{"id":91547,"date":"2026-06-13T07:48:20","date_gmt":"2026-06-13T07:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/13\/lidhja-e-prizrenit-lindi-nga-lufta-ruso-turke-e-motit-1877-78-pasi-rusia-%ef%ac%81timtare-po-pergatiste-copetimin-e-turqise-i-impononte-konditat-e-saj-shkrimi-i\/"},"modified":"2026-06-13T07:48:20","modified_gmt":"2026-06-13T07:48:20","slug":"lidhja-e-prizrenit-lindi-nga-lufta-ruso-turke-e-motit-1877-78-pasi-rusia-%ef%ac%81timtare-po-pergatiste-copetimin-e-turqise-i-impononte-konditat-e-saj-shkrimi-i","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/13\/lidhja-e-prizrenit-lindi-nga-lufta-ruso-turke-e-motit-1877-78-pasi-rusia-%ef%ac%81timtare-po-pergatiste-copetimin-e-turqise-i-impononte-konditat-e-saj-shkrimi-i\/","title":{"rendered":"\u201cLidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-\u201978, pasi Rusia \ufb01timtare po p\u00ebrgatiste cop\u00ebtimin e Turqis\u00eb, i impononte konditat e saj\u2026\u201d\/ Shkrimi i panjohur i Mid\u2019hat Frash\u00ebrit n\u00eb 1928-\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mid\u2019hat Abdyl Frash\u00ebri<\/p>\n<p>Memorie.al\/ Moti 1928 p\u00ebrfaqson p\u00ebr ne nj\u00eb pes\u00ebdhjet\u00ebvjetor historik me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe, \ufb01llimin e l\u00ebvizjevet q\u00eb do linin p\u00ebrshtypjen e thell\u00eb t\u00eb tyre me emrin Lidhja e Prizrenit, nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb zgjoi dhe shkaktoi krijimin e Shoq\u00ebris\u00eb Shqiptare t\u00eb Stambollit. Mungesa e botimeve n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, si dhe t\u00eb mospasurit sot n\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb kujtime dhe sh\u00ebnime t\u00eb shkruara nga ajo koh\u00eb, si edhe akoma fakti q\u00eb Shqip\u00ebrija at\u00ebher\u00eb ishte vizituar dhe e vizituarshme prej t\u00eb huajvet, na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mos kemi l\u00ebnd\u00ebn e plot\u00eb p\u00ebr rikonstituimin e atyre ngjarjeve. P\u00ebr \u00e7do studim historik mbi k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, jemi, pra, t\u00eb shtr\u00ebnguar t\u00eb bazohemi mbi kujtimin personal dhe mbi t\u00eb paka ndihma q\u00eb na japin do botime fort t\u00eb ku\ufb01zuara.<\/p>\n<p>Lidhja e Prizrenit lindi nga Lufta ruso-turke e motit 1877-\u201878. Rusia \ufb01timtare po p\u00ebrgatitte cop\u00ebtimin e Turqis\u00eb, i impononte konditat e saj, i \u00e7k\u00ebputte copa toke, disa drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb favor t\u00eb saj (n\u00eb jug\u00eb t\u00eb Kaukasit), t\u00eb tjerat p\u00ebr shtetet e vegj\u00ebl t\u00eb Ballkanit, klient\u00eb dhe agjent\u00eb t\u00eb saj. Edhe, n\u00eb qoft\u00eb se p\u00ebr veten e saj merrte thela nga trupi i Turqis\u00eb aziatike, prej Ballkanit c\u00ebnonte dhe tok\u00ebn shqiptare, p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb krijuar rishtazi dhe vet\u00ebm truallin arb\u00ebnor p\u00ebr t\u00eb tre shtetet drejtp\u00ebrdrejt fqinj\u00eb.<\/p>\n<p>Ky trap i \u00e7elur befas n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt e shqiptar\u00ebve po zgjonte nj\u00eb reaksion si me than\u00eb \ufb01ziologjik, hithte kushtrimin dhe qitte poteren, sipas zakonit jetik t\u00eb popullit, nj\u00eb praktik\u00eb kurdoher\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritur, n\u00eb \u00e7do rasje: Lidhja e Prizrenit ndoshta n\u00eb krye ishte edhe ajo nj\u00eb manifestim lokal kund\u00ebr shk\u00ebputjes s\u00eb tok\u00ebs n\u00eb \ufb01tim t\u00eb Serbis\u00eb dhe Bullgaris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb p\u00ebrmendim se, me fjal\u00ebn q\u00eb \ufb01guron si titull i k\u00ebtij artikulli, nuk duam t\u00eb d\u00ebftejm\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrpjekjet q\u00eb u b\u00ebn\u00eb rr\u00ebz\u00eb Sharit, po edhe shfaqjet patriotike t\u00eb Janin\u00ebs dhe Shkodr\u00ebs. S\u2019ka dyshim se ay ndryshim q\u00eb projektohej n\u00eb statutin tok\u00ebsor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, zgjonte nj\u00eb reaksion identik, nj\u00eb mbrojtje instinktive edhe n\u00eb ato dy qendra t\u00eb tjera: Rusia m\u00eb nj\u2019an\u00eb po sillte Bullgarin\u00eb e Re gjer n\u00eb Devoll dhe n\u00eb Drin, m\u2019an\u00eb tjat\u00ebr i falte Serbis\u00eb Nishin, Vranj\u00ebn, Kurshumlin\u00eb, Leskov\u00e7\u00ebn, si dhe Malit t\u00eb Zi \u2013 Podgoric\u00ebn, Shpuz\u00ebn, Gucin\u00eb, Plav\u00ebn; gjithashtu duke parapar\u00eb p\u00ebr Greqin\u00eb nj\u00eb dhurat\u00eb nga ana e Epirit.<\/p>\n<p>T\u00eb tre ball\u00ebt e rrezikut krijonin tri vatra kund\u00ebr q\u00ebndrimi, prej t\u00eb cilave, kuptohet vetiu, dy t\u00eb veriut do t\u00eb kishin sip\u00ebrin\u00eb materiale, me shum\u00ebsin e popullsis\u00eb, forc\u00ebn strategjike t\u00eb pozit\u00ebs dhe nj\u00eb far\u00eb independence relative p\u00ebrkundrejt Turqis\u00eb. Po edhe, nga ana tjet\u00ebr, fuqia moderale dhe intelektuale do t\u2019i binte n\u00eb pjes\u00eb asaj qendre q\u00eb ishte n\u00eb jug\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe me t\u00eb v\u00ebrtet, kur veriu injoronte gjer m\u00eb nj\u00eb pik\u00eb manevrat e shqahvet, duke qen\u00eb lark qendrave t\u00eb tyre, pra, duke mos i par\u00eb me sy (se n\u2019at\u00eb koh\u00eb propaganda dhe politika luhej n\u00eb Pet\u00ebrburg dhe jo n\u00eb Belgrad), Janina ishte nj\u00eb v\u00ebnt i lir\u00eb i veprimeve greke dhe aspiratat e helenism\u00ebs s\u2019shihnin nevoj\u00eb t\u00eb fshiheshin ose maskoheshin. Vet\u00ebm Shkodra ndjente drejtp\u00ebrdrejt shtypjen e Cernogor\u00ebs prej luft\u00ebrave t\u00eb pareshtura nd\u00ebrmjet dy kombevet.<\/p>\n<p>Lufta ruso-turke po ngjante mbas luftimeve t\u00eb Alemanj\u00ebs dhe t\u00eb Italis\u00eb p\u00ebr nj\u00ebsin\u00eb kombiare t\u00eb tyre sipas parimevet t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb q\u00eb kishin \ufb01lluar t\u00eb k\u00ebqyren si nj\u00eb element preponderent n\u00eb jet\u00ebn e popujve dhe t\u00eb shteteve. K\u00ebshtu q\u00eb, edhe Rusia, e cila b\u00ebnte nj\u00eb politik\u00eb thjesht egoiste p\u00ebr rritjen e saj, edhe ajo Rusi, themi, q\u00eb ngrinte arm\u00ebt m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr parimet fetare, si nj\u00eb zihje nd\u00ebrmjet Kryqit dhe Kuranit, n\u00eb fund t\u00eb luft\u00ebs ishte shtr\u00ebnguar t\u00eb d\u00ebftej\u00eb ide kombiare, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb cop\u00ebtimin e Turqis\u00eb p\u00ebr \ufb01timin e kombeve t\u00eb ndryshme t\u00eb Rusis\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb njer\u00ebzis\u00eb, t\u00eb kombeve, t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe jo vet\u00ebm fuqis\u00eb.<\/p>\n<p>Idet\u00eb e reja s\u2019ishin fare t\u00eb panjohura n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Poshtme: atje kishte gjetur nj\u00eb jeh, nj\u00eb shesh diskutimi epopeja patriotike e Garibaldit, idet\u00eb humanitare t\u00eb Mazzinit. N\u00eb Janin\u00eb prap\u00eb lufta e motit 1870 kishte zgjuar nj\u00eb interes t\u00eb madh dhe ishte e natyrshme q\u00eb \u00e7do q\u00eb \u00e7do l\u00ebvizje, \u00e7do parim i ri, do t\u00eb ndiqej me nj\u00eb kuriozitet praktik n\u00eb ato qendra, n\u00eb t\u00eb cilat nuk mungonte intelektualisma.<br \/>\nE nes\u00ebrmja e luft\u00ebs, vajtja e Rus\u00ebve n\u00eb port\u00eb t\u00eb Stambollit dhe imponimi i vullnetit t\u00eb tyre me traktatin e Sh\u00ebn Stefanit, po vinte n\u00eb evidenc\u00eb rrezikun q\u00eb i kanosej Turqis\u00eb, rrojtja e s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb Rumeli po b\u00ebhej fort e dyshimshme. Ky k\u00ebrc\u00ebnim ishte edhe m\u00eb i posa\u00e7me p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb: n\u00eb qoft\u00eb se Imperatorija Otomane po m\u00ebnjanohej si shtet, trualli arb\u00ebnor shtihej n\u00eb rrezik si rac\u00eb, si komb, edhe bash n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e popujve dhe p\u00ebr parimet e njer\u00ebzis\u00eb. Duhej, pra, q\u00eb edhe Shqiptar\u00ebt n\u00eb kund\u00ebr q\u00ebndrim dhe ankimet e tyre, t\u00eb mb\u00ebshteteshin mbi argumente prej mentaliteti modern.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebtu shfaqet p\u00ebr ne in\ufb02uenca e deg\u00ebs jugore: N\u00eb Prizren, populli kompakt dhe me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb, me nd\u00ebrgjegje p\u00ebr fuqin\u00eb materiale t\u00eb tij dhe p\u00ebr supremacin\u00eb mbi elementin shkja, bazonte shpresat mbi forc\u00ebn e numrit dhe t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebs. Juga, m\u00eb pak e fort\u00eb, po m\u00eb koshiente e t\u00eb drejtave t\u00eb saj si rac\u00eb dhe si komb, vinte n\u00eb pesh\u00eb parimet e rinj q\u00eb kishin p\u00ebrmbysur sisteme t\u00eb vjetra.<\/p>\n<p>Kjo in\ufb02uenc\u00eb e delegatit t\u00eb jug\u00ebs u manifestua edhe n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb de\ufb01nitive, duke i dh\u00ebn\u00eb l\u00ebvizjes nj\u00eb karakter t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, pan shqiptar, duke nxjerr\u00eb nga forma e rivendikimevet lokale p\u00ebr vatanin e vog\u00ebl, p\u00ebr vilajetin dhe kazan\u00eb; tani mendimet ishin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e t\u00ebr\u00eb, p\u00ebr m\u00ebm\u00ebdhen\u00eb, p\u00ebr jug\u00ebn si dhe p\u00ebr verin\u00eb, p\u00ebr mysliman\u00ebt dhe t\u00eb krishter\u00ebt, p\u00ebr \u00e7do \u00e7ip t\u00eb truallit dhe p\u00ebr \u00e7do individ q\u00eb \ufb02iste gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>Ishte, mbase hera e par\u00eb, q\u00eb lulja e kuptimit t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb po zinte rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb shkrepat e Arb\u00ebris\u00eb dhe kuptohet vetiu se, bima e re do t\u00eb zhvillohej me gjith\u00eb ngjyrat e saj: nga e sotmja n\u00eb t\u00eb ardhmen ishte nj\u00eb i vet\u00ebm \u00e7ap p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb. Dhe dita e nes\u00ebrme zuri t\u00eb preokupoj\u00eb Lidhjen dhe deg\u00ebt e saj m\u00eb tep\u00ebr se gjendja e keqe e dit\u00ebs: duhej siguruar jeta e kombit dhe m\u00ebm\u00ebdheut, duke i b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb komb dhe k\u00ebt\u00eb m\u00ebm\u00ebdhe t\u2019u njihen t\u00eb drejtat e tyre, t\u00eb respektohen m\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb baras me t\u00eb drejtat e atyre popujve n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve k\u00ebrkohej t\u00eb shqyhet trualli shqiptar.<\/p>\n<p>Kushtrimi dhe poterja e zakonevet t\u00eb vjetra po transformohej n\u00eb nj\u00eb aksion diplomatik; brenga e thjesht\u00eb dhe instinktive e katundit po merrte form\u00ebn e nj\u00eb aspirate kombiare dhe patriotike, me nj\u00eb qok m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe natyrisht m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz Lidhja e Prizrenit mund t\u00eb paraqitet si nj\u00eb prej atyre kryengritjeve q\u00eb populli yn\u00eb e ka pasur kurdoher\u00eb n\u00eb vetij t\u00eb tij, sidomos n\u00eb shekull t\u00eb n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, me Ali Tepelen\u00ebn dhe Bushatllin\u00eb, si edhe m\u00eb pas tyre. Por, ndryshimi q\u00ebndron mbi pik\u00ebn q\u00eb, n\u00eb k\u00ebto l\u00ebvizje ishte p\u00ebr shtytk\u00eb iniciale aktiviteti i nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm, duke u mb\u00ebshtetur mbi tendenca lokale t\u00eb nevojshme prej sirkonstencavet t\u00eb dit\u00ebs; k\u00ebt\u00eb radh\u00eb iniciativa merresh prej popullit dhe q\u00ebllimi ndehej mbi t\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb etnogra\ufb01ke, mbi dit\u00ebn e veprimit, si dhe mbi koh\u00ebn e ardhme.<\/p>\n<p>Lidhja donte mos cop\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb; por edhe k\u00ebrkonte q\u00eb toka Arb\u00ebnore t\u00eb njihej si Shqip\u00ebri, t\u00eb caktoheshin t\u00eb drejtat e saj, t\u2019i respektohej jeta; me nj\u00eb fjal\u00eb, nj\u00eb v\u00ebnt autonom, me administrat\u00eb dhe sundim t\u00eb p\u00ebrshtatur. Ishte nj\u00eb interpriz\u00eb kolosale, me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb panum\u00ebrta, s\u00eb br\u00ebnd\u00ebshmi dhe s\u00eb jashtmi, n\u00eb trup t\u00eb popullit dhe m\u00eb tep\u00ebr akoma, nga ana e sunduesit t\u00eb Stambollit. Turqia, n\u00eb \ufb01llim t\u00eb l\u00ebvizjes d\u00ebfteu nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi duke par\u00eb te shqiptar\u00ebt nj\u00eb mbrojt\u00ebs t\u00eb integritetit tok\u00ebsor t\u00eb Imperatoris\u00eb Otomane.<\/p>\n<p>Por aspiratat nacionaliste dhe autonomiste t\u00eb Shqiptar\u00ebve, mbase dhe m\u00eb tep\u00ebr se nga \u00e7do gj\u00eb \u2013 kolaborimi i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe i gjith\u00eb elementeve fetar\u00eb, e b\u00ebn\u00eb Turqin\u00eb q\u00eb t\u00eb shihte te zgjimi i malavet tan\u00eb nj\u00eb armik m\u00eb t\u00eb madh se nga ushtrit\u00eb ruse ose lakmit\u00eb e shtetevet t\u00eb Ballkanit. Edhe fuqia brutale turke s\u2019m\u00ebnoj t\u00eb manifestohet n\u00eb Ulqin si dhe n\u00eb Ka\u00e7anik.<\/p>\n<p>Mentaliteti turk n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk pranonte nj\u00eb ide nacionaliste, nj\u00eb aspirat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe nj\u00eb bashkim i shqiptar\u00ebve; politika e sulltanit qe bazuar mbi ndarje dhe \u00e7arje. Shpresa e sundimit ishte ngrehur mbi antagoniz\u00ebm nd\u00ebrmjet tosk\u00ebve dhe geg\u00ebve, t\u00eb krishter\u00ebve dhe mysliman\u00ebve. Pranonte q\u00eb mal\u00ebsor\u00ebt tan\u00eb t\u00eb luftonin p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb dhe kullotat e tyre, po jo p\u00ebr nj\u00eb etnitet moral q\u00eb i thon\u00eb m\u00ebm\u00ebdhe.<\/p>\n<p>Padyshim, s\u2019do t\u00eb mungojn\u00eb njer\u00ebz q\u00eb nuk njohin rrjedhjen e pun\u00ebvet, ose jan\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb rr\u00ebket\u00eb e th\u00ebnieve prej fqinj\u00ebsh t\u00eb interesuar dhe besojn\u00eb ose kan\u00eb besuar q\u00eb Lidhja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krijim i qeveris\u00eb turke. Sa tham\u2019 m\u00eb sip\u00ebr, jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb thuhet se veprimi i Lidhjes mbeti shterp\u00eb?<\/p>\n<p>Nj\u00eb veprim, nj\u00eb p\u00ebrpjekje \u00ebsht\u00eb kurdoher\u00eb pjellore; \u00ebsht\u00eb lindja dhe nisja e nj\u00eb ekzistence t\u00eb re, edhe n\u00eb qoft\u00eb se nuk rr\u00ebfehet sish nj\u00eb rezultat imediat. N\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb sforcimi p\u00ebr t\u2019arritur nj\u00eb q\u00ebllim ka mbase nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi dhe nj\u00eb vleft\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se nga q\u00ebllimi vet\u00eb. Nj\u00eb luftim i sotm\u00eb \u00ebsht\u00eb kapitali i magazinuar p\u00ebr koh\u00ebn e arthme, nj\u00eb fuqi e mbetur e gjall\u00eb ushtrohet n\u00eb \u00e7do minut\u00eb dhe shfaqet me forc\u00eb n\u00eb dit\u00eb nevoje.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebshtu, Lidhja, t\u00ebr\u00eb duke pasur si pem\u00eb vonimin e caktimit t\u00eb ku\ufb01s\u00eb n\u00eb Epir p\u00ebr favorin e Greqis\u00eb dhe pastaj shp\u00ebtimin e asaj cope t\u00eb madhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pati edhe \ufb01timin m\u00eb t\u00eb madh akoma t\u00eb pregatit\u00eb nj\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb kobiare, t\u2019u jap\u00eb nj\u00eb kuptim t\u00eb ri aspiratave t\u00eb popullit.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ajo dit\u00eb, v\u00ebrtet fillon shpresa e nj\u00eb shp\u00ebtimi, e nj\u00eb jete m\u00eb t\u00eb lumtur, n\u00eb form\u00eb t\u00eb caktuar; q\u00eb at\u00ebhere merr trajt\u00eb t\u00eb kthjellt\u00eb ideja e p\u00ebrfytyruar prej fjal\u00ebs Shqip\u00ebri; mbryhen dhe gatuhen aspiratat p\u00ebr nj\u00eb qok t\u00eb sh\u00ebnuar. Lokalisma dhe kantonisma i l\u00ebn\u00eb vend patriotizm\u00ebs; tendencat ndar\u00ebse dhe m\u00ebrgonj\u00ebse \ufb01llojn\u00eb t\u00eb peshojn\u00eb drejt nj\u00eb pike t\u00eb vetme; krahinat dhe elementet q\u00eb e kishin kujruar veten e tyre t\u00eb ndar\u00eb dhe t\u00eb huaj nga nj\u00ebri-tjatri nisin t\u00eb nj\u00ebsohen t\u00eb ndjehen solidar\u00eb. Me nj\u00eb fjal\u00eb \ufb01set b\u00ebhen komb.<\/p>\n<p>Kjo mbryjtje e shpirtit dhe d\u00ebshirave, krijimi i k\u00ebtij karakteri t\u00eb ri, nuk b\u00ebhej dot pa nj\u00eb edukat\u00eb perseverente dhe t\u00eb gjat\u00eb, bazuar mbi st\u00ebrvitjen morale dhe intelektuale. Edhe nj\u00eb pem\u00eb jo m\u00eb pak\u2019 e \u00e7mueshme e Lidhjes s\u00eb Prizrenit, qe p\u00ebr ne krijimi i \u201cShoq\u00ebris\u00eb e t\u00eb shtypurit shkronja shqip\u201d.<\/p>\n<p>E harruar, e p\u00ebrbuzur, si nj\u00eb patois, e shikuar jo si nj\u00eb veg\u00ebl qytet\u00ebrimi, po mbase si nj\u00eb ndales\u00eb p\u00ebrparimi, shqipja, me themelimin e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Stambollit nis t\u00eb b\u00ebhet e gjall\u00eb dhe shpirt-dh\u00ebn\u00ebse, t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb organ p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ide dhe aspirata, t\u00eb zgjoj\u00eb ndjenja dhe t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb mendime.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019shohim sot, \u00e7\u2019presim nga ardhmja, \u00e7\u2019kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nga pritmi, buron nga Shoq\u00ebria Letrare, lindur nga l\u00ebvizja e Lidhjes s\u00eb Prizrenit.\/ Memorie.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mid\u2019hat Abdyl Frash\u00ebri Memorie.al\/ Moti 1928 p\u00ebrfaqson p\u00ebr ne nj\u00eb pes\u00ebdhjet\u00ebvjetor historik me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe, \ufb01llimin e l\u00ebvizjevet q\u00eb do linin p\u00ebrshtypjen e thell\u00eb t\u00eb tyre me emrin Lidhja e Prizrenit, nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb zgjoi dhe shkaktoi krijimin e Shoq\u00ebris\u00eb Shqiptare t\u00eb Stambollit. Mungesa e botimeve n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, si dhe t\u00eb mospasurit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91547","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91547","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91547"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91547\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91547"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91547"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91547"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}