{"id":91591,"date":"2026-06-13T11:48:21","date_gmt":"2026-06-13T11:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/13\/kur-trumpi-zbriti-ne-zvernec\/"},"modified":"2026-06-13T11:48:21","modified_gmt":"2026-06-13T11:48:21","slug":"kur-trumpi-zbriti-ne-zvernec","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/13\/kur-trumpi-zbriti-ne-zvernec\/","title":{"rendered":"Kur Trumpi zbriti n\u00eb Zv\u00ebrnec"},"content":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu<\/p>\n<p>E lexova me kujdes shkrimin e Fredi Abrahams p\u00ebr flamingot me titull;\u201cShqip\u00ebria, kur fluturojn\u00eb flamingot\u201d<\/p>\n<p>Fredin e njoh prej shum\u00eb koh\u00ebsh. Aq gjat\u00eb sa nuk kam nevoj\u00eb t\u00eb ndalem te biografia e tij, te Human Rights Watch apo te kontributi q\u00eb ai ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb momente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb son\u00eb. Kjo nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr argumentin q\u00eb dua t\u00eb b\u00ebj. Ajo q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se Fredi nuk po shkruan p\u00ebr flamingot. Ai po shkruan p\u00ebr politik\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb duket sikur artikulli i tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tekst p\u00ebr mjedisin, p\u00ebr lagun\u00ebn e Zv\u00ebrnecit dhe p\u00ebr rrezikun q\u00eb nj\u00eb projekt i madh mund t\u2019i sjell\u00eb nj\u00eb prej peizazheve m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kush e lexon me kujdes e kupton se flamingot jan\u00eb metafora, Zv\u00ebrneci \u00ebsht\u00eb metafora dhe madje edhe Kushner \u00ebsht\u00eb metafora. Konflikti i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb p\u00ebrshkon t\u00eb gjith\u00eb tekstin \u00ebsht\u00eb konflikti mes dy bot\u00ebve politike q\u00eb sot po p\u00ebrplasen n\u00eb Per\u00ebndim.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye mendoj se Fredi ka t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb tij. Ai kupton di\u00e7ka q\u00eb shumica e debatit shqiptar nuk e kupton ende. Beteja p\u00ebr Zv\u00ebrnecin nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lagun\u00eb dhe as vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb investim. Ajo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb betej\u00eb simbolike ku nj\u00eb pjes\u00eb e bot\u00ebs liberale per\u00ebndimore po p\u00ebrpiqet t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb modelin politik q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet nga Trumpi dhe nga njer\u00ebzit q\u00eb identifikohen me t\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse Shqip\u00ebria ka marr\u00eb papritur nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe se vetja. Sepse familja Trump ndodhet k\u00ebtu. Sepse Kushner ndodhet k\u00ebtu. Sepse beteja simbolike q\u00eb zhvillohet n\u00eb Washington, Bruksel apo Berlin mund t\u00eb zhvillohet edhe n\u00eb bregdetin shqiptar.<\/p>\n<p>Deri k\u00ebtu jam dakord me Fredin.<\/p>\n<p>Por pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon pjesa q\u00eb, sipas meje, mungon n\u00eb analiz\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Sepse protesta q\u00eb po shohim para Kryeministris\u00eb nuk mund t\u00eb shpjegohet vet\u00ebm me trumpizmin. Nuk mund t\u00eb shpjegohet vet\u00ebm me Kushnerin. Nuk mund t\u00eb shpjegohet vet\u00ebm me ambientalizmin dhe as vet\u00ebm me rikthimin e liberal\u00ebve n\u00eb sken\u00eb. Kjo protest\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e \u00e7rregullt, shum\u00eb m\u00eb kontradiktore dhe shum\u00eb m\u00eb interesante sesa duket n\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>E kam par\u00eb nga af\u00ebr. Kam par\u00eb pankartat. Kam d\u00ebgjuar bisedat. Kam d\u00ebgjuar zem\u00ebrimin. Dhe sa m\u00eb shum\u00eb e kam v\u00ebzhguar, aq m\u00eb shum\u00eb jam bindur se para Kryeministris\u00eb nuk po mblidhet nj\u00eb l\u00ebvizje. Po mblidhen disa pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ndryshme q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kan\u00eb gjetur t\u00eb nj\u00ebjtin shesh.<\/p>\n<p>Aty \u00ebsht\u00eb Fatos Lubonja me betej\u00ebn e tij shum\u00ebvje\u00e7are kund\u00ebr p\u00ebrqendrimit t\u00eb pushtetit. Aty \u00ebsht\u00eb Arlind Qorri me betej\u00ebn e tij kund\u00ebr kapitalit dhe oligarkis\u00eb. Aty jan\u00eb ambientalist\u00ebt q\u00eb e shohin problemin te modeli i zhvillimit. Aty jan\u00eb liberal\u00ebt q\u00eb e lexojn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebrmes konfliktit me trumpizmin. Aty jan\u00eb njer\u00ebz q\u00eb prej vitesh jan\u00eb kund\u00ebr Izraelit dhe q\u00eb e shohin bot\u00ebn p\u00ebrmes konfliktit t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme. Aty jan\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb nuk kan\u00eb ardhur as p\u00ebr flamingot, as p\u00ebr Trumpin dhe as p\u00ebr Kushnerin, por sepse nuk gjejn\u00eb m\u00eb nj\u00eb vend p\u00ebr veten n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Po t\u00eb uleshin n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb dhe t\u00eb diskutonin Shqip\u00ebrin\u00eb e nes\u00ebrme, ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb mos binin dakord p\u00ebr pothuajse asgj\u00eb. Megjithat\u00eb ndodhen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin shesh. Dhe kjo nuk ndodh sepse kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ide. Ndodh sepse ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn munges\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi.<\/p>\n<p>K\u00ebtu fillon historia q\u00eb Fredi nuk e sheh plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr kat\u00ebr vite me radh\u00eb kam argumentuar se problemi kryesor i Shqip\u00ebris\u00eb nuk ishte mungesa e pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb ndaj Edi Ram\u00ebs. Problemi ishte mungesa e nj\u00eb opozite q\u00eb arrinte ta p\u00ebrfaq\u00ebsonte at\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi. Zgjedhja e Sali Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbetur figura qendrore e opozit\u00ebs shqiptare prodhoi nj\u00eb efekt q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz nuk donin ta pranonin. Ajo la jasht\u00eb sistemit nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb q\u00eb ekzistonte n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Zgjedhja e Sali Berish\u00ebs, si 82 vje\u00e7ar n\u00eb krye te PD, p\u00ebr t\u00eb mbetur figura qendrore e opozit\u00ebs shqiptare prodhoi nj\u00eb efekt q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz nuk donin ta pranonin. Ajo la jasht\u00eb sistemit nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb q\u00eb ekzistonte n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse un\u00eb nuk e shoh protest\u00ebn para Kryeministris\u00eb si lindjen e nj\u00eb l\u00ebvizjeje t\u00eb re politike. E shoh si pasoj\u00ebn e nj\u00eb boshll\u00ebku t\u00eb madh p\u00ebrfaq\u00ebsimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar gradualisht gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>N\u00ebse e shikon me kujdes p\u00ebrb\u00ebrjen e protest\u00ebs, kupton se ajo nuk \u00ebsht\u00eb produkt i nj\u00eb ideje t\u00eb re. \u00cbsht\u00eb produkt i munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb ideje q\u00eb ka arritur t\u2019i bashkoj\u00eb k\u00ebto pak\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb adres\u00eb t\u00eb vetme politike. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye aty gjen njer\u00ebz q\u00eb normalisht nuk do t\u00eb q\u00ebndronin kurr\u00eb bashk\u00eb. Gjen liberal\u00eb q\u00eb e shohin Trumpin si k\u00ebrc\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr demokracin\u00eb per\u00ebndimore. Gjen ambientalist\u00eb q\u00eb shqet\u00ebsohen p\u00ebr lagun\u00ebn. Gjen t\u00eb majt\u00ebn radikale q\u00eb e lexon \u00e7do zhvillim p\u00ebrmes konfliktit mes kapitalit dhe shoq\u00ebris\u00eb. Gjen njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb humbur besimin te institucionet. Gjen t\u00eb rinj q\u00eb nuk po k\u00ebrkojn\u00eb revolucion, por thjesht nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mos u ndjer\u00eb t\u00eb huaj n\u00eb vendin e tyre.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtij heterogjeniteti, protesta \u00ebsht\u00eb m\u00eb interesante sesa duket. Por pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye ajo \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e brisht\u00eb sesa mendojn\u00eb organizator\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb protest\u00eb mund t\u00eb mbledh\u00eb shum\u00eb zem\u00ebrime t\u00eb ndryshme. Nj\u00eb l\u00ebvizje politike duhet t\u2019i shnd\u00ebrroj\u00eb ato n\u00eb nj\u00eb drejtim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ende nuk jam i bindur se para Kryeministris\u00eb po shohim lindjen e nj\u00eb alternative. Po shohim m\u00eb shum\u00eb zbulimin e nj\u00eb boshll\u00ebku q\u00eb politika shqiptare ka refuzuar ta pranoj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb histori ka edhe nj\u00eb faktor tjet\u00ebr q\u00eb rrall\u00eb p\u00ebrmendet, por q\u00eb ka ndikuar shum\u00eb n\u00eb form\u00ebsimin e klim\u00ebs politike t\u00eb viteve t\u00eb fundit. Ky faktor \u00ebsht\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>P\u00ebr vite me radh\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e opinionit publik u ushqye me iden\u00eb se problemi kryesor i Shqip\u00ebris\u00eb ishte politika ekzistuese dhe se mjaftonte goditja e saj q\u00eb vendi t\u00eb hynte n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re. U krijua bindja se rr\u00ebzimi i elitave t\u00eb vjetra ishte vetvetiu reform\u00eb. Se nd\u00ebshkimi ishte program. Se de-legjitimimi i politik\u00ebs ishte alternativ\u00eb.<\/p>\n<p>Por historia nuk funksionon k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>Institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebshkojn\u00eb. Mund t\u00eb hetojn\u00eb. Mund t\u00eb zbulojn\u00eb abuzime. Por ato nuk prodhojn\u00eb vizion politik. Nuk prodhojn\u00eb lidership. Nuk prodhojn\u00eb alternativa.<\/p>\n<p>Dhe sot po shohim nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pasojave t\u00eb k\u00ebsaj logjike. Nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb ka humbur besimin te nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e klas\u00ebs politike, por q\u00eb ende nuk ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb klas\u00eb t\u00eb re politike q\u00eb ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse protesta po mbledh kaq shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm. Sepse secili sjell zhg\u00ebnjimin e vet. Por askush ende nuk sjell nj\u00eb projekt q\u00eb arrin t\u2019i bashkoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb rrug\u00ebs, Partia Socialiste duket sikur po zhvillon nj\u00eb debat krejt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Teksa jasht\u00eb po grumbullohen pak\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb adres\u00eb t\u00eb re, Partia Socialiste feston 35 vjetorin e saj dhe flet p\u00ebr historin\u00eb e vet. Dhe k\u00ebtu shoh nj\u00eb problem q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb po aq i madh sa vet\u00eb protesta.<\/p>\n<p>Partit\u00eb politike kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr kujtes\u00eb. Por ato nuk jetojn\u00eb nga kujtesa. Ato jetojn\u00eb nga aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb prodhuar t\u00eb ardhmen, por n\u00ebsep d\u00ebgjon fjalimet, n\u00ebse d\u00ebgjon diskutimet dhe n\u00ebse d\u00ebgjon m\u00ebnyr\u00ebn se si po p\u00ebrshkruhet vetja, krijohet p\u00ebrshtypja se Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb sesa p\u00ebr at\u00eb q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebj\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse nuk mendoj se problemi kryesor i Edi Ram\u00ebs sot \u00ebsht\u00eb protesta. Problemi i tij \u00ebsht\u00eb mungesa e nj\u00eb paradigme t\u00eb re.<\/p>\n<p>Modeli q\u00eb e solli deri k\u00ebtu e ka p\u00ebrmbushur ciklin e vet. Njer\u00ebzit q\u00eb e nd\u00ebrtuan at\u00eb model kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb kan\u00eb pasur p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb. Gjuha politike q\u00eb funksiononte dhjet\u00eb vite m\u00eb par\u00eb nuk prodhon m\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin entuziaz\u00ebm. Edhe suksesi, kur zgjat shum\u00eb, fillon t\u00eb krijoj\u00eb rutin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye pyetja m\u00eb interesante nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse protesta do t\u00eb rritet apo do t\u00eb zvog\u00eblohet.<br \/>\nPyetja \u00ebsht\u00eb n\u00ebse pushteti e kupton sinjalin q\u00eb po vjen prej saj.<\/p>\n<p>Sepse historia e Ballkanit na m\u00ebson se pushtetet rrall\u00eb rr\u00ebzohen nga protestat. Ato rr\u00ebzohen kur humbasin aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb reformuar vetveten. Kur kujtesa b\u00ebhet m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se imagjinata. Kur besnik\u00ebria b\u00ebhet m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se talenti. Kur rrethi i njer\u00ebzve q\u00eb mendojn\u00eb zvog\u00eblohet dhe rrethi i njer\u00ebzve q\u00eb duartrokasin zgjerohet.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, protesta dhe Partia Socialiste jan\u00eb m\u00eb t\u00eb lidhura sesa duket. Nj\u00ebra po k\u00ebrkon nj\u00eb adres\u00eb t\u00eb re. Tjetra ende nuk ka gjetur nj\u00eb arsye t\u00eb re p\u00ebrtej suksesit t\u00eb saj t\u00eb deritanish\u00ebm.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb shembulli m\u00eb i af\u00ebrt se si nj\u00eb protest\u00eb mund t\u00eb fitoj\u00eb pushtetin dhe megjithat\u00eb t\u00eb mos prodhoj\u00eb qeverisje. Vet\u00ebvendosja erdhi nga rruga, nga pak\u00ebnaq\u00ebsia dhe nga refuzimi i elitave t\u00eb vjetra. Por kur zem\u00ebrimi u kthye n\u00eb pushtet, u pa se administrimi i shtetit k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb sesa revolt\u00eb. Vitet q\u00eb pasuan soll\u00ebn konfuzion strategjik, amatoriz\u00ebm institucional, munges\u00eb eksperience n\u00eb nivelet drejtuese dhe nj\u00eb kultur\u00eb politike q\u00eb shpesh e ngat\u00ebrroi moralin e protest\u00ebs me aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse \u00e7do shoq\u00ebri duhet t\u00eb ket\u00eb kujdes kur ngat\u00ebrron energjin\u00eb e protest\u00ebs me kapacitetin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar shtet.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu do t\u00eb vendoset jo vet\u00ebm fati i protest\u00ebs, por edhe fati i pushtetit n\u00eb vitet q\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p>Rreziku p\u00ebr Edi Ram\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb se Shqip\u00ebria nuk ka ndryshuar. P\u00ebrkundrazi. Shqip\u00ebria ka ndryshuar aq shum\u00eb sa modeli q\u00eb e ndryshoi mund t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb modeli q\u00eb i duhet p\u00ebr faz\u00ebn tjet\u00ebr. Shum\u00eb lider\u00eb kan\u00eb d\u00ebshtuar jo sepse nuk nd\u00ebrtuan dot suksesin, por sepse u dashuruan me suksesin e tyre dhe nuk e kuptuan se koha po k\u00ebrkonte di\u00e7ka tjet\u00ebr.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu E lexova me kujdes shkrimin e Fredi Abrahams p\u00ebr flamingot me titull;\u201cShqip\u00ebria, kur fluturojn\u00eb flamingot\u201d Fredin e njoh prej shum\u00eb koh\u00ebsh. Aq gjat\u00eb sa nuk kam nevoj\u00eb t\u00eb ndalem te biografia e tij, te Human Rights Watch apo te kontributi q\u00eb ai ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb momente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb son\u00eb. Kjo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91591","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91591","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91591"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91591\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91591"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91591"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91591"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}