{"id":91477,"date":"2026-06-12T13:48:16","date_gmt":"2026-06-12T13:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/12\/zgjedhjet-ne-kosove-kurti-jemi-te-gatshem-per-bashkepunim-me-partite-e-tjera-per-presidentin\/"},"modified":"2026-06-12T13:48:16","modified_gmt":"2026-06-12T13:48:16","slug":"zgjedhjet-ne-kosove-kurti-jemi-te-gatshem-per-bashkepunim-me-partite-e-tjera-per-presidentin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/12\/zgjedhjet-ne-kosove-kurti-jemi-te-gatshem-per-bashkepunim-me-partite-e-tjera-per-presidentin\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb, Kurti: Jemi t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr bashk\u00ebpunim me partit\u00eb e tjera p\u00ebr Presidentin"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, nj\u00ebher\u00ebsh kreu i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurti, shprehu gatishm\u00ebri p\u00ebr bashk\u00ebpunim me partit\u00eb e tjera p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e zgjedhjes s\u00eb presidentit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb ngjarje p\u00ebr sh\u00ebnimin e 27-vjetorit t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, Kurti u pyet nga gazetar\u00ebt n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr bashk\u00ebpunim me partit\u00eb e tjera p\u00ebr formimin e institucioneve t\u00eb reja, t\u00eb dala nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 7 qershorit.<\/p>\n<p>Kurti tha se sa i p\u00ebrket konstitutimit t\u00eb Kuvendit dhe formimit t\u00eb Qeveris\u00eb mund t\u00eb nisin bisedimet pasi t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar num\u00ebrimi i votave.<\/p>\n<p>Ai tha se LVV-ja, si fituese e zgjedhjeve t\u00eb 7 qershorit, duhet t\u00eb jet\u00eb \u201cbart\u00ebse e themelimit t\u00eb institucioneve t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb 11-t\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam optimist q\u00eb gj\u00ebrat do t\u00eb shkojn\u00eb mbar\u00eb e mir\u00eb edhe sa i p\u00ebrket konstituimit t\u00eb Kuvendit edhe sa i p\u00ebrket Qeveris\u00eb\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sa i p\u00ebrket zgjedhjes s\u00eb presidentit apo presidentes s\u00eb re, Kurti kujtoi se nj\u00eb aktgjykim i Gjykat\u00ebs Kushtetuese k\u00ebrkon q\u00eb 80 deputet\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb votim p\u00ebr zgjedhjen e kreut t\u00eb ri t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>\u201cPra, jemi t\u00eb gatsh\u00ebm, t\u00eb vullnetsh\u00ebm, t\u00eb interesuar p\u00ebr komunikim e bashk\u00ebpunim, por nuk asgj\u00eb e re nga ana jon\u00eb\u201d, tha Kurti, duke p\u00ebrmendur se muaj m\u00eb par\u00eb, LVV-ja kishte b\u00ebr\u00eb oferta p\u00ebr Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb gjendej zgjidhje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e presidentit.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb moszgjedhjes s\u00eb nj\u00eb presidenti t\u00eb ri brenda afatit kushtetues, Kosova shkoi n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Aktualisht, Albulena Haxhiu nga LVV-ja \u00ebsht\u00eb ushtruese e detyr\u00ebs s\u00eb presidentit, pasi ish-presidentja Vjosa Osmani e p\u00ebrfundoi mandatin pes\u00ebvje\u00e7ar presidencial n\u00eb prill.<\/p>\n<p>\u201cJu e dini q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pranver\u00eb, si Qeveri kemi b\u00ebr\u00eb oferta t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr opozit\u00ebn. Ne kemi propozuar, ata kan\u00eb refuzuar. Shpresojm\u00eb q\u00eb k\u00ebsaj radhe t\u00eb jet\u00eb ndryshe. Pra, p\u00ebr konstituimin e institucioneve t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb 11 nuk duhet ne t\u00eb ndryshojm\u00eb sepse ne ishim ata q\u00eb mor\u00ebm iniciativa\u201d, tha Kurti, duke shtuar se pret q\u00eb qasje t\u00eb till\u00eb tani t\u00eb ket\u00eb nga opozita.<\/p>\n<p>Sipas rezultateve paraprake, LVV-ja e Kurtit ka fituar zgjedhjet e 7 qershorit duke marr\u00eb 42.47 p\u00ebr qind t\u00eb votave. E dyta ka dal\u00eb Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK) me 21.43 p\u00ebr qind, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK) me 16.96 p\u00ebr qind, Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs me 7.51 p\u00ebr qind dhe Lista Serbe me 6.76 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Nga PDK-ja kan\u00eb shprehur gatishm\u00ebri p\u00ebr bashk\u00ebpunim sa i p\u00ebrket funksionalizimit t\u00eb institucioneve t\u00eb reja, por kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb kjo t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrmes nj\u00eb marr\u00ebveshjeje politike.<\/p>\n<p>Nga forca e tret\u00eb m\u00eb e madhe politike n\u00eb Kosov\u00eb, LDK-ja, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se \u00e7do vones\u00eb drejt nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr institucionet e reja \u00ebsht\u00eb sinjal i keq, duke theksuar se nisma p\u00ebr bashk\u00ebpunim duhet t\u00eb vij\u00eb nga fituesja e zgjedhjeve, LVV-ja e Kurtit.<\/p>\n<p>Kush me k\u00eb? Q\u00ebndrimet e qarta, por pazaret ende larg<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, nga Aleanca e kan\u00eb p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje me LVV-n\u00eb, por kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se sa i p\u00ebrket Qeveris\u00eb s\u00eb re, preferojn\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrmes nj\u00eb koalicioni t\u00eb partive q\u00eb deri tani kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Teksa num\u00ebrimi i votave po vazhdon, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka th\u00ebn\u00eb se planifikon q\u00eb t\u00eb shpall\u00eb rezultatet p\u00ebrfundimtare t\u00eb zgjedhjeve m\u00eb 26 qershor dhe t\u2019i certifikoj\u00eb m\u00eb 6 korrik, por k\u00ebto afate jan\u00eb vet\u00ebm planifikime, pasi do t\u00eb varet edhe nga ankesat q\u00eb mund t\u00eb ushtrojn\u00eb pal\u00ebt lidhur me procesin. \/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/zgjedhjet-ne-kosove-kurti-jemi-te-gatshem-per-bashkepunim-me-partite-e-tjera-per-presidentin\/\">Zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb, Kurti: Jemi t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr bashk\u00ebpunim me partit\u00eb e tjera p\u00ebr Presidentin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, nj\u00ebher\u00ebsh kreu i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurti, shprehu gatishm\u00ebri p\u00ebr bashk\u00ebpunim me partit\u00eb e tjera p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e zgjedhjes s\u00eb presidentit t\u00eb ri. Pas nj\u00eb ngjarje p\u00ebr sh\u00ebnimin e 27-vjetorit t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs, Kurti u pyet nga gazetar\u00ebt n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr bashk\u00ebpunim me partit\u00eb e tjera p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91477","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91477","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91477"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91477\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91477"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91477"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91477"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}