vlor\u00eb dhe n\u00eb Durr\u00ebs ka pasur protesta t\u00eb operator\u00ebve turistik\u00eb, protesta sensibilizuese.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb Vlor\u00eb kan\u00eb qen\u00eb rreth 95% e atyre q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb hotele, restorante, bare q\u00eb i jan\u00eb bashkuar protest\u00ebs sensibilizuese, duke k\u00ebrkuar mir\u00ebkuptim q\u00eb sezoni t\u00eb mos d\u00ebmtohet, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebmtim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb familjare t\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb lidhur me turizmin dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebmtim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb lokale dhe p\u00ebr ekonomin\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/em><\/p>\n<p><em>Dometh\u00ebn\u00eb, n\u00ebse ne do t\u00eb ndalojm\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb hyjn\u00eb, ato para q\u00eb do t\u00eb hyjn\u00eb normalisht me nj\u00eb sezon turistik t\u00eb qet\u00eb, at\u00ebher\u00eb un\u00eb nuk e di se n\u00eb favor t\u00eb kujt shkon kjo.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse ka nj\u00eb axhend\u00eb protesta p\u00ebr t\u00eb penguar Shqip\u00ebrin\u00eb nga t\u00eb kat\u00ebrt an\u00ebt dhe, p\u00ebrmes penges\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb frustrim dhe pastaj p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb thon\u00eb: \u201cHajde se po e heqim k\u00ebt\u00eb qeveri, vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb na lini rehat\u201d, at\u00ebher\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb axhend\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb jo e re. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb axhend\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb vende t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb axhend\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur dhe k\u00ebtu nga molotovar\u00ebt, por q\u00eb nuk ka p\u00ebr t\u00eb funksionuar. D\u00ebmi, patjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i madh, edhe i panevojsh\u00ebm, sipas meje.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb tjet\u00ebr simptom\u00eb shum\u00eb e neveritshme \u00ebsht\u00eb bullizmi ndaj njer\u00ebzve n\u00eb Facebook, n\u00eb Instagram.<\/em><\/p>\n<p><em>Kam par\u00eb me shum\u00eb keqardhje se si nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar si Ylli Limani, nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar i dashur p\u00ebr nj\u00eb mas\u00eb njer\u00ebzish, \u2013 nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebng\u00ebtari im i preferuar, un\u00eb i p\u00ebrkas nj\u00eb brezi tjet\u00ebr dhe jetoj me t\u00eb tjera d\u00ebshira q\u00eb lidhen me muzik\u00ebn, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtar shum\u00eb i respektuar, shum\u00eb i preferuar, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb koncert t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, \u2013 e kan\u00eb \u201cmasakruar\u201d me sharje, me presione, me k\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr t\u00eb anuluar koncertin dhe p\u00ebr t\u00eb mos i dh\u00ebn\u00eb njer\u00ebzve k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb bukur muzike, sepse njer\u00ebzit do t\u00eb fokusohen tek protesta.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe kjo po ndodh me shum\u00eb njer\u00ebz, edhe me ata q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb opinion tjet\u00ebr thjesht dhe shkruajn\u00eb postim dhe marrin t\u00eb shara dhe marrin k\u00ebrc\u00ebnime, t\u00eb cilat flasin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb konglomerat, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mozaik, ku ka njer\u00ebz nga t\u00eb gjitha rrug\u00ebt e jet\u00ebs, ku ka patjet\u00ebr njer\u00ebz, q\u00eb kan\u00eb vet\u00ebm q\u00ebllime t\u00eb mira, ka dhe nj\u00eb komponent\u00eb fashiste, nj\u00eb frym\u00eb fashiste. Dhe fryma fashiste nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr uniforma dhe p\u00ebr arm\u00eb. Fryma fashiste \u00ebsht\u00eb fryma q\u00eb thot\u00eb: \u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e shqiptar\u00ebve\u201d, pra, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt jasht\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebseardhur. Si\u00e7 ishte Gjermania e gjerman\u00ebve dhe u b\u00eb \u201cdelja e zez\u00eb\u201d e Europ\u00ebs p\u00ebr vite, vite t\u00eb t\u00ebra pastaj. \u201cGreqia \u00ebsht\u00eb e grek\u00ebve\u201d, thoshin k\u00ebta hajvan\u00ebt e Agimit t\u00eb Art\u00eb, q\u00eb u b\u00ebn\u00eb nj\u00eb problem p\u00ebr Greqin\u00eb, e t\u00eb tjera, e t\u00eb tjera, e t\u00eb tjera.<\/em><\/p>\n<p><em>Fryma fashiste \u00ebsht\u00eb kur ti thua: \u201cUn\u00eb dua t\u00eb flas, un\u00eb dua t\u00eb them at\u00eb q\u00eb mendoj, un\u00eb dua t\u00eb protestoj, un\u00eb dua t\u00eb rri n\u00eb bulevard\u201d, po un\u00eb nuk dua dhe nuk pranoj q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb opinion apo nj\u00eb q\u00ebndrim tjet\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb tjer\u00ebt duhet t\u00eb \u00e7ohen nga kafet, t\u00eb tjer\u00ebt nuk duhet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb koncert, t\u00eb tjer\u00ebt nuk duhet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb plazh, t\u00eb tjer\u00ebt nuk duhet t\u00eb punojn\u00eb, t\u00eb tjer\u00ebt nuk duhet t\u00eb marrin t\u00eb mirat materiale nga puna e tyre, sepse duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj gj\u00ebje\u201d. Fryma fashiste \u00ebsht\u00eb kur nuk do t\u00eb dish fare dhe, patjet\u00ebr q\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komponente shum\u00eb e rrezikshme e protest\u00ebs. Por k\u00ebto simptoma, lidhen drejtp\u00ebrdrejt me dy gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb t\u00eb panegociueshme p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike dhe p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe p\u00ebr vendin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nevoja p\u00ebr rritje ekonomike, nevoja p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura dhe turizmi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim kaq i madh dhe kaq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe k\u00ebt\u00eb vit parashikohet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sezon m\u00eb i suksesshmi ndonj\u00ebher\u00eb, por, n\u00ebse kjo situat\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb dhe n\u00ebse anulimet do t\u00eb vazhdojn\u00eb, ky nuk do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb sezon i suksessh\u00ebm. Ky do jet\u00eb nj\u00eb sezon i sabotuar nga vet\u00eb ne, nga vet\u00eb ne, nj\u00eb gj\u00eb e paimagjinueshme, por q\u00eb faktikisht mund t\u00eb ndodhi, dhe simptomat jan\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe tjetra: \u00ebsht\u00eb e patolerueshme q\u00eb nj\u00eb grup njer\u00ebzish, q\u00eb nj\u00eb forc\u00eb njer\u00ebzish, q\u00eb nj\u00eb parti apo nj\u00eb konglomerat\u00eb partish, apo q\u00eb nuk e di, quani si t\u00eb doni, t\u2019i imponohet pjes\u00ebs tjet\u00ebr, duke i th\u00ebn\u00eb q\u00eb: \u201cO do mendosh k\u00ebshtu si un\u00eb, o un\u00eb do t\u00eb sakatoj, do t\u00eb t\u00eb bullizoj, do t\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb fashiste, \u00ebsht\u00eb skandaloze dhe kjo duhet ndalur. Dhe kjo ndalet duke mos u t\u00ebrhequr p\u00ebrpara k\u00ebtyre lloj presioneve dhe p\u00ebrpara k\u00ebtyre lloji hajvan\u00ebve. Kjo duhet ndalur.<\/em><\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/protesta-60\/\">Rama ankohet p\u00ebr protest\u00ebn: Turist\u00ebt po anulojn\u00eb rezervimet! Po ngrihet bullizimi dhe fryma fashiste<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama thot\u00eb se 14 protestat q\u00eb jan\u00eb zhvilluar deri tani n\u00eb Tiran\u00eb kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb resortit luksoz n\u00eb Zv\u00ebrnec, si dhe kund\u00ebr qeveris\u00eb, po prodhojn\u00eb efekte negative p\u00ebr turizimin n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb podkastin e tij \u201cFlasim\u201d, kreu i qeveris\u00eb thot\u00eb se operator\u00eb t\u00eb shumt\u00eb turistik\u00eb po ankohen p\u00ebr anulimin e rezervimeve nga t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91633","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91633","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91633"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91633\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91633"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91633"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91633"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}