{"id":91543,"date":"2026-06-13T07:48:18","date_gmt":"2026-06-13T07:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/13\/korporata-aruba-spak-godet-skemen-e-miliardave-te-droges-dhe-kullave-ne-tirane-2\/"},"modified":"2026-06-13T07:48:18","modified_gmt":"2026-06-13T07:48:18","slug":"korporata-aruba-spak-godet-skemen-e-miliardave-te-droges-dhe-kullave-ne-tirane-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/13\/korporata-aruba-spak-godet-skemen-e-miliardave-te-droges-dhe-kullave-ne-tirane-2\/","title":{"rendered":"\u201cKorporata Aruba\u201d, SPAK godet skem\u00ebn e miliardave t\u00eb drog\u00ebs dhe kullave n\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ishulli ekzotik i Arub\u00ebs n\u00eb Karaibe, me plazhe me r\u00ebr\u00eb t\u00eb bardh\u00eb dhe resorte luksoze, mikpriti n\u00eb fund t\u00eb janarit 2019 nj\u00eb grup burrash nga Shqip\u00ebria, por interesi i tyre nuk lidhej me turizmin.<\/p>\n<p>N\u00ebn diellin e Antileve Holandeze, mij\u00ebra kilometra larg Tiran\u00ebs, ata po diskutonin marr\u00ebveshje biznesi t\u00eb ngritura mbi tre shtylla kryesore; logjistik\u00ebn e trafikut t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, transaksionet me tokat n\u00eb kryeqytet dhe bregdet si dhe projektet e zhvillimit p\u00ebr kulla dhe resorte turistike.<\/p>\n<p>Njeriu ky\u00e7 i takimit ishte Artur Shehu, nj\u00eb personazh kontrovers me origjin\u00eb nga Vlora, q\u00eb jeton prej dy dekadash n\u00eb Florida t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. N\u00eb takimin e v\u00ebzhguar nga autoritetet e huaja ishin t\u00eb pranish\u00ebm gjithashtu bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij, Arben Ismailaj, Elton Memeti, Adrian Rama dhe Bujar Shehaj.<\/p>\n<p>Sipas hetimeve t\u00eb kryera s\u00eb fundmi nga prokuror\u00ebt Altin Dumani dhe Elida Ka\u00e7kini, t\u00eb nisura fillimisht p\u00ebr transaksionet e dyshuara t\u00eb tokave n\u00eb Zv\u00ebrnec, ky nuk ishte takimi i vet\u00ebm i Shehut me q\u00ebllim menaxhimin e interesave t\u00eb tij t\u00eb biznesit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cShehu merr pjes\u00eb n\u00eb takime n\u00eb Spanj\u00eb, Monako, Gjermani, Aruba, nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb planifikuar blerja, transportimi dhe futja e sasive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, ku p\u00ebrmenden edhe takime me \u201cfunksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar\u201d.<\/p>\n<p>Dosjet hetimore q\u00eb BIRN i disponon hedhin drit\u00eb mbi falsifikime masive me tokat n\u00eb bregdet dhe pastrimin e parave t\u00eb trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb kullat q\u00eb po nd\u00ebrtohen n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb projekte t\u00eb tjera zhvillimi, p\u00ebrfshir\u00eb edhe tokat ku pritet t\u00eb nd\u00ebrtohet resorti n\u00eb Zv\u00ebrnec i reklamuar nga dh\u00ebndri i presidentit amerikan, Jared Kushner.<\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me miratoi t\u00eb premten 20 urdh\u00ebr-arreste p\u00ebr veprat penale t\u00eb pastrimit t\u00eb parave, grupit t\u00eb strukturuar kriminal si dhe trafikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb drog\u00ebs; p\u00ebrfshir\u00eb Artur Shehun, dy biznesmen\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Tiran\u00eb, Ilir Shtufi dhe Orest Sota si dhe persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur me trafikun e drog\u00ebs apo transaksionet me tokat.<\/p>\n<p>Dosjet hetimore t\u00eb lidhura me tre procedime t\u00eb ndryshme penale hedhin drit\u00eb mbi nj\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb simbiotike mes bot\u00ebs s\u00eb krimit dhe biznesit lidhur me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb projektesh t\u00eb miratuara nga qeveria \u201cRama\u201d n\u00eb dekad\u00ebn e fundit, p\u00ebrfshir\u00eb kullat shum\u00ebkat\u00ebshe \u201cGarden Builing\u201d dhe \u201cColonnade\u201d t\u00eb kompanive t\u00eb Ilir Shtufit n\u00eb Tiran\u00eb, resortin \u201cGreen Coast\u201d n\u00eb Palas\u00eb t\u00eb grupit Balfin n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Samir Manes, nj\u00eb truall t\u00eb lakmuar pran\u00eb stadiumit \u201cAir Albania\u201d n\u00eb Tiran\u00eb si dhe sip\u00ebrfaqe t\u00eb m\u00ebdha tokash n\u00eb Zv\u00ebrnec dhe pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb bregdetit me p\u00ebrfitues Artur Shehun.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb dokumenteve gjyq\u00ebsore, historia e perandoris\u00eb s\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme shtrihet n\u00eb dy dekada mashtrime, trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge dhe korrupsioni shtet\u00ebror. Pasurit\u00eb e sekuestruara kapin vlera marramend\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>\u2018Samiti\u2019 i Arub\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Detajet e takimeve t\u00eb Artur Shehut n\u00eb Majorka, Gjermani, Aruba dhe Belgjik\u00eb u zbuluan dhe u v\u00ebzhguan nga nj\u00eb hetim evropian i vitit 2019 mbi aktivitetet kriminale t\u00eb \u201cKlanit Osmani\u201d.<\/p>\n<p>Dokumentet theksojn\u00eb se midis 24 dhe 31 janarit 2019, n\u00eb ishullin e Arub\u00ebs u zhvilluan v\u00ebzhgime t\u00eb disa takimeve mes nj\u00eb grupi shqiptar\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb narkotrafik.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i k\u00ebtyre udh\u00ebtimeve ishte i dyfisht\u00eb, sipas dosjes s\u00eb prokuroris\u00eb. Nga nj\u00ebra an\u00eb, planifikohej logjistika e karteleve, ku n\u00eb dosjen hetimore t\u00eb d\u00ebrguar nga autoritetet spanjolle theksohet se personat e p\u00ebrfshir\u00eb planifikonin \u201cblerjen, transportimin dhe futjen e sasive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb drog\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Aruba sh\u00ebrbeu si pik\u00ebnisje p\u00ebr investimet n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb sipas hetuesve belg\u00eb t\u00eb referuar nga SPAK kishin mb\u00ebshtetje politike n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Dokumentet belge n\u00ebnvizojn\u00eb se \u201ck\u00ebto takime duket se kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me projekte pasurish t\u00eb paluajtshme n\u00eb Shqip\u00ebri, potencialisht t\u00eb financuara me fonde t\u00eb paligjshme, me mb\u00ebshtetjen e autoriteteve politike\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb injektuar k\u00ebto shuma marramend\u00ebse t\u00eb fituara nga trafiku n\u00eb ekonomin\u00eb e ligjshme, grupi ngriti nj\u00eb skem\u00eb klasike, por masive, t\u00eb pastrimit t\u00eb parave. Faza e par\u00eb, ajo e \u201cvendosjes\u201d, realizohej p\u00ebrmes transferimit t\u00eb parave t\u00eb drog\u00ebs me sisteme alternative si rrug\u00ebt fizike ose sistemi \u201cha\u00ebala\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb pas vinte manipulimi i pron\u00ebsis\u00eb. Nj\u00eb nga mjetet m\u00eb flagrante ishte p\u00ebrdorimi i dokumenteve historike t\u00eb falsifikuara. P\u00ebr tokat n\u00eb Zv\u00ebrnec u p\u00ebrdor \u201cRegjistri Daimi i vitit 1318, nr. rendor 47\u201d, nj\u00eb dokument n\u00eb gjuh\u00ebn osmane q\u00eb pretendohej se e b\u00ebnte nj\u00eb paraardh\u00ebs t\u00eb tyre, Seit Ahmet Shehu, pronar t\u00eb mij\u00ebra metrave katror\u00eb pyll dhe kullot\u00eb. Proceset gjyq\u00ebsore v\u00ebrtetuan m\u00eb von\u00eb se ky dokument i paraqitur p\u00ebr kthimin e pronave ishte t\u00ebr\u00ebsisht i manipuluar dhe i p\u00ebrkthyer q\u00ebllimisht gabim.<\/p>\n<p>Pasi pronat \u201cfitoheshin\u201d, ato i n\u00ebnshtroheshin nj\u00eb procesi t\u00eb gjat\u00eb shtres\u00ebzimi. Dosja shpjegon se pastrimi b\u00ebhej p\u00ebrmes \u201ccop\u00ebzimeve t\u00eb shumta t\u00eb tyre dhe m\u00eb pas tjet\u00ebrsimeve t\u00eb tyre, n\u00eb format e blerjes, shk\u00ebmbimit apo formave t\u00eb tjera, me q\u00ebllim v\u00ebshtir\u00ebsimin e gjurmimit\u201d. Hapi final ishte dh\u00ebnia e k\u00ebtyre trojeve p\u00ebr \u201csubjektet zhvilluese nd\u00ebrtuese, n\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrmjet tyre, duke integruar dhe p\u00ebrzier n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ardhurat e paligjshme me ato t\u00eb ligjshme\u201d. Ky modus operandi, sipas Prokuroris\u00eb, ka l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb projekte gjigante si vilat n\u00eb Palas\u00eb dhe godina polifunksionale \u201cGarden Building\u201d n\u00eb rrug\u00ebn e Kavaj\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimet tregojn\u00eb se i ashtuquajturi \u201csamiti i Arub\u00ebs\u201d ka vendosur fatet e dhjet\u00ebra projekteve, q\u00eb jan\u00eb tashm\u00eb pjes\u00eb e dukshme apo fytyra e Tiran\u00ebs dhe bregdetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Prapaskenat e zbuluara nga Sky ECC<\/strong><\/p>\n<p>Komunikimet e dekriptuara nga aplikacioni i koduar, Sky ECC, zbulojn\u00eb qart\u00eb dhe pa filtra se si an\u00ebtar\u00ebt e rrjetit menaxhonin pazaret miliona-euroshe t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme dhe drog\u00ebs, nj\u00eblloj sikur t\u00eb b\u00ebnin pazar p\u00ebr produkte t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Bisedat konfirmojn\u00eb interesin e tyre t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr tokat n\u00eb jug t\u00eb vendit. N\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb dat\u00ebs 9 shtator 2020, nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt i shkruan nj\u00eb tjetri, i shqet\u00ebsuar p\u00ebr rrjedhjen e informacionit dhe \u00e7mimet e larta t\u00eb tokave:<\/p>\n<p>\u201cCpb vlla, degjo se paska qen ai shoku jot prap te indjani dhe paska fol per Zv\u00ebrnecin p\u00ebr \u00e7mim toke po mos i thuj gj\u00eb si qysh tek q\u00eb mos prishim pun\u2026\u201d. M\u00eb tej theksohet: \u201cKan fol ato p\u00ebr \u00e7mim p\u00ebr Palasen tek ty dhe p\u00ebr n\u00eb Zvernec\u201d, duke shtuar se \u201c\u2026ka hall kusho mos del bllof me \u00e7mimin qe mund t\u00eb jen fol ato vlla kupton\u201d.<\/p>\n<p>Bisedat jan\u00eb mes Alfredo Hamzait dhe Adrian Ram\u00ebs, dy bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb Artur Shehut. Prokuroria thot\u00eb se k\u00ebto biseda po ashtu tregojn\u00eb se Shehu e t\u00eb tjer\u00eb ishin n\u00eb dijeni t\u00eb trafikut t\u00eb narkotik\u00ebve. Shehu, megjithat\u00eb, sipas prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb i kujdessh\u00ebm dhe k\u00ebrkon q\u00eb bisedat p\u00ebr drog\u00ebn dhe tokat t\u00eb b\u00ebhen drejtp\u00ebrdrejt. N\u00eb nj\u00eb rast, ai urdh\u00ebron vart\u00ebsin ta priste n\u00eb Stamboll, ku ai po udh\u00ebtonte nga Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>N\u00eb biseda t\u00eb tjera, ata udh\u00ebzojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt lidhjen e kontratave p\u00ebr vilat n\u00eb resortet luksoze bregdetare.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik 2020, nj\u00eb p\u00ebrdorues urdh\u00ebron: \u201cna fol me ate te viles te vi ai djali te firmosi. 70 do ja kaloj ne bank, tjerat e rregullojme me vone\u201d:. Nj\u00eb mesazh tjet\u00ebr thekson urgjenc\u00ebn e transaksionit: \u201cna fol me ate te vilave ta presi k\u00ebt\u00eb shokun tim ne Vlor\u00eb t\u2019i b\u00ebj kontrat\u00ebn e 98\/2. Na jep nji num\u00ebr ose ta presi Adi\u201d. Edhe emrat e noter\u00ebve e biznesmen\u00ebve t\u00eb njohur n\u00eb vend p\u00ebrmenden me leht\u00ebsi n\u00eb bisedat e tyre rreth ligj\u00ebrimit t\u00eb pronave.<\/p>\n<p>K\u00ebto cop\u00ebza komunikimesh konfirmojn\u00eb pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb Prokuroria e Posa\u00e7me ka ngritur si akuz\u00eb: personat n\u00ebn hetim kishin kaluar nga logjistika e kontejner\u00ebve me l\u00ebnd\u00eb narkotike, n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb perandorie betoni.<\/p>\n<p><strong>Nga Zv\u00ebrneci te kullat e Tiran\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dokumentet e SPAK, takimet, bisedat e koduara dhe transaksionet e pronave lidhen n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb vetme, ku pasurit\u00eb e dyshuara si t\u00eb p\u00ebrfituara p\u00ebrmes falsifikimeve apo parave t\u00eb trafikut futeshin m\u00eb pas n\u00eb ciklin e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, personat n\u00ebn hetim p\u00ebrdornin \u201cfalsifikimin e dokumenteve t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb duke krijuar pron\u00ebsi t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb ose duke shtuar sip\u00ebrfaqet e pron\u00ebsis\u00eb\u201d. Ata kryenin m\u00eb pas cop\u00ebzimet e shumta t\u00eb tyre dhe tjet\u00ebrsimin, n\u00eb format e blerjes, shk\u00ebmbimit apo dhurimit, me q\u00ebllim v\u00ebshtir\u00ebsimin e gjurmimit.<\/p>\n<p>Tokat u jepeshin m\u00eb pas subjekteve zhvilluese dhe nd\u00ebrtuese, duke integruar dhe p\u00ebrzier\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ardhurat e paligjshme me ato t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Kjo m\u00ebnyr\u00eb veprimi, sipas dosjes, shfaqet n\u00eb truallin pran\u00eb stadiumit \u201cAir Albania\u201d, n\u00eb rrug\u00ebn \u201cDervish Hima\u201d, ku prokuroria thot\u00eb se veprimet jan\u00eb kryer nga Adrian Rama, Artur Shehu, Elton Memeti, Alfredo Hamzai dhe Ardian Zykaj \u201ct\u00eb pakt\u00ebn nga vitet 2017 e n\u00eb vijim\u201d. E nj\u00ebjta skem\u00eb, sipas SPAK, shtrihet edhe n\u00eb vilat e kompleksit \u201cGreen Coast\u201d n\u00eb Palas\u00eb, n\u00eb tokat e p\u00ebrdorura p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij kompleksi, n\u00eb projektet e nd\u00ebrtimit n\u00eb Tiran\u00eb, si dhe n\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtimi apo kompani t\u00eb lidhura me personat n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>P\u00ebr pronat n\u00eb Zv\u00ebrnec, prokuroria \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e pranuar nga GJKKO, ajo thot\u00eb se nga hetimet kan\u00eb dal\u00eb \u201cdyshime t\u00eb arsyeshme t\u00eb bazuara n\u00eb prova\u201d se pasurit\u00eb aty \u201cjan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme, n\u00ebp\u00ebrmjet falsifikimeve\u201d. Sipas dosjes, k\u00ebto prona dyshohet se jan\u00eb p\u00ebrfituar \u201cduke p\u00ebrdorur dokumente t\u00eb falsifikuara\u201d, si p\u00ebr njohjen e pron\u00ebsis\u00eb nga institucionet shtet\u00ebrore, ashtu edhe p\u00ebr regjistrimin e saj p\u00ebr efekt trash\u00ebgimie.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim p\u00ebrmendet edhe dokumenti i shum\u00ebp\u00ebrfolur i njohur si \u201cRegjistri i Daimit\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilin Gjykata e Lart\u00eb, sipas prokuroris\u00eb, ka konfirmuar n\u00eb arsyetimin e saj se \u201cka rezultuar i falsifikuar\u201d. Prokuroria shton se toka n\u00eb Zv\u00ebrnec dyshohet t\u00eb jet\u00eb zhvendosur drejt bregdetit dhe se m\u00ebnyra e kalimit t\u00eb saj tek Artur Shehu p\u00ebrmes shitjeve e shk\u00ebmbimeve tregon \u201cm\u00ebnyr\u00ebn se si ky shtetas ka p\u00ebrfituar toka t\u00eb shumta\u201d, me q\u00ebllimin e m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb shitjes apo investimeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, GJKKO vendosi sekuestro preventive mbi shumat e krijuara nga transaksioni me kompanin\u00eb \u201cAlbania Land Development\u201d t\u00eb administruar nga Redi Struga dhe n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrve nga Katari, Al Khayyat.<\/p>\n<p>Shuma e sekuestruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim \u00ebsht\u00eb 128,354,437 euro, e ndar\u00eb n\u00eb tre pagesa dhe bllokimi i menj\u00ebhersh\u00ebm u miratua nga gjykata me argumentin se: \u201cekziston nj\u00eb rrezik i lart\u00eb dhe konkret q\u00eb k\u00ebto pasuri t\u00eb tjet\u00ebrsohen, asgj\u00ebsohen apo t\u00eb transferohen te t\u00eb tret\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Masat e siguris\u00eb t\u00eb miratuara nga GJKKO<\/strong><\/p>\n<p>1-Ardian Zykaj, alias Blerim Miftari<\/p>\n<p>2-Alfredo Hamzai, alias Genc Bedini<\/p>\n<p>3-Adrian Rama<\/p>\n<p>4-Erjon Rama<\/p>\n<p>5-Orgest Bir\u00e7aj<\/p>\n<p>6- Orest Sota<\/p>\n<p>7- Elton Memeti<\/p>\n<p>8-Artur Shehu<\/p>\n<p>9-Leonard Bishaj<\/p>\n<p>10-Arben Ismailaj<\/p>\n<p>11-Edmond Jaupi<\/p>\n<p>12-Besnik Myftari<\/p>\n<p>13-Dritan Aga<\/p>\n<p>14-Lu\u00e7iano Ko\u00e7eku alias Artur Mersin Ko\u00e7eku<\/p>\n<p>15-Dino Ko\u00e7eku, alias Abedin Ko\u00e7eku<\/p>\n<p>16-Ervin Ko\u00e7eku<\/p>\n<p>17-Astrit Vladi<\/p>\n<p>18-Kastriot Vladi<\/p>\n<p>19- G\u00ebzim Islami<\/p>\n<p>20-Ilir Shtufi<\/p>\n<p><strong>\/BIRN<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kulladroge\/\">\u201cKorporata Aruba\u201d, SPAK godet skem\u00ebn e miliardave t\u00eb drog\u00ebs dhe kullave n\u00eb Tiran\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ishulli ekzotik i Arub\u00ebs n\u00eb Karaibe, me plazhe me r\u00ebr\u00eb t\u00eb bardh\u00eb dhe resorte luksoze, mikpriti n\u00eb fund t\u00eb janarit 2019 nj\u00eb grup burrash nga Shqip\u00ebria, por interesi i tyre nuk lidhej me turizmin. N\u00ebn diellin e Antileve Holandeze, mij\u00ebra kilometra larg Tiran\u00ebs, ata po diskutonin marr\u00ebveshje biznesi t\u00eb ngritura mbi tre shtylla kryesore; logjistik\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91543","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91543","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91543"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91543\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91543"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91543"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91543"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}