{"id":91503,"date":"2026-06-12T18:48:18","date_gmt":"2026-06-12T18:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/12\/po-shkojne-ne-zvernec-ca-miq-me-pa-pronat-me-gomone-zbardhen-pergjimet-e-grupit-te-goditur-nga-spak\/"},"modified":"2026-06-12T18:48:18","modified_gmt":"2026-06-12T18:48:18","slug":"po-shkojne-ne-zvernec-ca-miq-me-pa-pronat-me-gomone-zbardhen-pergjimet-e-grupit-te-goditur-nga-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/12\/po-shkojne-ne-zvernec-ca-miq-me-pa-pronat-me-gomone-zbardhen-pergjimet-e-grupit-te-goditur-nga-spak\/","title":{"rendered":"\u201cPo shkojn\u00eb n\u00eb Zv\u00ebrnec ca miq me pa pronat me gomone\u201d\/ Zbardhen p\u00ebrgjimet e grupit t\u00eb goditur nga SPAK \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>SPAK, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Policin\u00eb e Shtetit, kan\u00eb zhvilluar nj\u00eb operacion t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr goditjen e nj\u00eb grupi kriminal t\u00eb dyshuar p\u00ebr trafik l\u00ebnd\u00ebsh narkotike dhe pastrim parash n\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb operacionit jan\u00eb l\u00ebshuar 20 masa sigurie ku nd\u00ebr t\u00eb arrestuarit \u00ebsht\u00eb Orest Sota, nd\u00ebrsa p\u00ebr biznesmen\u00ebt Artur Shehu dhe Ilir Shtufi, t\u00eb dyshuar p\u00ebr pastrim parash t\u00eb grupit kriminal, \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar masa sigurie \u201carrest me burg\u201d.<\/p>\n<p>Shtufi u arrestua pasditen e sotme n\u00eb Greqi, nd\u00ebrsa Shehu ende ndodhet n\u00eb k\u00ebrkim. Artur Shehu \u00ebsht\u00eb pronar i pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tok\u00ebs n\u00eb Zv\u00ebrnec, ku \u00ebsht\u00eb planifikuar nd\u00ebrtimi i nj\u00eb resorti luksoz.<\/p>\n<p>Nga komunikimet n\u00eb SkyEcc t\u00eb shoq\u00ebruar dhe me k\u00ebqyrjet e sistemit TIMS provohet q\u00eb personi n\u00ebn hetim Adrian Rama ka udh\u00ebtuar drejt Stambollit p\u00ebr tu takuar me personi n\u00ebn hetim Artur Shehu n\u00eb periudhat korrik-shtator 2020.<\/p>\n<p>N\u00eb komunikimet q\u00eb p\u00ebrdoruesi Adrian Rama zhvillon me p\u00ebrdoruesin Elton Memeti, n\u00eb dat\u00ebn 07.07.2020, Adriani i tregon p\u00ebr nj\u00eb bised\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb person i cili \u00ebsht\u00eb personi n\u00ebn hetim Artur Shehu.<\/p>\n<p>Personi n\u00eb fjal\u00eb i k\u00ebrkon mos t\u00eb flas\u00eb fare n\u00eb telefon me t\u00eb as p\u00ebr lek\u00eb, as p\u00ebr sht\u00ebpi, as p\u00ebr toka dhe as p\u00ebr \u201cBunen\u201d, por duhet t\u00eb pres\u00eb sa t\u00eb takohen nga af\u00ebr.<\/p>\n<p>M\u00eb pas i thot\u00eb se pas dat\u00ebs 15 (korrik) do jet\u00eb n\u00eb Stamboll, dhe i k\u00ebrkon shtetasit Adrian Rama t\u00eb niset nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara q\u00eb ta pres\u00eb atje.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00eb 16.07.2020 Rama i thot\u00eb se t\u00eb h\u00ebn\u00ebn do \u201ciki te kusho\u201d.<\/p>\n<p>E h\u00ebna e par\u00eb pas dat\u00ebs 16.07.2020, rezulton data 20.07.2020 dhe personi n\u00ebn hetim Adrian Rama \u00ebsht\u00eb nisur n\u00eb dat\u00eb 19 korrik 2020.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim t\u00eb komunikimeve midis Elton Memeti dhe Adrian Rama, n\u00eb dat\u00ebn 15.08.2020, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndodhet n\u00eb Stamboll, Rama i thot\u00eb Memeti se po shpreson q\u00eb personi me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb n\u00eb Stamboll ta mbyll\u00eb (marr\u00ebveshjen) me turqit, pasi kjo do ishte n\u00eb interesin e tyre, por duhet t\u00eb presin se akoma jan\u00eb n\u00eb bisedime.<\/p>\n<p>Gjithashtu Adrian Rama komunikon me Alfredo Hamzai se duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb \u201cme shku n\u00eb Zv\u00ebrnec se shkojn\u00eb ca miq me pa pronat me gomone\u201d.<\/p>\n<p><strong>Rama<\/strong>: Vila po mthot kusho qe te djelen te henen duhet te jesh ne vlor. Sepse duhet me shku ne zvernec me par ato pronat me gomone. Se vij. Ca miq. .do te mari. Dhe ai miku jot ne tel mtha kusho. Ai miku jot nga tr.<\/p>\n<p><strong>Hamzai<\/strong>\u2013 Te mer ne tel dh ai vet.<\/p>\n<p>-Do vij dhe cob me ty mtha<\/p>\n<p>-Klodi<\/p>\n<p>-Ok vlla.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me muajin shtator n\u00eb dat\u00ebn 05 shtator 2020 Adrian Rama i komunikon Alfredo Hamzait se ka t\u00eb \u201cfala nga kusho dhe se ai do t\u00eb rrij\u00eb ca dit\u00eb aty\u201d.<\/p>\n<p>-Mir vlla ja ktej te fala ke nga kusho.<\/p>\n<p>-Mir te fala ke.<\/p>\n<p>Dhe ca dit jam ktu thot<\/p>\n<p>Dijenia e personave n\u00ebn hetim Leonard Bishaj, Artur Shehu e Arben Ismailaj mbi pjes\u00ebmarrjen e personave n\u00ebn hetim Ardian Zykaj dhe Alfredo Hamzai n\u00eb veprimtari t\u00eb trafikimit t\u00eb narkotik\u00ebve rezulton edhe nga komunikimet q\u00eb kryhen nd\u00ebrmjet personit n\u00ebn hetim Alfredo Hamzai dhe Adrian Rama n\u00ebp\u00ebrmjet aplikacionit SkyEcc, provohet q\u00eb ata kan\u00eb biseduar n\u00eb prani t\u00eb \u00c7obos (shtetasit Leonard Bishajt) n\u00eb lidhje me aktivitetin kriminal dhe se ata k\u00ebrkojn\u00eb kafe dhe lek\u00eb dhe se ky i ka referuar k\u00ebto biseda tek \u201cbune\u201d dhe ata k\u00ebrkojn\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dosjen e SPAK thuhet se ata komunikojn\u00eb edhe p\u00ebr porosi q\u00eb \u201ckusho\u201d iu jep p\u00ebr t\u00eb takuar disa shtetas t\u00eb huaj n\u00eb lidhje me pronat q\u00eb kan\u00eb n\u00eb Zv\u00ebrnec, nga kuptohet q\u00eb personat n\u00ebn hetim bashk\u00ebpunojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb investime dhe kan\u00eb dijeni p\u00ebr veprimet q\u00eb kryhen me pronat e tyre, veprime t\u00eb cilat t\u00eb nd\u00ebrlidhura dhe me aktivitetin kriminal dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si kryhen veprimet tregojn\u00eb dijenin\u00eb e personave n\u00ebn hetim Artur Shehu, Arben Ismailaj e Leonard Bishaj dhe p\u00ebrfshirjen e tyre n\u00eb aktivitetin kriminal t\u00eb pastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi nga k\u00ebto biseda p\u00ebrftohen t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb personat n\u00ebn hetim Artur Shehu dhe Alfredo Hamzai t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrfituar toka n\u00eb Zv\u00ebrnec dhe jan\u00eb angazhuar p\u00ebr t\u2019i zhvilluar k\u00ebto prona.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga p\u00ebrgjimet:<\/strong><\/p>\n<p>-Qe ne behar me tha punet qe beni bashk me tha cobua me tha, duke shitur mall cdo muaj, kafen time edhe te kushos mos e harroni Nuk esht ne terezi nga mend bunia<\/p>\n<p>-Ka llogari me mua do te ve Illogari kot pa lidhie projektet tona dua pies thot Po ate po ben esht legen fare<\/p>\n<p>-E shiti esht legen fare, lek i kam dhen Se si do ystifikoj leket qe ka mare<\/p>\n<p>-Shiko ase ne sy te cobos mos bej muhabete pune<\/p>\n<p>-Ai si more cdo gje ja thot<\/p>\n<p>-Folem ne behar ne sy te cobes muhabet malli te gjitha ja kish then bunes Shesin mall cdo muaj ata po punojn<\/p>\n<p>-O villa jane m. fare, dua te kerkojn lek gjithmon duan pies jeni ne pune<\/p>\n<p>asnji gje vlla atij boll lek i ke dhen e bere me hotel e cdo gje cdo me ai pler<\/p>\n<p>-O villa u ka then cobo morri ne behar nga muhabetet qe degjoj ne tavolin<\/p>\n<p>-Po ti u thua nuk kemi ber pune<\/p>\n<p>-Cubua ca thoni nuk kan ber pune, i degjova une qe po punojn cdo muaj as mos e afro me, fare ato vlla shif punet e tuja e te exim para me kushon i flas un dy fjal per cdo gje tonon mos i thuj gje fare<\/p>\n<p>-vk atyre vlla po shif terezin tende ti dhe shif rregullo me kto qe te ka shitur mos e tolero fare<\/p>\n<p>-Fol mos ke njeri ti per shpejtesi se po flas dhe un. Esht me i delegacjon ai prandaj nuk leviz dot<\/p>\n<p>\u2026<\/p>\n<p>-Si je<\/p>\n<p>-Cpb vla<\/p>\n<p>-A fole me ate nuren se po mthot kam fol me ty<\/p>\n<p>-Ok<\/p>\n<p>-Mir vlla ja ktej shpi jemi.<\/p>\n<p>-Dolem pak dhe erdhem shpi<\/p>\n<p>-Para 30 min i shkrujta tani do me thot per neser. Ja sa tme shkruj ai po te shkruj vlla<\/p>\n<p>-Neser ti kalon te gjitha te anglis vlla sa me shkrujti<\/p>\n<p>-Po te shkrun dhe ai vet<\/p>\n<p>-Do ti japesh cmim ktyre per tu fut apo do flasin ato shoket me ate direkt ? Per ca dush ti per blerje ose per tu fut ne uminvestim<\/p>\n<p>-Si ta keeh ti per mbar<\/p>\n<p>-Se kusho po flet direkt ne tel me ate dhe i kerkoj cmim per tokat mtha dhe per palas dun cmimin<\/p>\n<p>-Ok investim jan gati<\/p>\n<p>-Investim dun dhe ato.<\/p>\n<p>-Prandaj po te pys se po pysin ato<\/p>\n<p>-Kto jan gati qe neser me mar dhe me nis per angli dhe mthot 50 me 50 dhe i heq ky te gjitha atje<\/p>\n<p>-Jan gati per bashkpunim. Kto dhe kan heqje te fort atje se kam punu me perpara atje dhe i ka anglez te gjith ecen shpejt shum.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SPAK, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Policin\u00eb e Shtetit, kan\u00eb zhvilluar nj\u00eb operacion t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr goditjen e nj\u00eb grupi kriminal t\u00eb dyshuar p\u00ebr trafik l\u00ebnd\u00ebsh narkotike dhe pastrim parash n\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha. Gjat\u00eb operacionit jan\u00eb l\u00ebshuar 20 masa sigurie ku nd\u00ebr t\u00eb arrestuarit \u00ebsht\u00eb Orest Sota, nd\u00ebrsa p\u00ebr biznesmen\u00ebt Artur Shehu dhe Ilir Shtufi, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91503","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91503","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91503"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91503\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91503"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91503"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91503"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}