{"id":91432,"date":"2026-06-12T08:48:22","date_gmt":"2026-06-12T08:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/12\/eshte-e-madhe-dhe-e-hareshme-sepse-nuk-ka-ende-gje-per-te-ndare\/"},"modified":"2026-06-12T08:48:22","modified_gmt":"2026-06-12T08:48:22","slug":"eshte-e-madhe-dhe-e-hareshme-sepse-nuk-ka-ende-gje-per-te-ndare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/06\/12\/eshte-e-madhe-dhe-e-hareshme-sepse-nuk-ka-ende-gje-per-te-ndare\/","title":{"rendered":"\u00cbsht\u00eb e madhe dhe e hareshme sepse nuk ka (ende) gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Sk\u00ebnder Minxhozi <\/p>\n<p>Si nga hi\u00e7i n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb derdhur nj\u00eb mas\u00eb e madhe njer\u00ebzish q\u00eb protestojn\u00eb kund\u00ebr sistemit politik n\u00eb fuqi, duke k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e Edi Ram\u00ebs dhe Sali Berish\u00ebs. Madje i duan q\u00eb t\u00eb dy n\u00eb burg, pa\u00e7ka se nj\u00ebri prej tyre ka dhe g\u00ebzim t\u00eb madh k\u00ebto or\u00eb. I kan\u00eb hequr non grat\u00ebn, si\u00e7 deklaron vet\u00eb.<\/p>\n<p>Protesta e p\u00ebrditshme qytetare kund\u00ebr projektit Sazan-Zv\u00ebrnec ka krijuar nj\u00eb dinamik\u00eb t\u00eb papritur politike n\u00eb Tiran\u00ebn e lodhur nga hija e r\u00ebnd\u00eb e dy siglave PS e PD. Shum\u00ebkush ka p\u00ebrsh\u00ebndetur energjin\u00eb q\u00eb ka prodhuar kjo l\u00ebvizje qytetare deri tani, jo pak t\u00eb tjer\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb pritje p\u00ebr t\u00eb kuptuar sesi nj\u00eb mas\u00eb e till\u00eb t\u00eb rinjsh, familjesh me f\u00ebmij\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb deri dje llogariteshin tek populli gri, tani kan\u00eb mbushur rrug\u00ebt p\u00ebrdit\u00eb me pjes\u00ebmarrje dhe stoiciz\u00ebm deri n\u00eb or\u00ebt e vona.<\/p>\n<p>Mendjet mosbesuese pyesin fjala vjen se ku ishin k\u00ebta t\u00eb rinj deri dje kur shembej Teatri, kur Tirana mbushej me nd\u00ebrtime, kur bregdeti kthehej n\u00eb nj\u00eb shesh gjigand nd\u00ebrtimi apo kur zyrtar\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve p\u00ebrfundonin n\u00eb qeli me akuza t\u00eb bujshme korrupsioni. Nga roli i sh\u00ebrbimeve t\u00eb huaja e deri tek teoria e pik\u00ebs s\u00eb ujit q\u00eb derdh got\u00ebn, t\u00eb gjitha k\u00ebto supozime jan\u00eb subjekt diskutimesh e debatesh n\u00eb t\u00eb gjitha poret e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme shqiptare.<\/p>\n<p>Rreth faktor\u00ebve q\u00eb kan\u00eb prodhuar k\u00ebt\u00eb v\u00ebrshim ditor protestuesish q\u00eb s\u2019e kan\u00eb p\u00ebr zakon as pjes\u00ebmarrjen n\u00eb procesin politik dhe as vet\u00eb protest\u00ebn, do t\u00eb debatohet shum\u00eb edhe n\u00eb vijim. Kjo \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb kryengjarja politike e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb ka pasionuar mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe nj\u00eb num\u00ebr personalitetesh nga e gjith\u00eb bota.<\/p>\n<p>Protesta tashm\u00eb ka depozituar fitoret e para publike. Akti i par\u00eb, ai i koagulimit t\u00eb nj\u00eb mase t\u00eb konsiderueshme qytetar\u00ebsh, n\u00eb antitez\u00eb me mitingjet politike me xhepat plot molotov, \u00ebsht\u00eb arritur. Edhe hapi i dyt\u00eb, po aq i v\u00ebshtir\u00eb, ai i rezistenc\u00ebs shum\u00ebditore, \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb sfid\u00eb q\u00eb mund t\u00eb quhet e fituar deri m\u00eb sot. Po b\u00ebhen dy jav\u00eb q\u00eb n\u00eb bulevard pas or\u00ebs 6 t\u00eb mbr\u00ebmjes nuk ka m\u00eb l\u00ebvizje makinash apo komb\u00ebsor\u00ebsh, por protest\u00eb me pankarta, orator\u00eb dhe thirrje p\u00ebr rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Tani pyetja nj\u00eb milion dollar\u00ebshe \u00ebsht\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb protesta \u201ckur t\u00eb rritet\u201d? Esht\u00eb pyetja klasike q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb \u00e7do vend i cili \u00e7eshtjen e pushtetit e zgjidh p\u00ebrmes zgjedhjeve e jo p\u00ebrmes revolucionit, si\u00e7 brohorasin \u00e7do nat\u00eb protestuesit. Q\u00eb t\u00eb b\u00ebsh realitet at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon duhet t\u00eb marr\u00ebsh pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb elektorale. Por mesa duket vet\u00eb protesta e ka t\u00eb paqart\u00eb si fillim \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon, e m\u00eb pas se cil\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb avancojn\u00eb n\u00eb sistemin politik at\u00eb q\u00eb protesta k\u00ebrkon.<\/p>\n<p>Flamengot, pelikan\u00ebt ka\u00e7urrel\u00eb e kafsh\u00eb t\u00eb tjera egzotike jan\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb fisnike p\u00ebr nj\u00eb l\u00ebvizje ambjentaliste. Nuk mjaftojn\u00eb nd\u00ebrkaq p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb projekt t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb politik. Pasi nj\u00eb i till\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7far\u00eb i shkon k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje dyjavore masive q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb burgos\u00eb dy politikan\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb vendit. Kalibrimi i nj\u00eb liste k\u00ebrkesash, dalja me nj\u00eb skalet\u00eb programi politik dhe me piketa konkrete p\u00ebr daljen e Shqip\u00ebris\u00eb nga ky moment delikat, jan\u00eb hapi m\u00eb logjik q\u00eb duhet t\u00eb pasoj\u00eb dy jav\u00eb demonstrime ku s\u2019kan\u00eb munguar fjalime banale, sharje dhe deklarime rast\u00ebsore q\u00eb i ngjajn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrroi logjik m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb grumbullimi njer\u00ebzish me ide t\u00eb qarta konkrete. Protesta ka folur me perceptime dhe me veprim m\u00eb shum\u00eb sesa me fjal\u00eb dhe me goj\u00eb.<\/p>\n<p>Distilimi i pasionit dhe energjis\u00eb q\u00eb ka prodhuar, n\u00eb nj\u00eb dokument programor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb q\u00eb \u00e7do l\u00ebvizje q\u00eb shfaq ambicje t\u00eb m\u00ebdha duhet ta p\u00ebrball\u00eb. Ndryshe fiton kaosi, improvizimi dhe emocionet e \u00e7astit.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr protest\u00ebs i takon tashm\u00eb t\u00eb ket\u00eb panelin e saj t\u00eb fytyrave, n\u00ebse k\u00ebrkon t\u00eb jet\u00eb sfiduese dhe eventualisht e suksesshme n\u00eb vitrin\u00ebn e pun\u00ebve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vendit. N\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit Adriatik Lapaj ndenji me jav\u00eb n\u00eb sheshin para zyr\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs me nj\u00eb grusht njer\u00ebz, aq sa u detyrua t\u00eb largohet n\u00eb heshtje duke arkivuar nj\u00eb humbje djeg\u00ebse p\u00ebr ambicjen e tij p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me qeverin\u00eb. Sot problemi i pjes\u00ebmarrjes \u00ebsht\u00eb i zgjidhur por protesta nuk ka ende nj\u00eb fytyr\u00eb. As edhe nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb t\u00eb simbolizoj\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe q\u00eb d\u00ebsh\u00ebron t\u00eb jet\u00eb s\u00eb af\u00ebrmi.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohet se kjo gjendje pezullie po maskon problemin delikat dhe konfliktual t\u00eb lidershipit q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb frenat e loj\u00ebs brenda k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje. \u00cbsht\u00eb gjithashtu e kuptueshme se kjo pik\u00eb e dob\u00ebt dhe ende e pap\u00ebrcaktuar \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt edhe nj\u00eb aspekt force i protest\u00ebs. Sepse n\u00eb bulevard po dalin aktualisht t\u00eb gjith\u00eb, Berisha, Lapaj, Shehaj, Qori dhe ndoshta edhe Albin Kurti me t\u00eb vet\u00ebt. Dalin t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb asnjeri nuk \u00ebsht\u00eb lideri i protest\u00ebs. Ndjehen mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb s\u2019ka komandant\u00eb e gjeneral\u00eb. K\u00ebsisoj kemi nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb madhe sepse kemi nj\u00eb protest\u00eb ku s\u2019ka ndodhur ndarja e pun\u00ebve, e p\u00ebrgjegj\u00ebsive dhe e posteve q\u00eb do t\u00eb provokonte sherre, ndasi dhe rivalitete.<\/p>\n<p>A do t\u00eb jet\u00eb k\u00ebshtu edhe kur t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb formul\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi mes tyre? Dyshimet jan\u00eb t\u00eb forta duke par\u00eb per shembull raportet e PD e Berish\u00ebs me partit\u00eb e reja si dhe rivalitetet e inatet mes vet\u00eb forcave t\u00eb reja politike, pa folur p\u00ebr t\u00eb panjohurit q\u00eb jan\u00eb afruar k\u00ebto or\u00eb me podiumin e protest\u00ebs dhe q\u00eb nuk dihet se \u00e7far\u00eb roli kan\u00eb dhe \u00e7far\u00eb idesh e q\u00ebndrimesh mbrojn\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye shum\u00ebkush pyet pa marr\u00eb p\u00ebrgjigje shterruese k\u00ebto dit\u00eb se cil\u00ebt jan\u00eb organizator\u00ebt e protest\u00ebs dhe \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ata. Sidomos tani q\u00eb Zv\u00ebrneci u harrua dhe protestuesit e spostuan pik\u00ebn e gravitetit t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb tyre n\u00eb fush\u00ebn politike. Nj\u00eb fush\u00eb e cila si\u00e7 e dim\u00eb luan sipas rregullash t\u00eb qarta: me konkurim programesh, idesh dhe lider\u00ebsh. P\u00ebr flamengot gjendet leht\u00eb ila\u00e7i, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb duhet nj\u00eb nd\u00ebrhyrje pak m\u00eb masive dhe kapilare. Protesta mund t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb shijoj\u00eb masivitetin dhe simpatin\u00eb q\u00eb ka ngjallur n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb opinionit t\u00eb brendsh\u00ebm e t\u00eb jasht\u00ebm, pasi ka arritur t\u00eb kanalizoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb korsi t\u00eb vetme si dashurin\u00eb p\u00ebr natyr\u00ebn dhe ligatinat, edhe inatin e urrejtjen globale p\u00ebr familjen Trump. \u00c7eshtja \u00ebsht\u00eb se kjo faz\u00eb erdhi dhe po kalon me shpejt\u00ebsi. T\u00eb parakalosh \u00e7do nat\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra an\u00eb. T\u00eb fitosh p\u00ebrball\u00eb qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb krejt tjet\u00ebr. E ka provuar prej 13 vjet\u00ebsh opozita me \u00e7adra e molotov\u00eb dhe s\u2019ka arritur gj\u00eb. Rreziku q\u00eb edhe kjo protest\u00eb \u201cno face, no name, no number\u201d t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin gabim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb i madh. N\u00ebse nuk do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb uj\u00eb e t\u00eb notoj\u00eb, protesta nuk ka p\u00ebr t\u00eb arritur asgj\u00eb me varavingo bulevardi.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sk\u00ebnder Minxhozi Si nga hi\u00e7i n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb derdhur nj\u00eb mas\u00eb e madhe njer\u00ebzish q\u00eb protestojn\u00eb kund\u00ebr sistemit politik n\u00eb fuqi, duke k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e Edi Ram\u00ebs dhe Sali Berish\u00ebs. Madje i duan q\u00eb t\u00eb dy n\u00eb burg, pa\u00e7ka se nj\u00ebri prej tyre ka dhe g\u00ebzim t\u00eb madh k\u00ebto or\u00eb. I kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-91432","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91432","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91432"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91432\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91432"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91432"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91432"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}